Ky është fundi

13 Korrik 2014, 20:09Editorial TEMA

Nga Berat Buzhala*

Nuk ka ndodhur në asnjë etapë historike, të re a të vjetër, që katër subjekte politike shqiptare të takohen kaq intensivisht dhe kaq në mënyrë pragmatike në drejtim të arritjes së qëllimeve të tyre, siç po ndodh këto ditë në aksin LDK-VV-AAK dhe Nisma.

Kjo ndoshta është hera e parë që kaq shumë parti, formojnë – madje – edhe grupe punuese për t’i trajtuar dallimet në mes tyre. Pra, kanë punuar në mënyrë të shkelqyeshme në të gjitha nivelet në këtë, në mes të liderëve, por edhe në mes të ekspertëve të tyre – kushdo qofshin ata. Dhe, në asnjë moment, gjatë gjithë kësaj faze, nuk e kanë lënduar njëri- tjetrin me deklarata të pamatura, që do të mund ta dëmtonin arritjen e përbashkët të qëllimit.

Me kaq pasion, zell dhe vigjilencë, shqiptarët ndoshta kanë punuar vetëm kur kështu u është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, qoftë në negociatat e Vjenës, apo edhe në ato të Rambujes. Ndonëse në të dyja këto procese armiqësitë në mes tyre kanë qenë prore.

Ndërsa këto ditë, armët i kanë lënë secili në selitë e tyre dhe i janë rrekur punës për të gjetur një rrugë me anë të së cilës do ta largonin nga pushteti PDK-në.

Dikush mund të thotë se kjo çfarë po bëjnë është një punë normale politike. Unë nuk pajtohem me këtë konstatim kaq rutinor. Sepse, sipas mendimit tim, aversioni duhet të ketë qenë shumë i madh për të shkaktuar një reagim kaq mobilizues.

Mund të ndodhë që në seancën e radhës këto forca politike edhe të dështojnë për shkak të udhëheqësit, që të arrijnë qëllimin e tyre për ta zgjedhur Isa Mustafen për kryetar të Kuvendit. Mund të ndodhë, që edhe presidentja mos ta mandatojë fare Haradinajn për kryeministër. Mund të ndodhin edhe veprime të tjera të paparashikueshme politike.

Por, ajo çfarë nuk do të mund të ndodhë, sipas mendimit tim, është që projekti i tyre për largimin e PDK-së nga pushteti nuk do të ndalet.

Për më keq, sa më shumë që PDK të sforcohet për të qendruar në pushtet – në këtë rast duke përdorur Flora Brovinën – aq më i madh do të jetë reagimi kundër tyre. Nëse në mandatin e kaluar në Kuvend ishte vetëm një forcë politike si VV, në një padurueshmëri kronike me PDK-në, tani do të bëhen edhe tri të tjera, LDK, AAK dhe NISMA.

Së këndejmi, është në të mirën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kryetarit te saj, Hashim Thaçi, që përmes rezistimit, të mos i mobilizojë edhe më tepër kundërshtarët politik.

Në këtë moment, nëse PDK hap rrugë, atëherë fundi pak a shumë dihet. Do të kemi katër partnerë + serbët, deri diku të pasigurtë, që do të përpiqen të kryejnë punët e qeverisë. Ndërsa PDK, si zojë, me 37 deputetë do të qendrojë si opozitë e vetme në Kuvend. Kurdo që do të mbahen zgjedhjet, PDK do të jetë në një pozicion tepër të favorshëm për t’i fituar prapë ato, e atëherë ndoshta duke pasur afër vetes edhe aleatë të ndryshëm. Po llogaris se këto parti shqiptare që aktualisht janë bërë bashkë, nuk do të jenë kështu deri në fundin e botës.

Mirëpo, nëse PDK do të rezistojë, ose do të abuzojë me fuqinë e saj, atëherë unë vertet nuk e di se çfarë fundi do ta presë.

*Express

12 komente në “Ky është fundi”

  1. Dardanet says:

    Jashte mafiozet,ndryshimi eshte i nevojshem si buka e uji.

  2. alban.ny says:

    Buzhala, duket qe je injeanshem, madje i fandaksur pas H.Thacit.Nuk e kupton, nuk do ta kuptosh qe Hashimi vertet fitoi luften, por, sic thote Presidenti Klinton, nuk fitoi dot paqen.Turperoi vehten, kauzen qe perfaqesoi dhe Drenicen.Nga njeriu i shpreses u kthye ne mallkimin e Kosoves.Eshte e drejte qe jo vetem te largohet nga pushteti,por edhe te shkoje para gjyqit,per korrupsion,dhe nese ka bere ose ka dijeni per krimet qe jane bere aty, te jape spjegimet e tij.Kosova duhet te pastrohet, sikurse dhe Shqiperia, dhe ti hapin rruge bashkimit kombetar dhe me Europen, te ndikojne bashkimin e subjekteve politike ne Maqedoni,per ti bere shqiptaret atje faktor vendimmarres, per ta bere kombin tone ate qe eshte, kombin me te rendesishem ne Ballkani.Nuk kam ndonje iluzion tek Mustafa, Haradinaj etj.por ata duke pas nje baze me te vogel politike, mbase do jene me te matur, me te pergjegjshem.

  3. Ukshin Hoti says:

    Opinione

    DEKLARATAT VETVRASESE TE NJE KRYEMINISTRI TE
    VETSHPALLUR

    … Apo kur kryehajduti cirret ne kupe te qiellit… kapeni hajdutin !?

    O kryeminister o rashe e vdiqa!

    “Nese vendi do te shkoje ne zgjedhje , opozita ka vetem nje sllogan “ Hajnite ne burg” … deklaroi acik lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe kryeministri i vetshpallur i Kosoves, Ramush Haradinaj ne RTV 21.
    Nje deklarate ala Rambo. Nje shantazh i mirefillte qe nuk mund te trembe as pulat e Gllogjanit e jo me nje parti qe ka fituar jo vetem zgjedhjet e 8 qershorit por edhe certifikaten e “ zgjedhjeve me te mira” te zhvilluara ndonjehere ne Kosove deri sot si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli, aleatet kryesore dhe miqte me te medhenje te shqiptareve .
    Nje deklarate vetvrasese e Haradinajt, te cilin e kane kapluar keqazi ethet e karrikes se kryeministrit te Kosoves. “ Kryeminister me hir ose me pahir” eshte thelbi i deklarates se Rambos se Decanit.
    Ethe vetvrasese pa u numeruar akoma votat e zgjedhesve te Kosoves,
    Ethe vetvrasese pa u certifikuar akoma rezultati ligjor i zgjedhjeve!
    Turravrap vetvrases i nje ish- kryeministri qe ajo karrike i ka sjelle vetem tersellek… Vetvrasje mbi vetvrasje !

    Kater musketieret e hajnise

    I pari qe duhet te arrestohet jo vetem per hajni por edhe per zhvatje, per gjobvenie eshte vellai i tij Dauti . . I dyti eshte Ramushi, dora vete.
    Nuk e them une kete. E ka thene me gojen e vet, vete LDK-ja e Isa Mustafes, anetari i Kryesise se saj dhe kryekomunari i Pejes Muhaxhiri i ka akuzuar para popullit te Kosoves dhe mbare botes demokratike te dyte jo vetem per zhvatje, gjobevenie, harac, por edhe per vrasje politike te mirefillta.
    I treti eshte Isa Mustafa. Dosja e hajnise se tij ne krye te Prishtines e qysh tek 3 per qindshi i kurbetlinjve shqiptare ne Bote e deri diten e fundit si i pari i Prishtines, pergatitur nga EULEX-i i ka kaluar 1280 faqe.
    I katerti eshte Fatmir Limaj… Nuk ka vjedh edhe aq shume: vetem 80 milione…
    Sa per Jakupin nuk ka fakte te medha per hajni… Sarajin e tij trekatesh ne zemer te Prishtines e ka trashegim nga gjyshi i tij qe ka pase jetue si sheik Arabie ne aher bashke me bullicat.

    “Kasollja” e Kupes dhe sarajet e Rambos

    Ne fund te fundit ato jane kasolle Drenice perballe sarajeve e kazinove te Rambos ne Gllogjan e ne Prishtine… ne… deri ne Dubai
    Te tjerat ia ka kokrrue si askush Behgjet Pacolli mbasi Kupa nxorri per shitje per 1. 5 milione euro sarajin e tij te ndertuar me gjakun e deshmoreve te lirise se Kosoves dhe hallet pa fund te bijve e bijave te tyre qe sonte ndofta nuk kane buke ne sofer e as miell ne magje.
    Nuk futet minarja ne thes o Jakup Krasniqi. Aq me pak mund te futen ne thes sarajet trekateshe ne zemer te Prishtines…. Hajde Jakup Kupa se u derdh Kupa hajde.
    Jo vetem kaq .
    Te gjithe na hiqen , betohen e perbetohen se jane te virgjer… Tamam si ato kurvat qe betohen per kryet e shtate kopilave se jane te virgjer.

    Albin Kurti po ku je !?

    Mire keta qe nuk kane fytyre e as yndyre, sic thote sovrani… Po nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin me ujqer te vjeter te UDB-es e Rahman Morines, te Titos e Milloshevicit si Isa Mustafa, sic e cilesoi vete AAK-ja e Rambos dora vete gjate fushates !
    Nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin, liderin e luftetarin e paepur te lirise dhe pavaresise se Kosoves qysh ne fillimet e viteve 90-te e sidomos ne protestat studentore 97-en e me inkuizitorin e rinise se Kosoves dhe endeerat e tyre per liri e pavaresi, per “Kosova Republike”!?
    Nuk e di cfare e bashkon nje lider atdhetar e clirimtar qe rroki edhe armet per lirine e pavaresine e atdheut te vet me ata shqipfoles qe i sherbyn hapur e me fort fshehurazi lincuesve te tyre serbe!
    Nuk e di cfare mund ta bashkoje Albin Kurtin, qe per aspiratat e tij dhe Vetvendosjes shiti edhe apartmentin e tij personal, edhe shtepine e vet, me ata qe mbushen xhepat me pasurine dhe parate, me djersen e me gjakun e popullit te Kosoves…
    Cfare !? As vete Winston Churchilli nuk do te mund ti pergjigjej nje pyetjeje te tille!!!
    Pergjigjen e jep nje shprehje e arte e sovranit shqiptar: per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine!
    Shqiptareve te Kosoves nuk u mbetet vecse te kendoje ne kor : Albin Kurti po ku je !!!

    Nje pyetje retorike vetvrasese … e nje analfabeti aritmetik

    Ramboja e Kosoves po ben perdite nje pyetje retorike qe pikesepari duhet ti pergjigjet vet ai:
    – Si mund te pretendoje te qeverise Kosoven nje kryeminister kunder te cilit votuan 70 per qind e elektoratit te Kosoves!?
    Tamam si ai Hoxha i keq qe thote “beni sic themi une e mos beni sic bej une“! Pse ?
    Po si mund ta coje ne mendje te drejtoje qeverine e Kosoves nje politikan kunder te cilit votoi mbi 91 per qind e elektoratit te Kosoves, pra gati kater here me shume kunder tij se kunder kryeministrit ne detyre!?
    Si mund te pretendoje te behet kryetar shteti i Kosoves nje batakci i stersprovuar qe ka kunder 75 per qind te elektoratit te Kosoves si Isa Mustafa!?
    Si mund te peretendoje te marre postin e zevendeskryeministrit te Kosoves nje ish- zevendekryeminister, kunder Nismes se ciles votoi gati 95 per qind e elektoratit te Kosoves si Fatmir Limaj apo Jakup Krasniqi!?
    Le te pergjigjet Ramboja i Kosoves ketyre pyetjeve para se te kercenoje me burgje fituesit e 8 qershorit…
    E pamundur ai nuk njeh fare aritmetiken e fillores e jo me matematiken….
    E ka fytyre te pretendoje te marre fitoren nen tavoline e duke ndryshuar rregullat e lojes e duke neperkembur ligjin themelor te Shtetit te Kosoves – Kushtetuten e saj..

    Hajde koalicion hajnash hajde

    Ramush Haradinaj- kryeminister ….
    Isa Mustafa kryeparlamentar e mbas tre muajsh ndoshta President , kryetar shteti i Kosoves!
    Jakup Krasniqi zevenedeskryeminister apo me shtate detyra si idhulli i tij ideologjik e shpirteror- Enver Hoxha fotografine e te cilit e ka ne balle te oxhakut ….
    Larg qofte ….
    Ndofta kryeminister, president apo… te Dubraves… Jo te Kosoves. Larg qofte !
    Nje hajn bie kater ngrihen ….
    Nje bie mijera ngrihen thoshte babai ideologjik i Kupes!
    Zot ruaje Kosoven nga hajnat….

    Dy fjale per Hashimin…

    Jane te pakte ata qe mund tu vije keq per Hashimin. Mendoj e kujto se mund tua rraste te gjitheve. Filluan ti duken njerezit miza e milingona.
    Mblodhi rreth vetes jo vetem ajken e UDB-sheve te Kosoves por edhe servilat me te peshtirosur te saj.
    Harroi dhe shkelmoi shoket e luftes dhe militantet me te flakte. Jo vetem ai por edhe vete Ramushi, i zevendesuan vellezerit e vete heronj dhe Adem Jasharin me Harri Bajraktarin e compani te Beogradit….
    Beri aq shume kundershtare e armiq sa tani “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaje”…
    Tani Hashimi do kete rastin te marre mesimin me te mire te jetes nese ka tru per te kuptuar dhe mesuar abc-ne e mencurise popullore ” Shoku shok dhe miku mik ne furtune e ne rrezik…” apo ate keshillen e nje strategu ushtarak si Napoleoni ” Nje servil eshte me i rrezikshem se nje spiun… Servilizmi eshte ves… Sherbetori eshte i lindur ti sherbje kujtdo qe i hedh krodhen me te madhe. Nderron padrone si kurvat krevatet …”
    Mire ti behet!

    I bashkon edhe karrikja … Ajo do tu haje edhe kokat

    Ky eshte fundi! thote ky fare analisti me emrin Berat Buzhala. Askush ne Bote nuk e meriton emrin e analistit si keta analistet shqiptare nese rrenja e fjales do te ishte vrima anale… shqip bytha. Asklush si keta analistete shqiptare kudo, qe mos i pacim, nuk e perdore me shume vrimen anale per mendimet dhe parashikimet e tyre 24 karat anale.
    Ky eshte fundi!? Fundi i kujt ore Berat psuhkalla.
    Ramushin, Mustafen, Fatmirin e Jakupin i bashkoi dhe bashkon vetem karrikja… Asnje e mire nuk pritet ti vije Kosoves dhe popullit saj, as kombit shqiptar ne teresi nga pazaret e tyre dhe aleanca e tyre e turravrapit drejt pushtetit me cdo kusht e me cdo cmim , me hir apo me pahir…
    Eshte nje aleance per karrike e poltrona vetanake… Eshte nje koalicion per karrike… Askush si ky koalicion nuk do ta meritonte percaktori ” I bashkoi karrikja… ”
    Gjysma e se mires… E mira e madhe per Kosoven e popullin e saj eshte se pikerisht karrikja do tua haje edhe koken… Nuk jane as te paret e as te fundit!

    Ukshin Hoti – Paradise Island, New Haven

  4. UKSHIN HOTI says:

    Opinione

    KOALICIONI I BASHKON KARRIKJA…!

    – Karrikja do tu haje e dhe koken ….

    Apo kur kryehajduti cirret ne kupe te qiellit… kapeni hajdutin !?

    Ky eshte fundi!? Fundi i kujt ore Berat pushkalla.
    Ramushin, Mustafen, Fatmirin e Jakupin i bashkoi dhe bashkon vetem karrikja… Asnje e mire nuk pritet ti vije Kosoves dhe popullit saj, as kombit shqiptar ne teresi nga pazaret e tyre dhe aleanca e tyre e turravrapit drejt pushtetit me cdo kusht e me cdo cmim , me hir apo me pahir…
    Eshte nje aleance per karrike e poltrona vetanake… Eshte nje koalicion per karrike… Askush si ky koalicion nuk do ta meritonte percaktori ” I bashkoi karrikja… ”
    Gjysma e se mires… E mira e madhe per Kosoven e popullin e saj eshte se pikerisht karrikja do tua haje edhe koken… Nuk jane as te paret e as te fundit!

    Ukshin Hoti – Paradise Island, New Haven

    1. Toni KS says:

      Nuk ta lexova komentin se shume paske shkruar veq ne fillim ” Koalicioni i bashkon karrikja” .
      I nderuar “karrikja” eshte krejt qellimi i politikes. Vec mos me thuaj se Shimi keto 7 vjete u ul me zor ne karrike se nuk ka dasht dhe eshte aty per patriotizem dhe atdhe.
      I pat 7 vjete me u deshmu, mut e boni dhe kush te vjen pas tij nuk mund te jete me i keq se ai. Kaq.

      1. jani says:

        pikrisht ashtu Toni

  5. Sh says:

    Me keqeardhje me te madhe them qe Kosoves i kane vdekur burrat e kombit.
    Kosova nuk po mundet te dali nga kausi politik i saj .Kjo vjen sepse keta
    nuk jane aspak politikane te mirrefillte ,Europa nuk po i jep ndihmen e saj
    I ka lene ket ti japi drejtim Haradinaj dhe shume te tjere ,qe krenohen ne
    gradat e luftes .Ka hikur ajo kohe ku luftetaret merrnin Shtete ne dore.
    Ne kete shekull duhet te aktivizohen ajka e kombit te cilet kane studiuar
    dhe jane diplomat,ekonomista ,etc
    Thaci per kaq kohe sa qendroi nuk ka bere ndryshime pozitive ,ka nje ngerc
    te madh ne punen e tij ,por ne fushen e korrupsionit shume i perparuar.
    Cdo Kosovar ti beje pyetje vetes,kjo eshte Kosova qe ata deshen ?qe ato
    derdhen gjakun e tyre ??

  6. Luan says:

    Ne pergjigje te Z. Hoti dua te them :
    – Matematika eshte mbreteresha e shkencave ! Deshi sdeshi njeri, Z. Thaqi nuk i ka numrat me qeveris ma ne Kosove siq dalin keto rezultate. Mos u lodhni kot dhe mos e zvarritni kot situaten dhe vonesat ne kohe. Hashimi ka humbur pushtetin or mik jo se don dikushi por eshte fakti matematikor i numrave. Kjo eshte demokracia, rrotacioni i pushtetit.

    1. - homeri- says:

      – zgjedhjet ne kosove , kane dicka jo te sinqert me elektoratin e tyre … ato jane te ngjashme me zgjedhjet e vitit 2009 ne shqiperi qe nje pjese e elektoratit te majte , e bashkangjiten ne pushtetin e djathte , .. ..matematika eshte e vlefshme kur paraprakisht e orienton elektoratin para zgjedhjeve ne cilen ane te ekuacionit radhitesh.. kjo eshte nje hile e drejtusve te ketyre partive , thjeshte per karrike pushteti..

  7. qytetar says:

    Berat, ti mire e ben analizen brenda kuadrit qe ti e shikon, domethen brenda llogjikes alla shqiptarçe qe hajdutin e madh duhet ta heqim me çdo kusht edhe pse vjen nje hajdut tjeter me i vogel. Une jam dakort me nje komentues me lart “Ukshin Hoti” kur thot mire ata hajdutet e partive te kualicionit por Albini pse u perzie (qe per aq sa e njohim eshte nje shqiptar i ndershem dhe kerkon pavarsine reale te atij vendi). Pse more Berat, ti as e di qe qeverin e kosoves e vendos “daja” i amerikes, ashtu si edhe ne shqiperi. Te gjitha keto te “mira” qe kemi sot i kemi prej tyre, domethen ju u dhane lirine por u futen virusin e korrupsionit, te vjedhjes etj etj, neve ketej na dhane nje dhurate me te madhe, virusin letal qe quhesh sali-nano, dhe sot ne jemi vendi me i varfer ne evrope si puna e atyre fiseve afrikane, me i semure qofte nga ana shendetsore por edhe nga ajo mendore, injorante me keq se para luftes se dyte boterore, dhe çeshte me e keqja edhe nje mal me borxhe qe gjeneratat e ardhshme do te jene skllever perjete…Ju me kete ritem patjeter qe do na e arrini edhe ne.

  8. shpetimi says:

    Editorial i dobet te cilit i mungon analiza per gjendjen e mjerushme te klases politike, dhe nuk jep asnje ide se cfar mund te behet.

    Partite politike ne Kosove jane krejt te pa pergjegjshme, dhe kane krijuar nje situate shume te rrezikshme per popullin e kosoves.

    Mire atehere kur ishit te sunduar nga Serbi, dhe vendet Europiane dhe SHBA ju dhane nje ndihme te madhe qe te krijohet shteti i pavarur i Kosoves, po tani kush ju pengon qe te beni progresin e duhur ?

  9. sit ..back.. and_ relaks says:

    Analist i dobet me nje analize akoma dhe me te dobet. kete lloj analisti ,e keto lloj analizash e bejne cdo dite pensionistet duke prit ne rradhe per te marr pensionin. nuk jam as pro thacit as pro ramushit apo kujtdo qofte. kosovaret e dine vete ca do bejne se fundja eshte pune e tyre e brendeshme po ne lidhje me analizen e ketij analisti nuk ja vlen te harxhosh as boje e as vend ne hard disk per ta botuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje