Arsimi politik dhe politika arsimore

7 Korrik 2014, 21:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në dy fushatat e fundit elektorale në Shqipëri, në të vërtetë arsimi i lartë ka qenë pre e politikës elektorale. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, universitetet private të Tiranës, përfshi dhe publikun, u kthyen në shtab elektoral të Lulzim Bashës. Rektorët dhe dekanët e tyre ishin pjesë e bordit elektoral të tij, ndërsa auditorët u kthyen në vende mitingjesh. Ishte hera e parë që bota universitare përfshihej kaq thellë në jetën politike dhe kishte një shpjegim. Ata e shikonin politikën si të vetmin shpëtim për të mbijetuar si spekulantë apo kombinate diplomash. Kjo u pasua dhe nga një fushatë linçimi ndaj opozitës me një peticion ku tekstin e kishte shkruar Jozefina Topalli dhe firmat i hidhnin pedagogët e gjithë universiteteve.

Në zgjedhjet e vitit 2013 u ruajt përfshirja e tyre në politikë, por u shfaq për herë të parë dhe interesi i politikës për ta. Kandidati për kryeministër, Edi Rama, e përfshiu reformën në arsim në debatin e tij kryesor elektoral. Ai foli për pavarësi universitare, për standard akreditimi dhe barazi në financim. Partia Demokratike, në atë kohë në pushtet, nuk u përfshi shumë në debat, por dhe ajo nën zë ishte për një reformë në arsimin e lartë.

Tani që Edi Rama ka një draft konkret për reformën në arsimin e lartë, natyrisht që do ketë reagime publike, por mbi të gjitha duhet të presim reagimin politik.

Reforma e propozuar nga Rama prek në thelb tre aspekte të funksionimit të universiteteve. Së pari, akreditimin e tyre, d.m.th sitën e cilësisë, së dyti, financimin e tyre dhe së treti funksioni organizativ i tyre.

Reaksionet paraprake që kemi ndjekur në shtyp deri më sot, si paradhënie për reformën, nxiten më shumë nga aspekti i tretë dhe i dytë. D.m.th shumica e ankesave vijnë të nxitura nga të zgjedhurit e universiteteve publike, të cilët nuk duan që rrethi i atyre që zgjedhin, të ngushtohet vetëm tek pedagogët me kohë të plotë në universitet, pasi humbasin shanset për të qëndruar në detyrë.

Zhurma për financimin e universiteteve vjen sërish nga universitetet publike, por këtu jemi të gjithë të paqartë për shifrat dhe formulën që do garantojë barazinë e studentëve për të fituar financim në mënyrë të barabartë. Universitetet private, që kapin rreth 18 përqind të tregut të arsimit në Shqipëri, pretendojnë se çdo student shqiptar ka të drejtë të përfitojë nga taksat e shqiptarëve për arsimin, pavarësisht se ku studiojnë. Sipas logjikës së tyre, qeveria duhet të aplikojë një formulë që përcakton kontributin që shteti duhet të japë për një student dhe këtë studenti duhet ta përfitojë pavarësisht nëse shkon në universitet publik apo privat. Kjo nuk ka të bëjë me financimin e universiteteve private, por me paritetin në përfitimin e kontributit të shoqërisë për studentin.

Por një nga pikat më të rëndësishme, që është akreditimi i universiteteve dhe mbyllja e atyre që dalin jashtë kritereve, po diskutohet më pak se çdo gjë tjetër. Në fakt ai është ferri i vërtetë për shumë universitete private, por nga i cili nuk duhet të përjashtohen as disa universitete publike, sidomos ato që janë në disa rrethe, të cilat konkurrojnë për nga papërgjegjshmëria me shumë “sude” private.

Pra, thelbi i reformës është se do të prekë një statuskuo të vendosur në mënyrë informale në arsimin e lartë dhe “viktimat” reale janë universitetet fallco dhe feudalët e universiteteve publike, që e kanë shtyrë jetën duke iu lëpirë politikës dhe duke bërë sikur drejtojnë universitete. Për këtë arsye kjo reformë do të hajë një debat të madh publik. Por mbi të gjitha për këtë duhet të ketë një debat politik. Opozita duhet të dalë qartazi pro ose kundër çdo propozimi në këtë reformë, jo duke u nisur se kush humbet nga shtabi elektoral i Bashës, por për të debatuar se çfarë mund t’i japë fund përgjithmonë piramidave të arsimit në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë t’i japë fund periudhës së arsimit politik, për t’i hapur rrugës politikave arsimore që garantojnë një sistem arsimor përzgjedhës, konkurrues, cilësor, dhe mbi të gjitha të vlefshëm.

20 komente në “Arsimi politik dhe politika arsimore”

  1. "BALASHI" says:

    Ketu gjithçka ish qeveria e beri informale. Keshtu dhe arsimin. Ndaj ke njerez me disa diploma te larta e flasin e gjykojne sikur sapo jane kthyer nga kullotja e dhive. Fatkeqesi kombetare. Do vuaj vendi shume gjate. Keshtu u moren udhezimet nga UDB-ja. Keshtu u veprua. Kinse per te patur te drejte te gjithe te bejne arsimin e larte.
    Po a ka njerez te barabarte. Kurre. Dikush qe e meriton te ece. Dikush te ruaj dhite.

  2. qimi,qani ,qiljeta, greta koqi. says:

    O mero ,per fat te keq ,medemek universitetet ,sic i quajme ne keto lloj qenefesh qe prodhojne injorance dhe budallallek duhen rikonceptuar pasi stafi i tyre sidomos le shume per te deshiruar.Kryeministri nuk ka nevoje fare te marre firma prestigjoze per rankim ,mjafton qe cdo pedagog te hyje ne provimin e matures shteterore dhe cdo student i sapodiplomuar te jape provimin e pjekurise se klases se nente dhe besoj se do eleminohen me shuyme se gjysma e ketyre shkencetareve qe jane me grada shkencore .

  3. Popoja says:

    Pse si boton komentet o legen. (Mos boto kete qe te dukesh burre i mire)

  4. artani says:

    Arsimi i larte fillon qe nga sesi e jep titullin professor.
    Profesori ne Shqiperi nuk ka nivelin e nje doktori te shkencave ne vendet mbi Italine.

  5. mikel says:

    Akreditimi eshte problemi me i veshtire.Sepse ka “kuadro” , qe me zi kane kaluar klasen,qe tani mbajne 2-3 diploma universitare vlera e te cilave, ne realitet, nuk e kalon ate te letres higjenike.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur Mero..

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Eshte koha per rishikimin e gjithe piramides arsimore.
    Te parat duhet te ndryshojne Dispozitat Normative te Arsimit.
    Arsimi privat te kontrollohet nga shteti,jo vetem ne provimet e kopiuara te matures,por sistematikisht nga grupe te specializuara.

  8. sherifi says:

    Gjendja e shkollave ne pergjithesi,sidomos e atyre te mesme dhe te larta si rezultat i politikes se mbrapsht keto 10-15 vitet e fundit sa po vjen dhe po shkon drejt degradimit persa i perket cilesise dhe nivelit arsimor.
    tani po pajisen me diploma edhe pa e ditur emrin e universitetit qe vazhdoin, mirepo kjo pas disa vitesh do te krijoi nje boshllek te madh ne njerez te arsimuar ne teknik e ne shkenc dhe do vij nje moment qe shqiperia do kerkoi specialist nga jashte per te drejtuar ekonomin e vendit.

  9. shqip hesapi says:

    Per mua le te vazhdojne te gjithe maturantet cdo universitet por forconi disiplinen per te kaluar ai student qe e meriton dhe jo me leke.

  10. Meri says:

    Te gjithe universitetet private, pa asnje perjashtim, duhet te mbyllen nje ore e me pare, madje duhej te ishin mbyllur.
    Universitetet shteterore duhet te forcohen e te disiplinohen.
    Universitetet private te gjithe pa dallim jane piramida dhe nese qeveria e sotme do beje dallime, atehere do te thote se ka interesa te fshehura. Fasadat e bukura te disa prej ketyre universiteteve si UET apo Marin Barleti apo Mesdhetar apo UFO, qe ka ndruar dhe emrin qe te duket me i mire, etj., nuk duan te thone se dhe brendia eshte ne rregull. Kush me shume kush me pak jane te kalbur qe ne krijim.
    Jane vetem burim te ardhurash per pronaret dhe burim te varferimi per shoqerine sidomos ne pikpamje intelektuale.
    Qe ne ’90 e kam thene e keqja me e madhe do na vije nga degradimi i arsimit. Tani me keqardhje them se kam pasur te drejte. Sa do te desha te isha gabuar.

  11. muzapopullore says:

    Edhe per me tej gjithe shpurra administrative e SalSumes u “strehua” pas 23 Qershorit neper keto uniperversitete……keshilltare, zvministra, hajdute, delenxhinj, zuzare dhe kodoshe, injorante… qe te vazhdojne te jashteqisin velenin e tyre te injorances dhe inkubuar vezet e malokerise politike.

  12. Claus says:

    Eshte vetem nje demagogji per ate popull qe ndoshta beson qe te ashtuquajturat reforma do te sjellin permiresim te sistemeve arsimore, shendetsore etj,etj.

    Lexova vetem pak fjalen e Rames dhe pa nje pa dy e mbylla, nuk mund ta coja deri ne fund. Ishte nje perseritje e rrufitesve te kafeve mengjesore e sheqerosur me nje semantike intelektuale.

    Merr, degjo keshilltare, kopjo andej-kendej dhe ja dalim me nje reforme arsimore qe bota nuk e ka pare. Dhe me e bukura ishte kur tha:
    “Qe 60-70 vjecaret jane me te kthjellet se rinia e sotme”!!!
    Kam qeshur, se ishte fjala me me vend qe tha ne tere ate ujvare te merzitshme, por nje gje te binte ne sy:
    Me shume u morr me universitet publike se sa me ato private, a thua se publiket ishin dhe jane fajtore per tere ate mizeri diplomash qe shperndahen andej-kendej.

    Ne programin rilindas ishin ne krye “piramidat” private qe rripnin te rinjte dhe familjet e tyre, por ja qe dje na doli se edhe ato publiket rrjepin dhe mjelin familjet shqiptare.

    Vuri nje shenje barazimi, ndoshta ndoshta edhe ate te ndryshimit ne favor te univ. publike. Si duket tani pas nje viti fenomeni i “kapjes” ka filluar edhe tek Rama duke ditur qe pronaret e universiteteve private zoterojne edhe mediat, edhe bankat edhe sektore te tjere ku Rama zor se mund te nderhyje.
    Fajtore do te gjendet gjithnje ai me i dobeti dhe ato jane ato publiket, se tek privati japin leksione Civici, Mejdani, Angjeli dhe shume politikane te se majtes dhe se djathtes.

    Edhe per problemin shitblerjeve te diplomave demagogjia shkon aty ku nuk mban me.
    Bej nje pyetje:
    A nuk e dine kete fenomen Spiropali, Veliaj dhe disa te tjere qe kane marre diploma ne USA dhe qe dine shume mire se si mund te merret eshe andej?

    Diploma mund te blesh ne Europe, ne USA ne vendet e Azise dhe shume lire bile.
    Perse bejne sikur kane rene nga qielli?
    Kur te vjen djali i nje plotikani italian dhe blen diplome ne Shqiperi vaj halli per ndergjejgjen e atij politikani te larte, vaj halli pastaj dhe sistemit te punedhenies ne Itali.

    Pra keto fenomene jane sot te perbotshme, jane pjese e sistemit te qarkullimit te parase. Shit borxhe, shit produkte financiare “plehra”, shit letra pavlere, perse mos te shiten dhe diploma!
    Nje cope leter eshte, jo mall.

    Ne kete sistem jetojme dhe ky sistem keshtu funksionon. Diplomat fundja-fundit zakonisht blihen per te rritur te ardhurat mujore ne nje vend pune ku diploma nuk te hyn aspak pune ne procesin ku punon, por vetem per tu perdorur ne permbushjen e kritereve te vendit te punes. Pra edhe ne kete rast behet nje zhveleresim i saj si cdo produkt financiar.
    Ja pra perse ata 60-70 vjecare na qenkan me te kthjellet se rinia e sotme, sepse dikur te merrnin erzin ata pedagoge-rrogtare qe e merrnin rrogen ne nje sistem ku fitimi ishte i ndaluar.

    “60 dhe 70 vjecaret jane me te kthjellet se rinia sot”!

    Nuk e di se c`ka menduar Spiropali, Velia, Grida Duma, Jorida Tabaku etj,etj.
    Ky krahasim flet shume me teper nga c`ka thene.

  13. Odeta says:

    Te lumte Mero! I ke thene gjerat shkurt dhe qarte. Nuk mund te behet reforma ne arsimin e larte me injorante te zgjedhur (parazgjedhur,emeruar)politikisht. Kjo ishte filozoofia e qeverise per 8 vite: per ate vlente ose te kishe qene agjent i sigurmit te shtetit ose te ishe i korruptuar, pra te kishe vjedhur’ Thene ndryshe duhet te ishe me dosje spiunlleku dhe hajdutlleku (pyesni kush rektor e ka pseudonimin: “qorri”. Po nuk ndryshoi kjo filozofi nuk do te kete sukses reforma ne arsimin e larte.

  14. Tradita says:

    Qeveria e djeshme ishte liberale,nuk behet refoma keshtu. fuga tha: Kjo nuk eshet reforme angleze por shaka angleze.

  15. anonim says:

    o mero cne ti me nga 14 komente neper shkrime e?! Ndihet efekti i censures, ndihet.

  16. EDI says:

    O merp per keta politikanet tone duhete te vije dhe njehere koha e E hoxhes, ku ca duhen pushkatuar e ca te tjere tu nenshtrohen punes, kane 20 vjet mer burre qe vetem vejdhin dhe na cajne koken m portikane pa vizoin pa pike politke pa asgje, Me kete klase poltike qe kemi jemi te mbaruar dhe kaq, Shikoni pak se cfare kane zbuluar dje arkivat, ne fakt ky esht nje mesim i mire edhe per ditet tona http://dielli.al/lajme.php?id=69492&k=71#sthash.eBPhqFjj.dpuf

  17. Iremila says:

    Nje komb pa arsim eshte i vdekur.Kjo masaker qe ju be arsimit eshte e pa pare.Duhet te marre fund arsimi Berishjan.

  18. beni says:

    Mero te falenderoj per sqarimin e ligjit te arsimit te larte.

    1. anonim says:

      vetem per reformen qe ska folur o toc! Gjithsesi meroja te falenderon per bythelepirjen, duke ja ditur vete vlerat kesaj te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje