Tregu i Uzinës Dinamo është një nga tregjet e pakicës në Tiranë, në periferi të qytetit, jashtë Unazës së Vjetër, ku dhjetëra ish- pronarë janë bashkuar në modifikimin e ish- uzinës në një mjedis për të shitur produkte bujqësore dhe blegtorale. Janë mbi 300 sipërmarrës privatë, të regjistruar me NIPT, që paguajnë taksa dhe që kanë investuar në dyqanet e tyre aty mbi 2 milionë euro. Kur Lulzim Basha fitoi Bashkinë e Tiranës, dy investitorë të rrethit familjar të Sali Berishës, investuan në një treg të ri në autostradë, në dalje të Tiranës për në Durrës. Nuk dua të krahasoj investimet, pasi ato i krahason vetë investitori që zgjedh tregun për të punuar, por dua të bëj të qartë se ndryshimi i pushtetit në Bashkinë e Tiranës prodhoi një treg të ri si biznes politik. Dhe prej asaj dite nisi sulmi ndaj tregut të Uzinës Dinamo. Në tregun e Uzinës Dinamo janë të punësuar kryesisht biznese të Tiranës së vjetër, të zonës së Medresesë, të cilët e kanë ndërtuar vetë atë treg. Bashkia e Bashës filloi sulmin me tendencë, duke i akuzuar për mungesë kushtesh. Ndoshta kishte të drejtë, por qëllimi ishte diku tjetër. Investitorët e tregut i bënë investimet sic i kërkoi Bashkia. Pastaj vazhduan presione banale mbi ta lidhur me higjienën. I plotësuan dhe ato kushte. Pastaj njerëzit e afërt të Berishës bënë filma policorë dhe shpikën se aty kishte cianur të groposur. U zbulua që dhe kjo ishte gënjeshtër. Tregu në autostradë u hap, por nuk shkelte njeri. Synimi i atij tregu është të marrë me dhunë klientelën e tregut të Uzinës Dinamo. Dhe më duket se po ia arrin. Njerëzit e afërt të Berishës, për të lehtësuar betejën e tyre, me sa duket kanë transformuar aksionet e tyre mbi tregun e ri, në emër të një biznesmeni turk, dhe tani në lojën e Bashkisë kanë hyrë dhe struktura të pushtetit qendror.
Ky është një gabim i rëndë, i cili do të ketë pasoja politike, por dhe sociale.
Së pari, ndërhyrja nuk është parimore. Nëse flasim për gjendje tregjesh në Tiranë, ai i Uzinës Dinamo është shumë më i mirë se ai i Pazarit të Ri në Tiranë, ku shiten produktet gati në shesh në qendër të Tiranës. Për më tepër, tregu me të cilin e kanë barazuar, ai pas Shkollës Teknologjike në dalje të Tiranës, nuk ka asnjë ngjashmëri me të, përveç faktit se klientela e këtyre dy tregjeve i duhet tregut të Familjes tek autostrada. Ka tregje të tjera jo ushqimore, pakice dhe shumice, si tregu elektrik tek Ali Demi, dhe rruga Siri Kodra që ngjan si Kandahar. Goditja ndaj tregut të Uzinës Dinamo bëhet se ka tre vjet, që rrethi i afërt i Berishës ka investiuar në një treg të ngjashëm me synim për të marrë këtë klientelë. Kaq është e gjithë historia, pavarësisht se si maskohet. Dhe është e njerëzve më të afërt të Berishës, pavarësisht se në çfarë emri i kanë kaluar muajt e fundit.
Parimore do të ishte që tregjet të detyroheshin të kishin të njëjtin standard dhe sipërmarrësit që shesin, të zgjedhin vetë tregun ku do shkojnë. Konkretisht, ata që po zbohen nga Uzina Dinamo, ku paguanin fjala vjen 3 euro metri katror, do detyrohen të shkojnë tek tregu ku flasim me 10 euro metri katror. Kjo nuk është as konkurrencë, as liri ekonomike, as parim barazie, por thjesht ndërhyrje politike në treg në favor të një klienti. Kjo është e dënueshme edhe sikur klienti të ishte njeriu më i ndershëm në botë, jo më që është zgjatim i biznesit të familjes Berisha.
Së dyti, ndërhyrja nuk është sociale. Nuk mund të detyrosh brenda një jave mbi 300 sipërmarrës, me metoda gjobëvënie dhe bezdie fiskale, të lënë tregun dhe të detyrohen të pagujnë tre herë më shtrenjtë, larg Tiranës, në një biznes që ka tre vite që i përdhunon për të shkuar aty. Qeveria duhet të imponojë barazi në standardin e tregjeve dhe të garantojë lirinë e biznesit. Kaq është detyra e saj. As kryetari i Bashkisë, as Prefekti dhe as Kryeministri nuk janë pronarë tregjesh, por rregullatorë të marrëdhënieve të biznesit me shtetin. Ata nuk mund të sillen si dispeçerë, që presin bileta vetëm për autobusin që duan ata.
Së fundmi, kjo praktikë diskriminon një pjesë biznesmenësh dhe i vendos ata në kushte të pabarabarta me homologët e tyre. Ata kanë një plan biznesi, kanë investuar në ndërtimin e tregut sipas rekomandimeve të Bashkisë, dhe përsëri hidhen në rrugë, ndërkohë që tregjet e tjera në Tiranë janë në gjendje shumë më të keqe dhe vazhdojnë punë. Imponimi i standardeve në tregje është detyrë e qeverisë dhe Bashkisë, por një standard për të gjithë, jo disa standarde. Dhe para se të ndërmerren këto aksione, duhet të garantohen kushte për tregje të reja. I gjithë ky aksion po bëhet thjesht të realizohet më në fund një plan biznesi i disa viteve më parë, i një rrethi të afërt të Berishës, që ndërtuan për këtë qëllim një treg të ri në autostradë. Nuk arritën dot ta marrin me dhunë klientelën e këtij tregu për tre vite, por duket se po e marrin tani, në një aleancë të paqartë mes pushtetit qendror dhe atij të Bashkisë në Tiranë, ku Bashkia është e qartë përse e bën dhe për kë e bën. Ka tre vjet që përpiqet për këtë ditë. Dhe me sa duket ia doli t’i nxjerrë gështenjat me duart e qeverisë.
Bukur e ke thene, por ke harruar se lejen tregut po ja heq prefektura e PS dhe ministria e bujqesise e LSI.
Bashkia me LSI-ne po e heq.dhe Mero e ka then…shume sakte,, per interesa personale po lihen 5000 vete pa pune
Nuk e di kush ka te drejte per mbylljen e tregut dhe kush e ka gabim por ne kete shkrim nje gje nuk e kuptova ? Nese tregun ne autostrade e paskan njerez te afert te Berishes perse tregu Dinamos nuk u mbyll ne kohen kur kryeminister ishte Berisha ??
Keni humbur cdo sens serioziteti me genjeshtrat qe thoni.
Mero po te kujtoj qe keshtu Tirana mbetet pa treg.Tregu ne Autostrade eshte ne komunen Kashar dhe Bashkia Tirane nuk ka tager zyrtarisht ne ate treg.
Nje aleance e paqarte… duhet sqaruar Mero. nese ekziston… keq per qeverine, madje shume keq. investigo Mero. zbardhe skenarin tend! nuk ndjehem hic mire qe kaq shpejt dhe hapur mazhoranca mplekset ne te tilla afera. Jam i revoltuar.
….hudhe ne xhyc qeshtjen….merr xhihxhonin se e ke te fitume qeshtjen….
Qeverritë venë e vinë dhe ne (populli) mbetemi robër të vullnetit të tyre. Kështu ka qenë e kështu do të jetë derisa…
Tregu me antihigjenik eshte ai i Pazarit te Ri ku peshtymat kthehen ne pluhur dhe ngjiten te djathi ullijte dhe zarzavatet e lagura. Nje i huaj eshte skandalizuar se si mund te tregtohet ne Shqiperi ne kushte te tilla.
Ky eshte niveli i qytetarise ne Tirane. Ky eshte niveli i Bashes e Vorpsit.
po pse llaqi ne kohen e Rames si tregetohej ne pazarin e ri?
endri,
E kuptoj revolten tende te drejte,dhe jam plotesisht dakord me ty.
Por problemi eshte se ka njerez qe edhe kur i cenohen interesat dhe te drejtat, nuk dine gje tjeter te bejne vecse te duartrokasin vendimet e partise.
Kjo eshte fatkeqsia jone.
TREGU tek dinamo nuk duhet te mbyllet se ai eshte shume I pershtatshem, dhe I rendesishem per popullin e tiranes,po qe se eshte e vertete ajo qe thote mero, haram I qofre qeverise qe nuk reagon ndaj poshtersise te radhes te bashkise,populli I tiranes te ngrihet ne mbrojtje te ketij tregu.
nuk eshte vetem e bashkise poshtersia, eshte edhe e qeverise. a e ke lexu mire lajmin apo jo? jane bashkia dhe prefektura qe e kane mbyll, pra Basha dhe Rama. se ne or ti do bejme shtet, do ndeshkojme ata qe e kane shkatarru shqiperine….dmth tregtaret e uzines dinamo! hajt rrofsh o Ed Rama! te pacim sa mmalet.
P.S.
te pakten sot do bashkohen nen nje ze komentet e idiotave partiake!Unitet!
Nje shkrim qe I shkon dhe identifikon nje gazetar te pa-anshem dhe me etike. Pas 23 Qershorit te vitit te kaluar ky eshte shkrimi me i mire dhe me korrekt. Me stil prezanton problemin dhe me kurajo godet te tashmen e uritur per te filluar hajdutizmin dhe te kaluaren tashme te korruptuar.
Keto jane shkrime qe qytetaret kerkojne, ku te denoncohet cdo tentative per afere e kujtdo krahu qofte. Dhe te mos flitet ne pergjithesi per bashkin apo qeverin por te permenden emrat perkates te perfshire ne afere si prefekti, etj.
Filloni me keta te nivelit poshte dhe pak nga pak gjej kurajen dhe rezistojini tundimit te pushtetit te larte, dhe filloni te denonconi aferat e Ilirit dhe gjithe te punesuarve te tij, po ashtu edhe ato te njerezve pran kryeministrit.
Kur eshte e nevojshme edhe te njerezve te hurit e litarit te veshur me pushtet sic jane tashme te mirenjohur nga secili Prenga, Ndoka, Ndreu. Sepse kur degjojme per te kaluaren e tyre mafioze, e kaluare e hajduteve si Koco Kokedhima, Fidel Ylli, Paulin Sterkaj, etc na duket lule.
Turp per qeverine qe bje ne kete batak qe i ka ngritur bashkia e tiranes. A e dini se trasferimi i tregut nga “Dinamo” do te rriste ne nje mase te konsiderueshme edhe çmimet? prandaj jam kunder kesaj mbasi rendon xhepat e qytetareve.Keta betohen se do te permiresojme kushtet dhe jeten e qytetareve dhe nga ana tjeter bejne te tilla marrezira. Duhet te terhiqen menjehere nga ky plan qe rendon ne xhepat dhe ne jeten e qytetareve.
Ky eshte krim ndaj sipermarresve te ndershem te Tiranes.
Ka kohe qe Basha me Flor doracin kane dashur ta shperngulin ate treg.
E ben sot Prefekti i Tiranes dhe Drejtoret e Ushqimit ne Ministrine e Bujqesise…. Por nuk eshte kaq e thjeshte.
Prefekti dhe Ministria e Bujqesise, nuk jane aq trima sa te veprojne pa urdher te Edvinit, RILINDESIT TE MADH.
Kjo levizje e Edvinit, mund te jete nje hap drejte afrimit me Lulin, me gjasme per te bere politike te madhe, me leshime reciproke, se keshtu e ka “demokracia arti i negocimit dhe dialogut”.
Kush perfiton nga kjo ? Kriminelet e Sales e te Lulit !
Kush humbet nga kjo ? Populli dhe tregetaret, ata te 1 milione votave.
Harram te qofshin votat e popullit, o Edvin Mashtruesi.
Ne keto 300 dite cdo dite ke bere vetem demagogji me popullin votues.
Edhe Saliu te te kish pjelle s’do ishe kaq i lig e mashtrues.
Plehra, qe nuk ju lidh asgje me socialistet vec karrigia dhe xhepat.
Mjer ne ne c’dore kemi rene.
Ka nje zgjidhje per kete :
300 familje X 4 persona = 1200 njerez qe behen bllok tek Uzina Dinamo.
Nuk ka Bashki e Qeveri qe ti beje balle pastaj.
Sjellje e ndyre eshte edhe e mediave ne pergjithesi : askund nuk degjohet zeri i tregtareve te Uzines Dinamo.
Turp per medjat mercenare! Turp!
Hajde rilindje ! Fjale boshe! Keta Jane te gjithe te kapur nga mafia! Mjere populli!
A kane tru keta palaco apo nuk kane si arrijne te mendojne te largojne tregun me te rendesishem te tiranes,jashte saj,kjo eshte nje poshtersi e radhes nuk e dime se kush e ben,kjo tregon se cfare klase politike kemi ne krye te shtetit,njerez qe vete rrojne te rrethuar ne luks dhe nuk I bie ne mend per fukarain qe s’mbush dot barkun me buke.
Mero prape me familjen dhe bashkine ti? Ore na di debila neve ti? Pra gjermani ishte veshur si gjerman qe ne ta merrnim per partizan!!!!. Ore djale me mllef te papare, cinik dhe inatcor i pashembullt, do te na mbushesh mendjen se bashkia dhe familja ja mbushem mendjen qeverise ta mbyllin tregun!!!!!!
Ky maskara,qe ka uzurpuar karrigen e kryetarit te bashkise,vepron si nje kapo bande ne cdo pune qe ben. Mjafton te shohesh si katandiset e famshmja pedonale,ne zonen me administrative dhe kulturore te kryeqytetit— ne te vertete meriton te quhet pedon–hale!!! Sa here i teket ketij banditi te kollarisur dhe te llakosur e mbyll ate rruge per te shitur birra dhe qofte dhe per te vjele qera,si ta kishte oborr te shtepise se vet!!! Vijne rrotull njerezit dhe s’kane nga kalojne! A ka keshill bashkiak,apo jane mbledhur aty nje tufe palacosh e pijanecesh?!…Pllakat prej mermeri jane lyrosur dhe ambienti qelbet ere!!!…..”qytetaret jane te paret”—cfare hipokriti!!!….
Barrikade ndaj nje Bashkie te korruptuar deri ne palce ! Dhe kete ta bejne 300 pronaret dhe ne mbeshtetje
nga i gjithe populli Tiranes ! Flaken Bashkise !!!!
Drejt shtrohet siper nga ”populli” dhe ”21 janari” komentet e mesiperm !
Jane shkeljet e syrit qe Rama i bene Sales dhe lulushit per tu afruar me ta.
Haruat fjalimin e fitores nga Edi qe falenderoi Saliun per gjerat e mira qe kishte bere per vendin, po fjalimin ne Kukes per ndihmen qe Saliu i ka dhene Kosoves?Dhe kjo sot eshte ne linjen qe po ndjek Rama per te bashkpunuar me Saliun. Dhe mos haroni qe kjo eshte linja qe Edi mashtruesi ka ndjekur qysh diten qe mori drejtimin e PS 9 vjete me pare.
Nuk mjaftuan 9 vjet per ta njohur kete njeri te shtirur dhe mashtrues?
Prisni se nuk keni pare gje akoma.
Mero djali. Me keta Kryeministra qe i bien ne fat Shqiperise (mashtruesa, psikopate, vrases, hajdute) ngele opozitare i perjetshem.
Mprihe mire shpaten dhe bjeru,vetem TI na ke mbeyur.
Rilindasit do plotesojne cdo kerkese te klanit mafioz te Berishes.U betuan per Shqupin por pas zgjedhjeve e qepen gojen.Tashti per interesa klienteliste po dermojne fukarenjte.Edi Rama duhet te kaloje ne elektroshok qe ti vie mendja e te kujtohet se bashkepuntori i hajduteve eshte hajdut.Me falni mut PD e kak PS-ja ,ne mes qendroj LSI
Kjo histori eshte si puna e asaj te Fazlliçit. Ndryshon kryeministri, por Fazlliçet ngelen!
Fazlliçet qe mbine gjate regjimit te Berishes tani jane rritur dhe po fusin nen sqetull dhe RILINDJEN, me parimin se popull dele jane shqiptaret. Mjafton te shikosh koncesionet qe duan te japin ministrat e rinj per te kuptuar se qellimi eshte thjesht krijimi i trusteve qe duan te monopolizojne aktivitetin ekonomik, dhe jo gje tjeter.
Dhe prape populli qe i votoi e han, si tregtaret e tregut Dinamo, ashtu dhe konsumatoret qe ne fund do te paguajne fitimet e oligarkeve te familjes!
Kjo pune nuk qendron, as si standart higjiene, as si standart sherbimi. I vetmi interes i dallueshem eshte pagesa e gjobes tek persona qe duan te marrin peng konsumatoret, dhe ne fund popullin!
Z. Baze, jeni i nderuar qe i beni publike keto tema.
me duket se thjesht rivdekje si puna e Sales do na ofrojne edhe keta: http://pollsdb.com/lufta-per-treg
Aty ke dinamo eshte nje qelbesire e madhe qe na ndot gjithe qytetin. Te ik shumica si ne gjithe europen jashte vijes se verdhe. Pse hyni ne tema pa lidhje , behet shume mire per banoret e lagjes dhe per gjithe qytetin
Kujdes mos u nxitoni duke futur dhe qeverine ne kete katrahure,kjo eshte dora e Bashkise se bashku me prefektin e Tiranes,pamvaresisht se eshte i PSse ky i fundit.Mero ka plotesisht te drejte,Rama duhet te prononcohet urgjentisht per kete problem,mbasi sic duket po i hapet rruga tregjeve te familjes Berisha,ku shume mire zMero thote,me duart e Qeverise.
Jepi Mero se te gjitha fajet i ka Berisha ndryshe nuk lexohet gazeta e ke gjetur celesin e arte o te keqen xhixhua jepi de se ky popull gezon kur ti shkruan se cdo te keqe e kemi nga Berisha nga armiku i klases ndaj populli vuan per cdo gje packa se ngele gjithenje qepaze cfare gazetare jeni ju o legena. E di qe nuk do ta botoni por te pakten do ta lexoni vete tu shkunden ca trute.
Nuk eshte normale,ketu per mendimin tim prefekti ka rene ne kurthin e bashkise,ky treg levis vetem per interesa te dikujt,pamvaresisht nga emrat qe fshihen pas gjoja higjienes e tje. aty ushqehen 300 familie, a mos eshte me mire te gjendet gjuha me tregetaret per te plotesuar edhe ato kerkesa per higjenen,se sa te dekdisen me dhune prapa diellit.
Kush do shkoj der ne Kashar nga Uzina Dinamo ?!?! Nje marreveshje e urte dhe e shpifur..S’ ka kuptim nje levizje e tille per ca fije dialogu politik..Nuk mund ti ndryshosh menyren e te jetuarit tiranasve per perfitime politike..Po pati probleme higjenare ose konstrukti, rregullojeni..Mos I denoni qytetaret ne kete menyre..
Unë i besoj analizës të pa kompromis të Mero Bazes. Kryeministri Rama në se do që në 300 ditëshin e dytë t’i verë vetes dhe qeverisë së Rilindjes një njollë turpi e zhgënjimi le ta lejë këtë afere korruptive të realizojë qëllimin e saj. Unë mendoj se hallka të caktuara të pushtetit duan me këtë veprim t’i venë shkopinj nën rrota qeverisë Rama e për të errësuar ato arritje të deritanishme e për të shuar shpresat te populli që i mbështeti me vote plebishitare. Çdo hap i gabuar sado i vogël ju bën më pak të besueshëm i nderuar Kryeministër, ndaj Ministri përkatës duhet të deklarohet menjëherë për këtë akt që bie erë korrupsion. Mos e lini miun asnjëherë t’u shkojë nën mustaqe Zoti Kryeministër se pastaj e bën rrugë.
“në një aleancë të paqartë mes pushtetit qendror dhe atij të Bashkisë në Tiranë”
kur hyn paraja në mes,blloku i shënimeve me dorë,nuk ka të majtë e të djathtë,nuk ka armiq!të gjith bëhen miq për të ndarë paratë që nuk vijnë erë të keqe!!këtu lul buzkuqi dhe ed shalgjati me katalizator metën bëhen miq!!
ti je në merak si ata 300 pronarë të tregut o mero!!ska përse të jesh!pak a shumë të gjithë e dinë,dhe ne njerzit e thejshtë që nuk jemi legjislatorë,as jurist të dëgjuar,se po të kesh rregulla,ligje dhe po ti zbatosh me drejtësi nuk do të ketë probleme asnjëherë!!
por politika nuk e do një gjë të tillë!ajo e saboton ajo e lufton krijimin e rregullave krijimin e ligjeve!!ajo lufton ristanët dhe gjin gjonët,jo se është kundër tyre dhe korrupsionit të tyre,por sepse ata uk janë në vathën e tyre!e pamë me ristanin,e dënuan,e reabilituan dhe e patën vegël të bindur!!sa ristanë e gjin gjona ka në drejtësinë tonë??sa blloqe si i ilir metës ka në politikën tonë??
gabim pyetja duhet shtruar ndryshe SA NUK KA?? llogaria mbarohet shpejt,për të mos thënë askush po them shumë pak!!
ti shkruaj sa të duash mero je një zë në mes të një stuhie në oqeanin paqësor!askush stë pjerdh!sidomos sot kur ti nuk je ë në opozitë!sidomos sot kur ti ke shitur opozitarizmin për disa rreklama në gazetën tënde!!mero jo se ti nuk je opozitar,jo se ti nuk e di se si mund të bësh përpara si gazetar dhe ta lartësosh gazetën,por ti di gjithashtu se ky i sotmita bënmë keq se i shkuari po i dole kundër!!bile dhe po e kritikove!!kështu o mero ti zgjodhe kompromisin!!
ndoshta këtë duhet të zgjedhin dhe 300 pronarët e pazarit të uzinës dinamo!ti nënshtrohen politikes së parasë(ska të majtë a të djathtë;vetë e ke thënë)!
ose ndryshe nga ti të ngrihen në këmbë,ata vetë;tiu kërkojnë dhe klientëve të tyre që ti mbështesin,ti kërkojnë shoqerisë civile ti mbështesë(inegzistente),mediave(nëse ka të pavarura,vështirë:-(()dhe kështu mund të bëjnë diçka!!
shkrimi tënd,o i shkruar nga dëshira tënde o për ti bërë nder ndonjë shokut tënd është një pikë uji për ata 300 pronarë përballë heshtjes së shqiptarëve,indiferencës proverbiale të shqiptarëve!!
kot ska dalë shprehja “zoti qoftë me (ty)ta”!sepse askush stë ndihmon,nuk do të të ndihmojë!!ata që thonë këtë shprehje janë të njëjtit që ka përshkruar migjeni me “zoti të dhashtë”!!
ps:a thu që këto/ky bashkpunim(makinacione) qeveri/bashki(e majta me të djathtën)të na ndihmojnë në rrugën e integrimit në BE???
:-))
Mero ke shume te drejte, por perfundimisht kesaj pune i bie me thene mjere ne !
E gjithe kjo eshte e turpshme, eshte nje poshtersi. Nuk mendohet per ata qindra tregtare qe do ngelen pa pune, per familjet qe ushqehen nga ai treg. Justifikimin e higjenes e shohin te gjithe. Mero e ka shkruar shume mire, do te doja qe kjo ceshtje te trajtohej si duhej nga te gjitha mediat. Ndoshta duke bere zhurme mund te zgjidhet dicka.
Kam frike se pas gjithe kesaj gjurulldie fshhet hiena Ilir Meta, dhe po qe keshtu flasim kot. Ky njeri i peshtire po mban peng Shqiperine! Qofsha i gabuar!
O Mero po nuk e ke degjuar qe tregu i dinamos na nevojitet per shesh ndertimi. Na duhen pallate ne tani. I ndajme bashke.
shkrimi i dyte kritik per qeverine radhazi..dicka po ndryshon..merua po rikthehet..shyqyr
Ballkan-Pazari s`ka per tu bere asnjehere Europe…ketu mund te shese gjithkush gjithcka dhe gjithkund.
Mileti eshte mesuar me nivel te mjerueshem sherbimesh dhe te gjithe duan te blejne e te shesin prane halese se tyre per te mos u zhvendosur 1km me tutje me kushte me te mira.
Harram mesimet e Rilindjes
Hallall buka qe ju ka dhene sulltani o pis-milet
Ok, Tregu në autostradë u hap, por nuk shkelte njeri.
Synimi i atij tregu është të marrë me dhunë
klientelën e tregut të Uzinës Dinamo.
Dhe më duket se po ia arrin.
Njerëzit e afërt të Berishës, për të lehtësuar betejën e tyre,
kanë transformuar aksionet e tyre mbi tregun e ri,
në emër të një biznesmeni turk,
dhe tani —-në lojën e Bashkisë
——kanë h y r ë e dh e struktura
të P u sh t e tit QENDROR !!!!
Ja edhe LAJMi !!!!! , uhuhuh. ..h
Sic duket nuk duan qe populli as te mund te mbaje frymen gjalle.
Kjo bije era revolucion…………….
Jam nje qytetare e cila bej pazarin aty te tregu i dinamos, me thene te drejten eshte i mire per popullin gjen mall te te gjitha llojeve, me cilesine si e do me çmime shume me favorizuese se shume vende te tjera dhe ben pazarin per bukuri.Po ka vend per te rregulluar me pak investim nga bashkia rregullohet ai perbukuri.Mendja kur lexova lajmin per veprimin e bashkise e cila ka kaq kohe qe i bie me qafe atyre tregetareve pasi i ka rrjepur skalpin me taksa kaq vjet thashe kushedi kush ja ka vene syrin atij trualli dhe ky kryetari ne hije tani qe do iki do ta rrealizoj kete gje dhe nxjerr pretendimin se ska kushte higjeno sanitare e nuk ploteson standartet.Me thuaj o zoteri kush i ploteson kushtet te te kur edhe neper ato super marketen luksoze shitet mall i skaduar,kush i shikon ku eshte luli.E di ju se dhe ju drejtues te pushtetin vendor e qendror nuk i plotesoni standartet per popullin.Turp e faqja e zeze dhe qeverine nese e le kete gjatomanin ta vjedhe dhe tani ne ikje e siper.
LSi eshte mjeshter per te marre lek.
Sa ta kuptoje Rama ca bo LSI i kane ik votat per lesh. Eshte i gjate dhe naiv.
Filloi LSI me niseahten, AKU me kontrolle i rrujti prodhusit tani me tregun.
Per te bere transparente subvencionet per te ndihmuar fshataret s’degjohet fare Ministria Bujqesise, per keto gjera flet akoma me “do bejme..” , ndersa per te ndaluar apo mbyllur gjera, i ben shpejt e shpejt, som me.neser.
Harron Edi Rama qe me pare duhet hapur rruga e nje gjeje qe vjen pastaj te mbyllesh dicka qe funksionon.
Prandaj ka per ta ngrene sa krahu Edi Rama, dhe ai ka nje gje te keqe, qe e kupton me vonese!!
sikur te shpenzoheshin vetem nje pjese e lekeve qe ju merren atyre tregetareve per mirembajtjen e pastertine nuk do te kete vend me te mire e me te pershtatshem jo vetem per tregetaret por edhe per popullin qe edhe 2 lekshin duhet ta kursejne.
turpppppppppppp ! ti themi jo mbylljes se tregut se pari ne socialistet! sadiiiiiiiiiii vorpsiiiiiiiiiii larg duar nga tregu
Qe te merret Qeveria & Bashkia me tregun e Dinamos ta mbylle me dhune apo jo ,eshte nje cmendurine nje kohe qe ka mijra probleme me te mprehta..
Ne kete histori ka dy probleme kryesore:1- Kushe eshte mbrapa truallit qe do ngelet I lire dhe edyta eshte kjo qe thoti zoti Mero per te shkeputur klientelen e fuqishme nga ai vend per ta drejtuar te tregu I autostrates qe eshte e dinastise se ndyre te berishajve qe edhe pse teorikisht ka rene nga pushteti tragjikisht eshte shume me e forte se ne 23 qershor 2013.
Zoti Mero me ne fund po “ndegjon” zerin e shume komentuesve fisnike qe komentojne ne kete forum qe qeveria Rama( + 85 votat shume te fuqishme ne legjislativ) duhet kritikuar fuqishem per tolerimin deri ne idiotesi te bandes kriminale te Bash-Berishes edhe pse “garantet nderkombetare te leshit” I kane vene gjylen Ilir Meta neper kembe.
Te kuptohemei qe zoti Rama ka nje ndryshim me vite drite me qeverine e talibanit Sali Bisha por i ben varrin vetes duke marre marre persiper shume krime te berishes per ti mbyllur dhe per 21 Janarin dhe Gerdecin e ka mbyllur gojen fare (me sakte ja kane mbyllur Nulandet me buze te kuqe qe puthin Lulin Kriminelin sic puthen kepuckuqte e Podestes gjakatarin berishe kundrejt pageses qe nuk i dihet shuma…)
Edvin Kristaq Aneta Rama (E.K.A.R.) po ben hara-kiri sepse asnjehere nuk e akuzoi krykriminelin Berishe,per kalimin e borxhit public mbi 65% por ka pranuar te marre super borxh per te lare krimin e Saliqenit
Edvin Kristaq Aneta Rama (E.K.A.R.) po ben hara-kiri sepse pranoi te marre mbi kurriz shumen e 1 miljard dollareve te borxhit qe i kish Sali Qeni biznesit te brendshem per te cilin burgimi I perjetshem ishte gjeja me e vogel per k/krimineli Berishovic.
Edvin Kristaq Aneta Rama (E.K.A.R.) po ben hara-kiri sepse deklaroi se te gjitha vendimet kriminale te qeverise te marre pas 23 qershorit do ti anulloje sepse jane te ilegale …cfare eshte bere ?
Edvin Kristaq Aneta Rama (E.K.A.R.) po ben hara-kiri sepse ka pranuar te paguaje miliona dollare per pallatin e vjehrrit te tij ne Vlore dhe komenti eshte i tepert..
Jane dhe qindra borxhe te tjera stratosferike si e pronareve te tokave (per strasburgun) parate e te perndejkurve politike,tolerimi i grabitejes te Shqupit apo “deal”-i qe u be mazhorance-opozite-media per vdekjen (vrasjen si kosta trebicka ) te Olldashit.
Episodi I fundit me tregun e uzines Dinamo eshte nje histori e paster kapitullimi te turpshem te fituesve te 23 qershorit 2013.
Rezultati i ndeshjes KLD-Qeveri me rezultatin 12:1 per ceshtjen e Gjin Gjonit ( dhendrit te ish ambasdorit ne Beograd shpetim qaushi) tregon se Edi Rama duhet te shpalle gjendjen e jashtzakoneshme dhe te mos genjehet me play boy-n Lulzim Udbasha qe shijon ndonje puthje te dyshimte si yll ne ngjitje nga zonja Nuland. Sepse Shqiperia po ndodhet ne nje kryqzim historic si ne 1914 kur po ndahej mes fuqive te medha apo ne 4 shkurt 1944 kur Xhaferr Deva vrau shqiptare te pafajshem si Lulzim Basha ne 21 janar 2013 qe nuk mund tja fshehi as buzkuqi i Nulandit por as tradhetari i 23 qershorit Edvin Kristaq Aneta Rama (E.K.A.R.)
SOS
nga të gjitha këto që po thua,gabimet e ramës,del vetëm në një përfundim:
rama është i njëjtë me ata që ikën ose që mbetën akoma në pushtet!!
ka vetëm një mënyrë që ai të mos jetë si ata:të jetë idiot!!
kjo nuk është e mundur,prandaj mbetet ajo që thua ti,me tërë shkrimin tënd dhe unë me këto pak fjalë::ËSHTË I NJËJTË ME TA!!asgjë më tepër,përndryshe duhet të kishte dalë jasht asaj “foleje gjarprinjsh”!po të mos ishte gjarpër do ta kishin helmuar,gjarprinjt!!”qeni qenin se ha”,kështu më duket se thonë!!
Me siguri qe eshte ashtu sic thote MERO.Tregu i DINAMOS ishte me i miri ne Tirane.Hajde shihni Tregun tei ishe Stacioni i Trenit i vjen era MUTE gjithandej, mungojne kushtet me minimale.
per aq kohe sa ti Baze je shok i Metes asgje nuk do te kete efect nga shkrimet e tua. E ke shqirtin e shitur tek i vetmi i korruptuar-jashte cdo dyshimi-nga politikanet e Shqiperise. Ato qe thua jane te verteta,por ne gojen tende jane pa efekt.