Rihapja e dosjes Hajdari mund të na çojë tek motivi i vrasjes

12 Korrik 2014, 20:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka disa detaje që duhen konsideruar të rëndësishme për të rihapur gjykimin e çështjes së Azem Hajdarit. Edhe pse Berisha e premtoi atë kur ishte në opozitë para vitit 2005, nuk e bëri kurrë kur erdhi në pushtet. I dënuari me burg të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Mulosmani, në një intervistë të thellë me kolegen Mira Kazhani, zbulon së paku tre çështje, të cilat prokuroria duhet t’i rihetojë dhe të ndërtojë motivin e vrasjes së Azem Hajdarit. Në pretencën përfundimtare, kjo vrasje ka ngelur pa motiv dhe vetë familja e tij e ka kërkuar të shprehej akuza për këtë.

Cilat janë tre detajet e reja?

E para, sipas Mulosmanit, vrasjen që nisi zinxhirin e vrasjeve, pra vrasjen e Shkëlqim Haklajt në vitin 1998, e kanë mësuar nga dikush që u ka telefonuar nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë pesë minuta pas vrasjes. Vrasja ka ndodhur në një qafë para se të hysh në Tropojë, dhe lajmi sipas tij ka ardhur nga Tirana, çka ka futur në gjak Berishën dhe Hajdarin me familjen Haklaj. Prokuroria duhet të hetojë këtë fakt dhe të zbulojë nëse vërtet është njoftuar nga Tirana për këtë vrasje. Mulosmani duhet të japë dëshmi për këtë dhe të hetohet nëse është e vërtetë apo alibi e tyre për motivuar përplasjen me Berishën.

Fakti i dytë i rëndësishëm është se biseda mes babait të Haklajt dhe Azemit në zyrën e Azemit është e regjistruar. Unë kam folur me Azem Hajdarin disa minuta pas kësaj bisede. Babain e Haklajave ia çoi në zyrë një njeri i afërt nga Tropoja, i lidhur në atë kohë me PD, për t’u sqaruar. Besoj se Azemi kishte vërtet nevojë të sqarohej me ta dhe e bëri. Sipas tij, babai i tyre u nda i kënaqur. Por kur pas disa minutash këtë ia tha Berishës në zyrë, ky i fundit u tërbua dhe humbi kontrollin duke i ulëritur pse e kishte takuar. Ka qenë një moment kur e kam parë Berishën vërtet të frikësuar.

-Ti s’mund ta presësh atë, i tha, ata na kanë çuar fjalë.

Azemi uli kokën nervoz, pa i dhënë përgjigje.

Ajo që e shqetësonte Berishën, ishte një linjë pajtimi direkt me Haklajt. Atij i duhej në krah si bashkëhasëm me ta, siç iu desh dhjetë ditë më vonë për viktimë.

Prokuroria duhet të sigurojë këtë kasetë, që besoj se është audio, nëse është, ose është bllof fakti që ka kasetë, por ekziston realisht biseda. Kjo bisedë dhe ky takim tronditi Berishën, pasi pa rrezikun e ndarjes së Azemit nga ai lidhur me gjakun që po derdhej në Tropojë. Berishës i duhej në krah, ose i vdekur, siç ndodhi, duke ia lënë atij përgjegjësinë dhe duke u mbrojtur politikisht.

Detaji i tretë i rëndësishëm është dita e vrasjes. Unë e besoj versionin që ata nuk erdhën për të vrarë Azemin. Kur Azemi u kthye me vonesë nga mitingu i Fierit, duke qëndruar në Lushnjë dhe Shijak, ata ishin para PD. Azemi erdhi, takoi gruan dhe djalin tek kafja krah tyre, u nda me ta dhe ata nuk qëlluan. Është po ashtu e vërtetë që Berisha ka thirrur Azemin në telefon kur ai u vonua të vinte pas tij nga Fieri. Kur Berisha pa kush ishte para PD, u mbyll në zyrë dhe priste Azemin. Ky e mori shtruar, ndaloi dhe tek “Katër Rrugët” në Shijak, pastaj erdhi. Nuk i bëri përshtypje pse ata ishin para PD. U ngjit lart në zyrën si birucë, që i kishte dhënë Berisha për ta poshtëruar, dhe ndenji aty. Ai i dërgoi Genc Pollon t’i shpjegonte çfarë po ndodhte jashtë. Azemi e dinte se ç’po ndodhte. Legjenda se ata kishin thirrur Azemin për t’u sqaruar, nuk qëndron. Ata, siç thotë Mulosmani, kishin ardhur të takonin ndërmjetësin, i cili nuk po u dilte në takim se Berisha e ndaloi të dilte. Berisha nuk donte që Azemi të ndahej nga ajo histori dhe t’ia linte atij. Ata jashtë prisnin ndërmjetësin, t’i çonin fjalë Berishës. Situata u tensionua nga paniku i Berishës. Gruaja e tij ia transmetoi këtë gjë shoqes së saj të ngushtë. Ajo ia transmetoi vëllait të saj, B.D., një militant i sinqertë i PD, i cili i ka telefonuar Azemit dhe i është lutur të dalë t’i largojë ata.

Azemi është nisur t’i sqarojë dhe t’i largojë. Dhe pastaj ka ndodhur ajo skenë paniku dhe dyshimi i ndërsjelltë që ka sjellë gjakderdhjen.

Azemi u vra dhe mbylli në favor të Berishës një histori të egër gjaku dhe hakmarrjeje, duke u bërë kurban për të. Berisha ia doli të mos e mbante në shpinë i vetëm atë histori gjaku që kish nisur. Ai përdori për të shpëtuar nga kjo histori Azem Hajdarin, një njeri që e ka luftuar më shumë se çdo komunist në këtë vend. Për tetë vitet e tij politike, Azemi ishte dhe mbeti një armik i egër i Berishës, pa komunikuar kurrë me të, dhe me një pajtim plot dyshime vitin e fundit të jetës, derisa e nxori në pritë për të shpëtuar prej tij.

Prokuroria e ka detyrë të rihapë një dosje, kur së paku ka elementë të rinj, që duhen provuar. Së paku tre të tillë janë në dëshminë e njeriut që është dënuar për vrasjen. Berisha nuk mund të ikë nga kjo botë pa dëshmuar zyrtarisht për këto detaje, të cilat flasin shumë sidomos për motivin e vrasjes, që ka ngelur ende i panjohur për drejtësinë.

43 komente në “Rihapja e dosjes Hajdari mund të na çojë tek motivi i vrasjes”

  1. Al says:

    Ka nje problem.Prokuroria eshte per njerzit e thjeshte per kete ngjarje nuk besoj te dali prokuror ne balle te ceshtjes sepse kane jo vetem frike por nuk mund te marrin as ndonje lek.

    1. Prelilo Luaras says:

      Kjo ceshtje sqarohet kur Haklajt te kene marre hakun ndaj Berishes.
      Shpresojme qe kjo dite te kete ardhur. Cfare presin Haklajt?
      Populli Shqiptar do i falenderoje …..

    2. Marjana says:

      sali Berisha eshte krimineli me i pabese qe duhet varur ne litar. nuk e kuptoj se si eshte gjalle ky kafshe islamike si ka mundesi qe ky plehre Jeton akoma. Si ka mundesi qe nuk doli nje Shqipetar dhe ti fute plumbin ne goje ketij krimineli !!!!!

  2. shqip hesapi says:

    E kush ta hape dosjen ? E kush ka guxim te therrase Berishen ne gjyq ?Te gjithe edhe ti Mero,edhe Edi,edhe Iliri e keni frike.Te gjitheve i shpeton shurra ne breke edhe atij qe flet nga burgu.Nuk e them kot po keshtu ka ndodhur per 24 vjet dhe keshtu po ndodh dhe tani qe Berisha nuk ka asgje ne dore por qe te vret per gjithe naten.Kjo eshte frika juaj.

  3. CarlzaisJena says:

    d’akord qe te rihapet çeshtja,vetem per ti lehtesuar denimin Mulosmanit.SEPSE KUSURI ESHTE FILM I VJETER SHQIPTAR….TE JAPIN PLUMBIN PASTAJ FILLOJNE SQARIMET…..KY ALBANI STAN KET BYLMET KA.

  4. Tarras Zhapkoqi says:

    Ne darken e asaj dite qe u vra Azemi, rreth 5 minuta pasi iku nga shtepia ku u prit jam takuar me te zotin e shtepise Bashkim Xhafa dhe me tha se Azemin e thirri Berisha me urgjence dhe nuk e morem vesh pse pasi Azemi kishte planifikuar te rrinte tek une kete nate. Keto fjale me thote Bashkimi dhe mendoj se edhe ky njeri me emrin Bashkim Xhafa qe mund te gjendet ne Lushnje se atje ka shtepine dhe pronat ose ne Itali per arsye te ndryshme duhet te pyetet gjere e gjate se cfare ka folur me Asemin ate darke qe u kthye nga Fieri. Mendoj se duhet kete detaje ndihmese per gjetjen e se vertetes.

    1. daja says:

      O Tarras Zahopkoqja, mund te kete qene me kete Xhafen qe thua ti, po cfare do dije Xhafa? Qe e thirri Berisha? Por ne Lushnje ate dite, sipas Jahos, bashke me Genc Pollon kane qene duke ngrene dreke a darke me ca te forte te Lushnjes. Dhe e di kush ishte i forti i Lushnjes ku mbeshtetej PD per te vjedhur zgjedhjet? Loshi i Karbunares dhe banda famekeqe e tij. Kete Loshin qe thua ti, e qeruan camet e Fierit ne mes te Lushnjes. Qerim hesapesh mes vrasesish. Keshtu qe duhet pyetur Pollo. Ky verdhacuku di shume. Per at dite dhe dite te tjera!

  5. Denisi says:

    Pa u nderruar prokuroret, por sidomos gjyqtaret, as te mos kemi shprese te zbardhet e verteta!

  6. Albann says:

    Ja sa te bejne reformen ne drejtesi deputetet trafikante femrash droge e armesh ,pastaj do zgjidhet ceshtja qe te shqeteson aq shume Z.Mero.

    Si mund te kerkosh drejtesi ne nje shtet ku parlamenti ka deputete me diplomen “Burgaxhi”…Uroj mos kesh lajthitur Z Mero.

  7. liqeni says:

    kush i hap keto dosje?ata qe duhet ti hapin jane vene nga saliu pre tu mos u hapur……….

  8. Longari says:

    Jepjani Xhin Xhonit ta shqyrtoje e te dhjese ne te.

  9. Emigranti Bruksel says:

    Sali Berishen as se kame dashur kurr, as nuk e dua kurr, por edhe armiku kur eshte i fort duhet rrespaktuar jo prej friget por prej aftesis. Te gjith e dime se ky njeri ka djegur Shqiperine, ka vrare njeres te pa fajshem e ç’fare s’ka bere te gjitha te zezat e kurr s’pyeti per ligje Si eshte e mundur qe as prokurori, as gjykata, as Rama, as Meta as kerkush s’po e ndal ate njeri …….

  10. dursaku vjeter says:

    Si ne kohen e satrapit Zog edhe sot e njejta situate: pabesi, vrasje, grabitje,mashtrime dhe sot me shume se kurre ka kuptim shprehja fenomenale e te pa harrueshmit Faik Konica:Shqiperi te kam dhjere, s’te mora vesh kurr nje here!!

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, c’fare prokurorie?!?! Ata kane male dosjesh per korrupsjon dhe rrijne te pagohen kot..

  12. MERI says:

    Zoti Baze !
    Popullit Shqiptar as i behet vone fare per te ditur se kush dha urdher per te vrare Hajdarin .Popullit i intereson te dije se kush vrau me 2 Prill ,kush zhduku Remzi Hoxhen ,kush theu embargon kunder Serbise ,kush shkermoqi shtetin ne 97-ten,kush dha urdher te shkaterrohej ushtria e te hapeshin depot e armeve ku per pasoje kemi 3000 te vdekur dhe asnjerit nga drejtuesit e ketij kodosh shteti nuk i ka hyre gjembe ne kembe .Populli do te dije kush dha urdhrin per te falur toke shqiptare Grekut ,kur do dali para gjyqit djali Berishes per vrasjen e 26 viktimave te Gerdecit ,kush dha urdher ti vrasin 5 djemte e tij ne mes te bulevardit me diten e 21 Janarit . Hajdari dhe Berisha jane dy anet e te njejtes medalje .Mos na e shisni antivleren per vlere te gjithe e dime shume mire kush ishte me nder Hajdari .Haklajt nuk i njoh por kam respekt vetem se na hoqen nje pleher nga kembet, qe kudo ku shkeli kemba e tij la pas vetem toke te djegur.

