Lindita Çela dhe një koleg i saj i rrjetit investigativ BIRN, kanë hetuar në mënyrë shembullore se si familja e Sali Berishës, dhe konkretisht vajza dhe dhëndri i tij, janë përfshirë në një operacion financiar, ku ka qartazi kapje të shtetit dhe pastrim parash, në historinë e investimit të Damir Fazlliç në Portoromano.
Kjo është një histori, të cilën unë dhe disa koleg të mi e bëmë publike në vitin 2008. Unë i kushtova disa emisione televizive dhe kryeprokurorja Ina Rama në atë kohë mbështeti akuzat tona, duke nisur një hetim serioz.
Por çfarë ndodhi pas perdes?
Sali Berisha u vërsul me egërsi ndaj prokurorisë dhe medias që u mor me këtë çështje. Prokurorët, që kishin çështjen në duar, u kërcënuan dhe frikësuan në palcë. Çështja përfundoi tek një gjyqtar i Familjes, i cili pasi e mbylli pa asnjë argument jurdik, thjesht për procedurë, u gradua për në KLD dhe një shkallë më të lartë gjykate.
Operacioni në të vërtetë përfundoi plotësisht. Argita Berisha dhe kolegia e saj, Flutura Kola, që ndanin të njëjtën zyrë juridike, kishin prokurë të posaçme nga Fazlliç për të qenë zot të kompanive të tij zinxhir, që shërbenin për të justifikuar transaksionet nga Shqipëria në parajsat fiskale në Qipro dhe ishujt e Karaibeve, ku Familja ka arratisur milionat e fituara.
Dy kolegët gazetarë kanë bërë një hetim shembullor si gazetarë, pa pasur në dorë burime informacioni apo akses në llogaritë bankare që ka prokuroria apo Drejtoria e Pastrimit të Parave. Investigimi i tyre, më shumë se akuzë për Argita Berishën, Flutura Kolën apo Jamarbër Malltezin, është akuzë për Adriatik Llallën dhe institucionet hetimore të varura nga kryeministri Edi Rama, siç është Drejtoria e Pastrimit të Parave apo ajo e Krimit Ekonomik, të cilat në 300- ditëshin e tyre të parë, mund të kishin bërë një të dhjetën e punës që kanë bërë dy gazetarë të përkushtuar për 30 ditë.
Së paku, në kohën që prokuroria drejtohej nga Ina Rama, ky hetim u hap dhe prokurorët morën një kosto. Ata morën guximin të thërrasin dhëndrin e Berishës apo avokaten Kola në pyetje. Edhe pse përgjigjet e tyre janë fyese dhe arrogante, ata sërish minimumi janë thirrur. Pata rastin të njihesha me dëshminë e Jamarbër Malltezit dhe të shikoja se sa me qesëndi e merrte ai prokurorinë në atë kohë. Kur ai e pyeste se ku e njihte Damir Fazllicin, dhëndri i Berishës i përgjigjej: “Ma ka prezantuar Mero Baze dhe Bamir Topin, para selisë së PD-së”. Kishte bërë dhe një nga ata shakatë banale si të vjehrrit të vet, duke shtuar se unë i kisha thënë e ka emrin Damir, mos e ngatërro me Bamir.
Nuk është problem pse ka gënjyer para prokurorisë, por më bën përshtypja arroganca dhe cinizmi për të fyer prokurorët. Në kohën që ai jepte këto deklarata formale para prokurorëve, unë dhe Bamir Topi ishim armiq dhe kundërshtarë të Berishës. Dhëndri i tij ishte aq i sigurt që nuk e prekte njeri, sa gjente kurajo jo vetëm të fshihte një krim që kishte të bënte me pastrim parash, por dhe ta përdorte këtë kundër kritikëve të vjehrrit të vet gjoja me cinizëm. E vërteta është se ndoshta Bamir Topi s’e ka takuar kurrë Fazlliçin, dhe se mua ma ka prezantuar Sali Berisha kur e bija e tij e dërgoi nga Kosova në Tiranë për të lidhur kontratën me kompaninë amerikane që do merrej me fushatën e PD. Ua kam sqaruar këtë rrethanë gazetarëve të BIRN, që u morën me këtë hetim, por nuk mund të mos më bëjë përshtypje, që 300 ditë pas ndryshimit të pushtetit, që frikësonte prokurorët të hetonin, të vetmit që po hetojnë mbeten vetëm disa gazetarë.
Unë e njoh mjaftueshëm Damir Fazlliçin për të qenë i bindur se ai është një sekser karagjoz, që mashtron pa pikë turpi për çdo gjë. Kur unë ia ngrita këto akuza në vitin 2008, dhe ai nuk përgënjeshtronte dot asgjë, këputi një gënjeshtër që më kishte hedhur në gjyq në Angli dhe më kishte dënuar 50 mijë paund. Se si mund të dënohem unë në Angli, për një shkrim të bërë në Shqipëri, në një gazetë shqiptare, vetëm Edi Paloka mund ta besojë. Por e shikoj tani që po përpiqet të mashtrojë përsëri duke u paraqitur si njeri pa probleme me qeverinë e re. Ka përmendur në intervistën e tij dhe një takim me Edi Ramën. Kjo gjë nuk më impresionon. Ai është një biznesmen që ka përfituar kontrata me shtetin shqiptar, na ka shitur dhe blerë energji elektrike, ka futur hundët si ndërmjetës në shitje- blerje armësh në Ballkan, po na sjell në Portoromano gjigandin rus të naftës, dhe natyrisht që është shumë i përfshirë në raportet me shtetin shqiptar. Si i tillë, unë nuk shqetësohem nëse ai takohet me kryeministrin apo ministrin e Energjetikës.
Unë shqetësohem nëse ai nuk hetohet dhe ndëshkohet për kapje të shtetit dhe pastrim parash. Në këtë rast, nuk vlen fare të pyetet Edi Rama e ka takuar apo s’e ka takuar, apo Damian Gjiknuri nëse e ka pritur apo nuk e ka pritur. Për mua është më normale ta presin e ta çojnë për hetim, se sa t’i thonë takohemi me ndërmjetës, por mos u mërzit se nuk të biem më qafë. Në momentin kur Damir Fazlliçi ndjehet i qetë dhe i sigurt në këtë pushtet, duhet të kuptojmë se 300- ditëshi i parë i qeverisë nuk i ka gërvishtur as petën e parë tepsisë së mafias së Sali Berishës. Dhe kjo jo e gjitha për faj të prokurorisë dhe gjykatave. Ajo është betejë e kohës së Sali Berishës. Për të hetuar çfarë ka bërë me këtë dosje Damir Fazlliçi dhe e bija e Sali Berishës, mjafton të shikohen letrat në hipotekë, llogaritë bankare nga krimi ekonomik, transfertat financiare nga pastrimi i pareve dhe ai dhe ajo janë në burg. Nuk i shpëton dot as Adriatik Llalla, as Gjin Gjoni dhe as Xhezair Zaganjori.
Qeveria duhet të bëjë punën e vet në hetimin e skandaleve financiare të Sali Berishës. Sistemi gjyqësor dhe prokuroria, janë realisht një problem, por nuk mund të jenë një alibi. Dy gazetarë, pa asnjë akses në llogaritë bankare dhe hipotekë, pa asnjë akses tek Krimi Ekonomik, kanë arritur në përfunfime logjike në bazë të disa intervistave për kapjen e shtetit dhe pastrimin e pareve. Për 300 ditë dikush duhet ta kishte bërë këtë dhe nga qeveria shqiptare.
Ata duhen kalbur ne burg, nuk I fshijne dot pislleqet qe kane bere, le te llapin mushkonjat. Nese Rama nuk ben drejtesi eshte qelbesira I radhes…
Nuk mund të bëhet drejtësi pa u shporrur nishanërat, dhallërat, gjingjonërat, zaganjorërat e tërë horrat e zagarët që që kanë zënë Presidencën, Prokurorinë dhe gjykatat.
Problemi i Rames dhe i ketij qe shkruan ketu eshte se ju kane genjyer kaq shume saqe tani vetem nje si Aranit Cela mund te qepte genjeshtrat e tyre me realitetin.
Nga i gjithe artikulli del qe ne rastin me te keq Argita Malltezi dhe Flutura Kola kane pasur info qe cmimi i tokes do rritej ne ate zone dhe e kane blere per t’ja shitur dikujt. Ku eshte shkelja ligjore ketu ?? Pra cili ligj i ketij shteti u shkel ?
Edhe Ina Rama qe ky qe shkruan artikullin e cilesoi si burre shteti sado qe u perpoq nuk beri dot asgje me kete dosje per faktin e thjeshte se eshte nje flluske sapuni.
Z Mero ne qofte se eshte e vertete qe fazllici po sjell gjigandin rus te naftes ne portoromano, (e mori fera uraten)rama,sala, ina,llalla,etj hane te tere ne nje canak,ne canakun e lindies,te tera te tjerat behen per shou mediatik .Ketu mbaron edhe ruga e shqiperise drejt perendimit, fituan forcat e brendshme pro boshtit ATHIN-BEOGRAD-MOSKE ato forca qe sollen komunizmin ne shqiperiNe ballkan po kthehet hemogjenizmi rus.Mjere shqiptaret
Lere qeverine te kapi keta te korruptuarit per 100 mije leksha. Mos e ngatrro qeverine me keto vjedhjet miliona euro se na kujtohet ndonje Ilir a ndonje Nard koka qe mblidhte skrap per te varfrit.
Rama kaq ka dashur, sa te behet kryminister dhe gjithe peshkaqenet i amnistoi. Ca i rilindi si Ilir Meta, ca te tjereve si Lul Basha iu ben ftesa per te festuar bashke.
Ta kishte ditur keshtu Saliu, nuk kishte vene Bashen kryetar PD-je por kishte vene Ramen. Edhe Rama do qe kenaqur si KM, edhe Saliu do flinte rehat mbi florinjte qe ka vjedhur. Edhe ne te shkreteve na kishin lene rehat se kujtojme se ziheshin por keta po i heqnin halat njeri tjetrit.
NUK JU DUKET SE BERISHIZMIT RRENJET DO T’JA NXJERRE MERO BAZE DHE EDI RAMA? WELL DONE!
Te lumte goja, shok! Unitet!
aman o mushkonje e ngjale ,e ke gjetur tamam pseudonimin ,i tille qenke ,nuk ia vlen te merresh me ty .Mero ,te lumte qe ke guximin te kujtosh Ramen se ne keto 300 dite gjeja e pare qe duhej te bente ishte dhe vazhdon te jete cmontimi i kupoles se (mos)drejtesise dhe venia para pergjegjesise ligjore te klases kriminele e hajdute te Berishes e familjes se tij biologjike e politike .Boll me llafe ,duhet ndeshkim ligjor ,t’u merren pasurite e bera me vjedhje te gjitheve ,te majte e te djathte,e te rriten pensionet ,se po hane dynjane pleqte e shkrete ,nuk pine dot nje kafe.
Mero ti me keto shkrime po ma kujton guximin e inspektorit te FBI is Eliot Nes i cili ne vitet e tridhjeta te shekullit te kaluar ne Amerike, hulumtoj shume, i dike vrasjet dhe pastrimin e parave qe bente All Kapone, ama ne burg e futi vetem me faktin se ai nuk kishte paguar tatim shtetit.Dhe nuk doli me .Dhe dicka, keto dite po shenohet 19 vjetori i masakres se Srebrenices mbi boshjaket e Bosnjes, dhe kanali televiziv All Xhazera ne keto 10 dite ka publiku detale qe askush nuk i ka ditur deri me tani duke iu falenderu gazetarve trima qe ia duan te miren popullit te vet dhe shtetit me sloganin “gazetaria nuk eshte krim”.Ti me kete shkrim dhe ai gazetari tjeter do te hyni ne histori per keto iniciativa te guximshme per zbulimin e krimit ne Shqiperi.Dhasht Zoti se shpejti ti shohim rezultatet e para.Ty shendet,dhe te ruajt ZOTI.
Z Mero Je i madh. do te doja te ishe keshilltar i K/Ministrit
Po shyqr me ne fund nje kritik ndaj rilindjes,leje berishen se e dime se ccfare ka bere!po ky 2 metroshi esht poaq fajtor sa vete berisha nese nuk e burgos!
Mero e di me mire nga ne qe kjo histori keshtu do mbyllet, Familja Berisha do gezoj milionat e vjedhura, drejtesia do mbetet kjo qe eshte, kurse Rama do ik nga Politika si nje deshtak dhe delirant. Per keto do te mbahet mend Rama, ky rilindes i bythes.
Z. Mero !
Ju e dini shum mire , qe drejtesia nuk eshte fare alibi e qeverise ,por nji problem shum i madh dhe shum serioz !Pa rregullimin e kesaj hallke te rendesishme , nuk ka shtet !!!
O Mero, e zeme se departamenti i krimit ekonomik e beri investigimin per Fasllicin dhe per te afermit e Berishes, mblodhi prova dhe…. pastaj???keto prova duhen cuar ne prokurori ku eshte Dhalla e thartuar e cila, sic po e tregojne faktet e perditshme, nuk eshte fare e gatshme ta beje nje gje te tille. Shiko padine ndaj Imamit qe po sfumohet dita dites.Cfar pret nga nje funksionar me dosje ne zyrat e Saliut.
Nje kritike per qeverine ndonese e vonuar…
Jo, krimit do ia qise ujt e zi Ergyzi i antikorrupsionit. Cun me karakter e personalitet tr papare.
C eshte ky prokuror icili edhe pse figura e krimit eshte plotesisht e konsumuar nga individe me ose pa pushtet, dje apo sot,nuk vepron?
Cfar kujton ky propkuror(hira) se as llall nuk eshte, se me mosveprimin e tij ligjor i ka lare duart me te dyja palet?
Ky palo prokuror munde ti kete lare duart me te dyja palet(te majte apo te djathte),po me c duket do ti laje duart nje here e mire ky popull me kete palo manekin?!!!!
300 DITET E QETA TE DAMIR FAZLLICIT.
Ne shkrim thuhet gjithcka e vertete nga autori i shkrimit, i cili ka denoncuar kete “bashkepunim te ngushte” dhe shume te dyshimte te ish-Kryeministrit me Fazllicin. Madje per kete denocim autori ka paguar edhe nje kosto shume dimensionale nga ish-pushteti.
Opozita e djeshme keto denoncime mediatike i perdorte per te sulmuar ish-Qeverine, duke premtuar se do kerkonte llogari kur te vinte ne pushtet.
Po mbushet viti i Qeverise se re, dhe jo vetem nuk eshte hetuar ne kete drejtim, por per ironi te fatit Institucionet shtetrore po vazhdojne bashkepunimin me personazhin ne fjale, sikur asgje te mos kete ndodhur.
A mundet te konsiderohet sa me siper, nje zhgenjim lidhur me pritshmerine se dicka do ndryshonte me ardhjen e Qeverise se re pas 23 qershorit te vitit 2013 ?
Une personalisht mendoj , po zhgenjimi eshte i madh.
MEROOO.TE KA NGELUR PYKA TE DAMIRI.TA PASKA PRERE RROGEN ME KOHE DUKET…..
Qeveria ka treguar me prova se e ka filluar luften kunder korrupsionit me dosjet e kopsitura per vjedhjet ne Ministrine e Mbrojtjes Fakti qe llalla po e mbyll,deshmon sesa e DOMOSDOSHME eshte vlera e 84 votave ne Parlament.Gjithshka fillon ATY per zgjidhjen zinxhir te korrupsionit galopant me kryemafozin sali
Meroooooo, wow ,kritika e pare e vockel ndaj qeverise ,por me mire vone se kurre.
Strategjia e PD-s,per te “friksuar” maxhorancen me greva dhe sulmet per “denigrmin” e Kryeministrit Rama,kane minizuar pasojat qe meritonte te merte pushteti berishjan.
Rama dhe Meta,kane punuar sikur tek ne ka institucione te pavarura,jo te kapura nga Berisha !
Paraqitja ne Prokurori e dosjeve,per shkeljet finaciare,per ish ministrat e Brishes,kane perfunduar ne “propogande” qeveritare.
Berisha e ndaloi luften kunder NANOS,kur filloi te koruptohej familjarisht,mos e zente ky “hall” dhe Ramen !
Nuk besoj se Meta dhe Rama nuk e kuptojne rendesine e reformave ne sitemin e drejtesise.
Nderkombetaret kane kohe qe kerkojne denimin e vrasesve dhe te koruptuarve.
gjeja qe me vjen ne mendje kete çast eshte viti 97te. sali berisha pasi largoi me eskorte dy femijet e tij serbo mongole, vete ishte i vendosr te rrinte. pse? ai kish krijuar oktapodin shqiptar. kish marre sigurine se nuk do prekej. kjo jo per ndonje marrveshje me nanon. jo. po per ata qe e kontrollonin realisht kete vend te vogel problematik te europes juglindore. vetem te mendosh se sali berishen e ka mbajtur ne pushtet jo aftesia e tij , po pikerisht konjukturat e kohes. ndersa ne dy mandatet e fundit ka qene pikerisht e majta qe i zgjati ditet e qeverisjes pd, e sali berishes. duket absurde po eshte realitet. shkaqet e mos largimit te tij lene shume hamendesime. por qe keto po zbardhen dita dites me fakte te pa kundershtueshme , ne pjesmarrjen e tij e te familjes se tij ne afera te paster korruptiv. nga kjo mesele saliu mund te dale pa lagur. kjo jo aq per mangesine ne efikasitet te luftes qe qeveria ben me mafjen , por ne sistemin qe saliu e ngriti me aq kujdes. per pushtetin e trete qe do ti garantonte atij , familjareve , po edhe ministrave te tij paprekshmerine “e perjetshme”. por edhe shkencerisht e perjetshmja nuk ekziston. keshtu qe ne mos rama nje tjeter k.minister, nje tjeter qeveri do marre persiper ti shkurtoje kembet oktapodit e mbase nje tjeter do ta eliminoje ate si nje e keqe qe ka mbeshtjelle tere sistemin e qe bren edhe shoqerine.
Damir Fazllici ishte I keq per qeverin aktuale sepse punonte dhe korruptonte qeverine e meparshme, dhe jo per faktin se perdor korrupsionin per tu pasuruar ne kurriz te ekonomise shqiptare.
Keto 300 dite ai po “punon” me pushtetaret e rinj dhe nuk eshte me ai I korruptuari po biznesmen I nderuar. Eshte mire qe eshte prekur ne shkrim, por duket se eshte permndur sa per te ndeshkuar me pambuk qeverine.
Ne fakt ka aq shume gjera qe mund por nuk jane bere, ka aq shume gjera qe jane bere gabim, dhe qe duheshin ne fakt permendur ne shkrim. Te besh nje shkrim ku kritikon pushtetaret actual 5% dhe te kaluaret 95%, nuk ka me kuptim.
Eshte mire qe Rames ti permenden gjerat ashtu sic jane dhe jo me zbukurime, sepse kur te behen boomerang do te jet teper vone.
PISllek I madh eshte bere ne Kohen e berishes,korrupsion I papare,mjafton te kujtojme kur saliu e merrte fazllicin ne mbledhje qeverie ne krah,per kete duhet te hetoje prokuroria cfare donte nje shtetas I huaj ne mbledhjet e qeverise shqiptare,kjo eshte e papranueshme,madje e denueshme,prandaj nuk ecen ky vend se ka qeveritare te korruptuar,se po te ishin te mire do I kishin mbaruar punet e ketij vendi te vogel qysh ne vitin 2000.
O mero po hiqe këtë foton a derëzi se dukesh si prej betoni(si loni).Po punët si venë,po të shitet ndonjë çikë tema.Të fala nga temja.
KOT e kemi qe perpiqemi te bejme vetem saliun te korruptuar,ai ishte I korruptuar,mjafton pjesemarja e fazllicit ne mbledhje qeverie,por te mos harrojme se dhe EDI eshte akuzuar per 20% ne bashki,po ashtu dhe META qe u kap me bllok ne dore sic tha EDI,te dy krahet jane te KRIMBUR ne korrupsione,zgjidhja eshte ardhja e partive te reja NE PUSHTET[SPAHIUT,TOPIT,ETJ].
e kapi dhe merua filmin qe spo e ndiqnin me shume veta se po ia krihte shume bishtine shtetit te ri e nisi te bej pak opozite..po shyqyr qe u ndjeve e nise te besh kritika..kritika nuk te ben asnjeher dem,te sjell me kembe ne toke shpesh here..po zotnijte e qeverise ca sthane per fazllicin,vajten i riben kontraten dhe rama pa pike turpi doli e tha keto jane genjeshtra ne top stori,sa do qe balla i tha qe kam burime nga ministria jote..ka shume tym per asgje..e vetmja pune tamam qe bene ishte lazarati…te tjerat spo duken..ekonomia do kohe te sjelli rezultate,rendi vende vende,zhduk ne lazarat e vrit ne bllok,spitalet sic ishin,jane rregulluar vetem disa gjera qe duken si plazhe ndertime pa leje,quadrot e rinje njeri me cop cop se tjetri,gangsterrat e ps ne vend te rrine urte ngrene zerin..nuk eshte realizuar ai ndryshim qe ne prisnim..dhe ndonjehere sikur ju ish opozitaret dhe kritiket e dikurshem te beni profesionin tuaj dhe me qeverine e re eshte ne mire te te gjithve
Eshte bere Mero eshte bere bile edhe nga nje shtet tjeter.Arvizu largohet nga Shqiperia pasi donkishoti i vicidolit do shkoj tek 7 penxheret.USA i bene gjerat avashavash.
jam plotèsisht dakort me Meron
Mero keto peralla ja tregon vetes, se te bejne mire. Tere jeten kellire mbete
Po shyqyr o Mero qe erdhe na Korca.Kjo qeveri me 84 vota duhet te levizte filizin ne barke te nenes.Kurse keta rine e fryne syte.Do themi qe ka faje meta,se ka munci mos ta mbeshtese Ramen ne kete beteje,po Rama ta provou me aq sa ka ne dore,jo vete meret me hallexhinjete qe kan bwre na 1 lek ne kurbet,dhe keta i thon ku i gjete.Se keto qeverit tona jan mare shume me emigrantet qe jane shumica ne te zeze.Pranda mire se erdhe Mero ne opozit me qeverin.Po nuk denuan qenin Sali kjo qeveri do i kete prape nr per mandatin e dyte,po jo me keto numra qe ka.
Dhe llallen ta shporin. Ta perzen legenin,kulishin e Saliut.O njrez kam 1 propozim te cmendur.KRYEPREKUROR SPARTAK NGJELEN.
shkrim i vonuar o mero,megjitheate nuk eshte kur vone per denoncuar krimet,dhe hajdutlleqet e saliut dhe bandes se tij,po ce do se shefi ripjelljes spo e leviz qimen nga qulli,per ti vene para drejtesise saliun dhe banden tij,piktori justifikohet sikur eshte ne opozite, dhe jo ne pozite.
Po atje kemi ngelur.”Uji vjen I kulluar nga lart”,gjyqesori e ka fajin.
C’fare pret nga nje parlament klanesh te perbere nga mafjoz,drejtesi?
Mobsters,Family business,nuk e luftojne korrupsionin,ata jane vete korrupsioni.Ngjyrat politike nuk kane aspak rendesi per keta kolloze te “demokracise”
300 dite nuk I shkurtojne dot 300 vjet prapambetje.Europa hodhi nje kocke ne ere,shiko si fluturan qenete PD dhe PS, kush ta kapi levdaten.
Me gjithese kanditat ne fillim, deri sa te sqarohet tamam se ku hyme.
Kete e quajne si arritje personale politikanet Shqipetar se mendojne qe behen te “barabarte” si psh.me “koleget Gjermane,Angleze” etj.”EUROPIAN”. C’do me teper?.Me te tjerat mos u merrni ju gazetaret,sa per drejtesine ka kush mendon,do merren masat e”nevojshme”.
Z.Mero me respect per Ju,dhe artikullin
Mero
Vertet beson se Edi Rama do te merret me Fazllicin? Ti je njeri i zjuar dhe e din me mire se cdo njeri tjeter qe Edi duke u bashkuar me Meten as qe do te merren me skandalet shqiptare te 24 viteve te fundit. Edit ja kane kap koken me dere prej shume kohesh o Mero dhe eshte aty per te vazhduar mashtrimin, vjedhjen dhe shkaterrimin e Shqiperise te nisuar ne vitin 1990 me demokracine e Ramiz Alize plehres
Korbi Korbit nuk ja qit syte o Mero i Bazeve
Vetem keto shkrime te kete prokuroria, nje galeri e vertete turjele qe nga viti 2008 dhe t’i marrish nje e nga nje sipas problemeve dhe s’munde te thote me Berisha a doni t’jua sjelle Fasllicin ketu ne Parlament dhe se e kishte mik shtepie?!!! Te shofim se cfare do te na beje byroja e hetimit, ideja e avokat Ngjeles! Te gjithe shtetet e tjera i mblodhen kryeministrat dhe shkarpat e tjera te korruptuara dhe po u kerkojne llogari, ndersa ne Parlamentin tone vazhdohet t’i kerkohet llogari mazhorances se perse keta rane nga fiku! Hallalle Mero Baze, se me keto denoncime, i ke kaluar nja 5 fakultete juridike, dhe jo shqiptare, por perendimore! Une nuk e marre vesht se cfare shpjegojne, me cfare programi nxjerrin jurist cdo vit dhe a shikojne keta profesore se kritika qe i behet drejtesise, eshte mangesi per ata, ju, u duhet ulur pagesa sipas punes, sepse po e beni shume keq ate. Nese ju pretendoni se e beni mire punen, a nuk ju bene pershtypje kthesa e forte partiake qe marrin juristet e juaj me te filluar punen? Urgjente eshte rishikimi i kuadrit ligjore, kod e procedure penale, qe jane me shume mangesi dhe qe lene me formim te ulte profesoret dhe juristet kur dalin ne jete!
Mero baze eshte sot rezerve e mjaftueshme ,me shume se shumkush ne kontributin qe po I jep se majtes dhe kryesisht qeverise Rama per te kryere detyrat e medha dhe te veshtira para kombit,para te cilit ka marre nje zotim supreme dhe public.Eshte me se e vertete se e ka veshtire,pasi Saliu I ka lidhur mire fijet e mbrojtjes se mafies,por demi duhet kapur nga briri>po te kesh ne krah doren e shendoshe te popullit ,cdo gje arerihet.Kontributi I medies se shendoshe duhet te perkrahet pa rezerva nga pushteti.Kontributi I medies sinjifikative ,sic eshte “Fiks Fare”eshte shume konkret qe nuk kA AVOKAT TA HEDHE POSHT,POR SHUME GJERA TE VERIFIKUARA NGA ORGANET E DRERJTESISE KANE MBETUR NE HIJE.
A jeni me i qete Ju i nderuar Mero Baze,ndaj sjelljes se kesaj qeverie?
A eshte i qete Erjon Braçe,qe 6 vjete ka kercyer si gjel maje plehut ne parlament dhe tani e ka mbyllur gojen ?
A duhet te heshtin te gjithe deputetet e PS ?
Ku eshte Balla qe per keto poshtersi pagoi ne gjyqet e Saliut? Ku eshte Gramoz Ruçi,Pandeli Majko? Po heshtin se kane hallin e pronave te tyre dhe pasurive qe i kane grabitur dhe keta popullit?
I nderuar Mero,ato qe ke shkruar ne 2-3 Prill 2013,po dalin reale dhe duhet ti kethehesh edhe nje here analizes se atyre diteve.
ME FAL QE PO TE TE KUJTOJ: KY STAN,E KY SISTEME KETE BULMET KA.SALIU ME FAZLLIÇIN,EDI ME FAZLLIÇIN DHE ERJONI ME BALLEN ME FAZLLIÇIN.
PO PERSE HESHTTIN INTELEKTUALET,PERSE HESHTIN ATA QE MBAHEN TE “MENÇURIT” E KOMBIT,PERSE HESHT SHOQERIA CIVILE,PERSE DURON POPULLI KETO POSHTERSI TE TE MAJTES E TE DJATHTES???
Jemi dakort me kete analize dhe analizat e tjera zoti Mero, po cfare po behet, ata jane majmur,shperdoruar, blere troje e shume te tjera, dhe hic gje, drejtesia shqiptare ka frike se ata te vrasin dhe te heqin qafe, kishim degjuar dhe shikuar filma per mafien, po nuk e imagjinonim se do te instalohej ketu ne Shqiperi,kjo qeveri nese nuk con para drejtesise me fakte, jo me llafe, se i therresin ne prokurori dhe ashtu e lene ne heshtje, atehere le te hiqet menjane, kush merret me keto gjera duhet te paguaje, po si?
Ok mero qe thu: ‘Dy gazetarët kanë bërë një hetim shembullor si gazetarë,
pa pasur në dorë burime informacioni apo akses në llogaritë bankare
që ka prokuroria apo Drejtoria e Pastrimit të Parave.
Investigimi i tyre, më shumë se akuzë për Argita Berishën, Flutura Kolën apo Jamarbër Malltezin,
—-akuzë për Adriatik Llallën
dhe —–institucionet hetimore të varura nga kryeministri Edi Rama,
siç është Drejtoria e Pastrimit të Parave apo ajo e Krimit Ekonomik,
–të cilat në 300- ditëshin e tyre të parë,
mund të kishin bërë një të dhjetën e punës
që kanë bërë dy gazetarë të përkushtuar për 30 ditë’
Poplli pyt:
pse KM rama nuk ja desh & do b….(qe e ka aset me foto)
ta bente ket pune 1 mujore, por perdite betohet ne Kristalitetin &Kampion Vizionin e tij te pacmuar (i certifiku qe kur qe kryebashkiaku me * botnor), mbi keto dhe naj tjeter gjoje, se ate Betimin ne Mortje& Historine, e ka fut ne ThES ku s’ka bir kurve qe i fut doren…, ky Vizpionari liberator Rilindaqor pse rri tu bo daulle: keni per tme pa, s’keni pa gjo akoma!!!, dhe pas kesaj ulet shesh dhe vajton: ëë…ë une i ziu, fajin e ka saliu!!
10 here deri me sot e kish maru ate pune per te cilen 1 miljon deledasher
i dhane Fronin (ku u fut me ceremonial exelence, uhuhuhuh!!)
Exelenca e tij edrama pse nuk bo as 1 dore pune, kur nje gazetare i hyn malit dhe e nxjerr tej?!!
Pergjigjen e pres nga Rilindoqorret (por jo ata me diploma fallco me profesion: trafikante (prostitutash, droge…pastrim parash) se ata i kemi ne Qeveri, Parlament, Opozite, Gjyqsor, Media, Bashki & Komuna e ne tere institucionet ne cdo pllame ven duke i nxjerre ujet e zi bashke me naften, kromin…nen patronatin e ‘fazlliceve’.
Keta Eskobaridhe te Pulitikes qe kane nxjerre ne PAZAR Shqiperine
dhe e shesin copa- copa (pa kandar, me 1 Euro) ose e bejne dhoro ne emer te popllit
(si arin e shtetit, detin…piktura te Onufrit etj etj,) dhe ne Lojen me kungulleshka: ‘ TI!!–Po TI?!’
ja gjujne hyneret njoni tjetrit ne Parlament etj.
Po jemi ketu sot:
—-Ky Piktori KM vizionar SI e ka hallin
qe as sheh as nigjon,
e shtyn me ‘daulle’ e … Napolona
(pervec naj te ngjerume me hunde, pune per te).
Ej, rilindore,
Sa per at ‘menaxhimin’ me bllok ne dore
te pasurise se vendit, qe tha zonja Nulend,
ky ja ka lon babaLikes ngjalen, kurse babaLikja thote si Shvejku: ‘un e kam me vendim gjyqi qe jam llagar, ti e ke Keshtjellen ne faqe (se paret dihet qe i ke si saliu neper ‘Qiprora’ – Spanjera) dhe e bo si gjingjoni i ‘tmerrshem’ qe thote: jane paret e grus!, uhuhuh…h!
Damir fazllic mund ti baje ditet eqeta sepse roli isekseri nifet edhe me ligj por me sy te hapun e me vesht perpjete duhet trrije sadik llullic ai qi nisi kit vjedhje me permasa kaq te mdha qishiti tgjihte kneten parelive qi vijshin nga tirana durrsi eqytete tjera tu na lane kukusiant e pukjant vec me 300 m toke tu ja shit edhe fshatarve tjere qi kishin marre toke ne katunet etyna ky asht hajduti mimadh ishqipnise ja ka kalu sales e lul bashes
brilnt je o Mero Baze
Fazlliq nuk ka lene territor te Shqiperise pa e zabtuar: http://bit.do/Damir-Fazlliq-ne-Portoromano
Shkrimi ngre probleme reale qe shqetesone cilindo qe vret mendjen per te nesermen. Derjtesia si domosdoshmeri per te vazhduar metej. Nuk ka paqe pa drejtesi. Por edhe dicka tjeter, Fjala qe thuhet”me mire vone se kurre” mendoj se nuk mund te perdoret per drejtesine. Nje drejtesi e vonuar ne kohe nuk ka vlere.
Bukur, u bere mero jo fevZi. Urime & respekte dy gazetareve per punen & kurajon qytetare
qe i thone me pune ekselences se tij erama se,
bashke me papagall erVeli99çin tjeter te Sorosit, jane me pak se ‘ShabanQose’ KM
i Daulleve & Napoloneve (e naj gjoje tjeter qe i di vete ai….).
Thote Mero nder te tjera edhe ket: ‘Unë shqetësohem nëse ai nuk hetohet
dhe ndëshkohet për kapje të shtetit dhe pastrim parash.
—–Në këtë rast, nuk vlen fare të pyetet Edi Rama
e ka takuar apo s’e ka takuar (fazliqien)
apo Damian Gjiknuri e ka pritur apo nuk e ka pritur.
—- Në momentin kur Damir Fazlliçi ndjehet
i qetë dhe i sigurt në KETE p u sh t et,
duhet të kuptojmë se
300- ditëshi i parë i qeverisë
nuk i ka gërvishtur as petën e parë tepsisë së mafias së sberishës.
Dhe kjo — jo e gjitha për faj të prokurorisë dhe gjykatave.!!!!
—–Për të hetuar çfarë ka bërë me këtë dosje Fazlliçi
dhe e bija e sberishës, mjafton të shikohen
— letrat në hipotekë,
— llogaritë bankare nga krimi ekonomik,
— transfertat financiare nga pastrimi i pareve
dhe …. ———ai dhe ajo janë në burg. !!!!
Nuk i shpëton dot as Adriatik Llalla,
as Gjin Gjoni dhe as Xhezair Zaganjori’ !!!!
Pyt mileti:
–Po Ky KM yne exelent pse vijon me Napolona
o dele- rilinooore ?
Lum si ju qe gazmoni me daullet e Piktoreskut
dhe i mbani iso me vajin: ‘fajin e ka kucedra- saliiiiii,
qe na tromaks pllumin vizionar, oi oi!
Ciuciu… Oioi…. oioioiiiiii!
Suksese gazetareve te vertete,
300 qapurina i kane dhone KM keta dy qytetare me nder, kurajo, pergjegjshmeri e shqiptari,
qe i uroj shnet, gezim e gjithe te mirat, i pacim me nder!
Mero thote:
—-Qeveria duhet të bëjë punën e vet
në hetimin e skandaleve financiare të Saliut.
Sistemi gjyqësor dhe prokuroria,
janë realisht një problem,
por nuk mund të jenë një a l i b i.
Dy gazetarë,
per 30 dite
pa asnjë akses në llogaritë bankare dhe hipotekë,
pa asnjë akses tek Krimi
(në bazë të disa intervistave për kapjen e shtetit dhe pastrimin e pareve)
kane bere ate qe për 300 ditë duhet ta kishte bërë (100 here) qeveria shqiptare.
Po Rilindja me bllok ne dore, c’thote!
Problemi i pare dhe ndoshta me i rendesishem ne kete editorial eshte fakti se per here te pare pas 23 qershorit 2013 zoti Mero Baze kritikon hapur ,pa dorashka qeverine dhe personalisht Edi Ramen per nje nga problemet me serioze te 10 viteve te fundit ate te boshnjako-serbo-anglo-amerikanit me residence ne Washington neo-udbashi Damir Fazllic qe eshte ndoshta nje nga mafjozet te rrezikshem (i perkedhelur) ne Ballkan dhe me gjere.
Problemi i dyte (me spec) qe nuk trajtohet fare ne kete editorial eshte se kush eshte sekti apo lobi antishqiptar,proserb,progrek qe e mbeshtet “anglo-amerikanin”Damir Fazllic qe eshte mik shtepie i deklarurar Sali Berishovicit dhe nuni apostolic i Lul Udbashit qe shijoi nje puthje te nenpunses Nuland ?!
Qe te shkojme me thelle : Cfare donte Fazllici ne 2007 me Zyrtarin e Larte amerikan Tom Ridge ne kasafortat e sigurise kombetare ?!
Cfare lehtesira dhe kontrata jane bere ne ate per municjonin luftarak te ushtrise shqiptare qe kapte vleren e mbi 20 miliard dollareve ?!
Jane me qindra pyetje por keto i lehteson trekendeshi fazllic-wesli klark-lazarevic ne “sipermarrjen gjigande” te gazit argjilor ne rrethinat e durresit. tokat e te cileve kane nje histori kriminale biznesi te dokumentuar ne dinastine e Berishajve.
Keto perversitete po ndodhin se qe ne 1990-1992 ai vend eshte i mallkuar sepse ambasdori i pare amerikan erdhi “aksidentalisht” nga Beogradi
Eshte i mallkuar se Berisha ky perbindesh u kllonua ne ato vite kur cdo Bejker nga Amerika qe vinte ne Shqiperi do kalonte per” fresk” te Sllobodani i Serbise dhe Micotaqis i Greqise per ti dhene ndonje cope torte qe “ndihmuan” per shkaterrimin e gjoja komunizmin ne Shqiperi.Ardhja e Jonathaneve qe qafojne me epsh Berishen ,apo Nulandja qe puth Lulin si yll ne ngjitje dhe qitjet e 21 janarit tregon nuk ka ndryshuar asgje nga politika e pas 2 prillit 1991.
Nje spjegim paralel se cfare perfaqson Fazllici dhe “miqte “ e tij Berisha & Basha e jep analisti gjerman Jochen Bittner te artikulli I botuar dje te gazeta Tema me titull “Spiune si ne” ku midis te tjerash thote qe sherbimet secrete amerikane jane te fuqishem ne vende te botes trete ku nuk ka sundim te ligjit e cila nuk ka nevoje per koment te mesojme se kush jane tutoret e treshes kriminale Berish-Fazllic-Basha ku ky i fundit si “trim” qe eshte se i “shkeli” vijen e kuqe Arvizuse ne 15 nendor 2013 e mori dhe nje puthje si play boy nga zonja Nuland…
Eshte koha qe zoti Mero te rigjeje pozicjonin e tij atdhetar duke denoncuar banden kriminale te PD,banden e mashtrueseve te LSI dhe banden e tradhetareve te 21 janarit dhe 23 qershorit te PS qe po ecin akoma me skenare te miratuar ne 1991-1992.
Shkrim I goditur ne vazhden e shkrimeve brilante dhe pa kompromis qe autori Mero Baze ka bere dhe ben kunder fenomenit antikombetar dhe grotesk Berisha, kunder dekompozimit te shtetit dhe ligjit, kunder deformimit te shtetit ligjor dhe kthimin e tij ne nje oborr te familjes, klanit dhe tribuse, kunder korrupsionit shteteror, kunder sistemit te drejtesise te korruptuar deri ne palce nga filozofia malokoislamike e Mullah Berishes.
Kjo qe Mero Baze shkruan, rrefen, pohon, ridenoncon, kujton, shpreson dhe do, qe te behet realitet, kulture shteti, shoqerie, ligji dhe kombi, fytyra e Shqiperise se re dhe europiane eshte nje deshire, ambicie, nevojshmeri dhe domosdoshmeri e paevitueshme e gjithe popullit shqiptar.
Drejtesi e bazuar ne ligj dhe e zbatuar ligjerisht nga njerez profesioniste, te perkushtuar dhe te çliruar nga presioni dhe pushteti I politikes dhe mafies.
Ne Shqiperi nuk se mungon ligji, apo deshira dhe mundesia per ta bere ligjin me te persosusr dhe te zbatueshem, per ta mbajtur me te ri dhe me aktiv, por eshte fakti, se ata te cilet komandojne ligjin dhe nenpunesit e ligjit ne 90% te tyre jane te gjithe te kapur, te degjeneruar dhe bastarduar, sherbetore te sistemit gjyqesor te Mullah Berishes,i cili ligjit, zbatimit te tij korrekt dhe funksional I ka kundervene mentalitetin e tij te tribuse, mentalitetin malokoislamik te
antiligjit, te mafies, te korrupsionit dhe te vasalitetit.
Kjo qe Mero shkruan dhe kujton, eshte nje kembane alarmi, kujtese dhe test per Qeverine e re, e cila duhet te tregoje me fakte dhe vepra, se nuk duhet te mbetet ne suazen e premtimeve, te denoncimeve tip Braçe, te evidentimit dhe llafollogjise, por duhet te veproje.
Qeveria e re ka te gjitha atributet dhe mundesite, qe te beje nje reforme te thelle ne sistemin e drejtesise, te gjej njerez te ligjit te perkushtuar, te paster dhe te gatshem per te zbatuar ligjin ne emer te ligjit.
Shqiptaret e duan kete, shqiptaret e kerkojne kete, shqiptaret e duan kete, te gjithe, te çdo krahu politik, pa perjashtim, te pasur dhe te varfer.
Kjo eshte immediate, imperative I kohes.
Pastaj, pastaj korrupsionit te cubit Berisha, shteti ligjor mund ti futet kudo, nga nafta, Gerdeci, te vraret e Janarit 2011, familja dhe eunuket e saj etj.
Ne fund te fundit, faleminderit Mero per çka shkruan dhe si shkruan, dhe per koherencen tende, e cila te them te drejten shkelqen me shume se kurre.
i nderuar komentuesi guardium
Jo vetem shkrimi i Meros eshte i goditur por dhe komenti juaj eshte akoma me i goditur dhe me lejoni tju bej disa plotesime:Kane kaluar 13 muaj dhe duket hapur se pushteti paralel e Sali Barishes eshte shume here me i forte se ai i Edi Rames pasi ai ka Presidencen,Prokurorine,Shikun,KLD,kollonen e gjithe gjykatave,Bashkine e Tiranes.Kulmi i pafuqise se Edi Rames eshte se akoma nuk ka hequr Mal Berishin ambasdorin ne Londer qe e poshtroi gjate vizites qe beri ne Londer para ca muajsh.Episodi qe tregoni per lepurin Brace eshte shume domethenes.Me e forta eshte se pas nje kritike inkandeshente qe i beri Pandush Majko, Gjin Gjonit se ku i gjeti parate qe shkoi per te pare nje ndeshje ne Mynih doli surrati i Daullant Balles ne Spanje me kater buzekuqe nga mbrapa.Imorale ishte dhe pershendetja e Rames per Berishen si hero per clirimin e kosoves ne perkujtimoren qe u mbajt ne Kukes nderkoh qe te gjithe veprimtarine e tij extrimisht antishqiptare.Faji apo krimi i Edi Rames dhe shume dipllomate jo te sinqerte (ka dhe celula antishqiptare) qe e paraqisin 23 qershorin 2013 si nje rrotacjon pushteti kurse ne fakt ai ishte nje reagim popullor i ashper kunder banditeve Sal dhe Lul qe duan ose burgim te perjetshem ose plumbin ne lule te ballit.
Urime per Linditen z.Mero. Mos u ndalni, jeni shume me te rendesishem keshtu! Korrupsioni eshte krimi me i rende, ai shperben vlerat e nje populli, mbyt lirine etij dhe dhe zhben demokracine.
Respekte Mero dhe nuk je aspak von !300 dit mjaftojn te shohesh e te ndash premtimet nga mashtrimet e te filloj te kristalizohet avash avash ftyra e pamja e vertet e atyre qe me aq entusiazem e besim ju dham voten !Po ju them un qe pas ktij 2 metroshit radhen per kryeminister e ka i shkurtri qe po pregatit teren per diskretitimin e ktij frikacaku me dhemb kartoni !Jan ndar pazaret me koh e keshtu ne populli budalla do i lejm kohen Sali Bishes te konsolidoj e te gezoj cka fitoi e e shpartalloi gjith kombin !Fatos Nano me poshtersit e tij na hodhi ne dor te Saliut perseri e ky po ate rug ndjek me personazhe tashme te rij !Dje kish nje shkrim ku thuhej qe ktu e shum vite ju premtuan Haklajve 200 milion dollar qe ta linin te qet ne vepren e tij e mos pranimi i tyre coi ne zhdukjen e ter familjes qe ndoshta nuk pranuan tradhti !Sot lexova se shqiptaret qe kerkojn te riatdhesohen sepse jeta ju esht ber sketerr ne kte koh krize ne mergim ,po sakatohen duke i doganuar per ato cka kan bler e qe i sjellin per te vazhduar jeten ne atdhe !Nje tjeter krim i felliqur ne kuriz te ktij populli skllav e pa fat !Nuk ka te mbaruar zinxhiri i halleve dhe ksaj lloj shtypje nga politikan kriminela te betuar kunder popullit te tyre !Kot genjehemi ,Jan te gjith njesoj Po na del Rama nje brekdhjer qe ka pranuar kompromise monstruoze per te gezuar lavdin e emrit kryeminister e asgje nuk i intereson ma !Te shohim cfar, kur dhe si do behet rokata e do levizin “figurat” Ideatoret nano ,berisha ,meta e sefundi ky “revolucionar” Tirone te shohim cna fshehin akoma !
Mero qe te besh kte shkrim jam i sigurt qe nuk e kishe te leht dhe ky esht nje paralajmerim i madh qe lehteson ndergjegjen tende pas gjith asaj lufte te rrezikeshme e te madhe qe ka pjes ne qerimin e atij qe hiku !Ky shkrim tregon qe je zhgenjyer ashtu si ne e pulsi yt reh me frekuencen ton !Te keshilloj te kesh kujdes se krimi po vazhdon e kriminelet vallzojn te lir !Me 200 milon dollar sot zhduk nje qytet e jo nje gazetar ! Me 200 milion dollar blen kedo “keshilltar” brenda e jasht Shqipris qe as e ruan cfar heq ky popull ! Nuk shof drit ma ! Mbase kan perseri qellim te kthejn 97ten ! Do kujdes e do protesta pa nderprerje deri ne permbysjen e ksaj drejtesie te kalbur qe esht nji me kte shtet te kalbur qe nga presidenti !Te gjith kush shum e kush pak jan te ngjyer ne kte “mjalt”pasurimi pa kriter e ne gar me njeri tjetrin ….