Nishanet e Presidencës Nishani

11 Korrik 2014, 20:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Zyra e Presidentit ka gjetur kohë të shpërndajë një lajm se Presidenca po ndryshon simbolet e saj zyrtare, duke dizajnuar një shqiponjë më elegante dhe një përkrenare sipër saj. Ka dhe disa detaje të tjera që do plotësojnë kancelarinë e Presidencës. Nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë iniciativë të Presidencës, por me gjasa, një Presidencë që nuk lë dot gjurmë në punën e saj, me sa duket do të lërë gjurmë në letra dhe vula. Tani e tutje, kur të na duhet të kujtojmë çfarë ka bërë Bujar Nishani, duhet të shikojmë si ka qenë shqiponja me përkrenare tek koka e vendimit. E gjithë kjo, pasi ky President i pashembullt në historinë e shtetit tonë, nuk ka mundur dhe as do mund të lërë asnjë shenjë shtetari në ato zyra.

Ai ka pasur shansin e parë të madh një vit më parë, pas zgjedhjeve, të mbahej mend si President i bashkëjetesës të së majtës që erdhi në pushtet, me të djathtën, që ka kontrollin e institucioneve kryesore kushtetuese. Ai kishte shansin t’i ikte përuljes poshtëruese ndaj Berishës dhe të sillej si President. Kjo mund të linte një gjurmë që do të mbahej mend. Por në vend të kësaj, në mes të verës, një muaj pas zgjedhjeve, ai mblodhi gjithë institucionet kushtetuese dhe u bëri thirrje për qëndresë. Jashtë çdo norme dhe etike prej shtetari, ai u kërkoi kryetarëve të gjykatave, prokurorit dhe institucioneve të tjera të dekretuara prej tij, të rezistonin. Në mentalitetin e tij nuk kishte ndryshuar pushteti, por kishte zbritur armiku dhe kishte pushtuar zyrat.

Ai kishte më pas shansin të zbatonte të njëjtat kritere që zbatoi kur shkarkoi kryetarin e SHISH dhe emëroi Ajazin në vitin 2012, duke e arsyetuar se kryetari i SHISH duhet të punojë me kryeministrin. Jo vetëm që nuk e bëri, por u bë badigard i disa militantëve të Berishës, që ditën falen në xhami dhe natën përgjojnë kundërshtarët e Berishës në pushtet.

Mund të kishte lënë gjurmë në angazhimin e tij domethënës, për të mos diskredituar forcat e mbrojtjes nga akuzat për drogë të Arben Imamit dhe Sali Berishës, por t’i detyronte ata të çonin faktet në prokurori, nëse kishte. Nuk e bëri, por u bë palë me ata në një fushatë të inskenuar baltosjeje, deri tek ulja e avionit në Divjakë. Pas asaj, faktet provuan se njerëz të ish- pushtetit kishin bërë trafik duke përdorur bazat e ushtrisë kur ishin në pushtet, dhe donin ta përdornin këtë praktikë për të ngritur një stuhi para marrjes së statusit nga BE. Bujar Nishani heshti duke i hapur rrugë baltosjes. Bile bëri dhe gjeste më banale duke mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për avionin e Divjakës. Disa javë më vonë, kur policia filloi betejën e vërtetë kundër drogës dhe shkatërroi jo vetëm një plantacion gjigand droge në Lazarat, por i riktheu Shqipërisë sovranitetin dhe kontrollin mbi territorin, duke shkatërruar një zonë të lirë për krimin dhe personat në kërkim, ai heshti sikur t’i kish ndodhur ndonjë gjëmë, nuk i mbrojti policët që u qëlluan me plumba nga mafia dhe as tha gjysmë fjale kundër atij që sulmonte çdo ditë policinë, duke e quajtur operacionin në Lazarat “Operacioni Plaçka”.

Pra, ka shkuar dy vjet në Presidencë, dhe një vit në bashkëjetesë me një qeveri të majtë, dhe nuk ka lënë asnjë shenjë Presidenti. As guxoi të bëjë ndryshe nga ç’mendonte Berisha një vit më parë, as guxoi të bashkëpunojë qoftë dhe një herë me shumicën e re legjitime që drejton Shqipërinë.

Duke mos lënë asnjë shenjë si President, po përpiqet të lërë ndonjë shenjë tek dizajni i Presidencës. Vështirë do ta ketë ta mbajmë mend si President. Shumica e shqiptarëve do mbajnë mend vetëm atë pamjen e tij qesharake me mustaqe si sirian, dhe handikapllëkun e tij jo vetëm fizik, por dhe institucional. Nuk di si mund të shënohen këto tek simbolet e Presidencës, por më e udhës do ishte që Presidenca e tij të kishte në vend të përkrenares një palë mustaqe qesharake dhe të gjithë ta kuptonim se bëhet fjalë për “nishanet” e Nishanit.

45 komente në “Nishanet e Presidencës Nishani”

  1. jarem jarem says:

    Le te beje qejf dhe ca kohe haleja perversi Do mbahet mend si njeriu qe per funksionin qe i dhane trurin e vet nuk e vuri ne pune asnjehere megjithse dyshoj shume se ata qe evune e dinin qe skishte tru fare

    1. Devolliu says:

      Nishansakati është një i d i o t k l a s i k, është turpi i Kombit, duhet shporrur nga Presidenca një orë e më parë.

    2. CAJA E VAKUT TE TABAKEVE says:

      SKANDAL I PAPARE NE BOTE
      Pa u futur ne arsyetimin ç’nevoje kishte Bujar Mehmeti i Faikut nga Çameria te ndryshonte Flamurin Kombetar, nje kuriozitet qe nuk duhet t’i shpetoje asnje shqiptari:
      mes kthetrave dhe bishtit te shqiponjes, shihet qarte nje “B” ne te ty krahet!
      Ne komunikaten zyrtare te aprovimit te ketyre ndryshimeve flitet per “asnjanesine” e presidences “as e djathe e as e majte, por e gjithe shqiptareve”.
      Futja keqedashese e “B”-se per Bujar eshte skandal i papare ndonjehere ne historine e shteteve moderne.
      Eshte e nevojeshme nderhyrja e kuvendareve per ta demaskuar kete skandal dhe per ti rikthyer simboleve kombetare te drejten legjitime per te perfaqesuar shqiptaret dhe jo bujaret.

  2. baffo says:

    Je i madh MERO

    1. Shefqet Cela says:

      Mero vertet ewshte i madh, por ne kete ligjerate e ka nje gabim:
      “Veshtire se do mbahet mend si president”.
      JO, JO nuk do te harrohet kurre si KAPTER PRESIDENT, qesharak si ai.

  3. Bujari pa mustaqe says:

    Mero ,eke marre nishan sakte kete palo president .Turp per ne qe e kemi, turp per mazhorancen qe nuk i tregon vendin ku e ka ,turp per pd qe e ka bere lolo ,turp per gruan dhe femijet qe nuk e terheqin ne shtepi. Po mire o njerez, nuk i ka dy juriste te hajritppa kurs te plepat ,qe te qepin shkeljet ligjore te ketij te mbaruari e ta qerojne?

    1. Gjon Gjini says:

      Për ç’juristë flet zoti kmentues? Nuk e ke marrë vesh se i vetmi dhe askush tjetër, që ka fuqi mbi të është Berisha?! Ku ka jurist, polic, doktor a shejtan të ushtrojë ndikim mbi presidentin e paaftë mendërisht e të sëmurë fizikisht, kur ai është një kukull plasteline në duart e të sëmurit mendor Berisha!

  4. Arjani says:

    O Mero ,po ku i gjen keto thesare mor burre.Je nje margaritar i vertete i publicistikes satirike te Shqiperise.
    Kam per te mbrojtur doktoraturen me publicistiken tende BRILANTE!

    1. Petrit T. says:

      @Arjani

      Me keqardhje “vendet jane te zena”. Se shpejti botohet libri “Mbi satiriken e Mero Bazes ne publicistike”. Ne fund ka nje shtojce si tip antologjie, ku jane permbledhur vetem nje pjese e kesaj publicistike.
      Kopja e Precedentkapter Nishanit, ose Lolos, do te shoqerohet me oturak zingatoje, te tipit, ku ne fund te viteve ’60, veteranit M.M ne Kashnjet, i paten nxjerre per ta nderuar, pilafin.

  5. kolaqi says:

    Mero e ke qare.

  6. jani u.k says:

    Je i madh Mero te pakten na ben per te qeshur me mustaqet e kapter sirian Nishanlliu!

  7. Koco says:

    Zoti Mero keto denoncime monstruoze ju deshmojne shqiptareve se gjithekush qe ka sy duhet te shikoje ,kush ka mend duhet ta gjykoje, kete president sharlatan , karagjoz , te djallezuar e mafjoz. Turp

  8. Longari says:

    Nje dhjeraman me shume e asgje me teper.

  9. xhelal says:

    Si gjithmone, je i madh Mero!!!!!

  10. liqeni says:

    Me kujtohet Mero, qe kur e shpallen se do behej president,do jete nje president nen mesatataren,paske patur te drejte.

  11. shpetimi says:

    Pervec sa renditet ne shkrim, per shanset e humbura te Nishanit per te reflektuar per shume gjera, pasi mori postin e presidentit, ai ka humbur edhe nje shans tjeter reflektimi i cili do ishte shume domethenes.

    Ky shans konsiston ne faktin qe Nishani duhet ti rruaj mustaqet, dhe ti kerkoje falje shqiptarvet qe pranoje te ishte nje president kukull -karagjoz, dhe te jape doreheqjen menjehere.

    Ne qofte se do arrije ta beje kete, shqiptaret do ta respektojne si nje njeri me pa aftesi fizike dhe mendore.

  12. gjini says:

    O Mero,nuk asht sirian ,por prej Libie.Gadafin e ka pase kushuri nga baba.

  13. Besa says:

    Saktesisht i jane rreshtuar pislliqet qe ka bere.Do mbahet mend si presidenti me i peshtire……

  14. era says:

    Kapterr Jarin e vune president pikerisht per ate qe ai nuk mund te ishte president.Kapter do ishte me mire,te pakten nuk do ja….. mustaqet

  15. NjeQytetarOptimist says:

    E forte Mero..E klasifikoj ne grupin e amfibieve..

  16. vlora.aj says:

    Dhe sa kohe do ti mbaroj afati ktij pushti.

  17. Hasani says:

    Po nishanet e Nishanit jane sa per te thene se po merrem me dicka: http://bit.do/presidenti-Nishani-eshte-bere-nishan

  18. albani says:

    Z. Mero!

    Nuk eshte idea e tij, jo aspak! Eshte idea dhe detyrimi qe SaliBerisha i ben ketij burri!

    Ky po ben ato qe beri Sali Berisha sa qe kryeminister: Solli ne Shqiperi te gjitha sımbolet e Serbit, ne Flamurin e Shqiperise – shenja e kombit shqiptar, ne Shqiponjen e Shqiperise. E njejta gje eshte edhe tani. A e kuptoni domethenien e kesaj: Eshte kod ı fshehte! I thote Serbise se megjithese Saliu iku, sherbimi ndaj Serbeise mbetet, jo me Saliun, por me presidentin e Republikes!

    Ja, kjo eshte domethenia me e fundit e Nishanit Mustaqeli. Dheju te Temes kerkoni nga ai qe te lere ndonje gjurme si President! Po ky eshte turpi me i madh qe i kandodhur Shqiperise gjate gjithe hiatorise se vet: Nishani prsident! Turp dhe fatkeqesi!

  19. Toni says:

    Po iken dhe ti plaku mere me gjithe tespie e tosum……..

  20. Tradita says:

    Nese qendron deri ne fund Bujar Nishani do te mbahet mend qgqjate si nje burre shteti qe nuk lejoj te instalohet edhe nje here ne Shqiperi diktatura e proletariatit,rilindja e enverizmit te prktikuar ne kushte te tjera ala rus Putin-medvediev.
    Ku eshet shansi i tij.shpresoj te arrije te ndale kete rruge te rrezikshme te dyshes Rama- Meta

  21. Besa says:

    Artikull brilant te ben te qash e te qeshesh,kur shef cili eshte presidenti I vendit,sa turp pse jemi kaq te pa fat.Ne bejme 2 hapa para
    e nje hap mbrapa,ky do mbahet mend per cfare thote I nderuari Mero ne vend te perkrenares nje pale mustaqe dhe te tjeret do thone jane “nishanet” e Nishanit.A ka ligj ta kaloje per terapi intensive qe te shpetoj Ai dhe Ne.

  22. retrospektive says:

    Nuk kam ndermend te komentoj paçavure te tilla, vetem desha te thoshja se ndjej keqardhje deri ne kufijte e peshtirosjes per ty Mero. Mund te shkruash çte duash, por kur arrin te permendesh me sarkazem handikapin fizik te nje personi kushdo qofte ai, duhet te pregatitesh per ndeshkimin e pashmanshem qe do te vije nga zoti.

  23. kushtrimi says:

    Athua e lexon Nishani Temen??? Apo vetem RD-ne?!!

  24. Pëllumb zaimi says:

    Nje shkrim qe ka brenda realizmin,sarkazmën,ironinë dhe butaforinë presidenciale. Autopsi e saktë. Merua po ecen shumé para me gazetarinë e tij kritike ndaj fenomenit “koburet politike”? Nderime autorit!

  25. deti says:

    Keti presidenti nuk dim kush ja lan B. se ai vet se lan dot.

  26. fshatari says:

    hahahahahaaaaaaaaaa o Mero po qesh qe ne `sabah`-thote Nishan Suniti

  27. marku says:

    jari kaqene student shembullor ne akademi, kaqene edhe spiuni i komisarit te batalianit,eshte servil ilindur Ne shkurtin e 91 ka qene me shoqaten per mrojtjen e figures se ENVER HOXHES kete edine mire te gjithe studentet e oficeret e asaj kohe ne akademi

  28. Hosteni says:

    Këta janë të gjithë, “fekalet” e Saliut, por që akoma janë “përjashta” dhe ndotin ambientin…

  29. nga larg says:

    Mero respecte nga larg ..mos tu lodhte ajo mendje e mprehte per te miren e Shqiperise . te rruajte zoti

  30. Lisi says:

    O Mero, a jane Berisha dhe Nishani te krahasueshem me personazhet tragji-komike , Don Kishot dhe Sanco Panco te Servantesit te madh?
    Bile jane me qesharak se s’mund te kethehet bota mbrapa ,ne shekullin e 21, me “Shpata me helm” ose ” Cadra bajonet”,etj..

  31. qytetar says:

    PO TE BERI ZOTI ME SHEN JE NJERI I KEQ.
    KETA KAPTERRET QE KAN MBARUAR NE KOHEH E DIKTATURES,
    JANE DEPERSONALIZUAR TE GJITH.
    ATYRE I ESHTE MESUAR TE BEJNE VEPRIME BINDESE
    NDAJ EPRORIT ME RREGULLOREN E QENIT.
    DEPERSONALIZIMI LEJON TE VEPROJNE VETEM INSTIKTET TEK KETO NJEREZ.
    EDHE MBROJTJA QE I KA BERE BUSTIT NE 1991 KA QENE INSTIKTIVE.
    PER KETE SHTET E SHOQERI ESHTE NJE FYERJE E MADHE.
    POR INSTIKTIN PER USHQIMIN E KANE TE FUQISHEM,

    ME NDRRIMIN E SIMBOLEVE FITON 50.000 DOLLAR.

    1. Komiti says:

      O qytetar gomar? Komenti më idiot që kam lexuar ndonjeherë është ky juaji?

  32. Ar hahsha says:

    Po a ‘musteqet e nishanxhiut’ eshte problemi dites o zotni gazetar?

    O milet, po a me daulle cpume prisni te rilinde ky vend ?
    Eeh e mjera Shqipni!

  33. ARBEN says:

    Mero ka te drejte kur flet per vasaliteti e plote te mustaqe miut Nishani karshi Sales.Bujari ashtu eshte mesuar, ai eshte rahur qe i vogel si kulish qeni.

  34. AlfaDE says:

    Parlament ! Lutemi duke rene ne gjunje : Hiqeni qafe kete mysybet presudenti ! Eshte turpi botes !
    Karagjoz, medioker, vasal i peshtire, servil i Serbit , antikapat, ulok, sakat …. una merda ! Jashtqitje
    e kombit shqiptar !
    Z. Mero, artikullin per kete vemje e ka thare ! Te lumte pena !

  35. ilir says:

    O Mero, u merove a derebardhe…!! Leri fantazite e na ndrico pak mbi keta deputetet ish te denuar ordiner. Jane keta qe qeverisin tani e kushedi deri kur. Bej punen tende Mero bardhi, leri verdiktet e zbulo faktet

  36. Petrit says:

    Z. Mero. mire e ke thene ne fund te shkrimit qr ne vend te Perkrenares te ishin mustaqet e Nishabit,por te varura poshte ku ne njeren ane te qendroje i varur flamuri i PD dhe ne anen tjeter koka e S.B

  37. Koco says:

    Po Ceshte ky turp ,Ndryshimi dhe deformini i simboleve jam i bindur qe eshte Tradheti Kombetare e cila nuk duhet lejuar dhe duhet nenshkuar. Si qytetar Apeloj i drejtohem Kuvendit te Shqiperise Ta mare urgjentisht ne analize e shqyrtim kete veprim anti shqiptar , djallezor dhe te pa precedent ” Ku Shqiponja dy krenare me numurin e percaktuar te Flaterave, deformohet duke e shendruar ne nje Sore , ne nje Korb po pende me dy koka ” qe nuk ka asnje ngjasim e lidhje organike e Shpendin emblematik simbolin e Kombit tone ” Zhgaben me Dy Krere ” Jo ky Korb i cili perfundoj ne kosh te plehrave nga vend ndodhje e tij ne zyren e ish Kryeministerit anti shqiptarit Sali djall Berishes . turp i pa kaperdire per te gjithe ne shembelltyre e tiranise,Satrapit Zogollian .

  38. çeço Selimi says:

    Presdenti Nishani do te jete presidenti me gjurmelenes ne historine e presdenteve shqiptare si ushtar besnik i Sali Berishes, si presdent qe ka mbrojtur korrupsionin ne drejtesi dhe si presidenti me problematik qe i ka sjelle shume deme shtetit shqiptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje