Të ardhurit nga bota e krimit politik dhe ordiner

19 Korrik 2014, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Për të parin njeri që kam dëgjuar si gazetar që ka ardhur nga bota e krimit në politikë, ishte kur kam lexuar në gazetën RD që Azem Hajdari vinte nga bota e krimit. Bile gazeta ka nënvizuar disa detaje si lidhje me trafikantë doganash, arratisje pa adresë tre muaj, zhdukje personash, etj. Akuzat u pasuan me “fakte” që ai ishte spiun i Sigurimit të Shtetit, pastaj i UDB, derisa në vitin e fundit të jetës së tij, që e kaloi në paqe me PD dhe Berishën, ia arriti të bëhej hero i tyre. Por pasi kishte vdekur.

Kam dëgjuar prapë të njëjtën histori për Gramoz Pashkon. U akuzua që nga hajdut ordiner këpucësh ndihmash e deri tek spiun grek në shërbim të agjenturave të huaja, derisa në vitin e fundit të jetës së tij kaloi në paqe me PD dhe iu hoqën akuzat se kishte ardhur në politikë nga bota e krimit.

Kam dëgjuar të njëjtat gjëra për Neritan Cekën, që nga fakti që ka dalë nga nevojtore e Ramiz Alisë, tek akuza që ka qenë bashkëpunëtor Sigurimi e deri tek hajdut ikonash. Për fat, vitet e fundit është në paqe me PD dhe së paku ka shpëtuar nga këto akuza. Në të vërtetë ai është një nga profesionistët më të mirë të kulturës shqiptare në arkeologji dhe gjithë kjo baltë i qëndron në kurriz vetëm pse është futur në politikë.

Kam dëgjuar dhe parë më keq për Arben Imamin. Më i famshëm në akuzat për të, është fjalimi i Berishës, kur ai u ribë ministër Drejtësie në vitin 2001, kur përveçse e quajti defiçent mendor dhe injorant, e kërcënoi se për tradhtinë që ka bërë ndaj kombit shqiptar, do ta paguajë gjithë jetën, sa të jetë PD në këmbë. Ishte nën akuzë se kishte ardhur në atë detyrë nga bota e krimit politik. Dhe “e pagoi” duke u bërë ministër në fund të pushtetit të PD.

Sabri Godo, një burrë i urtë, por jo aq i dëgjueshëm ndaj Berishës, u vu nën akuzë se ishte sigurims, se e kishte formuar partinë në shtëpinë e Sofo Lazrit. Nuk ngeli më baltë pa u hedhur mbi të si njeri që ua kishte imponuar politikës bota e krimit politik.

Genc Pollo po ashtu është një nga të akuzuarit e mëdhenj. U akuzua se vodhi dhe shiti pronat e PD në vitin 1997, mes tyre dhe kompleksin Tajvani, për të cilin arkëtoi vetëm 6 mijë dollarë në arkën e PD. U akuzua se shiti pronat e mbetura të Shqiponjës dhe ndihmoi disa piramida për t’u pasuruar. Natyrisht që nuk iu nda as akuza e gjyshit të tij, që drejtoi komandot greke në Jug në vitin 1914. Ai konsiderohet gjerësisht, nëse hap shtypin e PD, si hajdut gjakftohtë, spiun dhe familje antishqiptare. Këto akuza i janë hequr qyshkurse është rikthyer në PD.

Kjo listë është e gjatë dhe nuk dua ta vazhdoj duke bezdisur lexuesit, meqë e dëgjova sërish Genc Pollon të fliste për një tjetër politikan, tashmë të Partisë Socialiste, që paska ardhur nga bota e krimit. Është fjala për Arben Ndokën, një deputet i listës së Lezhës. Pyetja e parë që lind nga analiza e tekstit të kësaj fjalie është “ku dreqin e gjeti PS këtë njeri në botën e krimit”. Përgjigjen e parë e ka dhënë vetë ky Arben Ndoka. Prej vitit 2005, që ka dalë nga burgu, paska qenë drejtor i nivelit të mesëm dhe pastaj drejtor i madh i policisë ndërtimore të Shqipërisë. Ka qenë, sipas tij, dhe është mik familjar me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Për lirimin e tij nga burgu janë interesuar njerëz të PD-së, edhe pse ai pretendon se dënimi është aksidental. Për herë të parë po e besoj sinqerisht PD. PS vërtet e paska marrë këtë deputet nga bota e krimit. E paska marrë bash nga zyrat e PD. Mund të gjente ndonjë vend më pak të inkriminuar, që dhe këta të mos shqetësoheshin kaq shumë. Tani e kuptoj pse PD nuk e toleron këtë “vjedhje” që i ka bërë PS.

54 komente në “Të ardhurit nga bota e krimit politik dhe ordiner”

  1. tourkofagos says:

    BRAVO MERO,por kjo ka nje perfundim qe, fatkeqsisht Shqiperia nuk ka per tu bere kurre,kush beson te kunderten,thjesht eshte per psixiatro…..

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Kete qe thua ti mund ta besoj vetem nje vetmje shqipfoles qe s’ka asgje te perbashket me identitetin e nje shqiptari..

      1. Pelasgian says:

        ne fakt un ate tfg e permjerr sa here qe e shikoj por besoj se ne kte rast ka te drejte !

        ” Rilindja ” duhet te ishte FILLIMI I GJITHCKAJE NGA VITI ZERO por nuk ndodhi ashtu !

        Ska ” Rilindje ” pa ” Vdekje ” . Vdekja ne fjale eshte burgosja e kriminielve te 24 viteve VJEDHJE , VRASJE , PLACKITJE TE POLITIKOMAFIOZVE SHQIPTAR ! Nuk po ndodh , nuk ka ndodh dhe nuk ka per te ndodh KURRE !

    2. Sokrati says:

      Mero po kjo gazete cfare qendrimi ka mbajtur per listen,a ka “hedhur balte” Tema ashtu si ke shkruar per Edi Ramen?

    3. ace says:

      Realitetet shperthejne jo vetem nga qe ekzistojne,
      por edhe nga qe ka njerez qe i deftojne.Bravo Mero.
      Me ke detyruar ti ve Gishtin Kokes dhe te pyes:-
      Ku e ka hallin Pollo?-qe po ben te fortin kunder Krimit?
      Kur vete qysh ne hapat e para ka qene ne front per
      instalimin e tij!.O Zot!-Me ndihmo qe kete Pollo,
      Hajdut i permasave te medha,me nje Gjysh qe paska drejtuar
      Komandot Greke ne Jug te vendit,nje Spiun dhe me nje
      Familje antishqiptare,ta kuptoj perse Sot eshte kaq Trim?
      Apo rrofte sebspi!
      Ne fakt Populli ka nje shprehje:
      Dardha bje nen Dardhe! Keshtu qe gjithe Kokrrat qe permend
      z.Mero,Kane rene nen “Dardhen”e PD. se Sali Berishes!
      Sa kuptim plote.
      Ndaj dhe Sot,Ato jo vetem jane te Krimbur,por edhe te Kalbur.
      Atehere si thoni:-Kur edhe Lopa nuk i ha!…
      nderimet e mija Mero.

      1. Elma says:

        Andi ose ju te tjeret, kush mund te me jhape nje adrese elektronike te ketij autori, nese e keni ose nese e gjeni dot, sigurisht.

    4. harry says:

      Nuk besoj se ke te drejte: Shqiperia do te behet, por kur te vije cikli i zhvillimit tone psikologjik….qe, vende dhe popuj rreth nesh ose jane futur psh 100 vjet me pare ne kete cikel dhe vijojne, ose e kane tejkalur dhe jane ne rrjedhen normale te zhvillimit kah perendimor. Ne, duket sapo jemi futur dhe keto zhvillime mes shpirtrave te trazuar shqiptar do te vijojne dhe per shume dekada..Te presim: po, por duke bere me te miren dmth te Miret duhet te jene gjithmone vigjilent dhe te luftojne shpirtrat e trazuar de te paformuar qytetare si ata qe Mero permend (dhe te tille ka shume..shume):Per dekadadatq e vijne kjo shumice, me keto karaktaristika do te jete sunduese..dhe me kalimin e dekadave, ajo do te zvogelohet dhe do te jete minoritet. Atehere nder shqiptaret do te sundoje qyteterimi, dmth deshira dhe vullneti per studim, pune, respekt, ligj, dashuri mes njerzeve etj. dhe mbi te gjitha Besimi te vetja, komunitetit, kombi shteti, etj. thanx

    5. Atdhetari says:

      Keshtu te keqen xhaxhi shko dhe ti vrit veten ne ndonje cep te bjeshkeve te nemuna se do kemi nje hall me pak. Te lutem ler dhe nje leter ku kerkon ndjese per gjestin qe do te besh dhe te pakte shpjegohu te tjereve se e bere sepse Shqiperia nuk do te behet kurre. R.I.P. mothafuckin turkoiqire…

    6. arvaniti says:

      Pucofago tani na u be edhe jatro psikolog tamam si jatro adhamuti

    7. ervin says:

      E para e punes, ky turkofagos nuk paska pike jete se ka komentuar i pari qe dje ne oren 8:11, kur Mero e ka botuar ne oren 8:00, e dyta eshte nje pyetje per zotin Mero, a ka hedhur ndonje here balte ai ne shkrimet e tij kur ishte ne paqe me PD?!

  2. - homeri- says:

    – gjithcka qe eshte thene per keta deputet , pak a shume eshte e vertet , —dhe qe te mos ndigjojme me te tilla palacoleqesh , parlamenti duhet te zgjidhet direkt nga populli me emer individi dhe jo me listen e kryetareve te partise … edhe i denuar …. edhe deputet . … reforma e ligjit zgjedhor eshte shume e rendesishme … dhe do shikojme lsi . me hajdutet e saj …. do shpetojme nga pisat e hajdutet BRAHO e META

  3. m m says:

    ne fakt,qe te gjithe keshtu kane qene,pavarsisht se PD ,permes shantazhit i kthente ne rober…sepse PD parti e ketyre mbetjeve,ka qene dhe vazhdon te jete…

  4. shqip hesapi says:

    Pra PD-ja nuk ka faj qe flet .PS-ja hajdute deputesh e aq me teper qe ky deputet paska qene kuader i PD-se.Valle,c’thote PD-ja per 3(tre )ish -deputet e PS-se Islami,Dogjoni dhe ai i Leshit qe akoma nuk ka zene vend ?

  5. shpetimi says:

    Per kushtet e Shqiperise, ku inkriminimi,korrupsioni,degradimi moral dhe shume te zeza te tjera te klases politike eshte i frikshem, duhet medoemos kandidatet per deputete te njihen qysh ne fillim te fushates.

    Kjo kerkon qe keto ndyshime ligjore duhen bere sa me pare.

    Kodi zgjedhor duhet te jete i tille, qe te perfaqsoje sa me drejt dhe pa deformime vullnetin e sovranit.

    Nqse nuk merren masa serioze per te rregulluar kete situate, do te ndodhe qe ne parlamentin e Shqiperise, do vije nje dite qe nuk mund te gjesh qofte edhe nje deputet te vetem me integritet.

  6. vlonjati says:

    Z.Baze,
    Ke humbur totalisht objektivitetin dhe paansherine ne shkrimet e tua aq sa je bere teper vulgar dhe i padurueshem.
    PD e beri Ndoken drejtor te nivelit te mesem, por nuk perfaqesonte askend, kurse PS-ja e beri perfaqesues te popullit, ligjvenes. A mundet nje njeri shoqerisht i rrezikshem (keshtu eshte perkufizohet ne te drejten penale nje kriminel), sikurse eshte Ndoka te perfaqesoje shoqerine dhe te beje ligje per te miren e shoqerise? Ai perfaqeson vetem segmentin e inkriminuar te shoqerise, por jo pjesen e shendoshte te saj, dhe ti Mero me kete artikull ben nje deshmi shume te rende kunder vetvetes, duke hedhur hije te renda dyshimi se ne cilit segment te shoqerise i perket, atij qe perfaqeson Ndoka apo pjeses tjeter.
    Mos harro se nje kercenim me i rrezikshem per nje shoqeri e lire dhe liberale, eshte kriminaliteti me jake blu (ku perfshihen edhe analistet, opinionistet) dhe me jake te bardhe (psh. Kryeministri qe ben deputet nje kriminel ordiner per ta perdorur si instrument dhune ne parlament kunder opozites), sesa kriminaliteti ordiner sikurse eshte Ndoka.

  7. besnik says:

    Kujtesenca e shkrimit “PD MAGAZINA E KRIMIT SHQIPTAR “Me bukur ska si te thuhet ,as ne poezi as ne proze .Mirnjohje Mero .

  8. rapatushi says:

    Falemnderit Mero për këtë kujtesë kronologjike! Për çka përmend eshtë produkt sistematik i një fabrike të suksesshme balte, Unë do ta quaja me plot gojë fabrikë MUTI, mendjen dhe gojën e këtij shpellari të çmendur të quajtur zyrtarisht SALI RAM BERISHA

  9. lezhjani says:

    po Vasil bicin pse e bone me dhane doreheqje .

  10. Bardhyli Vlore says:

    U mendove shume Mero per te leshuar kete bajge?

  11. bato says:

    Berisha ka baltosur te gjithe ata qe i kane dale kunder dhe ka dosje per te gjithe politikanet shqiptare, nje pjese e te cilave e sajuar nga shikasit e Sales brenda PD. Po te guxonte Jozefina e ta sfidonte, do i nxirrte dosjen si spiune me pseudonimin “desinjatorja”, po te nguxonte Fahri Balliu,- dosja ” masoviku”, Blendi Fevziu,- ” korani” e me rradhe Noka, Pollo, Ruli, Halimi, Lul Basha, Artan Hoxha…
    Vec edhe per te ka nje dosje sigurimi me pseudonimin ” penicilina” dhe qe ka qene edhe me sherbim per llogari te sigurimit deri ne France. Ndaj nuk u hapen e as kane per t’u hapur kurre dosjet per politikanet shqiptare se jane ata, ish spiunet qe moren ne dore partite dhe shtetin ne vitin 1990

  12. Faik says:

    Po çfare bravo Mero ky eshte nje kriminel dhe kaq ,pamvarsisht se nga renditja eshte poshte Berishes Metes &co

  13. shkoj per lesh cdo gje says:

    mua nuk me intereson nga e mori ps dhe ca ishte ne kohen e pd pasi te 2 krahet jane njesoj pak a shume por te besh krahasimin e Arben Ndokes me,Azem Hajdarin,ceken e pollon eshte pak pa lidhje mero me gjithe respektin qe kam per ty.

    Ndoka duhet te japi doreheqje dhe sa me shpejt ta kuptoj Rama kete gje aq me shume pike do fitoj dhe ja dhi Berishes.Nqs e mban eshte nje turp i madh pasi me letra pasi flasim me letra Ndoka eshte deputeti i pare ne parlamentin e mbas 1990 qe ka qene tutor femrash ku futet te krimet e renda eshte me keq se te shesesh droge.

  14. Veterrani i LUFTES! says:

    Dhe, c’ del nga kjo?!!!

  15. pesimisti says:

    JAM dakort me homerin duhet qe deputetet te zgjidhen nga populli jo nga kryetari I partise qe ben deputet ate qe I jep me shume para,harram e pacin buken shqiptare.

  16. shkelqimbello says:

    mero behu realist dhe i sinqerte,inat mbaj me pd por ….ne kete rast ka te drejte jepi pergjigje z.Pollo dhe fakteve te tijdhe mos u trego si grate e liga fol troc a e meritojne kriminelet parlamentin qe te drejtojne dhe mesojne edhe ty?si do te ndiheshet ju ?

  17. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Z. Baze ti e di mire qe e vetmja menyre per tu bere dikush ne pd duhet te ishe I inkriminuar, sepse duke pasur qoftelargu dosje te tyre e kishte shume te lehte ti perdorte si te donte prandaj te gjithe ata qe kane punuar me pd ose me sakt 100% e kupoles qoftelargu u ka dosjet por me nji prokurori te paster dhe me arrestimin e qoftelargut aty nga 2017 mund te rikuperohen te gjitha se kushdo qe e njef qoftelargun e di se eshte aq frikacak sa shiste dhe baben e vet

  18. Koco says:

    P D me plot te drejte shihet e deshmon tashme se eshte nje kosh plehrash , vecmas personat te cilet jane personazhet e te pelliturit ne parlament e medja kur valla tregojne e zhurmojne ” Kapeni Hajdutin ” qellimi eshte per te spostuar vemendjen nga monstrat e kudo gjendur ne klanin banden kriminalwe te rregjimit tiranik te Berishes e turpeshme.

  19. shqiptar says:

    Ajo qe nuk kuptohet nga shkrimi eshte se cfare mendon autori per fenomenin ne fjale. Pervec se mundohet ne menyre te turpshme,te barazoje emrat e permendur ne fillim te shkrimit me ate ne fund te tij. Me fjale te tjera te beje nje justifikim alla shqiptarce. Mirpo, i nderuar zoti Baze, ajo cfare ti po ngaterron, eshte nje vendim i formes se prere i nje gjykate italiane, me disa thashetheme tavolinash te degjuara prej jush, apo te thena nga goja e palo politikaneve shqiptar. Besoj zoteri se ketu ka nje ndryshim goxha te madh, dhe ti ashtu si kryeministri duhet te mbani nje qendrim te qarte dhe jo hileqar e justifikues. 8 vjet opozite, dhjetra mijera anetare, dhe 1 milion vota mbeshtetje duhet te kishin prodhuar 80 burra pa cene apo jo?????

  20. jani says:

    Perdite e me shume po kuptoj se sa veshtire e ka dhe do ta ket Edi Rama me keta hora te PD se.Zoti ne ndihme !

  21. buna says:

    Po mor zoti mero ti e ke mir per te gjitha kto qe shkruan por nje gje me habit ne kete palaqo politike qe ju gazetaret gjoja shqiptar qe kur ju prishen intersat ju atehere hidheni ne sulm sepse para 2005ishe pikerisht ti qe i mbroje kto gjoja politikan tani qe u hodhe per te perfituar ndonje kocke nga krahu i tjeter e gjith e djathta doli e keqe prandaj shqiperia nuk behet krahas pastrimit te kesaj politike duhet pastruar edhe shtypi sepse ju qe skeni moralin (minimal)te gazetarit jeni aq te demshem per ate vend

  22. Al says:

    Per mua je “me i miri analist” keshtu qe : no koment!

  23. labi says:

    Mero per here te pare gabon.Kam pershtypjen ose nuk i njef,ose te kane keq informuar.E vertet qe Ndoket kane qene te P.D-se,si fis,po pa me thuaj,sa familje te persekutuara u zhgenjyen nga P.D-ja,ti vete a nuk ke qene nje nga me te besuarit e saj??..Sa per arrestimin e Benit ne Itali eshte absolutisht e vertete sic thote Beni,une qe po shkruaj e njof shume mire te verteten,e po te shkruaj nga Italia…Ajo ka qene nje intrige,ai ka shkuar ne Itali per ditelindjen e nje shoku e miku te ngushte te tij e po te ish sic thone se kishte probleme ,nuk shkonte hic,nuk mund te shkonte si sqapi te kasapi,ai eshte djal i zgjuar e nje familje teper e ndershme e trimash. E kunderta eshte me ”trimat” e Palokes,ne lezhe,Lezhjanet e dine mire,megjithese jane fis imadh e me shume meshkuj,Ndoket asnje e ne menyre absolute me ”97 -en nuk vuri thesin ne koke e te grabiste Lezhjanet,as me i vogli e i padegjuari i tyre…e kunderta ndodhi me ”trimat”e Palokes (qe s’eshte Lezhjan).Njerzit duan sensazione..e çfare nuk shpifin,apo perbaltin..ti po e shef vete kush i del kunder Salukut eshte kriminel,hajdut,imoral e s’lene balte mbi te pA hedhur… Kam mendimin se ne rastin ne fjale,si P.D po bene nje gabim te rende,per veten e saj,po humbet shume terren ne elektoratin e saj,ne Lezhe.me genjeshtra e fryrje…

  24. drejtesi says:

    perpjekje shume e shemtuar nga nje pseudo-gazetar vemie per te mbrojtur nje vemie tjeter…

  25. hajduti says:

    pune legenash…

  26. bregdeti says:

    Mero Baze je pena me e fuqishme ne Shqiperi ashtu si ishin dhe jane personalitetet e jugut ne historin e vjeter dhe te re te shqiperis. Bota e krimit politik te ka objekt hakmarrje per te pa larat e jetes se tyre kriminale qe ty i ben publike.Per fatin e mire ka ngelur nje dritare nga mund te shohim brenda Shqiperis se c’far ndodhe. Ato qe shkruan jane te verteta rrenqethese.Vazhdo po me mendje ne koke thoshte gjishi im . Siharitiria lene stin Eladha

  27. askushi says:

    Mero listes se gjate te ish te inkriminuarve te PD (partia e doktorit) mund t’i shtoje edhe genc rulin, eduard selamin,tritan gagac shehun, eduard gjigand halimin, etj

  28. AlfaDE says:

    Presidenti i Republikes dhe deputetet te zgjidhen nga populli me referendum dhe jo nga listat e partive !
    Populli i njeh mire njerezit qe do te zgjidhen dhe do te sinjalizonte difektet e njeriut qe do te zgjedhe !

  29. Albi says:

    Dmth PD-ja qe e vuri drejtor ka faje. PS-ja qe nga drejtor e beri deputet, nuk ka faje! Super llogjike.

  30. Tani says:

    Kurse gazetaret vijne nga bota e kurv… se ne fillim mbrojne kriminelet e PD dhe tani mbrojne kriminelet e PS.

  31. Fterra says:

    Te justifikosh faktin e te qenit i inkriminuar per deputetin Arben Ndoka, me faktin qe eshte i ardhur nga PD-ja, do te thote qe gjithe ajo prapagande e perdorur nga Mero Baze per te bere diferencen midis PD-se dhe PS-se, seshte gje tjeter veçse demagogji e perdorur nga gazetari per te mbushur mendjet e pambushura se gjoja PS-ja dhe qeveria e re nuk ka asgje te perbashket me qeverine e meparshme. Por fatkeqesisht faktet flasin ndryshe dhe hedhin poshte gjithe demagogjine e perdorur nga gazetari yne “i nderuar” dhe tregojne se dy partite nuk jane gje tjeter veçse nje mut i ndare ne dy pjese.

  32. Atdhetari says:

    PD eshte nje turp,tashme e diskredituar plotsisht,fole sigurimsash !

  33. mirel says:

    Pollo ka bere krime kunder njerezimit ne 97
    udhehiqte trupat special te sales per raprezalje ne jug
    qen bir qeni, nuk I ka ardhur rradha te paguaje

  34. Besimi says:

    O z mero ik shkruaj te z popullit. Kur nuk mbrohet nuk mbrohet.futja kot

  35. Viktor hoti says:

    Meqenese te besh punera eshte e veshtire shume merren me llafollogjira si putanat Viktor Hoti

  36. RIP ALBANIA says:

    ka krime politike,ordinere,mafjoze por eshte dhe nje krim tjeter qe ndoshta ne shqiperi eshte ai qe I gjeneron keto krimeqe eshte krimi I kryer nga faktori nderkombetar .

    kjo e ka zanafillen qe ne vitet 1989-1991 kur faktori nderkombetar me dipllomacine ,mediat e tyre dhe sherbimet inteligjente bene nje presion te jashtzakonshem dhe “frymezuan”pjeset e manipulishme te popullit por dhe intelektuale “pardesybardhe” qe moren pjese ne kryqzaten antishqiptare per rrezimin e komunizmin qe ai ne fakt ishte I rrezuar qe ne 1981-1985.

    Pra ne vitet 1990-1992 nuk duhej te zbatohej ai terror antikomunist qe shkoi ne vandalizem dhe veprime kanibalesh me varrezat e shqiptareve nga bandat e ish komunisteve fanatike te Sali Barishes qe kishte nje mbeshteje te cuditeshme nen rrogoz nga rajesornovice,elezbiberovice,frankeshtejnshkrela dhe pjese skizofrenesh nga ish mergata e qyqeve qe do I varnin komuniset ne shtyllat me te aferta.

    Pikerisht nga ky genocid antikomunist artificjal I ideuar nga faktori nderkombetar dhe I zbatuar nga komunistet apo spiunet e tyre emblematike si BERISHA,HAJDARI,IMAMI,POLLO,GODO,TOPI,TOPALLI etj erdhi si pasoje dhe shkaterrimi apoliptik I shtetit dhe kombit shqiptar.

    Le tejapim nje kryekrim tjeter:
    Ne 2008 Ilir Meta me Spartak Brahon dhe derivatet e tij deklaruan ne parlament me prova se Sali Barisha ishte I nfiltruar nga UDB jugosllave dhe nje sherbim I nje vendi “perendimor”.
    Nuk kaloi nje vit dhe “king mejkeri” Ilir Meta pasi hengri nje luge corbe diku ne nje ambasade mike,u be ne 2009 pjese e qeverise me spiunin e Serbise Sali Barishe.

    Ne kete histori krahas spiunit te dokumentuar te serbise SERBBERISHA ,kemi dhe tradhetarin dhe nashtruesin Ilir Meta por kemi dhe nje veprimatari antishqiptare te ambasadave mike qe perdorin Ilir Meten si koqe kandari ne peshoren e stabilitetit strategjik ne dem te kombit shqiptare.

    Qe nga Arben Ndoka dhe deri te Arben Imami jane kriminele te rangut te ulet dhe te mesem .Superkriminelet e kombit shqiptar jane Djalli Sali Berisha dhe Devili Lul Basha.
    Ky I fundit me duket si nje Xhaferr Deva Junior shume me I rrezikshem se vet gjakovari por edhe me poshter se babai I tij shpirteror Sali Bisha,

    Superkrimineli,I pandehuri Lulzi Zhelal Basha ka kryer keto krime :
    1-Spiunimi I UCK
    2-Vrasjen e 4 shqiptareve ne 21 janar si minister I brendshem
    3-Shitjen Pjesore te Detit Jon Karamalisit te greqise
    4-vjedhjen e 300 miljoneve ne RRK
    5-Grabitjen e BASHKISE TIRANES (+ votat e komunisteve)

    Ne cdo vend te botes biles dhe ne ato te republikave te sapo krijuara te paqsorit nje njeri I tille duhej te ishte ose ne burg te perjetshem ose I gzekutuar publikisht.
    Mirpo Lul udBasha ne vend te egzekutohet ne lule te ballit si Esat Pasha merr nje egzekutim me puthje nga nje zyrtare amerikane (Nuland) dhe kjo mjafton te themi se ne e meritojme te na trajtojne si Never land.Ky eshte dhe thelbi pse kemi kaq kriminele me kollare & bluze te bardhe qe zevendsuan Pardesy bardhet e Ramizit qe ja “grabiti” Rajersoni qe na I prune peshqesh nga strofullat e Beogradit.E KEQJA E ATIJ VENDI eshte se do na drejtojne SUPERkriminele qe fatkeqesisht EMROHEN “burra shteti” dhe “yje ne ngjitje” te cilet do gjenerojne kriminele te rangut vogel si ANoka dhe kriminele te mesem si AImami.

    Me vjen keq per Edi Ramen qe ose nuk e kupton qe eshte “nje gjeneral i kapur rob” nga kriminelet burra shteti apo yje ne ngjitje ose eshte i pafuqishem ose eshte pjese e lojes se “garanteve nderkombetare” sic i quan ai kohet e fundit.RIP ALBANIA

  37. salah says:

    Gramoz Pashko, ishte një idiot i rrezikshëm. Ai nuk kishte njohuri të ekonomisë. Ekspert budallaqe, budallaqe për Super dhe politikanët e korruptuar. Shumë politikanë shqiptarë janë të trashë dhe të plotë korruptt si prokurorë dhe gjyqtarë. Nuk ka kryetari i komunës nuk ka njohuri të ligjeve dhe avokatëve. Ilir Meta, Lefter Koca, Arben Ndoka, Spartak Braho, Arben Imani, Erion Veliaj, janë të gjitha vetëm idiots

  38. ira says:

    Te gjithe ata qe kane patur probleme me ligjin, qe kane marre diploma ne te ashtuquajturit universitete jo publike, te largohen nga kuvendi dhe nga administrata. Nuk me intereson aspak eshte i PD_se, i PS-se i LSI-se etj. Nuk me intereson aspak ka qene me pare me kete apo ate parti, ka mbeshtetur Berishen, Ramen, Meten etj.Nuk me intereson aspak se eshte fis i mire etj,sepse ketu diskutohet per persona konkrete. Ndryshe nuk mund te behet Shqiperia.

  39. polat says:

    Edhe ti mero vjen nga bota e minierave.e vertete tourkofagos se shqiperia nuk behet kurre.perderisa te perzihen grekofonet vlleko serbo bullgaro ruso odhidhokso bektashinjte.shqiperia ekziston si emer 114 vite.pra shqiperia 28000 km .ndersa per 500 vite shqiptaret gezuan nje shtet me madh se grekofonet dhe serbet.nuk behey shtet me ju.nuk behet shtet me pilo perister.fatos nano vlleh.nuk behet shtet me janutallos e grekofone.

  40. tolo says:

    Mero, kjo qe shkruani ju, per mendimin tim eshte pjeserishte e vertete.Them se eshte pjeserishte e vertete ,mbasi Berisha po qe ne sherbim te tij je hero dhe te shperblen, por po dole kunder tij je sigurims, hajdut ,agjent grek e serb.je lavire bulevardi e tjera e tj.
    Por kjo nuk ka te beje me ate qe P.S. apo L.S.I.duhet te fusindhe ne fakt kane futur ne listat e deputeteve dhe funksioneve te tjera te larta ne qender dhe baze njerez te inkriminuar, njerez me para qe i kane mbeshtetur financiarishte keto dy forca politike (kete qe Berisha e ka bere ne P.D gjate gjithe kohes).
    Vendin e zhvillojne intelektuale, njerzez te ditur, idealiste, dhe jo materialistet dhe neokapitalistet.Problemi ketu eshte se nje pjese nga keta neokapitalistet jo vetem kapitalet e vena i kane jo ne rruge te ndereshme, por edhe diplomat i kane fallco dhe te blera.Kjo kategori eshte e afte dhe e zonja per te bere kapitale(bravo u qofte), por kjo kategori do mbajtur larg nga institucionet e larta. Une nuk mund te kuptoje cfare kontributi ne grupet parlamentare apo komisione japin disa deputete qe me pare kane qene skafiste, kontrbandiste dhe jane me diploma te blera.
    Per kete kategori deputetesh dhe nenpunes te rangjeve te larta e ka fajin politika e te dy kaheve

  41. Diplomati says:

    I ziu Mero, eshte i detyruar te mbroj kriminelat dhe e beri me menyren krahasuese me vitet 90 ku edhe specialisti i fundit i administrates ishte i korruptuar! Shendet dhe lumturi rilindja socialiste dhe demokratike!

  42. astrit says:

    me sa kuptova te gjith keta nuk jan dhe aq te pafajshem sa hap gojen krye krimineli shkojne direkt te krahet e tij.diçka fshehin pd.ps u lodhem ata pasurohen njerzit varferohen.dhe ju gazetaret mos mbuloni politikankriminelet se dhe ju keni faj per keto qe ndodhin se nuk e tregoni te verteten ateher kur duhe.

  43. A says:

    Me fal i dashur Mero, por mos po propozon qe PS-s ti jepet ndonje dekorate sepse ka nje deputet kriminel????. Por nese ne paelament paskemi kriminele, cfar i bie te kemi ne nivelet me te ulta te administrates???. Kjo eshte etika?, Kjo eshte Evropa?.
    Por cfar presim nga zgjedhjet e ardhshme, qe ai qe do zgjidhet kryetar bashkie apo deputet duhet te kete bere jo me pak se 10 vjet burg per vrasje apo prostitucion???.
    Detyra e sahan lepirtesit eshte me e lehta per tu bere Mero…Mjafton te lexosh shkrimet e tua para 6-7 vitesh…! Por ajo qe te ben njeri eshte realitetit, dhe kete nuk po sheh me duket…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje