All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Për të kuptuar bizneset e “argitave”!

17 Korrik 2014, 20:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Rrjeti i gazetarisë investigative ballkanike, BIRN, ka rikapituluar gjithë historinë e shkëlqimit të studios së avokatisë së Argita Berishës prej vitit 2005 deri sa babai i saj u zbua me 1 milion vota nga pushteti. Gazetarët kanë riverifikuar dhe denoncuar me dokumente, faktin që e bija e Sali Berishës ndërtoi një zyrë për të shitur pushtetin e babait të saj “në rrugë ligjore”, duke u bërë kontakti i vetëm i çdokujt që donte të bënte biznes në Shqipëri prej vitit 2005.

Faktet janë tronditëse dhe të verifikueshme lehtë nga agjencitë e pastrimit të parave apo krimit ekonomik, edhe pa ndihmën e gjumit të thellë që përdor si imunitet prokuroria shqiptare.

Por përtej këtyre fakteve, ka një arsyetim logjik për këdo që përpiqet të mbrojë “dispeçeren” e pushtetit të babait për tetë vite.

Në Shqipëri ka plot studio avokatie, që merren me konsulencë ligjore dhe finaciare. Ato më të famshmet, janë të konsoliduara si sh.p.k apo sh.a, kanë zyra dhe adresë stabël, kanë avokatë të njohur dhe një histori në punën e tyre. Ata nuk kanë periudha shkëlqimi dhe rënie, por kanë bilance reale.

Për të kuptuar sa politik dhe joprofesional ishte biznesi i Argita Berishës, mjafton të shikoni se ajo punoi si person fizik dhe ndante një zyrë që e kishte pronë të saj, me tre avokate të tjera, po ashtu persona fizikë, dhe që shisnin vetëm tabelën si studioja Malltezi and …

Pra, ajo nuk mendoi kurrë të bënte një zyrë juridike apo një kompani serioze, por thjesht të bënte para.

Ata që kanë pasur fatin të paguajnë haraçin e pushtetit tek ajo, po ashtu kujtojnë që ishte një avokate e dobët, për të mos thënë konfuze dhe e pazonja për të të dhënë një ndihmë reale juridike, por më e afta për ta ta fshirë çdo problem me pushtetin.

Ajo e ndërtoi biznesin e saj jo mbi baza profesionale dhe afatgjatë, por si një projekt të shpejtë, për të bërë para në emër të pushtetit. Kjo është arsyeja që sot ajo nuk është më avokate, por gëzon milionat e fituara nga ky operacion.

Dhe ky është një tregues logjik se pse nuk kemi të bëjmë me një avokate, por me një seksere të pushtetit. Nëse do të kishim të bënim me një avokate, do ta kishim sërish avokate, me të njëjtin ritëm pune dhe klientë si shumë studio të tjera avokatie që funksionojnë në Tiranë.

I njëjti kriter logjik të çon më lehtë tek bizneset e Familjes, vetëm nëse ndjek reagimet e Berishës. Berisha është ndoshta denoncuesi më i madh dhe shpesh mbështetur vetëm nga thashethemet, kur është në opozitë. Por ai është gjithomonë një gojëkyçur kur vjen puna tek interesat e Familjes së tij. Nëse doni të shikoni ku i ka pronat dhe paratë Sali Berisha, shikoni për çfarë hesht ai. Sot janë në protestë dyditore rreth katërqind biznese tek tregu i ish- Uzinës Dinamo. Janë në një protestë reale, të egër dhe të drejtë, pasi një politikë klienteliste që ka bashkuar qeverinë qendrore me qeverinë e bashkisë, po i nxjerr në rrugë me dhunë. Mendoni se Sali Berisha do kishte heshtur për të qenë në krye të tyre, nëse ky projekt nuk çon ujë tek Familja e tij? Kurrë! Shikoni sjelljen e tij me pallatin 18- katësh tek lulishtja e Vëllezërve Frashëri. Ai ka qenë luftëtari më i madh kundër atij pallati, edhe kur ishte kryeministër. Iu dha fjalën autoriteteve zvicerane se nuk do ta lejonte kurrë të ndërtohej. Kundërshtoi vendime pas vendimi dhe ia doli ta ndalte deri në vitin 2012. Pastaj sekserët e Familjes së tij, bile brenda shtëpisë, iu afruan ish- ndërtuesve, bënë marrëveshje për ta kaluar biznesin tek ata, dhe me një VKM jo vetëm që u lejua ndërtimi, por u bë brenda tre muajsh që ai humbi pushtetin.

Shikoni si ulëriti Berisha për atë që quhet pallati i vjehrrit të Bashës në Vlorë, që në fakt ishte i “vjehrrëve” të Bashës, dhe shikoi si nuk ndihet kur bashkia dhe qeveria zbrazin brenda ditës një treg me 400 tregtarë, për ta çuar në një treg tre herë më të shtrenjtë dhe tre herë më larg për ta. Shikoni si ai kanalizoi vrasjen e Santos si paaftësi të policisë (dhe dukej shumë i gëzuar për këtë), ndërkohë që një bankier vritet gjithmonë për ato që di dhe ato që ka bërë me paratë e njerëzve të fuqishëm në vend. Familja më e qetë pas vdekjes së Santos natyrisht është familja e Sali Berishës, pasi ajo së paku ka një dëshmitar më pak, që nga historitë e shitje- blerjes së ARMO-s e deri në aferat e tjera financiare në vend.

Ndryshimi thelbësor mes bizneseve të ndershme dhe bizneseve politike, janë se bizneset politike janë kërpudha që i ngjiten pushtetit dhe ikin me të. Bizneset e vërteta janë ato që mbijetojnë në të mirë dhe në të keqe, pasi mjet jetese kanë vetëm punën. Bizneset e Familjes tani kanë vetëm një hall. Halli i tyre është si të gjejnë “argitat” e reja të pushtetit, dhe t’i mbrojnë bizneset e tyre qoftë dhe duke falur diçka. Dhe kjo është një sëmundje që nuk ndalet, nëse nuk ndërhyhet me ligj dhe përmes institucioneve dhe agjencive tona të hetimit, për të parë çfarë ishin në të vërtetë bizneset e tyre.

All - ArticleEnd - 1

52 komente në “Për të kuptuar bizneset e “argitave”!”

  1. erjon says:

    Po mire O Mero dakort jemi. Po pyetja eshte,
    ku eshte drejtesia e RILINDJES????

    Sepse keto gjera i kemi lexuar me mijera here,
    Rama pse hesht????

    1. - homeri- says:

      — lexoi prape se e kemi kujtesen e vogel ….rama nuk eshte plotesisht ne pushtet , ai e ndan ate me ca hajdut shume te medhenj te lsi … jane ata qe kane interesa ne keto bisnese dhe qe kane marveshje me sali berishen … te shpetova nga burgu , por me mbro mua dhe familjen time kur nuk do te jem ne pushtet… nuk ka reforme ne drejtesi … dhe po u be ne te do jene njerezit e METES , te vene nga nje pis i pisave si SPARTAK BRAHO

      1. erjon says:

        -homeri-
        Kejo qe thua ti eshte histori e vjeter.
        Nuk e ka fajin e Enveri por tradhetaret si
        Koci xoxe, Beqir Balluku, Mehmet Shehu,Kadri Hasbiu.

        As edhe nje here faji i udheheqesit.

        Po si nuk ju vjen turp,, dhe justifikoheni se eshte
        faji Ilir Metes. PO a nuk hengri ngjalen ne gjirin
        e lalazit me Ilirin,,Rama?? PO a nuk qe po Rama
        qe e ftoi ne kualizion Meten??? APO NUK I DINTE
        KETO RAMA KUR I BERI FTESE.

        Ti leme ato qe kam shkruar siper dhe ti hedhim poshte,
        dakort,,, po me 84 votat cfar behet, se u ulerit me te
        madhe kemi fituar,, ku eshte fitorja?? qe te degjojme
        se si tall lesht Berisha ne parlament??

        Populli votoi se deshiron drejtesi ooooo homeri, a e
        kupton se pa nje sistem drejtesie eficent nuk behet
        shqiperia.

        Pse votuan 1,000,000 milion shqipetare? per te
        zevendesuar nje qelbesire me nje qelbesire tjeter.

        1. Viktor says:

          Mero boll se je bere bajat, nese tregu do mbyllej per interesa te Berishes ai do e kishte bere vete sa kohe ishte ne pushtet dhe nuk do priste qe kete qoke t’ja bente Edi Rama. Ben mire t’u thuash lexuesve kur shkruan se pronaret e pallatit tek vellezerit frasheri kane fituar plot 18 milione euro ne Strasburg che VKM e Berishes eshte ne thelb nje marreveshje qe pronaret te zhvillojne pronen sipas lejes se marre nga Rama dhe mos fusin ne thes 18 milione euro nga taksat tona sipas vendimit te Strasburgut. Mllefi te ka zene syte dhe mendjen por zgjidhja nuk jane genjeshtrat.

          1. enio says:

            hahahahahahaha sa kam qesh me kete shkrim

            Nuk merret me ate qe po mbyll tregun po thote pse nuk flet ky tjetri qe Rama po mbyll tregun.

        2. anticensurë says:

          erjon
          1 milion përqind të drejtë!!
          rama nuk mund të jetë zogthi më strofullën e dhelprave!!
          ai me të vërtet është zogth,por zogth dhelpre!!
          përndryshe do të ishte një vakt i tyre!!
          dhelpra dhelprën se ha!!

      2. Arian says:

        200% dakort me ty homer

      3. beso says:

        @homeri! Perfytyro nje ndeshje mes dy skuadrave dhe mizerine e tifozeve ne stadium.Te tjere luajne kembet e te tjere rrihen per skuadrat e zemres.Per skuadren qe fiton gezojne me shume tifozet sesa lojtaret profesioniste,biles baret mbushen plot e varda birrat e cocktailet.Pak A shume kjo ngjet edhe me politiken,e cila nuk ofron me avenire per masat e gjera,por shikon rezultatin personal,pa qene nevoja te beje as loje te bukur.Ose thjesht fare,nuk i futet me njeriu i urte dhe i mencur politikes,se jo vecse aty ka shkelma,por edhe nuk mundet dot.Duhen shume para,sponsore,vendas e te huaj.Ne optiken time E.Rama do qe te mbetej ne histori dhe ia arriti.Edhe Berisha eshte ne histori,edhe Nano,edhe-futja kot-ajo deputetja studente e LSI qe s’e di si quhet e kush eshte e nga eshte.Duam histori ne?Keta jane historia…Por Edi Rama ka nje te mire,qe ai flet me poetikisht sesa deputeti i cameve-si è ka emrin-dhe kjo quhet goxha tiro ne mungese te golit…E.R. do mesohet me pushtet dhe do beje shkembime me te tmerrshme per hir te pushtetit e kollaj te justifikohet.Do thote qe ishte shume i madh per vendin e vogel qe e komandojne te gjithe ambasadoret me celular- e ne fakt cfare mund te bejne shtetaret me teper seaa te shohin hallet e tyre?Se hall eshte te jesh edhe pasanik,thone italianet,kush ka buke s’ka dhembe e kush ka dhembe s’ka buke.Fola kaq gjate per te mos thene asgje.Kjo eshte loje skuadrash,nuk luajne per ne..Luajne per vete,ndonjeri per para,ndonje per fame,per t’ia kaluar Ndre Mjedes apo Lazgushit.Jane lart,jane te”zgjedhurit” ata qe japin mendje,qe duan veshe qe degjojne dhe jo goje qe prorestojne…Kane televizionet ose oportunisht i bejne per vete,kane shtypin e tyre dhe zyrat e shtypit,kane shtetin me nje fjale,jane “shteti”.Ne caprashisim ne forume,duam drejtesi,shoqeri humane;por harrojme qe thjesht kemi bere tifozllek,kemi gezuar kot ne delir.Ndeshja s’behej per ne è as do behet.Ne France U festua marrja e Bastijes,vec faktit qe U cliruan ca te burgosur,gjithshka tjeter qe deluzion.Pak a shume kjo ndodhi edhe ne 23 qershor,U cliruam nga propaganda mizerabile e berishes,mbushem lokalet,festuam dhe me aq U mbyll festa.U harrua fare fakti qe ndeshja quhet e fituar kur ben nje gol me shume se kundershtari,por historia U beka edhe pa gola.Lum ata qe i mori historia,pa populli ate pune ka,s’i mbarojne hallet.

        1. - homeri- says:

          – cdo qytetar eshte nje tifoz i shtetit te tij….

        2. retrospektive says:

          Interesant aresyetimi yt Beso. Fatkeqesisht jane shume te paket ata qe mund te aresyetojne keshtu.
          Ndersa une jam akoma me pesimist. Mendoj se populli e ka humbur ndeshjen me politikanet shqiptare, nje here e pergjithmone. Populli eshte ne nje pozicion qe nuk ka nga tja mbaje, pra eshte i detyruar te votoje “te keqen me te vogel”. Dhe keshtu do vazhdoje pambarimisht, nqs nuk zgjohet dhe te marre ne dore fatet e veta. Kasta politike e te gjitha ngjyrave eshte kthyer ne gjakpires dhe varrmihesit e tij.

    2. INCESTI says:

      … Ulëret sikur të ketë pasur ndonjë femër tjetër, që nuk ia dimë, brenda asaj shtëpie ku nuk shkel kurrë…
      http://goo.gl/JGShxr

    3. Ciniku says:

      Sepse ti Erion dhe 1 milione te tjere ose u mashtruat ose zgjodhet te keqen me te vogel. Ndersa Rama zgjodhi karriken e vete ne emer te lirindjes me shokun me bllok ne dore.

      1. Sarkastiku says:

        Jo more! Duhej to bashkohej grupit te Salucit.

        1. Ciniku says:

          Kembanat bien per ata qe kane veshe.

    4. matteo says:

      Demokracia eshte e mire, po ka nje te keqe te madhe: kur nuk ke prokurore e gjyqtare te afte e te paster,eshte shume e veshtire t’i zberthesh aferat korruptive. Ai qe e dinte se do ta humbiste pushtetin, i mori mire masat, duke kapur te gjitha pushtetet e , sidomos, ate te drejtesise.

      1. jani says:

        po mateo,ama te gjitha punet e mira nuk vijn brenda nates,kadal beg se ka hendek thon nji fjale.BIRN-i po ben punen e vet kurse Meroja edhe me te madhe, sepse keto qe botohen nuk kalojne aq leht pa hetim.Mero si Eliot Nes

    5. Hysni Dajaku says:

      Po ku je o Mero Baze
      O heroi I fjales lire
      Mos e bej gazeten Tema
      Letter bythen per te fshire!!!

      Mos ja fal shpirtin pushtetit
      Se ka te tjere plot
      Per nje burr qe shkruan drejte
      Shqiptaret po qajne me lot

      Ket gazete qe ngrite vehte
      Ne te mire te shqiperise
      Mos e bej Balt fare
      Mos ja fal Erion Velise

      Mero ooooooo!!!!!u be nje vit o burr I dheut e po te duket qeverria e sotme sikur eshte akoma ne opozite!!!!!!!!une rrall komentoj se nuk me Len hallet,meqense komentet kontrollohen para se te botohen nga ata qe te kontrollojne edhe Ty…me bej nje nder te vockel,mos lejo mbas komentit Tim ,komente nga ata qe paguhen nga taksat e shqiptareve!!

    6. Ore e more vesh qe Familja Berisha eshte e Tera e korruptuar dhe per masa te medha fallsifikimesh ,hajdutlleqesh,mashtrimesh e tj.
      Po si mund te durohet me qe te vazhdojme te flasim per keta kriminele akoma?
      Tani puna e tyre u be boze.Njerzit kerkojne rreagim te shpejte.Ka ardhur koha qe te mos pjerdhni per Llallen opo lloit te llalles,por merrini e u vini prangat.
      Amerikanet thone:Enof is Enof.Boll me.Edhe sa kohe do te presim.Mos hezitoni.VEPRIM,

    7. lisi says:

      Po ti kungull,akoma s’e kupton qe rilindja ka vetem celat e kashtes tani me ligjet qe ka bere ai palaco?
      Duhet shume pune per te hequr ato ligje nje here qe te mund te futet ridja,me qe keshtu e do ti .Kopan!

    8. Vizioner says:

      Lajmi i fundit nga gazeta Bild:

      Kapiteni i perfaqesueses Gjermane jep doreheqien.
      Nuk do te luaje me per Gjermanine.
      Konfirmon Keshilltari-Menexheri i tije.

      WM – Hammer: Lahm nie mehr in Nationalelf!

      Das ist der Hammer: Philipp Lahm hat sich entschlossen, seine Karriere in der Nationalelf zu beenden. Der Kapitän der Weltmeister-Elf werde nie mehr für Deutschland auflaufen, bestätigte Lahm-Berater Roman Grill gegenüber der Nachrichtenagentur dpa einen Bericht der “Bild”-Zeitung, die unter Berufung auf das “Umfeld der Nationalmannschaft” den Rücktritt vermeldet hatte.

    9. fatmiri says:

      Erjon;te ta jape une pergjigjen, megjithese nuk e di çfare njohurish intelektuale ke. Rilindja nuk zoteron asnje drejtesi si pushtet te pavarur. Ai, pushteti i drejtesise eshte ne dore te Sali Berishes qe nga gjyqtari i thjeshte i plepave e deri tek i thençin presidenti Bujar Mehmeti. Por ma merr mendja se kjo pune do te zgjidhet atehere kur drejtesi te jete me te vertete e pavarur. Mafja ne drejtesi qe komandohet nga mafja serbe dhe ka nje game te madhe te aseteve njerezore, te inspiruar dhe drejtuar nga Sali Berisha, ka akoma pushtet te plot ne Shqiperi.

  2. lili says:

    Bref,vazhdimsi…

  3. Drini says:

    I sakte Homeri

  4. Michael says:

    Kurajo eshte te merresh me ata qe Kane pushtet dhe mundesi te abuzojne me te – te tjerat Jane bla bla bla
    Reflekto sa Nuk eshte vone qe Tema te behet si 55 !
    Shif me kuraje komente tre Bracen dhe Nacon dhe….kthjellohu se po u more me pallatet ish k/ bashkiaku – sipas edhe Velos- renoi Shqiperine dhe…aktualisht jeton ne Zonen me te renuar te Tiranes / mbi grope septike !!!

  5. shpetimi says:

    Ne kete shkrim nder te tjera permendet dicka shume me interes per lexuesin, dhe qe eshte me se e vertete. Citoj ;

    (Halli i tyre eshte si te gjejne “argitat” e reja te pushtetit dhe te mbrojne bizneset e tyre, qofte duke falur dicka).

    Nje shembull shume konkret i fillimit te gjetjes se
    ketyre “argitave”,eshte rasti i gjetjes se gjuhes se perbashket pushtet lokal-Qeveri, per tregun e Uzines Dinamo.

    Te shohim edhe argitat e tjera.

  6. andromaqi says:

    Iliri, Iliri aty është e keqja. Ilir floriri është amortizatori ndërmjet Salës dhe Ramës. Ai i ujdis punët. Apo s’kontrollon dhe drejtësinë tani përmes Brahos dhe Naços. Prandaj rri i qetë SB sepse edhe po e humbi ai kontrollin e merr situatën në dorë Lirka dhe dihet afeksioni i madh që ka Lirka për viçidolsin. Dhe Edit i mbeten në çdo rast çelësat e kashtës në dorë.

  7. ÇIMI says:

    Deri tani (ne 300 ditet e qeverisjes Rama) kemi pare shume zhurme dhe asgje. Bisneset Argita po vazhdojne te lulezojne. SHRSF “EUROGJICI” u be Prefekt ne Kukes qe te nxjerre leket qe hodhi ne fushaten e 23 Qershorit dhe hajde mos e beso po deshe. Deri dje merrte para nga institucionet shteterore me shrsf tani i paguajne edhe rrogen e prefektit. Hajde Rilindje hajde. Besoje me po deshe kete lloje politike qe kemi ne shqiptaret.

  8. Mani says:

    Me vjen keq per interpretimin qe beni ne adrese te atij qe deri tani ka shkelqyer me iniciativat e diplomacine e Tij.Nuk eshte asnjeri nga Ne te deshifroje Edi Ramen.Deri me sot te pakten kjo eshte vertetuar!Per tu afruar me shume me realitetin po ju jap disa shembuj:A sishim Ne se bashku me Berishjanet qe s’lame gje pa thene e pa bere per te mos u bere Rama kryeminister si njeri qe nuk ka ndonje ndryshim nga Berisha e pianeci Nano!A nuk ishte ai qe me veprimet e tij te matura e me nje pjekuri te ralle u beri balle te gjitha ketyre baltosjeve deri sa shporri nga ajo seli qe Berisha ne 2014 Kish vendosur ta privatizonte(KM),a nuk ishte vendimi e zgjuarsia e tij qe beri kualicionin me LSI(jo me Meten,kush ka tru ta kuptoje)per ta rezuar te betonuarin ne pushtet Sali Berishen.Nje gje eshte e qarte ne driten e diellit qe Edi Rama po punon ne nje fushe te minuar nga te gjitha anet duke konstatuar ku jane minat,kush i ve e nga duhet te kaloje.Rruga e tij eshte tejet e veshtire por krenare e largepamese me te vetmin objektiv qe Shqipëria e nekembur prej mese 24 vjetesh te rimare vehten e ti bashkangjitet shoqerive me te emancipuara si te vetmet garanci per te shkuar perpara.Ai shikon e ndigjon shume e flet pak;Ai per momentin ruan ekuilibra qe ndoshta nuk jane edhe ne interesin e tij vetem e vetem per te aritur thenien e Tij burrerore “Akomas’keni pare gje”.Mos e pergojoni duke u bere pale me halabaket e ketij vendi qe me beshtymat e tyre kane nxjerre shume njerez te ndershem e atdhetare nga politika.Le ta leme e ta mbeshtesim per ti dhene kurajo ne detyren e Tij te veshtire por fisnike.Mos ta humbasim kete shanc se bashke me te pasketaj do te digjemi edhe Ne brenda!

    1. MANI-MANI TE NA ROJE KOMANDANTI I RI QE PO U TREGON VENDIN BALLISTO -IMPERIALISTEVE ROFTE 70 VJETORI I SKLLAVERISE NGA PERANDORIA E KUQE ORTODOKSE ROFTE JUGOSLLAVIA POSHTE KOSOVARET QE DUAN TE NA PUSHTOJNE ROFTE JANULLATOSI SHPETIMTARI I KISHES ORTODOKSE HEROI I KOMBIT SHQIPTAR ARMIK I GREKERVE

  9. ARUSHA says:

    zotni Mero Baze mbrohu te te mbroj ; ka thene i gjithfuqishmi per te paralajmeruar se Ligesia Njerezore eshte e pa fre !

  10. pesimisti says:

    SHKRIMI eshte I mire I sakte dhe me argumente bindese por nje problem del ketu a eshte ne gjendje RAMA te godasi keta ish qevertare qe u pasuruan ne menyre te pandershme,kur vete EDI RAMA eshte ne qeveri me nje hajdut sic e quajti ai meten ne videon e famshme te tij.PER mua rama nuk do ti godasi ata jo se ka frike nga ata por ai do te vjedhe per vete e keto shkrime ia servir ne turi si presion qe te rrine urte.

  11. turi says:

    JAM dakort me homerin per pisin e pisave.

  12. Reo says:

    e kane zaptuar territorin ne cdo pellembeç http://bit.do/bizneset-e-argites

  13. rrnoft Pi Di,ja says:

    Komentuesi,Mani! eshte me se i sakte,ose me mire perfekt ne ato qe thote. …..Mos ta humbasim kete shans se bashke me te pasketaj do te digjemi dhe NE brenda.Do te thoja nje koment i persosur.

  14. AlfaDE says:

    ”Erjon”, eshte shume e veshtire te shkaterrohet mafia ne pergjithesi, ndersa mafia e Sali Kriminelit eshte
    jashtzakonisht e veshtire . Argumentat jane te shumta por e vecanta eshte se mafia e Saliut eshte shume
    agresive e kriminale, nga ana tjeter , kjo mafia eshte nga nje zone e ”Padrinos Shqiptare ” , jane kamikazet
    qe per Bacen jane gati t’i vne flaken Shqiperise, nga Vermoshi ne Konispol,sic bene ne vitin 1997, vrasjet e
    panumurta qe i dine i madh e i vogel ne Shqiperi . Keta kriminele edhe kur kapen e hetohen nuk kallzojne
    asgje sepse po te bashkepunojne me hetuesine kane friken se mafia i zhduk nga faqjae dheut permes li-
    dhjeve mafioze ……..

  15. Gjergji says:

    Shume sakte Mero, por ke bere vetem nje gabim. Pallati 18 katesh nuk ju dha leja me VKM te qeverise. U dha me vendim te gjykates se Strasburgut, Mullai dhe te tjere kunder Shqiperise, dhe ka qene kryeministri aktual qe ne menyre te paligjshme i pezulloi lejet ne kohen qe ishte kryebashkiak, ketu e gati 10 vjet me pare, dhe tashme sa ka mare pushtetin qendror ka filluar prape presionet permes INUK qe e ka ne dore per te penguar e pezulluar punimet ne nje pallat te ligjshem te dhene me vendim gjykate e cila nuk mund te preket nga interesat klienteliste te pushteit te sotem apo te djeshem.

    Meri te gjithe faktet e plota dhe pastaj bej shkrime editoriale qe influencojne opinionin e lexuesve Mero se pastaj kthehesh ne gazetar thashethemesh, gje per te cilen akuzon Berishen.

  16. Familja HYSA says:

    A e dini se Saliu , ka ndihmuar Aleksander FRANGAJ dhe Ylli NDROQIN (Pasmaciu) mbiemri i vertete i Yllli NDROQIT per t`ju marre pronat e kthyera me force qe bashke me bashkine e Tiranes qe gjoja me nje projekt fantazem te bere nga dy televizionet si TV KLAN e TV ORA NEWS dhe qe sot e kesaj dite shqetesimet e familjes HYSA nuk kan te sosur. Mire kur ishte Sala, po tani!.

  17. thoma says:

    Mero do besh mire qe gazeten Tema ta quhet gazeta Rama, po mjaft se u lodhe se lepiri bythen e Rames, boll me me Berishen se u bere fare legen

  18. turi says:

    Aaaaaaaa sa e bukur aaaa. Hallall Mero per ate mendje te mprehte. BERISHA PSE HESHT TANI QE NUK KA LEVERDI. PO BERISHA BERI NAMIN PER PALLATIN E VJERIT TE BASHES,PO QE NE FAKT QE E VJEREVE TE BASHES.E BUKUR DHE E KRIPUR

  19. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, duhet ta kuptosh qe keta kane bere kaq shume pasuri, saqe edhe Prokuroria e Republikes se Shqiperise nuk kane jo vetem goje, por as kurajo qe te ndjeki penalisht keta as edhe gjyqtare qe INSTITUCJONI PERKATES (ILKPD-ja) per ceshtje evazjoni. Keta jane cekici qe mban ne nje pushtet paralel nje opozite (te pameritueshme nga morali dhe nga vota popullore) qe mban peng sistemin e drejtesise. Keta edhe tani qe flasim po lene njerez KRIMINAL rrugeve me arrest shtepie (rast konkret i Qimes)..Lirojne njerez rrugeve dhe ai merr kallashin dhe vret njerez te pafajshem dhe kjo opozite thote po rrenohet siguria e qytetarisht..Sigurisht, edhe prokuroria fle gjume. Ky prokuror nuk ben Mero..Nje prokurori mediokre qe merret me denoncime vjedhjesh, thyerje xhamash etj etj gjera te klasit te 2-te kriminale..Nje nga prokuroret me te dobet qe ka pasur Shqiperia nga pluralizmi..Ky ose eshte shume i zgjuar (i korruptuar) ose eshte budalla (qe ka frike te bej punen e tij..

    Reforma duhet jo vetem ne KLD, por edhe per Prokurorine e Republikes se Shqiperise..

  20. Neri says:

    Ore Mani, po ky Rama nga qielli zbriti? Po ato lejat e ndertimit ne Bashki, si ta merr mendja ty Mani si jepeshin. Badiava? Po ate huqin e bukur qe fyen e shan ata qe ke nen vete si te duket ty Mani. Normale? Po ato historite qe ja ka faktuar Merua tend ( se Merua thote vetem te verteta, apo jo)per mardheniet e tij familjare,si te duken ty Mani? E ke lidhur ne vend te lig mushken e besimit te njeriu i duhur o Mani.

  21. Daulle says:

    Gjithe rilindoret bejne alibine si edrama: ——fajin e ka saliu,
    —- KM e ndan pushtetin me hajdut shume te medhenj te LSI qe kane interesa ne keto bisnese
    dhe qe kane marveshje me sali berishen ( kjo, sipas Homerit dhe shuume rilindore)
    Atehere s’ka me i miljon qe mbeshtesin po nje kope qorra- homeresh
    qe na knojne kete kujen dhe justifikojne edramen
    Dtth ne duhet te marrim vajin te tere qe 2 Kucedrat (shpellar babaLikia) na ka zene UJIN, uhuhuuh…h.
    O homer & Rilindoqorra t’ mavijos, me ket qe thu ti, edrama ka dy udhe:
    1.—– te kerkoje pushtet vetem, pa hajdutin me bllok ne dore
    (edhe se vete eshte mister 20%, e pranoi vete duke gezu: ‘s’ka bir kurve qe fut doren ne shpellen e thaseve te mij’
    (natyrisht qe ja fut, po hajt mo!)) me zgjedhje te reja,
    ose
    2. —- te shkoje ne shtepi.
    Shkurt:
    Kjo qe thone kta qorr- homeret (te rrime te bejme Oojine e edvinit), jau leme me gjithe qef ta bejne (nese rrojne per ti qa hallin edvinit), pune per ta.
    Po kjo ‘OJI me llahinga’ nuk eshte per ne 3 miljonet me ment ne koke. Ne e vum aty per te bere shtet… rilindje.
    Deri SOT eshte sharlatani i rradhes me daulle e zurna qe ben Napolona e Oji!!!
    O homer, si i iken zoni Piktoreskut (gjel mbi pleh) e mcifet ne kotec
    si pule morrace kur i plasin proçkat e i thyhen rrotat…, amon, po ksajca si tja qajme ?!

    Se babaLikja per njala, mo!…

  22. Njala says:

    Ok mero: ‘Faktet janë tronditëse
    dhe të v er ifi ku e sh m e L E H Të (!!!!!)
    nga agjencitë e pastrimit të parave apo krimit ekonomik,
    e dh e PA ndihmën (e gjumit të thellë
    që përdor si imunitet) Prokuroria (!!!!!)

    —Por përtej këtyre fakteve,
    ka një arsyetim logjik
    për k ë d o që përpiqet të m b r c o j ë
    “dispeçeren” e pushtetit të babait !!!’

    Per qefin tim:
    Pytja:—-Aa e dini pse ky KM ( me shumice —–85çe) e bon ket?!
    Nji xhevap: Seee o i kap aty ku s’ba….
    O hoomerer rilindore,
    shyqyr qe ju ka juve edrama t’i mbani iso ne vajtimin: ‘fajin e ka saliu me ilurin, oooooiji!’
    Si qe ajo legjendaria e Beratit: ‘aman, vetem ju mos u zini, pa ne nuk dum gje!’

    .

  23. anticensurë says:

    homer
    “rama nuk eshte plotesisht ne pushtet , ai e ndan ate me ca hajdut shume te medhenj te lsi …”
    nëse zgjedh hajdutë përrreth teje,je hajdut nëse ti vet zgjedh të rrish mes hajdutëve i tillë je!!
    nuk është e mundur të zhytes në gropën e fekaleve dhe të thuash jam i pastër!!
    askush se ka detyruar ramën të qëndrojë me ndyrësira!!ashtu si nuk i shtrëngon askush ata shqiptarë të tjerë të nuk i bahkohen ndyrësisë politike shqiptare!!
    prandaj mos na arsyeto dështimet e ramës me faktin që ata që e rrerhojnë janë të korruptuar!!
    ta marrim për të vërtetë absolute që rama është 1’000/1’000 i pastër!të tjerët të ndyrë!!mesatarja del një gropë fekaleje me një grimcë sapuni!
    si përfindim vjen pyetja:përse është kjo grimcë sapuni(pastërtie)në këtë ndyrësi??
    -aksidentalisht?
    -e kanë mashtruar?
    -po na mashtron ne se është grimcë sapuni??
    shëndet homer!!

    1. Tironci Lugano says:

      anticensure
      E paske nis heret diten sot.
      Te pershnes

  24. rilindja says:

    Në këtë artikull, hidhet indirekt se vrasja e Santos mund të jetë bërë dhe nga njerëzit e Berishës. Duhet ta hetojnë prokurorët ! Ka shkak për hetim. Santo njihej si autori i punëve të pista. Dyshimi tjetër është se drejtor u vu njeriu i familjes Berisha.
    Rama po se ka ndërmend ta zbuloi se është bërë pjesë e kësaj mafje. Turp turp për rilindjen

  25. eri says:

    Mero sot me ka pelqyer shume shkrimi yt komplimente si cdo dite nxjerr ndonje te re. Nuk e di nese na intereson tani me shume argita por me shume per monetine me duket me vlere kjo reforma territoriale. Mu duk pak i cuditshem ky pakti Idrizi-Rama. Basha paska reaguarduke e quajtur idrizin pjse te pazareve. http://dielli.al/lajme.php?id=71253&k=71

  26. labi 2 says:

    Kjo krushqi e Rames me Idrizin ka rrezik shume shpejt te shkoje ne gjykate per divorc,se jane djegur etapat e njohjes,propozimit,fejeses dhe ne fund martesa! Po bota çfare do thone?Ta marre dreqi boten!

  27. ermali says:

    Zoti Mero te vleresoj per shkrimet tuaja ne denoncimin qe i ben vazhdimisht korupsionit politik e ekonomik te te familjes politike e biologjike te te berishes.Por per rastin konkret te abuzimit me tokat e porto-romanos ju sugjeroj te hyni me thelle ne piken enisjes teketij fenomeni.Ky fenomen daton me zgjedhjen kryetar komune te katundit ri Sadik Llulla i cili kete toke me sip. qindra ha e ndau gjoja ne zbatim te 7501 por faktikisht ai e shiti me komision. U dha toke femijve te tij vellezerve miqve,keta miq me shume leke kryesisht nga Tirana Durresi e shume qytete te tjera pastaj u punesua si sekser i argites se bashku me shoket etij kujtim shahini asllan gjeta e hil priska, kjo eshte e verteta,qe ketu duhet te nise hetimi per tansaksionet e argites e fazllicit sepse keto seksere kane punuar me pera ne dore.

  28. Kendveshtrim tjeter says:

    Argita ndertoj “biznes” privat te sukseshem,kurse i jati e mbeshteti me VKM,per te siguruar ligjerisht veprimtarine e studios se saj.
    Nga ana tjeter, Berisha mendoj dhe ndertoj, nje sistem gjyqesor ne sherbim te familjes se tij.
    Berishjanet kane fituar ne teresi miljarda euro !
    Tani po mbrojne me “heroizem” njerzit e emeruar ne sistemin e drejtesise.Kjo per ta eshte betej per jete a vdekje.
    Meta nga “respekti” qe ka per Berishen,i ka dhene te kuptoj se Nishani nuk do leviz deri ne fund te mandatit,gardiani berishjan i emerimeve ne sistemin e drejtesise dhe mbrojtjes se korupsionit dhe krimit, nepermjet vendimeve te gjyqtarve.
    Prova e pare e funksionimit te 84 votave do jete votimi per reformen teritoriale,per reformen ne drejtesi shikojme disa arnime ligjore nga komisioni i ligjeve!!!!
    Beteja reale midis bandes se hajduteve berishjane dhe maxhorances, do jete per reformimin e sistemit te drejtesis.Ne raste se maxhoranca ose nje pjese e saj,do ta kafshoje “grepin” e korupsionit,kjo betej do zhvillohet ne frontin demagogjik.

  29. AZ says:

    I merr te keqen familjes Berisha more qeros,shkruaj gjithe diten kunder tyre…

  30. ENVERI says:

    O Enver ngrehu nga vari
    Se Shqiperine e dogji zjarri
    Ca e shiten, ca e ndane
    E shkateruan ane a mbane

    O Enver ngrehu aman
    Shkruaje ligjin per dermane
    Qe cekici kur te bjere
    Te rafshoje cdo kriminele

    O Enver a na degjone?
    Shqiperia do revolution
    Mal me mal e are me are
    Te mos kete asnje pronare

    Qe nga jugu ne veri
    Te vesh prape ata kufij
    Kesaj hajnie mor aman
    Vetem Ti I ben derman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14