Në sherrin e përjavshëm mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë, bie në sy kompaktësia e KLD për të kundërshtuar në bllok propozimet për ndëshkim gjyqtarësh, siç ishte rasti i Gjin Gjonit. Arsyetimi i tyre ishte banal. Sipas tyre, qeveria duhet të ruante Gjin Gjonin kur liroi trafikantin turk sa para mori, kur shtypi fëmijën në Milot, si ndërroi vendin me gruan, kur i ka falur dikush 50 mijë euro, pse s’e kapën, etj. Mënyra se si arsyetojnë bashkë 12 gjyqtarë, për imazhin e një gjyqtari, i cili nuk provon dot asnjë cent të futuar përtej rrogës së tij, në të vërtetë është fytyra e vërtetë e gjyqësorit shqiptar. Disa prej atyre gjyqtarëve nuk është se e duan Gjin Gjonin. As Buajr Nishani, nëse e pyet privatisht, nuk e do. Shumë prej tyre e dinë fare mirë si janë prodhuar ato pasuri, nga një njeri që u konvertua në gjyqtar me kurse gjashtëmujore.
Problemi i tyre është se suksesi i Gjinit u kujton historitë e tyre dhe reagimi është instiktiv në bllok pro tij.
Ndryshe nga sistemi ynë gjyqësor, ku barrën e provës e ka akuzuesi, në praktikën dhe doktrinën e institucionit të deklarimit dhe verifikimit të pasurive të zyrtarit të lartë, barrën e provës, për të provuar pasuritë, e ka ai që akuzohet, në këtë rast Gjin Gjoni. Gjin Gjoni është paditur nga ILDKP, e cila në praktikën e punës së saj të detyron ty t’i provosh asaj ku i ke gjetur lekët. Ajo bën hetimet e veta, vëzhgime mbi përputhjet e deklaratave të tua dhe hetime të tjera, dhe kur nuk përputhen deklaratat e tua me ato që ke fituar, atëhere të padit. Kjo ka ndodhur me Gjin Gjonin. As Nasip Naço dhe askush tjetër nuk kanë çfarë i provojnë KLD se ku i gjeti milionat Gjin Gjoni. Ky i fundit duhet të dalë para gjykatës dhe të provojë ku i ka gjetur milionat, pasi me ato që ka thënë dhe ato që ka fshehur, thjesht ka mashtruar duke bërë vepër penale.
Pra, argumenti kryesor që ka KLD kundër qeverisë në këtë rast, jo vetëm që nuk qëndron, por është e kundërta e asaj që ata pretendojnë.
I vetmi dokument që do të vlente, do të ishte procesverbali i mbledhjes së KLD, ku Gjin Gjoni të hidhte poshtë akuzat një për një për çdo pare për të cilën është akuzuar, duke e dokumentuar si i ka fituar. Bëhet fjalë sipas ILDKP për së paku 2 milionë euro të pajustifikuara. Nëse Gjin Gjoni ka prova si i ka fituar të gjitha, mund t’i raportojë KLD, e më pas gjykatës, ku duhet të dalë si i pandehur.
Pra, në rastin e pasurisë së zyrtarëve, barra e provës është tek zyrtarët. Në rastin konkret është tek gjyqtari i akuzuar. E njëjta gjë vlen dhe për gjithë anëtarët e tjerë të KLD, që nga nënkryetari e deri tek anëtari i 13.
Është pikërisht kjo praktikë që i tremb ata dhe i detyron të votojnë në bllok kundër hetimit për pasuritë e tyre të paligjshme. Nuk ka asnjë arsye Ministri i Drejtësisë dhe as kompetencë ligjore të rrijë të hetojë si i ka bërë lekët Gjin Gjoni dhe korporata e krimit në gjyqësorin shqiptar. Ata le t’i provojnë si i kanë bërë para drejtësisë.
Për këtë arsye, debati mes tyre është pa pikë kuptimi. Qeveria ka në dorë vetëm 85 vota, të mjaftueshme për një ligj të ri për KLD dhe për fshirjen e kësaj aleance kriminale mes gjyqtarëve për të mos u hetuar.
Propozimet e ardhura nga Këshilli i Evropës prej kohësh, që KLD të zgjidhet me tre të pestat e votave nga Kuvendi, është më racionali. Plotësimet ligjore duhet të jenë të tilla, që gjyqtarët të jenë të ndëshkueshëm dhe të deklarojnë pasuritë e tyre të provueshme në çdo kohë dhe në çdo rrethanë publikisht. Çdo devijim nga ky parim na riçon në një gjyqësor kriminal si ky që kemi, ku hajdutët na thonë “ju jeni fajtorë, që nuk na kapni dot duke vjedhur”.
Kjo pune o Mero eshte menderosur aq keq sa po nuk u eliminua funksionimi i shtetit paralel te ketij cyrykut, punet mund te marrin drejtim krejt te paparashikuar. ne saj te kesaj mbeshtetje banditeske te klanit berishian, drejtesia eshte kthyer ne nje plage qe vetem rrjedh qelb.
E vetmja zgjidhje eshte te sillen 100 gjyqtare suedeze, norvegjeze dhe finlandeze. Maksimumi i kostos se tyre dot e ishte 100 * 10,000 EURO = 1 milion EURO ne muaj ose 12 milion EURO ne vit. T’i kene hallall dhe te shpetojne shqiptaret nga kanceri i nje gjyqesori te pasherueshem…
Nje Euleks per nje periudhe 5 vjecare do ishte ilac.
Dakort, po a e dini ju sa paguhen gjyqtaret e euleksit. nderkohw qe gjyqtaret e lushnjes kane 1 vit pa marre rrogen se gjasme jane mbi organike dhe nuk i pagua thesari.A e dinin sa paguhet nje gjyqtar qe i duhet te shkoje me kilometra te tere larg familjes, te akomodohet atje, te ushqehet dhe mbase i mbetet ndonje para per familjen.
Dhe dicka tjeter:
Ne Amerike lobuesit me te medhenj per rritjen e rrogave te gjyqtareve jane avokatet, besoj se e kuptoni pse. Ketu tek ne lihen si pocake qe te marrin ryshfet dhe me pas tjau kujtojne kur politika do ndonje nder
O Mero, sja vlen te marresh me kete argument se ska bythe ku te rrije. Topin tani e kane ata qe moren 1mil vota, atyre bjeru qe spo e bejne punen e mos u merr te demaskosh nje hajdut te kapur me presh ne dore.
“Ju jeni fajtore, qe nuk po na kapni dot duke vjedhur”! Shume drejt e keni, zoti Mero. Zotit Nishani i ka humbur çdo nishan per te qene ne krye te Drejtesise. Kopeja e hajduteve ne KLD vazhdon te vjedhe dhe te mbroje vetveten! Kuvendi i Shqiperise duhet t’i beje nje bërdaf kesaj KLD-je, qe ata te mos dijne nga te shkojne!
E verteta e do qe mjaft me keto monsyra shpellash atavike qe edhe kockat ja fosilizuan ketij vendi.. Nje milion shuplakat te kthehen ne nje milion vepra te mira ., ashtu si te gjithe ne shpresojme se do te behet..
Indiferentizmi I theksuar ne politike, eshte nje krim teper madhor,ndaj
interasave te popullit dhe atdheut…Kam pershtypjen,se maxhoranca akoma nuk eshte bindur,se populli nuk e votoi qe ata te demostrojn nje million votat si fitore plbeshitare kunder kundershtareve te tyre politik..Me marrjen e statusit kandidat,maxhoranca nuk duhet te flej mbi dafina;dhe kurr mos te harrojn,se deri me sot vetem majen e ajsbergut kan zbuluar,ndersa pjesa tjeter e ketij mali,eshte e ngjeshur
dhe e mbushur,me miliardat e dollareve,qe kane mbushur xhepat e politikaneve ne pergjthesi,te keshillit te larte te drejtesise aktuale.
Dhe persa I perket gjykatesve,ata mbeten si arkitektet qe kane ndertuar fortesat e tyre qe mund te mbrohen pa problem,kunder armeve me te sofistikuar te kohes..Populli thote;-hekuri rrihet sa eshte I nxehte..
-Prandaj kurre mos e leni hekurin te ftohet,se opozita po forcohet,dita
dites,dhe po behet me e konsoliduar se cishte ne mazhorance..
A mund te kete situate me diskredituese se kaq per KLD-ne ?! Turp,nje mije here turp per keta palaco qe populli u ka besuar drejtesine.Eshte shume me e arsyetuar dhe bindese kjo qe thote nje gazetar kurajoz i talentuar,nga sa thote nje bande mafioze qe ka perpire KLD-ne.
Zoti Rama,presim prej gati nje viti e shpresojme shume prej teje……! Edhe sa kohe duhet te presim qe te mblidhni veten e te kuptoni se perse iu votoi populli ? Mos harro se populli nuk e votoi F.Nanon me 2005-en se priste shume prej tij,kurse ai tallte b….n me popullin,deri sa arriti nje pike,kur popullit iu duk me e mire nje bajge si Saliu,se sa nje m.. si Nanua.
Para shume e shume vitesh ne nje fshat te Shkodres u zbulua diten per diell nje Hajdut qe po bente ,,detyren e tije,, per te cilen ishte ,,shkolluar,, dhe kishte marre edhe ,,Diplomen,,
Sic ishte atehere ,,i gjithe Populli ushtare,, u turren te gjithe duke bertitur ,,kapeni hajdutin… kapeni hajdutin….,, por hajduti ishte shume ,,elastik,, dhe i pergatitur per cdo situate filloj te bertiste edhe ai ,,kapeni hajdutin … kapeni hajdutin,, dhe ne ndjekje e siper edhe ai te vetvetes ,,Hajdutit,, arriti te shpetonte i pa cenuar pasi me ligjet e asaje kohe mund ti kushtonte rende.Sot ne nuk e dime se kujt ti therrasim HAJDUT Gjykatesit qe po ti biesh ne dore te merr Leke apo Euro,Mjekut qe po si dhe Leke te le me Deke,Prokurorit,Zyrtarit apo Profesorit,KLD apo ILDKP,Kryetarit te Qeverise apo Kryetarit te Bashkise.
Ketu ne shqiperine tone eshte bere kerdia,jane vjellur prona me dokumenta te fslsifikuara ne gjykate me deshmitare te rreme,neper lulishte u ngrit fillimisht nga nje barake e pas pak u ndertua nga nje Pallat e pastaj pallatet te gjithe jane shit,kurse ,,Mileti,, hell valle me minjte.Nese shteti don te behet shtet duhen hapur ,,defteret,, mire pasi do te zbulohen vjedhje shume me te medha se ato qe ka zbuluar Kontrolli i Larte i Shtetit dhe ILDKP e kohes se,,Mretit,,
Raporti per reformen ne arsimin e larte, i pare dhe i fundit ka
kundershtime. Ky ketu
eshte thjeshte nje
manekin,
reforma behet nga Cilat
dhe Civicat. Kredi
studentore ne nje vend
me
70% papunesi tek te
rinjte,
tarife shkollimi 3000 euro
edhe ne universitete
publike. Universitetet do
te
kontrollohen nga ata qe
hedhin me shume leke.
Numri i kuotave ne shtet
do te jete i kufizuar ndersa
privati do te kete dore te
lire ne percaktimin e tyre.
Duket haptaz qe po behet
per te favorizuar privatin.
Pretendimi se edhe
studentet e privatit duhet
te financohen nga buxheti
i
shtetit sepse edhe ata
paguajne taksa, eshte i
pabazuar e
mendjeshkurtesi. Arsimi
ne
universitetet publike eshte
i bazuar ne sistemin e
meritokracise dhe me te
aftet futen aty. Po te
pranohet logjika juaj,
atehere te gjithe
meritojne
te punesohen ne shtet
perderisa paguajne
taksa?!!
Pse e mbeshtetni kaq
shume mafian e
universiteteve? Gjithesesi
po mirren te gjitha masat
qe kjo te ju kthehet kokes!
Hetim parlamentar per KLD-ne,kjo eshte rruga per te çbllokuar ate.
R
duhet vene dore tek keta gjyqtaret hajdute se keta po shkatrrojne sismtemin e drejtesise por edhe shoqerine shqiptare…http://bit.do/KLD-duhet-te-reformohet
po sikur gjini te gjeje ndonje mik te pasur andej nga Dubai ose ne polin e veriut e te thote se mi ka dhuruar ai cfare ti themi.Po si I vuri Selami duke punuar ne amerike 1,6 milone dollare?Banda e hajduteve eshte aq e madhe sa tani nuk ka zot qe e shpeton shqiperine prej tyre.Kete e di mire dhe piktori prandaj luften me mafien e ka lene te fundit
Kur Keshilli i Larte i Drejtesise perbehet teresisht prej hajdutesh, mandej, kur deputete dalin edhe me vota te vjedhura dhe kur deputetet shahen si rrugacet, si ka mundesi qe Shqiptari ta doje shtetin e vet, ta respektoj dhe ta ndihmoje shtetin e vet si mbrojtesin e tij? Kete pyetje ia bej vees ketu e qe kur Nanua u denua per vjedhje dhe mori pefajsine dhe demshperblimin per denim te padrejte. Keta shtetar qe vene e vijne per njcerek shekulli punojen qe shqiptari te mallkoj vten dhe te thote: “Po ikij nga ky vend i mallkuar”, ne vend te thote “Po ikij nga ky vend,ku piratet behen pushtetar”.
nuk e kuptoj . mbase jam I trashe por ketu ku jetoj nr Montreal , Canada nuk ka gjukates qe nuk kalon ne vrime te gjilperes kur emerohet.
Ne TirANE, ne Shqiperi , sipas kushteve qe jane le te ngrihet nje organ popullor ti vendosi gjykatesit nje korpus I pavarur I thene ndryshe dikuah ye mbaje pergjegjesi per gjykatesin e qarkut. Mbase duhet ta kene ne dore Qarqet dhe Bashkite se ata do kene me shume turp kur te marin vendime.
Ja nje mendin ashtu kot por qe mund te sjelle dicka ndryshe
Mero pershendetje duhet jo vetem te zhduken te korruptuarit dhe te pa aftet po ceshtja nuk duhet te mbaroje ketu duhet tu hiqet e drejta nga 5 vjet deri per gjithmone sic eshte ne perendim,e dyta kryeprokurori dhe kryetari gjykates se larte duhen thirrur nga diaspora,dhe nje nga keta duhet te jete ,Gega prokurori i gjeneves
Diten e shtune ne date 9 gusht 2014, ne oren 18.00, kush e quan vehten shqiptar duhet te mblidhet perpara presidences per te protestuar kunder mbrojtjes qe kjo presidence i ben krimit e krimineleve.
I gjithe populli duhet te ngrihet ne kembe per shfarosjen e kesaj farse kld-je e pseudopresidence.
POSHTE KLD-ja
POSHTE PSEUDOPRESIDENTI
O mero po pse je kaq cinik? Ka nje historik te KLD ku per shume qeshtje votimi ka dale 7me 6 ose 8 me 5 ose 9 me 4 por asnjehere 12 me 1.Pra ketu duket qe votimi ka qene unanim(edhe pse ti e din shume mire qe ne kld te pakten 4 anetare jane te pozicionuar majtas), qe do te thote se nasipi ose ska patur prova qe tju mbushe mendjen te pakten kater pese veteve. E fundit cdo njeri sado i trashe te jete e kupton qe Rama do qe te kape drejtesine ashtu sikurse donte ta kapte Saliu kur e kishte Moiziu apo Topi
Mua personalisht keta nuk me duken si hajdute ordinere per mua kta jane kriminele dhe kriminelet duhet qe tju gjendet vendi sa nuk eshte vone . Ne qofte se nje qytetar i thjeshte vjedh nje pale kepuce ose kapet duke bere nje vjedhje ordinere keta zoterinjte me kurse 6 mujore per te gjykuar kete fukara qe ka bere kete krim i kerkojne pa pike turpi 5 deri6 mije euro.Une jam i mendimit qe KLD bashke me NISHANIN te zhduken pa nishan se ndryshe kta jane si shushunjat dhe ketyre tipave ENVER HOXHA nuk ishte budalla qe i qinte robte e shtepise .Per mua keta jane njerzit me te rrezikshem ,perpara se ti cosh ke shtepia pa qera me ligj te posacem tju sekuestrohet pasuria e kunderligjshme qe kane vene duke vjedhur populli .Ne qofte se nuk behen keto reforma nuk ka e nuk ka per te pas drejtesi.
o Mero nuk eshte vetem gjini ne gjyqesor se duket sikur e ke personale fundja ai ka deklaruar dicka kur ke te tjere qe ti i njeh shume mire dhe cfare kane dhe nuk kane deklaruar asgje dhe bejne nje jete per tu patur zili dhe nga te pasurit.
Ajo qe me bene shume pershtypje kohet e fundit te gazeta Tema eshte numri shume i vogel i komentuesve megjithese problemet qe diskutohen jane madhore ne situaten e sotme.
Niveli i shkrimeve te zotit Mero ndonese kane nje performance te mire artistikisht,jane ne nivel te ulet ne rrafshin atdhetar dhe qytetar.
Le te flasim me konkretisht:
KLD eshte nje keshtjelle e “xanme” nga dinastia kriminale e berishajve qe se bashku me 4 keshtjellat e tjera ;Presidencen,Prokurorine,Shikut,Bashkine e Tiranes,perbejne nje shtet tjeter paralel me te fuqishem se ai qe doli nga votimet e 23 qershorit 2013.
Dy superskandalet e fundit kjo e mosdorzimit te kokes Gjin Gjonit te KLD dhe falja e Arben Imamit per krimet e tij ekonomike mafjoze te dokumentuara duhet patjeter qe mazhoranca e sotme te shpalle gjendjen e jashtzakoneshme duke mbledhur parlamentin pasi shteti shqiptar pasi sistemi i drejtesise jo vetem qe nuk egziston por eshte kthyer ne nje bande kriminale qe eshte objekt dhe subjekt krimi.
Duket me sy te lire qe koka e trustit te Lulelakres: i pandehuri Sali Ram Berisha & te pandehurin tjeter Lulzi Xhelal Basha e kane vene perpara Edi Ramen i cili po tregohet teper frikacak dhe i pasinqerte me kete bande tentakulat e se ciles zgjaten ne frikshem nga zgafellat e sherbimeve sekrete te athines dhe beogradit duke kaluar ne lobet e tyre te brukselit dhe washingtonit qe mbeshtesin kuislinget e tyre Sala & Luli absolutisht ne dem te interesave te kombit shqiptar.
Rrenjet e kesaj kataklizmoje te sotme duhet ti kerkojme qe para 20 vjetesh dhe po e lidhim me nje lajm te kesaj gazete mbi arin shqiptar te bllokuar ne Londer dhe ne vitet 1993-1994 tallnin lesht idioti Berishe me ambasadorin Rajersonovic.
Nqs do kishte drejtesi minimale keto dy persona duhej te thirreshin ne prokurori dhe te therriteshin si te pandehur sepse ishin persona te paligjshem qe te merreshin me kete ceshtje dhe te jepnin llogari per “dirty job” te tyre.
-i pandehuri Sali Ram Berisha dogji Shqiperine ne 1996-1997 dhe garantet nderkombetare (sipas Edi Rames) gjeten menyra qe ky kriminel te shpetohej duke futur ketu dhe treshen perverse Nano-Ruci-Fino qe e falen per hir te lesh stabilitetit.
-i pandehuri Sali Ram Berisha pushtoi institucjonet e shtetit ne shtator 1998 dhe cuditerisht ambasada amerikane e merr ne pyetje brenda mureve te saj……pse duhet te vazhdoje komenti kur nje kriminel merret ne mbrojtje nga segmente te cuditeshme dipllomatike amerikane. ??
Jane me mijra raste qe kryekrimineli Sali Ram Berishe eshte mbrojtur apo toleruar ne menyre te denueshme nga Garantet nderkombetare (sipas Edi Rames).
Le te permendim poshtrimi qe i beri Berishovici NY-Times si leter higjenike per Gerdecin dhe tallja qe i beri ekspertizave te FBI per rastin e 21 janarit.Vetem me keto dy raste me siper kemi drejte te pyesim:Monstra Berishe & Devili Lul jane marioneta per te bere “zap” ate popull fisnik apo keto te dy duhet ti respektojme si supermene qe ja bene 7 me 1 washingtinit dhe brukselit.
Nuk eshte problemi as KLD as Gjin Gjoni apo Ajazi,Nishani,luli,lalla apo gopi i somes.
Tragjikja eshte se votimet e 23 qershorit 2013 me cfare kane ndodhur keto 14 muaj quhen jo vetem te deshtuara por dhe nje farse elektorale te gatuara ne guzhina ambasadash ku Ilir Meta eshte nje koqe kandari nga garantet nderkombetare (sipas Edi Rames) te cilet e vendosin ne ate krah te peshores per te ruajtur ate ekulibrin dhe statukuone qe eshte me poshtruese se cdo lloj pushtimi klasik.
Minimalisht shqiptaret dhe posacerisht media midis tyre dhe i nderuari Mero Baze te mos kene frike te thone te vertetat ekstremisht te hidhura:
1-Instalimi i demokracise ne shqiperi pas 1992 ka deshtuar ne menyre banale dhe fajtoret kryesore jane ato segmente te sherbimeve sekrete dhe dipllomatike te garanteve nderkombetare (sipas Edi Rames)
2-Si rezultat i veprimtarise thellesisht anti shqiptare te te pandehurit Sal Ram Berishes shteti shqiptar eshte shkaterrua ne themel,dinjiteti i kombit ka rene ne nivelin me te ulet te historise tij.
3-Si rezultat te kesaj veprimtarie ai vend eshte kthyer ne nje republike ambasadoriale me keq se ne republikat e bananave e paqsorit sepse jemi republike Hashishi qe jo Edi Rama por dhe vete Obama nuk ka mundesi ta ndaloje kete gjendje super kanceroze me monstren kriminale Berishe neper kembe.
4-E vetmja mundesi eshte qe te Edi Rama me (garantet e tij nderkombetare) te shpallin berishizmin si doktrine antishqiptare dhe te kerkojne denimin e bandes se tij .Vetem ne kete menyre shkojne me kembet e tyre ne burg Gjin Gjonet ose kerkojne azil si gjenerali lepur Luan Hoxha qe desh e hengri Vampiri Shkelzen Berisha sic zhduken Remzi Hoxhen apo egzekutuan Kosta Trebicken,Isa Coben apo dhe ne fund Artan Santon qe eshte e njejta dore e 2 prillit 1991 dhe 21 janarit 2011.
5-Ka ardhur koha qe periudha 1992-2013 te quhen vitet e pushtimit berishist dhe 23 qershori 2013 si dita e clirimit nga banda mafjoze-tribale e tij,dhe jo si rrotacjon pushteti.
6-Nqs se Edi Rama quan tradhtarin Berishovic si hero te pamvaresise kosoves,dhe fton per “dasma” devilin Lul Basha ne nje kohe qe dyshja Berish-Basha po kunderpergjigjen flasin ,veprojne dhe betohen si terrorista atehere cuni Kristaqit duhet ti drejtohet “Garanteve” te tij te nderpresin komedine 22 vjecare me ate popull te zhgenjyer dhe te poshtruar deri ne palce ose ai vete pra Edi Rama ti kerkoje falje shqiptareve per mashtrim dhe te shkoje ne punen e tij se politika do njerez me bole si puna e atij garantit gjirokastres qe i tregoi vendin garanteve te malokarit Berishe.
-Zoti Mero mos i lodh shqiptaret me keto fjale kryqe me Gjin Gjonin e Shpetim Caushit dhe Nishan Karabushit.Ose Edi Rama me garantet e tij euroatllantikas te denojne berishizmin….ose Edi Rama eshte vene nga Garantet e Medhenj si garanti i berishovicit njelloj si puna e Fatos Nanos pas 1997 por ne versionin 2-metrosh plus qimet e tij.
mos e mer veten kaq seriozisht! Eshte rritur censura prandaj ka rene numri i komenteve.
Mire e kishte dikush qe tha mos e merrni seriozisht se ka filluar censura..ndrsa une i them autorit te komentit se nuk eshte prej verteti as shqiperia,,eshte prej lodre ne duar te eksperimentuesve nderkombetare. Ketu nuk doli nje bolosh,burre me dy ‘rr’ qe ta permbyse nje here e mire situaten dhe te futet e te mbahet mend gjate ne shekuj se beri nje shtet prej verteti.!
AJO ESHTE ZGJIDHJA DHE MOS TA ZGJASIM ME. NJE GJYKATE E HUAJ SKANDINAVE DHE HALLALL TI KENE PARATE,TE PAKTEN TE DIME TE BEJME DREJTESI JO LEKE.
Kapter Nishani ne krye te bandes hajdute te KLD ,vjedhin ne emer tw cubi te maleve Berishes se zi .Ne se qeveria do te vazhdoi pa e ndeshkuar kapterin ,strumbullari rreth se cilit vertitet korupsini ,athere mire eshte te japi doreheqie .
Si gjithmon i saket ne temat qe shtjelloni.Por kur KLD del ne bllok ndaj qeverise,te le idene se gjthe sistemi i drejtesise eshte i qelbur.Eshte e veshtire te cahet ky bllok me pasuri marramendese.Pozita votat i ka per te kerkuare prokurore dhe gjyqetare nga Evropa.Shiko ne Kosove nuk pyet EULEKS ,eshte deputet a qeveritar.Eshte urgjente qe kjo palo drejtesi te shembet.
Po kush nuk vjedh ne kete vend, Presidenti, Kryeministri, Kryetari Parlamentit, Ministrat apo deputetet. Pa shikojin cfare vilash dhe makinash kane. ku i gjeten, apo me rrogat qe marrin?!!! Hajduti bertet kapni hajdutet, i koruptuari do luftoje korupsionin.
Sa per gjyqtaret po te trajtohen me dinjitet sic u takon per punen e veshtire qe kryejne, pakesohet ne maksimum dhe korupsioni.
Policia shkon me maska te arrestoje kriminelet, gjyqtari del i vetem perballe dhe i jep vendimin me burgim te perjetshem. Rrezikon maksimalisht dhe trajtohet si qen, me nje page qesharake dhe etiketohet nga ata qe i mbajne ne makina keta kriminele si e keqja e ketij vendi.
Lerini gjyqtaret dhe meruni me politikanet, po u spastruan dhe ndergjegjesuan ata, rregullohet kollaj gjyqesori..
Sa per KLD-ne, kjo eshte perpjekja e radhes per kontroll, KLD eshte i vetmi institucion jashte kontrollit te mazhorances, pasi kontrollohet 100% nga PD. Lufta eshte per kontroll dhe jo per reformim te saj, sepse do ikin ca perfaqesues te PD dhe do vijne ca te PS dhe LSI. Te tjerat jane demagogji pasi asnje force politike nuk e do te pavarur pasi po te jete e tille ajo dhe gjyqwsori ateher u vjen radha shpejt politikaneve.
TE shpresosh qe Meta do te reformoje gjyqesorin, kur vetem fale ketij gjyqesori te kapur nga politika, vazhdon dhe qendron ne politike, kesaj i thone te mos kesh dy pare mend ne koke.
Meta dhe Rama duan ta kontrollojne dhe ta perdorin per te mbuluar zullumet e tyre.
Ke shume te drejte Ervin.
Shembulli me i shemtuar i “ndotjes” se politikes eshte pjesemarrja ne komisionin e ligjeve e Mark Frrokut, vellait te te akuzuarit kryesor per vrasjen e nje kryekomandanti. Pra ç’fare mund te presi ky popull nga Mark Frroku i vellai i Arben Frrokut i akuzuar per ngjarjen e siper permendur. A mund te presim Ne qe reformen ne drejtesi ta beje Mark Frroku?
Dhe fatkeqesisht per popullin, ne politiken shqiptare, ka shume Mark Frrok’a. Fatkeqesisht per lexuesit e kesaj gazete, Merua nuk shkruan kurre per probleme te tilla, pasi eshte i prekur nga nje semundje e pasherueshme, e quajtur “Berishofobia”. Te supozojme per nje moment se e futem ne burg Sali Berishen, a do ndryshoje gje kjo ne lidhje me Mark Frrok-at e maxhorances. Asgje! Perkundrazi, do ta kene me te lehte per te realizuar qellimet e tyre te mbrapshta. Nuk mund te krahasohet e keqja qe i vjen nje shoqerie nga nje gjyqtar apo grup gjyqtaresh, nga e keqja qe mund ti vije kesaj shoqerie nga nje deputet apo grup deputetesh. Prandaj eshte e domosdoshme qe te pastrohet me pare politika nga mafia dhe hajdutet, paskesaj nje politike e paster, pastron gjyqesorin dhe gjithe hallkat e tjera me te cilat funksionon nje shtet. Perndryshe kush na siguron se nuk do hiqen hajdutet e njeres pale, dhe do vendosen ne vend te tyre hajdutet e pales tjeter.
Shqiperi te kam dhjere ste mora vesh kurr’nje here!(I pavdekshmi Faik konica).
PSE HESHT MERO BAZE PER SUPERVILEN E EDVERIT RREZE DAJTIT , SUPERPASURITE E LIKE FLORI SKRAPARLIUT KRYEMADH , PALLATIN E LINDA BASHES ( APO RAMES ), MILIONAT E TOM DOSHIT , FIDEL YLLIT , SADRI ABAZIT( QE TE TRE KETA TE FUNDIT , BASHKE ME VELLEZERIT ,KANE VETEM KATER KLASE SHKOLLE !!! EH MOR MERO , ( EDI-TORIALET E TUA MBAJNE ERE MISH DHIE PREJ KOHESH , NDAJ EDHE PA TO , MILITANTET E KUQ JO NE LEJLA PO EDHE NE TE ZI LYHEN , MJAFTON T’IA KERKOJE PARTIA DHE LIDERI SUPREM I SAJ , KIM JONG UNI I BALLKANIT !!!
KORRUPSIONI…. edhe poezine e Kadarese ta pershtasish “per ti kerkuar rrenjet” me thirrma e pasthirrma prape ato jane te veshtira jo te ghjenden por te pakten per tu thene troc …
A ka njeri qe te me thote se sa pasuri ka deklaruar vete ky Ministri qe bertet se do luftoje korrupsionin dhe sa pasuri ka ne te vertet ? (nuk po permendim shefin e tij) etjer etjer e tjer….eshte e kote te zgjatem . I sulemi drejtesise e sidomos gjyqtareve dhe eshte krijuar idea se ska gjyqtar te ndershem , ska prokuror te drejte etj eter Shkoni e shiheni ku jeton Kryetari I gjykates Kushtetuese tere jeten e tij gjyqtar dhe flisni pastaj Pra ja qe paska …
Nuk marr ne mbrojtje GJYQTARET por GJYKATA ESHTE SKAJI ME I FUNDIT MEKANIZMIT TE KORRUPSIONIT I CILI PO JU MERR FRYMEN GJITHE SHQIPTAREVE…. MADJE KY SKAJ ESHTE ME I DOBETI PASI CDO VENDIM ESHTE I HAPUR I LEXUESHEM, I VERIFIKUAESHEM ,I APELUESHEM POR NE TE SHUMTEN E RASTEVE FSHEHIM THESIN E BERTASIM JA NJE KOKERR NE GJEPIN E GJYQTARIT….. MENDONI KUJT IA JEPNI VOTEN DHE KAQ ATY FILLON GJITHSHKA … FILLON QE NGA FAKTI SE KRYETARI I NJE PARTIE E QUAN VEHTEN PRONAR TE SAJ DHE DEPUTETET I CAKTON ME LISTE .. QE KETU KA MBARUAR GJITHSHKA PO NEJSE NUK E DI KUR DO ZGJOHET NJEHERE E MIRE KY POPULL..APO DO ZGJASE NE PAMBARIM LOJA ME TE E NE EMER TE TIJ…… ???????