    LILOLABJA

  13. LUANI says:

    Po MOTIVI DIHET BOTERISHT, MADJE SHUME E DINE EDHE SE KUSH KA QENE: http://bit.do/Kush-ishte-motivi-i-vrasjes-se-Azem-Hajdarit

  14. tosi says:

    Askush se do kete, as familia e te ndjerit. Te gjithe aktoret e kane marre shperblimin per heshtjen e turpshme te tyre. Gjyqin e ka zoti ne dore tani

  15. julius.... says:

    Cdo vrasje e bere ne ate kohe ka lidhje me ngjarjet ne Kosove…Azem Hajdari ishte njeri i serbeve, trafikant armesh, doni apo nuk doni…Mero, cdo gje tjeter eshte mjegullnaje e qellimte per t’i hedhur hi syve te njerezve…
    Mjaft me! Dihet se kush e vrane!

  16. jetimet e te vrareve te 21 Janarit says:

    More i nderuari Mero,prokurorija le te beje punen si e ka bere deri me sot por a nuk na thua nje gje ne jetimave te 21 Janarit:Mire prinderit tane i vrau Sali Berisha e po harrohen nga drejtesija po Azem Hajdari çpune ka ne vorrezat e deshmoreve te kombit apo te jete balle per balle me bustin e Ahmet Zogut?Te fala ty edhe k/redaktorit te dites.

  17. Te gjithe e dime Po nuk n'a e mban. SALA te vret says:

    E verteta e Azemit do dale kur SALA te jete ne boten tjeter,kete e dine te gjithe e di dhe Sala. Pu thuaj te vere dore ZOTI e ta qeroje salen. Pastaj te flasim per Rilindje.asnje nuk ka bylle te mendoje ego me shume …

  18. kola I vogel says:

    Kriminelat qe jane ne parlament, nepermjet shtypit te majte, kane filluar nje fushate per te nxjerre kriminelat nga burgu. Mulosmani I vriste njerzit si zogj pule…keshtu eshte kur krimi kape majat e kupoles…

  19. turi says:

    Po berisha e beri qelepire Tropojen dhe Shqiperine.Kush js bene kuje ne shtepi te ti qe ti caje zemren ai mere hake.Kurse ndryshe me deshmi dhe me the te thash eshte kote.Kush ja veshe bucet me te zeza si ja u ka vesh berisha,ai mere hake.Dhe ate qene ta len te mblelle bishta cigari rrugve

  20. AlfaDE says:

    Sali krimineli i ka vrare te gjithe duke filluar ngangjarjet e Shkodres dhe duke mbaruar te Santos dhe pasi
    i ka humbur te gjitha gjurme si ‘!ceshtja Sabiel” , ahere bombardon Ramen ne parlament duke akuzuar pse
    nuk po ”kapen vrasesit” kur vrases eshte vete Sali Mafia i Vicidolit, qe cdo mengjez merr ”porosi” nga
    serbi se si duhet te shkaterroje Shqiperine ! Saliu e urrene popullin shqiptar dhe kjo urrejtje ka ardhur duke
    u thelluar qe nga viti 97-te dhe sidomos me 23 qershorin ku populli shqiptar me voten e tij e flaku HALENE !

  21. Drejtesi says:

    O Bare harroje ate qe po thua, shkruaj ndonj poezi dhe rri rehat, dhe mos I vetes telashe

  22. TARRASI says:

    Jam nje nga ata burra qe e kam njohur nga afer te ndierin Hajdari e doktor Berishen. Pamvarsisht manipulimeve e spekulimeve nje gje eshte si drita e diellit se projekti e realizimi i vrasjes se Azem Hajdarit sic e vrane e mbase ka qene ne projekt edhe Sali Berisha.
    Nese realisht hapen hetimet vertete do i behej nje sherbim te drejtes ne Shqiperi. Per shume arsye kam qene dhe jam kunder Sali Berishes por koha po tregon se Berisha ka bole. Nuk eshte mire te spekullohet deri edhe me gjakun e tjetrit.

  23. Mal Tropoja says:

    Berisha eshte I mpleksur ne shume ngjarje te tilla, por keta qe jane ne pushtet kane frike prej tij.

  24. Neri says:

    Duke lexuar, mbas cdo rreshti i beja pyetjen vetes: Cfare i ka bere Sali Berisha ketij Meros qe nga sejmen eshte kthyer ne bishe qe ta haje te gjalle nuk ngopet.

  25. teli says:

    Berisha me UDB-en kombinacion.
    Vrasja e Azemit dihet e vertetuar kombinacion i udhehequr nga UDBa dhe Berisha,me qellim qendrimin dhe forcimi i pozitave te agjentit SB.

  26. frasherlliu says:

    Eshte teper e lehte te rihapet kjo dosje kur menjehere vete ju zoti Mero te beni publike tere faktet dhe te beni ndertoni nje shkrim te vetem sepse ju i keni jetuar shume afer keto momente dhe ishit gazetari i proferuar i Berishes.Ju jeni gazetar dhe potenciali jo vetem gazetaresk por dhe intelektual ,politik,juridik dhe ivestigativ do ta ndihmojne te verteten.Thjeshte beni publike emrat qe ndodheshin brenda nderteses se PD-se ,beni publike lidhjet e pronareve te lokaleve para PD-se me ta si dhe kerkoni prej tyre te deklarojne te ftuarit e armatosur te zbritur nga veriu ne pritje te gjahut.Ju njihni mire historine e njgarjeve te renda kudo ne bote dhe kane qene gazetare te thjeshte qe kane detyruar pushtete te fuqishme te ulen ne bangen e te akuzuarve.Ne rast se ju keni per moton tuaj gazetareske FJALEN E LIRE ,TE VERTETEN atehere keni zotin e vertete pra popullin ne zemer e mendje qe do tju ndimojne qe ju ti jepni nje te vertete te madhe dhe te zbardhen tere ngjarjet e zeza qe po godisin Shqiperine pa rreshtur.Mos u tremb dhe mos ju fshi rrezikut dhe pabesive se per te vdeke ende nuk ke le.Nuk eshte vone kurre vetem te punojme per atdhene qe ta shikojme ate nje komb te vertete qe te fitoje mbi friken qe historia e tradhetive e ka hedhur ne fund te botes dhe tradhetaret jetojne ne lluks te plote mbi gjakun e shqiptareve te varfer qe luftojne per te mbijetuar dhe disa metra larg i vriten bijte e vet.

  27. Shqiptar says:

    Zoti Baze, merr guximin e shkruaj per te keqen qe po na pushton perdite Cdo institucion, nese me te vertete deshiron te ruash lexuesit e tu.

  28. fshatari says:

    Dosjen do e hapin Haklajt e mbetur

  29. -Kryekrimineli mbrohet me ligj..dhe me ç’thone bathet…vone jane pashket.

  30. Know How says:

    Po lere tani o Mero kete histori. Ai rametlia qe vdiq e dime te gjithe se ishte plehre, po keshtu edhe Johoi trimi plehre kriminel, Berisha po dava tropojani eshte,,, keshtu qe lere fare kete muhabet se dava islamikesh tropojane jane dhe keshtu do ngelen…. Pa q. nenen e vet nuk i ze gjumi.

  31. Mirela Bregu says:

    Vrasesi dihet…eshte Sale Berisha…ai vrau azemin….haklajt…..ai vrau gjithe shqiperine
    Ku eshte drejtesia…..ai e ka drejtuar me hekur e dhune drejtesine……
    Kesaj qeverie i duhet te nderroje te gjithe njerezit qe ai i ka vu ne drejtesi ..perndryshe….ai shpeton sic ka shpetuar deri tani
    sale Berisha duhet te shkoje ne banken e te akuzuarve…..dihet eshte e veshtire ai i ka zhdukur te gjiha te dhenat dhe dokomentacionin……ai eshte me zi se Enveri…ka bere shkollen e tij…..te vrase ..te eleiminoje dhe te zhduke gjurmet……si mund te quhet ky njeri????
    KRIMINEL

  32. cub dragobie says:

    maloket per te vrare njeri tjetrin kane ardhur ne kete bote dhe fundi i sali skizofrenit vetem prej tyre mund te vije..

    1. albanologu says:

      a mos je 50% malok -e dhe ju???

  33. bato says:

    Mero!
    Une kam nje pyetje: Astrit Patozi tha ne nje interviste ne televizion, se ndodhej ne zyren e Saliut, kur u degjuan krisma jashte dhe Berisha tha: “E vrane Azemin!” Eshte detaj i jashtezakonshem sepse vihet pyetja: Nga e dinbte Berisha se u vra Azemi pa qene ne brendesi te prites qe i ishte organizuar nga vet ai. Vini ne memorie edhe akuzat e bera brenda dy minutash nga Berisha se Azemnin e vrau, Nano, Gjinushi, Klosi, vetem e vetem te humbiste gjurmet e te mbillte coroditje, sic ka bere ne te gjitha rastet ku ai ka dore ne krime; kujtojme Gerdecin, Trebicken, Ikonomin, 21 janarin etj.

    1. albanologu says:

      Kollaj azemit i kane ber disa here atentate,gjithkund po thuaje,

  34. ARBER RADOMI says:

    Avokati e dobet deri ne neveri , kjo e Meros , qe arriti deri ketu , ti dale zot vrasesve te poshter te Legjendes Azem , me te ashtuquajturat deduksione gjeniale te tij , te ngjashme , me ato te TABLOSE SINOPTIKE te Komandant Qoftelargut , kue e vetvrau Mehmet Shehun !!! Prej kohesh , ti Mero i ke dhene maksimumin e aksesit dhe publicitetit , terroristeve te kuq , madje je shndrruar ne inspirues enverist i tyre per atentate !!! Si ndjehen bijte e tu , teksa lexojne keto EDI-toriale kriminale te te atit ‘ Berishen , per vlerat dhe kontributin e jashtezakonshem te tij , Per Demokracine , Shqiperine dhe kombin( pranuar dhe pohuar , me goje e shkrim edhe nga ti Mero per vite me rradhe ) e ka ruajtur dhe e ruan Zoti i Madh ( kujto atentatin e deshtuar ne Shkallnur dhe atentatet e tjera , gjithashtu te deshtuara ) . Mjere ti i mjeri Mero , si u katandise !!! Me mire te mbesje gjeolog , se sa URITH i intriges , hipokrizise dhe krimit , si aktualisht po perjetohesh ne rrugen e mundimshme drejt Poshtersise se pafund !!!

    1. da sara says:

      Komentuesi Gjarper Radomiu eshte eksellent ne iditotizmin e tij.Me eksellent eshte Sali Bisha i cili i hapi varrin Hajdarit dhe me vone i ngriti lapidarin.Lexo rrjeshtat e meposhtem te bindesh se banda e tropojes elez zeherrit,berishes ,hajdarit,mehmet elezit,bisnik mullamustafes dhe kompania e tyre ishte dhe vazhdon te jete nje aksident qe krahesohet me Cernobilin qe i nxorri ujin e zi atij vendi qe nuk ka Obame dhe Edi Rame qe ta rregulloje po u denuar Vampiri i lugut te zi te tropojes i pandehuri pukjan Saleh Ramush Berishaj.:

      GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
      FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

      « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajkari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajkarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajgares… »

  35. Dritan says:

    Shume dakort me Arber Radomin, vertet ky Merua ngeli URITH. Tani po na ben tamam Tablone Sinoptike te Qoftelargut. Po meqe Merua foli disa minuta pas bisedes me Hajdarin, Pse nuk na nxjerr ca fakte ketu (jo perralla me mbret tha ashtu e tha keshtu) dhe ti beje publike? Ne ato vite te erreta, Merua ishte pulle poste mbas bythes se Berishes bile ne vitet kur kaperceu ylberin dhe kaloi me krahun e majte na tregonte se si Berisha i merrte mendim per listen e deputeteve te vitit 1996. Na nxirr ca dokumenta o z.Mero per keto qe po thua sepse cdo dite ngele duke u bere me zhele nga sa ishe deri sa kalove ylberin.Germo Mero germo se qenin e ngordhur ke per te gjetur. shiko mbase po u ktheve ne profesionin e vjeter do krijosh pak me shume respekt per veten

  36. . says:

    Merr e Zgjidh !

    A te duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    (Qener),qe i vene zjarrin Vatane
    Ke,sa te duash TROPOJANE

    FAN NOLI.

    1. arkeologu says:

      edhe ki i fan nolit esht tropojane
      por fan noli nuk ka njofur kur ka bere ate varg asnje Tropojan Vec ne amerik disa bashkpuntor te Italise e serbise qe kan qen emigrante
      Ne vitin 1924 ka njohur Bajram curri e disa patriot luftetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje