Rezonanca e ndryshimeve ligjore me reformat

22 Korrik 2014, 20:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në debatin publik në Shqipëri, çdo ndryshim ligji nxitohet të paraqitet si reformë. Këtë e bën rëndom media, aktorët publikë, por shpesh dhe vetë autorët e ndryshimeve ligjore dhe reformave, të cilët duan t’i rrisin rëndësinë punës së tyre. Të përfshirë në këtë spirale, sot në debatin publik në Shqipëri e ke të vështirë të kesh një ide të qartë se për çfarë reformash po debatojmë dhe për çfarë ndryshimesh ligjore. Më tipike është kjo në rastin e drejtësisë.

Debati i ndezur mes ministrit të Drejtësisë, që përfaqëson qeverinë, dhe KLD-së, në të vërtetë është një debat që mbështetet mbi pozicionin tërësisht politik të KLD, në mbrojtje të korrupsionit në drejtësi dhe ruajtjes së pozitave politike të PD në sistem. Për të çmontuar këtë situatë, ministri ka propozuar një projektligj, i cili mbështetet në disa rekomandime perëndimore mbi të ardhmen e KLD, por dhe mbi rrethana konkrete të gjendjes së KLD në Shqipëri. Ligji mund të ketë dhe defekte që duhen parë dhe korrigjuar me kujdes deri në miratim, por ai është thjesht një ligj, i cili as e reformon dhe as e ndryshon dot drejtësinë në Shqipëri.

Kur flitet për reformën në drejtësi, nuk duhet nisur dhe as duhet futur në rezonancë me ligjin e KLD, pavarësisht shkëlqimit apo problemeve që ai mund të prodhojë.

Reforma në drejtësi është ende një kapitull i panisur dhe i papropozuar nga shumica. Ka vetëm një iniciativë të Komisionit të Ligjeve dhe kryetarit të saj Fatmir Xhafa, i cili ka zgjeruar rrethin e aktorëve që po konsulton në këtë fushë. Siç e thotë dhe përfaqësia e KE në Tiranë, kjo reformë pritet të nisë nga shtatori dhe do të mbështetet gjerësisht në konsultimet e Euralius-it dhe Komisionit të Venecias. Rezonimi i debateve të vogla për drejtësinë, portreti i Gjin Gjonit dhe nevoja për reformë në drejtësi, janë debat brenda të njëjtës fushë, por jo e njëjta gjë. Për këtë dhe shumica duhet të bëjë kujdes të mos harxhojë energji për arnimet e vogla, ndërkohë që duhet të jetë e qartë për ndryshimet e mëdha.

Edhe opozita, e cila është më shumë e shqetësuar për Elvis Cefën se sa për drejtësinë, po ngatërrohet me këmbët e veta, duke bërë propozime sipërfaqësore dhe pa përmbajtje për reformën në drejtësi, kur ajo ende nuk është aritkuluar si një koncept i qartë as nga shumica. Propozimet e sotme të Lulzim Bashës dhe mënyra si u formuluan ato, janë një standard i ulët i staturës së opozitës për të qenë një aktore me rëndësi në këtë reformë. Kur flitet për reformë, nuk mund të nisesh nga emra apo ruajtje të pozitave të njerëzve të tu, por për distancë reale të politikës, që duhet të vijë pas prishjes së afërsisë që PD ka me gjyqësorin dhe drejtësinë. Distanca nuk mund të vijë duke ruajtur pushtetin e PD në gjyqësor, por duke e prishur atë dhe duke krijuar kushte për baraz-distancë. Opozita, kur të flasë, ose duhet të thotë diçka parimore dhe serioze, ose më mirë të heshtë.

Një situatë e ngjashme është dhe në dikasterete tjera. Fjala vjen, një nga reformat më të rëndësishme në vend është ajo që po bëhet për pensionet. Ajo ka një çmim ndoshta të hidhur për një pjesë të punonjësve, por është jetike për të mbijetuar skema dhe për t’u kthyer në sistem konkurrues. Rëndësia e saj është shumë herë më e madhe se sa ndryshimet në çdo ligj që bën ministri Veliaj dhe që në rutinën e debatit publik ngjajnë të gjitha njësoj të rëndësishme, siç është ligji për personat me aftësi të kufizuar, ai për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, etj.

Deri më tani qeveria ka prezantuar katër reforma të rëndësishme, reformën e sistemit të taksa- tatimeve, që dhe e ka vënë në jetë, atë të pensioneve, atë të arsimit të lartë dhe reformën e ndarjes territoriale, e cila po ashtu po konkretizohet. Reforma në shëndetësi duket se ka nevojë të ripërtypet dhe do marrë kohë, ndërsa ajo në drejtësi pritet të fillojë nga vjeshta.

Qeveria duhet të jetë  e vëmendshme të ndajë në publik rëndësinë që i jep reformave dhe debateve për ndryshime ligjore, të cilat shpesh bëhen për qëllime praktike, dhe pse jo dhe klienteliste. Ato që do t’i mbeten kësaj qeverie, nëse do t’i mbeten, janë reformat e mëdha. Ato nuk menaxhohen me debat publik, por me përmbajtje dhe seriozitet.

27 komente në “Rezonanca e ndryshimeve ligjore me reformat”

  1. d says:

    Ju simpatizoj shume z. Mero Baze. Ah sikur te te te kishim deputet apo Minister. Por jo, ata qe shkelqejn si dielli jane me poshte se ata qe “punojne per popullin”- deputetet, sidomos ato te opozites.

    1. INA says:

      Hoqe tropojanet prure tepelanist
      njelloj si Berisha
      http://dielli.al/lajme.php?id=72047&k=71

      1. @INA says:

        Te krahasosh Edin me Berishen eshte njelloj si te krahasosh pastertine me copen e mutit.
        Tycat e Berishes I ngaqe e dine se cfare M…. eshte ai perpiqen ti bejne te gjithe pis me shprese se keshtu mund te rikthehet Vicidolsi pisanjos.

  2. endri says:

    O Mero ke durim dhe lexon ato pikat e opozites!? Qofsh ti qe je qe pret nga kjo lloj opozite dicka serioze!

  3. 21janari says:

    Po pse ore Mero, ta do mendja ty qe Rama dhe Veliaj mund te rrine pa provokuar debat edhe per gjera pa vlere?
    Ata vetem kete dine te bejne.

  4. ALBert says:

    Shume mjergull dhe ide kaotike shohim ne kete editorial te sotem.Ne radhe te pare ngaterrohen reformat rutine qe kryhen kudo ne bote per arsimin,pushtetin local,ndarje admistratiteve,shendetsine ,arsimin e keshtu me rradhe pra flitet per berjen e ligjeve per permirsim progresiv.Ketu do te permendja nga Usa reformen shendtsore Obama care qe solli nje perplasje shume te forte midis republikaneve dhe demokrateve.

    Por kryerforma ne Shqiperi ka nje dallim shume te madh qe zoti Mero e anashkalon.

    Drejtesia ne Shqiperi nuk ka nevoje per reforme po per Clirim nga pushtimi berishist I cili ka invaduar Presidencen-Prokurorite-Gjykatat-Shikun-KLD-Bashkine e Tiranes pra me nje fjale Pushteti Paralel I Berishajve eshte me I fuqishem se 1 miljon shu-plakat qe po tradhetohen ne menyren me te felliqur te mundeshme nga Edi Meta dhe Ilir Rama.

    Rasti I votimit te KLD per Gjin Gjonin me rezultatin 12-1 I tregoi shqiptareve se Edi Rama ka vetem celsin e kashtes.

    Pra si konkluzion ky popull jo vetem qe shkaterrua perfundimisht shteti nga banda e berishajve ,u vra barbarisht ne 1996.1997.1998 otranto,gerdec,21 janar etj etj por po tallet dhe tradhetohet nga PS si parti dhe personalisht nga Edi Rama.

    Ky I fundit ka dy rruge:

    1-Nqs se e kupton se eshte I pafuqishem le ti kerkoje falje shqiptareve dhe te jape doreheqjen dhe te jete I respektuar dhe te kete fund me nder.

    2-Nqs kerkon seriozisht te cmontoje dhe te denoje kriminelin Berishe le te dale hapur me njr thirrje drejtuar popullit si ne 15 nendor 2013.

    Sepse kjo rruga e mesme duke qene I pafuqishem dhe duke u bere pastruesi I krimeve te perbindeshme te Berishit dhe duke u akuzuar njekohesisht nga ai monster si Banditi Edi Rama ky eshte poshtrimi me I madh qe mund ti behet ketij kombi nga rilindasit mashtrues.

    I vetmi ngushellim nese tolerohet Vrasesi & Tradhetari I kombit shqiptar I pandehuri Saleh Ram Berisha & his son Lul bashfazllici ngelemi te mendojme se Enver Hoxha eshte burri me I madh qe ka nxjerre njerzimi qe me ate popull debil ,me ate klase politike mjerane dhe me keto xhambasdore e kthyen ate vend me poshte se vilajetet e kohes se Turqise,pra thjesht nje shprehje gjeografike qe I ben zap nje gjin gjon apo ai Sinan miljarderi qe e ka kthyer ne sofer qorrash dhe e meritoni…

    Kryereforma sot eshte:
    Prangat & Plumbi SSali Serbit
    ose ringrini permendoren e Shenjtorit te Gjirokastres

    1. Pëllumb zaimi says:

      ALBert? Pak i ashpër por ashpërsia juaj është e nevojshme dhe e domosdoshme!? Kam frikë se majtistooportunisto pacifistët nuk kuptojnë ose ja u ka qejfi te mos i kuptojnë atë që duhen bërë me urgjencë! Le që harrova,-ata nuk janë të majte duke filluar nga kryetari? Nderime!

    2. Pëllumb zaimi says:

      @@@ ALBert? Pak i ashpër por ashpërsia juaj është e nevojshme dhe e domosdoshme!? Kam frikë se majtistooportunisto pacifistët nuk kuptojnë ose ja u ka qejfi te mos i kuptojnë atë që duhen bërë me urgjencë! Le që harrova,-ata nuk janë të majte duke filluar nga kryetari? Nderime!

  5. dashamirs i Meros says:

    Mero te betohem nuk po ti lexoj me shkrimet,as kete qe ke shkruar nuk e lexova ,Ti, nje gjigand i publicistikes, po katandisesh kaq poshte si asnjehere ,rrite cilesine Mero se po i ngjan Nikoll Lesit.

    1. 21janari says:

      Qenke shume origjinal : kupton se cfare eshte shkruar pa i lexuar fare shkrimet.
      Lexoje kete se do te ndrosh mendje pastaj

    2. feniks says:

      O dashamiresi iMero!
      Nuk e rruan fare Merua se ti nuk po i lexon shkrimet e tij!
      Per ate ka rendesi shumica qe e lexojne nga e gjithe bota!
      Mero Baze!
      Je gazetari me TRIM dhe me i MENCUR ne Shqiperi!!!

    3. Vizioner says:

      @”dashamires” i Meros

      Po si mund ta vleresosh Vleren apo Mosvleren e Meros-shkrimeve te tije kur ti, as nuk i lexon me???!!!

      Vetem nje Kungell si ti mund te nxjerri nje konkluzion te tille, konkluzion i nxjerre edhe pa lexuar cfare shkruhet!!!

      Megjithese une dhe cilido ketu te kupton mire pse shprehesh keshtu, si kelysh i kriminelit Sali qe je, ste ngelet gje tjeter vec ashtu si Babaji jot shpirteror Sali Protopapa qe, i nxjerr mendimet nga prapanica, asbtu dhe ti.

      Eeeehhhh, u vleresoka tjetri edhe pse nuk e lexon!!!??? Dicka e tille ndodh vetem tek kelyshet e kriminelit.

    4. Mullai says:

      Ti sapo genjeve

    5. Dashamirsi i "dashamirs i Meros" says:

      Ti je nje plesht I komenteve publicistike. Keshtu qe une kam vendosur qe te mos I lexoj me komentet e tua. Edhe kete qe ti ke shkruar tani nuk e lexova!
      Si gjithmoe I ke rene pikes Mero!

  6. Rexho says:

    Ne nje vend ke te drejte o Mero! Qe Shqiperia eshte pa opozite, ose me mire me thene me opozite te QELBUR. Sepse me keto palo reforma qe po ben kjo palo qeveri do kishte fluturuar brenda dites. REFORMA E PENSIONEVE mund te quhet fare mire REFORMA E SUDES sepse individi derdh para tere jeten dhe nuk i merr ato kurre. Saliu si rrallehere ka te drejte kur thote per te “reforme e pashpirte”. REFORMA NE SHENDETSI ose e quajtur ndryshe REFORMA E XHA BEQOS eshte e deshtuar qe ne nisje. Sot madje Rama kishte bere nje deklarate qesharake ku thoshte qe reforma nis me fiskulturen qe te jemi te shendetshem dhe te mos semuremi kurre. REFORMA TERRITORJALE (e burrit te gruas) nje reforme tersisht politike qe ne fund do ti beje gropen atij qe po e hap. REFORMA NE DREJTESIP NACO po e nxjerr kete qeveri qesharake dhe te paafte. Te padenje per te ushtruar forcen qe i dha populli me vote ne 23 qershor. REFORMA NE POLICI (DIDI APO SDI) qe rezultatet ja shofim perdite me nga 5-10 te vrare ne dite e qindra krime te tjera te pazbardhura e te pa parandaluara kishte si objektiv ndryshim njerezish dhe jo konceptesh. Dhe REFORMA PER PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUARA te cilen mund ta realizonte vetem kjo QEVERI ME AFTESI TE KUFIZUARA (con per ndjekje penale nje te verber qe “shikon” zullumet qe duan te bejne)… Dhe nese kjo qeveri me aftesi te kufizuara nuk merr nje shuke parash nga BE ne ditet ne vijim, Kam bindjen absolute qe do perballet me skenarin grek dhe do rrezohet shume shpejt pa pasur nevojen e opozites… Per te kenaqur dhe ca shkrues te temes qe mendojne si une dikur po i shtoj ketij postimi vec problematikes edhe nje deshire te vjeter: vdekte Sali Berisha… KLM

    1. pelo says:

      Qenke imagjinar i madh!!

  7. Mullai says:

    Merja Lenes jepja Prenes.

    1. xheJ eN Bi says:

      Ajet Delaj
      New York —

      Megjithese pak i gjate ( jo ti po shkrimi ) po e lexova.Nga shkrimi kuptova se kerkon nga Z. Baze qe ne çdo menyre te jet kunder qeverise ashtu siç ishte me qeverine Berisha,po ketu besoj se nuk je realist.
      Nese qeveria Berisha te jipte material per te shkruar me bemat e saj kete nder nuk ja bene qeveria Rama .Eshte karakteristike per ty se per te justifikuar Berishan perfshin gjithe K/ministrat e 24 vjeteve dhe kete e ben me djallezi.Po te permendje Berisha ,Meksi e Nano do te besoja ,po kur me permend Finon qe qeverisi ne kohe te luftes civile nuk mund te akuzosh se nuk beri reforma ,se nuk ishin ato imediatet.Meta dhe Majko gjithashtu qeverisnin ne kohe pas lufte dhe kaotike te PS-es .
      Nuk eshte ndonje çudi e madhe se shume shqiptar kane kerkuar azil politik ,se per 23 vjet Shqiperia eshte qeverisur keq duke luftuar kundershtaret politik dhe bizneste konkurente te familjes dhe plus fallcifikimeve qe jane bere del ai numer.

      Sa per sugjerimet qe i ke bere Rames ,besoj se ka bere mire qe nuk te degjoi se do qe vazhdim i qeverisjes Berisha .Ti beson se PS-ja nuk duhet te nxirrte “Aktin normativ” qe te mos luanin nga kariket e tyre tere partiaket e pa afte te PD-es ?Po te bie vetem nje shembull qe eshte publikuar ne forumin e gazetes nga nje komentues ,se ne Ministrin e Rendit kane qene te punesuar 120 vete vetem nga dy rrethe Tropoja dhe Kukesi,te duket pak? Si mendon ti se keta nuk duhet te luheshin nga vendi i punes ?Me ligjin e “nepunesit civil” keta si luante sa topi kalase dhe do ishte i detyruar Ministri socialist te punonte me vartes militant PD-ist.

      Ajet , nga dashuria qe ke per Berishen i beson te gjitha ato qe thoshte !
      Qe Shqiperia eshte e dyta pas Gjermanise , Shqiperia e digitalizuar, Shqiperia e internetit ?
      Ajet , po te bie nje shembull tjeter, KQZ-ja bleu nja 3 milion Euro aparatura per te nxjere ne Tirane dhe Fier rezultatet e zgjedhjeve nga kompiuteri dhe ato nuk funksionuan se formati i letres ishte i ndryshem dhe kerkon qe pyetesori te jete i kompieterizuar.

      Ajet , e shohe qe je i informuar per ecurine dhe ngjarjet ne Shqiperi , perse kerkon qiqera ne hell ?

      Ajet , je shume dashakeq ne interpretimin e fakteve ,se shteti mund te hyje ne kolaps nga vendimet e Gjykates se Strazburgut ,jane ” reformat ” e Saliut tend dhe eshte Saliu yt si Enveri i 1946 -es qe u detyruan pronaret ta hidhnin ne Gjykaten e Strazburgut dhe Qeveria Rama eshte e detyruar te zbatoje vendimet e Gjykates, po keto fakte ti nuk i deformon nga padija ,po i deformon me dashje.

      Ajet , pse nuk flet fare per Gjin Gjonet ne drejtesi ,mos valle jane ” kuadrot ” e Rames ,besoj se kete e di qe gjithe Gjin Gjonet e Drejtesise jane te Saliut tend dhe jane ata qe e bene Drejtesine nje katrahure.Besoj se e lexove ne Editorial qe do filloje Reforma ne Vjeshte .

      Ajet , i lumte Rames qe nuk te degjoje sugjerimet se do ta kishte zhurritur me shume kete vend, sa per doreheqjen qe i kerkon Rames ,besoje se eshte kaq i zgjuar te mos te te degjoje se ti do te na kthesh ne pushtet njeriun qe e zhurriti Shqiperine dhe ke deshiren qe ta shohesh Shqiperine edhe me te zhurritur.

      Ajet ,besoje se nuk do te ta beje Rama dhe populli kete nder.

  8. Ajet Delaj says:

    PRAKTIKA DHE FILOZOFIA E SE SHKUARES E KRYEMINISTRIT RAMA NUK MUNDET TE FUNKSIONOJNE PER IMPLEMENTIMIN E DEMOKRACISE E INTEGRIMIN

    Per te verteten z Baze ka qene pozicionuar fort kunder pushtetit te djeshem e nuk duhet t’ja lejoje vetes te beht altoporlant propogande i pushtetit te sotem nese ka luftuar per parime e per ti sherbyer Shqiperise.
    Nje gazete e gazetar invstigativ nuk i sherben demokracise e atdheut duke u bere pjese e pushtetit pasardhes, interesit privat sigurisht.
    Nese shqiptaret realisht duan te punojne qe demokracia te “mbije” ne truallin e zhuritur shqiptar gazetaret ne pergjthsi e shoqeria civile duhet te rreshtohen fort kunder cdo qeverie. Qeverite dhe partite kane mjaft militantet e tyre partiak. Filozofia e Leninit partia e gjithe popullit nuk funksionon ne shoqerite e lira dhe te hapura.
    Per nje gje mendoj se biem dakort te tere se modeli qeverises i Partise Demokratike por edhe me perpara qeverite: Nano, Meta, Majko, Fino, Meksi kane qene modele jasht standarti per BE me reforma gjysmake, shkelje te lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare e nje shtet e pushtet te korruptuar ku drejtesia ka qene gjithnje kliente e pushtetit te radhes.
    Per te mbeshtetur kete konkluzion mjafton t’ju kujtoj se pergjate 24 viteve te fundit Amerika dhe Europa kane dhene dhe vazhdojne te japin azil politik per qytetaret shqiptar qe largohen nga Shqiperia dhe nuk besoj se jane te pakte.
    Diku vjet nga vjeshta i kam derguar z Rama nje sugjerim per reformat e meqe heshti edhe per kortezi e bera publike ne forume, gazeta e FB gjithnje duke pasur parasyshe hapsiren e kufizuar per ata qe nuk jane sahanlepires te pushtetit. Kjo e fundit fatekeqesisht nuk eshte dukuri vetem e qeverise Rama por e tera qeverive pergjate 24 viteve te fundit pasi per me tej as qe behet fjale.
    Sugjerimi im ishte i thjeshte me synimin qe reforma te zhvillohet me konceptin “Shteti nje i tere” mbeshtetur ne parimin se “Shteti eshte i shqiptarve e pushteti i Partise Socialiste”.
    Nuk dua te hyj ne detaj mbi ato qe sugjeroja por dua te ndalem vetem ne disa pika kryesore per t’na ndihmuar qe te vlersojme realisht qeverisjen “Rama”
    Pa marre akoma karrigen e Kryeministrit e pa ideuar e propozuar procedurat e zbatimit te ligjit per sherbimin civil te approvuar me konsensus te gjere vetem pak muaj me pare z Rama kalon ne qeveri “Aktin normativ” dhe fillon te nxjerri njerzit ne rruge.
    Ketu dua te jem i qarte pasi reforma ne administraten publike ishte bere nje domosdoshmeri por ishte e papranueshme qe nje qeveri qe premtonte merite dhe vizion vazhdonte ne te njejten rruge me para ardhesit e tije.
    Pra Rama po vazhdonte te ngjyroste administraten publike sic kane bere tere para ardhesit e tije.
    Me te drejte opozita e kontestoje ne Gjykaten Kushtetuese duke e cilesuar “Aktin normativ” antikushtetues e respektivisht lirimet nga puna te paligjeshme.
    Edhe sot pothuaj mbas nje viti ne qeveri z Rama nuk ka arritur te kuptoje apo nuk do te kuptoje se per ndertimin e administrates publike apolitike e funksionale ne sherbim te qytetarit shqiptar testet per punonjesit e sherbimit civil duhet te jene te kompjuterizuar e jo vazhdim i komisioneve dallkauke politike.
    Lexoni ligjin e qeverise te miratuar nga Rama per procedurat e testit te sherbimit civil ku asnje fjale e veteme e ketij ligji nuk e ka emrin kompjuter.Te perjashosh kompjuterin ne reformen e administrates shtetrore eshte sikur te shkosh ne spital per te bere analizat e mjeku te beje testet me gisht.
    E njejta gje ndodhi me agjensine shteterore te kontrollit te territorit INUK ku qeveria merrte atributet e gjykates e rrezonte pronat dhe bizneset e qytetarve shqiptare pa vendim gjykate te formes se prere ku “gojet e liga” thone edhe me selektim. Edhe per kete Gjykata Kushtetuese e konsideroje veprimtarine e kesaj agjensie si antikushtetuese. Megjithse z Rama si nje sundimtar anadollak as qe do t’ja dije per ligje e kushtetute.
    Vazhdon te grabisi pronat e qytetreve shqiptare si Enveri ne 1946 ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite e te drejtat themelore te njeriut qe mbrohen edhe nga gjykata e Strasburgut duke rrezikuar ta dergoje buxhetin e shtetit ne kolaps.
    Pra tri reformat themelore te Qeverise “Rama” Adminisrative, Teritoriale e Pronsore te perkthyera ne terma ekonomike demi i shkaktuar ekonomise shqiptare pa dyshim qe do llogaritet ne disa miliarde dollare.
    Kush do i paguaj? Buxheti i shtetit. Neser, pasneser, pra xhepat e shpuar te qytetarve e taksapaguesve shqiptare.
    Ne perendim policia ngrihet mbi bazen e ligjit mbi sherbimin civil me test kompjuterik e liste pritje kurse ne shqiperi ne kundershtim me praktikat e 24 viteve te fundit policia dhe administrata kane qene kombetare me ca nuanca te leta ne nderrimet e pushteteve, Rama u kthye ne trashigimine komuniste ku kuadrot e Ministrise se Brendeshme por dhe me gjere kane qene te tere te Zones se Pare Operatine Vlore-Gjirokaster, mundet te shtojme edhe Skraparin.
    Rama me sa duket as qe ka deshire qe te beje reformimin real te asaj qe quhet sistem i drejtesise shqiptare ashtu sic nuk i ze me goje ndryshimet kushtetuese te 2008 qe dikur i ka quajtur gabim. Nuk flet per keto ndryshime as tani kur lideri i ri Basha po e reformom partine Demokratike me vote te lire e alternartiva vlerash ne konkurim.
    Nese realisht Rama kerkon te reformoje drejtesine atehere duhet te propozoje reforme te plote te sistemit duke filluar me zgjedhjen e Kryetarve te gjykatave te te tera niveleve me vote popullore se bashku me zgjedhjet e ardhshme lokale. Futjen e jurive popullore si nje elemet i rendesishem i dhenjes se drejtesise e luftimit te korrupsionit me paketen e plote ligjore. Per kete dua tju them shqiptareve se ne tere historine e funksionimit te jurive ketu ne SHBA pothuaj nuk ka ndollur kurre qe juria te shprehet per fajtorin e gjykata te shprehet ndryshe. Nuk jam i sigurte nje apo dy raste gjithsej.
    Pranimi me ligj i prokurorve e investigatorve privat si element i rendesishem i gjurmimit dhe grumbullimit te provave por edhe i luftes efikase spekulative te institucioneve egzistuese.
    Nuk deshiroj te zgjatem pasi mundem te sjelli shume shembuj se filozofia dhe praktikave qeverisese te Kryeministrit Rama jane te shekullit te kaluar qe nuk kane asgje te perbashket me demokracine dhe vlerat e saja.
    Do mjaftonte vetem nje element nga ato qe shkrova me siper qe kryeministri me se paku te largohej nga zyra dhe realisht nuk arrij ta kuptoj opoziten si nuk e kerkon largimin e tije perpara se te falimentoje shtetin.
    Sa me shpejt qe Rama te largohet aq me mire do ishte per Shqiperine e Shqiptaret, pasi shqiptaret do kishin mundesine te perqafonin alternativa reale duke i thene ndal mashtrimit e propogandes, me se pakti.
    Ajet Delaj
    New York

    1. de biazio says:

      Qeveria Rama akoma nuk ka mbushur nje vit qe ka marre detyren (i mbush ne fund te shtatorit) dhe Halet Delaj ka nisur “procedimin penal” ndaj Edi Rames si perfaqsuese i zones pare operative,si sundimtar anadollak dhe si mashtrues i shqiptareve dhe kerkon debimin e KM Rama.
      Zoti Halet duhet te dije se vrasesi i shtetit shqiptar Sali Barisha i la kesaj qeveria jo vetem nje toke te djegur por dhe disa fusha te minuara qe po i plas me telekomande.Pervec minave te Berishes po plasin disa kapsolla si puna e ketij malsorit te Bajzes qe ka “rene ne dashuri” me Lulin e Argites.
      Keto reforma sidomos kjo territorialja jane te parakoheshme dhe do jete mina me sahat qe po ja plasin Rames sic i kane plasur dhe bomba te tjera si psh lendet kimike te Sirise.
      Nqs Haleti di 100 gabime apo apo gafa te Kryeministrit te sotem une mund te argumentoj 200 te tilla por gjithe bota e di se nuk ka kryer Tradheti,Vrasje,Supervjedhje si Lulzim Basha qe eshte idhulli i Haletit.
      Nuk ka njeri ne bote qe te cnjollose veprimtarine kriminale te mender me thene te Lulzim Bashes qe me kryesoret jane:

      Ministër i brendshem 4 të vrarëve në 21 janar 2011
      Në 21 janar 2011, në drejtimin e policisë prej tij u vranë 4 protestues në sheshin përballë kryeministrisë, të qëlluar nga Grada e Republikës, me urdhër të Sali Berishës, Lulzim Basha nuk u përfshi në hetime, dosja nuk ka autorë krimi.

      Ministër i Paktit Detar, me falje të detit Greqisë
      Janë 355 km katrorë sipërfaqe detare, që iu dhanë Greqisë në 28 prill 2009, dy maj përpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje

      Ministër i tenderit mafioz të rrugës “Durrës-Kukës”
      Janë 240 milion euro, vjedhja korruptive e bërë prej Lulzim Bashës, me tenderin fiktiv të rrugës Rrëshen-Kalimash. Bashës. Prokuroria kërkoi imunitetin e Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen “me procedurë”, pra me tejkalim afatesh hetimi, të cilat u mbyllën me procedurë, me urdhër të Berishës.

      Kriminelit Lulzim Basha nuk mund t’ja heqe njollat e gjakut as puthjet e zonjes Nuland,as keto komente te Hale Delajt dhe as zoti vete..

  9. shqip hesapi says:

    Z.Mero,jam nje lexues i perditshem i shkrimeve te tua.Mire,me pelqejne dhe jam dakort por Edi Rama vetm nje reforme duhet te beje se pas saj behen te gjitha :Te coje ne burg Saliun me familjen biologjike dhe shume te tjere te familjes politike.Per kete reforme te madhe ia kemi dhene voten ,ndryeshe nuk ngjallet as shteti e as ligji.

  10. Sipas Meros, reforma në drejtësi mbetet ende një kapitull i panisur dhe i papropozuar nga shumica.

    Ky eshte nje konfirmim mjaft domethenes, sepse dashur pa dashur pohon, se kjo maxhorance, edhe pse ka kaluar me shume se nje vit pas ardhjes ne pushtet, as qe e ka vene ujin ne zjarr per te parashtruar nje koncept sado minimal qe te jete, per te reformuar nje sistem amorf, i cili si ne kohen e monizmit, ashtu edhe sot, ka mbetur njera nga hallkat kryesore shqetesuese jo vetem per drejtesine, por edhe me gjere. Kjo, sepse moseficienca e nje sistemi drejtesie ndikon ne nje fare mase edhe ne zhvillimin e fushave te tjera te jetes.

    I cuditshem eshte fakti, se ne vend qe autori t’a drejtoje shenjestren drejt atyre, te cilet jane pergjegjes kryesore per kete neglizhence apo moskokcarrje te pajustifikueshme per te hartuar nje projekt-reforme bashkekohore ne drejtesi, “artopolanti i tij” nuk resht duke shfryre te mbushura me urrejtje kunder doktor adhamullit, “ish-mikut” te tij, jo me teper per te demoralizuar te ashtuquajturit “opozitare” dhe kukullat e tyre me diploma te sajuara te vendosura ne krye te KL(pa)D-se, por me teper per te ngritur lart rolin dhe figuren e dy “miqve te tij” te rinj.

    Edhe pse konstatimi i Meros ne kete pike eshte teper i sakte, ajo qe te ben pershtypje ne shkrimet e tij eshte mungesa e kurajos dhe e deshires per te goditur gjithkend me ashpersine e nje gazetari te pavarur nga politika.

    Forca e mendimit dhe e formulimit te tekstit e humbasin bukurine e tyre, nese ato jane te njeanshme dhe thumbojne gjithmone te njejtit individe apo grupim njerzish. Vjen nje kohe qe ato riperseriten dhe behen aq bajate, sa vetem ndonje lexues i ri mund te merrte mundimin per t’a lexuar artikullin deri ne fund.

    Spostimi i qellimshem i opinionit publik, dhe aq me keq deformimi i i tij, i sherbejne vetem nje grushti te interesuar njerezish. Ajo qe eshte e demshme ne kete orvatje coroditese, eshte se ka pasoja negative ne zhvillimin e nje shoqerie, te destinuar per te ecur perkrah shoqerive te civilizuara evropiane. Kjo edhe pse nuk jane te ralle analistet e pavarur, kendveshtrimi i te cileve duket se eshte me i qarte, me objektiv dhe me realist.

    Duke shfletuar gazetat e mengjesit pshm. me ra rasti te lexoja nje shkrim “pa dorashka” ne lidhje me kete teme.

    [ http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=51587&kat=92 ]

  11. isufi says:

    Komplimente e mija Mero, jeni vertet fantastik. Sa per reformat nuk ka per te ndodhur ndonjehere ne vendin tone sepse ka kriminele ne mes nga te gjitha anet, si nga PD dhe PS. Socialistet kane filluar te percahen keq me njeri-tjetrin qe tani shikoni pak se cfare ndodhi dje ne Komisionin e Ligjeve http://dielli.al/lajme.php?id=72047&k=71

  12. Njala says:

    Rexho, si ndodhi qe te paskan ardhe ‘syte’?
    Sh. urime per ty!
    (e heqsh komen zvarre te moresh me vete ene
    rilindoaorret e mencem,
    se rindoqorret xhahile nuk shkulen mas HURit- shef), shnet!

    1. Rexho says:

      Uroj Zotin qe te mos shkosh pertej gushtit. Njerzit si ty jane kanceri i ketij vendi.

  13. shqiptari says:

    drejtesia eshte si shtesa qe po ben pd te shqupi,
    na sillni nej foto se nuk ka parkim aty

  14. KIKO says:

    ME TE DEGJENER SE JU NUK KAM PARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje