Betejë mes “xhaketave të vjetra” dhe “xhaketave të kthyera”

5 Korrik 2014, 21:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike po përballet me një proces të pazakontë të zgjedhjeve në bazën e saj, i cili po mediatizohet më shumë për shkak të sherreve dhe dhunës fizike, se sa për shkak të tendencës që përfaqëson ky proces. Grindjet kanë shoqëruar zgjedhjet në degët dytësore të Partisë Demorkatike, ndërkohë që ende nuk janë prekur qytetet e mëdha si Durrësi, Vlora apo Shkodra, të cilat e kanë nisur sherrin paradhënie. Në Shkodër është betejë mes një kandidature të Jozefina Topallit dhe një të preferuari të Bashës. Në Durrës është betejë mes strukturave tradicionale të PD dhe një biznesmeni që po katapultohet në PD. Në Vlorë, Kollozi po përpiqet të diktojë kandidaturën e tij, ndërkohë që ka kundërshtarë të fortë nga krahu radikal i ish- të përndjekurve, dhe i preferuari i Bashës është ende në hije. Në Elbasan fitoi një ish- kryetar i PD që ka dominuar PD nga vitet 2000 dhe që ka humbur rregullisht çdo zgjedhje. Në Korçë fitoi një kandidat i Genc Pollos, krejt i pambështetur realisht nga PD tradicionale. Fitoi falë ndërhyrjeve brutale nga qendra. Në Sarandë fitoi një mobilier, që nuk ka lidhje me PD, ndërsa në Gjirokastër u rikthye Roland Bejko, ndoshta kryetari më efiçent që ka pasur PD nga viti 1997 e më pas, një kundërshtar i hapur i Rulit dhe i papëlqyer nga Berisha. Në zgjedhjet e fundit, për shkak të qëndrimit armiqësor ndaj tij, ka kandiduar me republikanët. E njëjtë është dhe historia e Murrizit në Lushnjë, i cili më shumë ka kandiduar për partitë kundërshtare me PD, se sa për PD, që nga viti 1997. Por, ja doli të ishte kryetar. Ëngjëll Cara në Kavajë është e njëjta hsitori. Në zgjedhjet e fundit ishte me partinë çame, më parë ishte me Bamir Topin, dhe dikur ka qenë kryetar i PD. Djemtë plangprishës të saj po kthehen jo se po i thërret kush, por s’ka kush t’i pengojë.

Mund ta vazhdojmë më tej ilustrimin e kësaj radiografie, për të kuptuar se zgjedhjet nuk janë një ngjyrëshe. Nuk kemi vetëm fitore të Lulit, të Berishës, apo të kundërshtarëve të tyre. Kemi gjithfarë fitoresh, çka tregon se zgjedhjet po prodhojnë një ekip vendor të larmishëm, edhe sepse shumë prej tyre po zgjidhen në kundërshtim me rregullat. Në tërësi dominon fakti që po kthehen figura të stërkonsumuara të PD nën flamurin e akuzave ndaj atyre që humbën zgjedhjet më 2013. Por, ata që humbën më 2013, janë ata që kanë çuar një herë PD në fitore. Këta që po fitojnë, se kanë çuar kurrë.

Nga sa shihet nga larg, Basha duket si i pafuqishëm deri në fund në këtë garë. Ai ka dominuar vetëm disa degë të veçanta, ku të dërguarit e tij kanë qenë arrgantë dhe s’kanë gjetur pengesa. Në rrethe të tjera janë tërhequr. Shikohet qartë se ai nuk ka një plan të tijin, ose nuk ka fuqi për të zbatuar ndonjë plan të tij. Kjo pafuqi e tij ka prishur dhe planet e Berishës për të diktuar njerëz të tij, pasi ai nuk ka mekanizëm tjetër veç Bashës për t’i diktuar.

Kësisoj larmia e kryetarëve të rinj, është më shumë një rrëmujë e re në PD se sa një frymë e re. Kjo nuk është se i prish ndonjë punë Bashës. Çdo i zgjedhur, edhe ata kundër vullnetit të Bashës, nuk është se janë pjesë e ndonjë skeme anti-Bashë, por thjesht kanë qenë të papëlqyerit e tij. Si të tillë, ata nuk paraqesin asnjë problem për Bashën.

Nuk  shikoj ndonjë mobilizim në PD apo në struktura të saj për të hequr qafe Bashën, por më shumë ka shqetësim si të heqin qafe Berishën. Dhe, në këtë pikë këto zgjedhje nuk përbëjnë ndonjë rrezik për të.

Por, këto zgjedhje përbëjnë një rrezik real për PD. Gjëja më negative që po sjell ky proces janë mungesa e vlerave.

Fakti që proçesi është jashtë kontrollit, tregon se dhe sistemi i vlerave nuk funksionon. Fjala vjen, Saranda është qyteti me koefiçentin më të lartë arsimor në vend, me intelektualë dhe njerëz të prirur ndaj arsimit, ndërsa në krye të opozitës zgjidhet një biznesmen mobiliesh. Në Tepelenë ju doli kryetar i qytetit, një ish- socialist radikal, më vonë i dënuar për trafik droge më 2009, dhe e anuluan zgjedhjet. Shqetësimi nuk është tek profili i ulët intelektual i tij, pro tek fakti që dhjetëra intelektualë të PD në Sarandë nuk kanë denjuar të kandidojnë. Kjo është tipike dhe për shumë qytete të tjera të ndriçuara të vendit. Pra, fenomeni më vrasës për PD është se njerëzit e ndriçuar të qyetareve të vendit, hezitojnë të kandiojnë për të, për të qenë kryetar degësh apo politikan lokalë. Kjo është shenjë e keqe degradimi. Është kjo arsyeja pastaj që në Durrës, rival i fortë është një biznesmen transporti, në Vlorë sekser tokash, në Korçë një skuth pa asnjë vlerë intelektuale, në Pogradec një njeri që e propozn Fahriu, e kështu me radhë.

Hezitimi për t’iu bashkuar PD në këto momente, është mungesë frymëzimi dhe shenjë pafuqie, e cila mund të reflektojë gjatë në të ardhmen e kësaj partie në bazë. Dhe, kjo përkthehet në fenomenin e kthimit të xhaketave më të vjetra se sa ato aktualet, ose njerëz të biznesit pa identitetet politik. Deri më tani PD nuk ka zgjedhur dot në bazë asnjë kryetar që të përbëjë risi politike, të jetë dikush që i ofrohet PD si vlerë intelektuale apo politike me ndikim. Ajo që duket luftë ndaj “xhaketave të vjetra” në të vërtetë po sjell në PD “xhaketat e kthyera” mbrapsht, për të mos u dukur që janë përdorur disa herë.

Kjo është shqetësuese më shumë se sa sherret apo dhuna fizike në zgjedhje. Ata që rrihen, janë pikërisht produkt i kësaj fryme, i mungesës së dëshirës që aty të kandidojnë njerëz që duan të drejtojnë me autoritet intelektual dhe jo me hu në dorë. Kjo është arsyeja se më shumë se sa duhet të gëzohet për zgjedhje të lira, PD duhet të shqetësohet që vlerat në PD janë në rënie të lirë dhe nuk po i ndal askush.

30 komente në “Betejë mes “xhaketave të vjetra” dhe “xhaketave të kthyera””

  1. shpetimi says:

    Nenvizoj faktin se nuk kam asnje lloj interesi konkret per menyren se si mundet dhe si duhet te ristrukturohet PD, pas humbjes se thelle ne zgjedhiet e 23 qershorit 2013.

    Por duke ju referuar parimeve baze te pluralizmit politik, per rolin e rendesishem qe duhet te luaje Opozita ne politiken e vendit, uroj qe riorganizimi i kesaj force politike te behet ne baza sa me te drejta, pamvarsisht nga problematika dhe situata e veshtire ne te cilen ndodhet.

    Shumicen e figurave politike te permendura ne kete shkrim nuk i njoh dhe as nuk mund te jap opinione per ata.

    Por fitorja e nje kundershtari te Genc Rulit, i cili qenka zgjedhur ne krye te PD te Gjirokastres mendoj se do jete nje ogur i mire per elektoratin demokrat te ketij qyteti. Gjykoj se largimi nga politika i mafiozit politik Ruli, do jete nje shenje e mire per PD.Metastaza te tilla kanceroze duhet te pastrohen nga klasa politike, sepse jane te rrezikshme.

    1. Sokrati says:

      Ka njerez qe se kane as te kthyer e as te vjeter,kane xhakete qe vishet nga dy anet me dy ngjyra .Keta njerez jane Mero me shume shoke qe nje here xhaketen e mbajne me blune nga siper e kete here me ngjyren rilindase.Kjo gje nuk eshte aftesi apo zotesi eshte gjeja me e kollajshme qe mund te beje bythlepiresi

    2. .ofsho says:

      O te keqen vellai o Mero.
      Po qysh i bje ne te halleve tona.
      Qysh ja u di tere Tabjatet Fjerahuneve.A Derman.
      Skaner i vertete me Reze vertetesie.
      Askush nuk i njeh Tumoret e tyre sikunder Ju.
      Te gjitha te majosura.Permbytje!Ashtu sikunder
      i ke parashikuar.Linja Malinje fillone nga Berisha tek Basha.Te tjeret, rrymata qe Turrbullojne.Jozefina Nxirrone!Grupi Patozit-Indiferente!Frike apo Strategji:-Nuk e di!
      Fundja Hajdutet po kerkojne Drejtim.
      Nuk kemi c,te humbim,po thone!
      Perropia na ka marre,ashtu si m….ti Shalet.
      Duken sikur jane jashte kontrollit,por jo!
      Ata vazhdojne te perdhosin.-sigurisht veten.
      Po i tremb edhe pleqeria me forca te shteruara te Berishes.
      Eshte fatkeqesi,qe nuk po e kuptojne.
      Ai nuk eshte me ai qe ka qene.Nuk te kafshone si dikur.
      Me nje fjale Ai eshte pjerdhur.
      Jozi eshte shkaperdhyer.Flamuri pa shkop ne Duart
      e Ritvan Ristanit eshte bere Berllok!
      Strazimiri-Idiot. Paloka-Gaztor!
      Grup ky me shume Vandam primitiv.
      Ne Shqiperi;Cudirat nuk kane te sosur.
      Lufte per Karjere.Pastaj;Te gjithe Hajdute.
      Pa Din e pa Iman.
      Deri sa thone:-Kur kemi ne,gjithe populli ka.
      Ajde dhe besoju po deshe.Binduni:
      Ashtu kane qene,jane dhe do te jene.
      Berishjanet-vetem maskarenje.

    3. x fac says:

      Me keqardhje po “i madhi” Mero eshte shnderruar ne nje Fahri Balli te dyte!!

    4. neda says:

      Nuk besoje se kane vlera keta qe zgjidhen, keta jane thjeshte hajdut e grangstera qe duan te shfrytezojne momentet per te kapur poste si mundesi per te vjedhur, por njekohesisht edhe ata te meparshemit nuk ishte se kishin vlera,thjeshte hajduta ishin, ne te gjithe e dime se kush vete mbas PD, PD eshte nje parti qe as vete nuk e di se cfare eshte e cfare mbron, ajo pretendon se mbron te pasurit ,kur me te pasurit tallet nga mengjesi deri ne darke e per proletaret betohet se nuk i ze gjumi fare per ta, duke u dhene nje asistence nje buke ne dite e duke i mbajtur ne rreshtore me shprese , e tani qe jane ne SHQU i quajne paravajija e PD, duke folur me terma ushtarake, por edhe vete ish te pasurit jane fajtor qe vene pas PD, PD eshte nje propagande mashtruese dhe asgje me teper, por grupimin e djathte nuk mundi Sali Berisha ta shnderronte ne nje parti politike e jo Luli, ajo ngelet nje shoqate dhe asgje tjeter,

  2. besnik says:

    Zoti mero kemi te bejme me nje stan me lepuj te trembur ,apo te tredhur si te duash mere .Analiza juaj eshte e sakte te tjerat lerja lules ta drejtoje partine demokratike jo drejtw humbjes pasi e tille eshte ajo por drejte shkaterrimit te plote .

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Kur vjen puna per pushtetin,Berisha del perseri kundershtar !
    Po te perkthehet ne %,Basha nuk e kontrollon PD-ne,berishjanet jane vene ne levizje ,per mbajtjen e pushtetit.
    PD-s i mungon ajo qe eshte me kryesorja,elita dhe zgjedhjet e lira brenda partise.
    Duhet pranuar qe Basha,nuk e ka lehte te ti marre Berishes PD-ne,terheqja e tij do ndihmonte dhe forconte pozitat e Bashes,do bente qe cdo gje te futej ne normalitet.
    Berisha eshte i semure per pushtet,kur te largohet nga kjo bote,do bej dhe “dorheqjen” !

  4. demi says:

    …O merooooo…ai bisnesmeni i katapultuar ne Durres…eshte mire ta njohesh nga afer dhe jo t’ja fusesh kot…as qe mund te krahasohet me ata injorantet parardhes ne Durres…dhe 99% e medias as qe mund ti afrohet persa i perket nivelit lulturor…qendron edhe me lart se ti qe nuk mund ta mohoj zgjuarsine por ne nivel katunari ke ngel…

    1. rezart says:

      Bravo “demi”!
      Je dora vete qe deo te mbulosh m…. me sh…!!
      Lere Meron,se si ai ka pak ne Shqiperi,por shiko veten!
      O je vete biznesmeni,o je ciraku i tij!!!
      Nuk rregullove gje duke share Meron,o lum e perrua!
      Shiko poshte se u….LAGE,o i vrare!!!

  5. qerosi says:

    je mistrec ti mero..!i kap mire ca gjera!ok artikulli.

  6. Derrkuci says:

    vari leshtin
    vet do e hane persheshin

  7. andromeda says:

    Çuditem si mund të ketë ende idhtarë kjo palo-parti!Me siguri janë njerëz të hunit e të litarit ato që lançohen,ky është kontigjenti që i ka mbetur.

  8. Ina says:

    Na intereson te gjitheve te ristrukturohet opozita.vendit i duhet nje opozite e forte,perndryshe,lajthit qeveria!

  9. Ina says:

    Na intereson te ristrukturohet opozita.vendit i duhet nje opozit e forte,perndryshe,lajthit qeveria!

  10. Pellumb says:

    Z.Mero shkrimi nuk eshte i goditur pse.Rasti iSarandes .Personi qe behet fjale ka qene ipersekutuar nga regjimi dhe eshte ritur jetim me babain ne burg.Personi ne fjale eka ngritur me thonje dhe me zgjuarsi bisnesin.Dhe ka dhene per Partine demokratike .Partia demokratike ka dhe njerez te mire sizoti ne fjale,ashtu si ps ka te mire ete keqij.Shiko te Ps meri nga vlora nga gjirokastra nga elbasani ku ky ifundit e ka nderuar nja dyhere partin vetem per tu pasuruar,Personi i Pd eshte personi me iduhur mei suksesem ne sarande pse mos te jete dhe isukseshem dhe per Pd dhe Saranden.Njeres si ky i duhen Ps dhe Pd dhejo xhaketat e vjetra .

  11. liqeni says:

    o Maro njihen te gjithe figurat qe kane udhehequr kete parti nga posht deri lart,o vertiteshin reth partise meme,ziliqar ,tru thara,pa personalitet,by….lepires e gjithfar githfare portrete per humor.Ashtu si ju i peshkruani me te drejte,mjer ne per kete opozite, me njeres pa ide,pa vizin,qe ecen kuturu,qe ka ne goje vetem balten.

  12. Nuk jane xhaketa te kthyera. Te gjitha vishen ne dy ane. Pak te germosh dhe kupton qe ana blu perdor per me fsheh xhepat e anes roze.

  13. adidurres says:

    O Mero, Ard Muka(biznesmeni Transportit) eshte njeri i perkryer dhe cun Durresi i vertete dhe e meriton te jete kryetar i PD ne Durres.Do besh mire qe te pyesesh perpara se te flasesh per njerezit qe nuk i njeh.Une mendoj qe zgjellja e tij do te ktheje besimin e njerezve ne PD se kjo parti mund te reformohet.

    1. durrsak says:

      Edhe une e njoh per cun te mire A. Muken, por pa ik Lul Basha e Berisha me kompanine e hajduteve nga mrapa, nuk ka ca bon Ardi ne Durres.

  14. Hillbilly says:

    E Keqja e PD-se eshte Salih Ram Gerdeci dhe i biri i tij stupid e hajn! Te tjerat jane llafe pa vlere!

  15. m m says:

    Sikunder eshte edhe nga pala tjeter;lufte midis idealisteve qe i rezistuan rrebeshit te Saliut, dhe horave te 99-tes,nje shtojce e peshtire e Sali Berishes….

  16. aderiatik says:

    Jam nje qytetar nga Pogradeci dhe pasi lexova artikullin tend po te pyes.Kur shkruan mer informacion te vertete apo shkruan sa per te mbushur faqet e gazetave e te shfrysh mllefin tend.Kandidati qe PD zgjodhi ne Pogradec z.Arian Malcellari ishte kandidati me i mire i ketyre viteve,qytetar i arsimuar njeri me vlera qe do ti jepte PD nje fryme te re qytetarie e jo i zgjedhur sic thoni ju nga z.Fari Balliu.Kush e njeh profesorin tone e di mire se ai nuk behet vegel e te tjereve.Por uzurpatoret e PD ne kete qytet luajne gjithmone me injorancen dhe vendosin.Fitues doli ai qe zgjodhi Eris Hoxha per te ruajtur influencen e tij ne kete qytet, pasi coi qytetaret e ketij qyteti dhe anetaresine e PD ne konflikte dhe percarje.Fitues doli personi qe nje vit me pare u anetaresua ne PS por qe nuk e pranuan dhe dhe i kthyen kuoten e anetaresimit.Zgjedhja me force e tij, ne anetareve te vjeter ne PD na largon dhe shum shpejt me kete zgjedhje PD do te tkurret ne nje OJF ne Pogradec sepse z.Preza ka dhene prova te qarta se eshte kukull e te forteve dhe jo njeri me personalitet dhe vlera.

  17. Popoja says:

    Po si more Mero te pelqeka Bejko ndaj se shake. Po Bejko ka qene kryetar 97-2001. Po rinovohet PD apo po rikthen te vjeterit dhe humbesit?

  18. -Mendoj se ne PD ka vlera,por ato jane poshteruar ne vazhdimesi nga interesaxhinj…
    ..qe te avancoj ne perkufizime per veshjet e reja te stines ne PD eshte heret,pasi nuk mund ta nxije pa e njohur ate qe mund te jete me i bardhe se une.Por mendoj se levizjet radikale ne PD duhet te fillojne nga Shkodra etj,per te vleresuar mendimin demokratik dhe figurat e paperlyera,perkundrazi boja do te bjere me turp..dhe s’do te kete ringritje{jo rilindje}

  19. populli vuan gjithmone says:

    si pseudonimet e sigurimit te shtetit jane keto komentet.
    bar do haje populli por shoket e komandfantit parimet nuk i shkelin.

  20. we people says:

    Nga gjithe komentet vecoj te komentuesit “neda 6 korrik 2014 2;29” qe thote se si te zgjedhurit e rinj apo te vjeter jane ca mashtrues(te pa rrezikshem) te nje shoqate me emrin PD.Biles pervecse shoqate ajo eshte nje sekt kriminal antishqiptar i familjes Berishajve qe edhe pse u “munden” ne zgjedhje jane perseri me te fuqishem se fituesit e 23 qershorit.

    Lajmi i djeshem qe Arben Imami ky “gjeneral i asfalise greke” i 97′ sipas Sali Qenit,doli i lare nga vjedhja e milionave euro te superdokumentuara eshte nje kembane edhe per Mero Bazen qe mos merret me xhaketat e kthyera apo te vjetra por me xhaketat e pergjakura te Lul Berishave qe ne menyre kriminale po falen nga kupola e PS-LSI.

    Me shume me tremb fakti qe xhaketa e pergjakur e Lul Udbashes quhet yll ne ngjitje nga nenpunsi i pallatit te endrave Arvizu kur dihet qe Luli e ka kryer hapur fare te plote gjithe zinxhirin kriminal :Spiunimin,Agjenturen,Vrasjen,Tradhetine,dhe Mega vjedhjen e rruges kombit

    Pa u ndeshkuar banda e Lul LILI Berishes keto votimet e PD ,rilindja e Edi Metes dhe keto editorialet e Meros jane nje tallje me ate popul fisnik qe dhembin me shume se vete vrasjet e 21 janarit dhe gerdecit..

    1. petrit says:

      Aman o Mero,
      Ke te zgjidhje ne Sarande nje me shkolle po me PS deri dje apo kete te perndjekurin qe u rit me babin ne burg se vrau gruan me sopate. Ne fund njeri do zgjidhet ja e zgjodhem… varja.. Djemte e vajzat e mira dhe kur afrohen, na I heq Luli ose I frymezon t’ja varrrin.
      Gezuar opoziten, cizme te gjata per llumin dhe alkol per te haruar, per te tjerat flasim prape pas nje viti mbase nga ndonje parti tjeter se kjo qe e beme vete sben me per ne

  21. alfa says:

    Ne Shkoder te gjithe xhaketat e vjetra nderrruan astarin, e vune te LSI, qe nga kryetar Loli, Qashif Boja, Ramiz Sigurimi etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje