Hakmarrja e gënjeshtrës së 22 korrikut

20 Korrik 2014, 20:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një vit pas garës formale për kreun e Partisë Demokratike, në të cilën Lulzim Basha u shpall fitues me votim të hapur, lista të sajuara dhe shantazh të hapur mbi partinë, ai po merr reston e hidhur të një procesi të manipuluar. Zgjedhjet e nivelit të dytë në Partinë Demokratike, po tregojnë se Sokol Olldashi po e mund i vdekur Lulzim Bashën në thuajse çdo rreth të Shqipërisë. Edhe aty ku Basha ka diktuar me dhunë kandidatët e vet, siç është Korça apo ndonjë qytet tjetër, anëtarësia ka reaguar kundër tij.

Ky proces i gjerë mospajtimi është tipik në disa vende ku kandidati i mbështetur nga Basha është dhe kandidat i mbështetur nga Berisha. Pra, kur dyshja Basha- Berisha është e qartë në mbështetjen ndaj një kandidati, dhe humbja e tij ka qenë më e sigurtë. E tillë ishte Vlora, Durrësi dhe Shkodra. Në Durrës bile në mënyrë specifike, votat kundër kandidatit të dyshes Basha- Berisha, u motivuan nga fakti se i njëjti kandidat, një vit më parë, deri të shtunën ishte mbështetës i Olldashit dhe të hënën u gdhi mbështetës i Bashës.

E gjithë kjo ka një vlerë për Partinë Demokratike. Edhe pse lidhet me poshtërimin që Basha dhe Berisha i bënë Olldashit, procesi që po ndodh është një vlerë e Partisë Demokratike, pasi tregon se organizimi është i gjallë dhe po reagon. Po reagon dhe nuk po lejon të kalojë në heshtje, ai manipulim monstruoz që u bë për t’i dhënë si pajë nga familja Lulzim Bashës, Partinë Demokratike. Baza e partisë po reagon duke përgënjeshtruar thellësisht rezultatin e shpallur, me votat me numër rendor dhe lista që nuk i njihte kush në PD. Lulzim Basha e mori leksionin e parë se çdo të thotë të të dhurojnë një pajë që nuk e meriton, vetëm pse di të nusërosh.

Një tjetër leksion serioz i PD për Bashën është figura e Berishës dhe lidhja e tij me të. Njerëzit kanë votuar gjerësisht kundër gjithkujt që është menduar se është njeri i Berishës, çka tregon se baza e PD është një hap para kryetarit të saj, që flet gjithnjë një orë pas Berishës, për të qenë i qartë se çfarë duhet të thotë.

Një vit pas një gare të pandershme, dhe të shëmtuar, Lulzim Basha ka shanse të shikojë se ç’dëm i ka bërë Partisë Demokratike me vetëshpalljen kryetar në atë mënyrë aq të pandershme dhe çfarë imazhi i ka dhënë vetes si një kryetar i emëruar.

Është po ashtu e rëndësishme ta shikojnë të gjithë ata që e justifikonin procesin e manipuluar kundër Olldashit, me shifrën 82 për qind që e shpalli Berisha si Enver Hoxha, se cila është shifra reale e mbështetjes së Bashës në PD dhe ku e çoi pas një viti partinë, një lidership, i cili nuk ndjehet si në shtëpi të vet.

Zgjedhjet e nivelit të dytë janë leksioni i parë i hapur që Lulzim Basha mori nga një garë e pandershme ndaj një njeriu që sot nuk është më mes nesh, por që po e mund rivalin e tij fallco edhe nga nëntoka.

Leksioni i dytë që Basha ka marrë dhe po e vë në jetë, janë tezat e Olldashit.

Basha hyri në fushatë me teza diversioniste ndaj opozitës, duke u lënë të kuptonin demokrat se ai ishte një mik i Ilir Metës dhe se shumë shpejt do riktheheshin në pushtet përmes tij. Olldashi ishte i pari që goditi teorinë e ndarjes së Metës nga Rama dhe i goditi të dy. Sot, një vit më pas, edhe Basha, edhe Berisha po përdorin tezat e Olldashit, ato për të cilat ata e rrëzuan dhe ja manipuluan procesin. Sot pas një viti në PD, vetëm Fahri Balliu mendon se PD do të vijë në pushtet përmes Ilir Metës. Këtë nuk e mendon më as Ilir Meta dhe as PD.

Sot Lulzim Basha duket si një njeri, që nëse përdor një shprehje të Preçit, kërkon të kaurdisë partinë me dhjamin që i ka lënë rivali i tij tashmë i vdekur. Nuk e ka keq si njeri në hall që është, por një lider duhet të ndajë mendjen se çfarë duhet të bëj, që njerëzit ta besojnë. Është torturë e madhe t’i kërkosh Lulzim Bashës të të shpiegojë se çfarë ka ndërmend të bëj. Në fakt nuk ka ndërmend të bëjë asgjë. Puna e parë që po bën është se po kontakton të zgjedhurit e rinj e u thotë jeni të gjithë të mitë. E dyta që po bën, është se nuk po lë njeri të cilit nuk po i premton një post apo një detyrë me shpresë se duke qenë shumë udheqës, nuk ka askënd rival. Dhe, e treta, po ja del të promovojë Genc Pollon si figurë të rilindur të PD, meqë shumë njerëz besojnë se Pollo ka përvojë të përplaset me Berishën.

Në të tri rastet, ai thjesht po kërkon të mos përballet me problemin që ka. Problemi që ai ka e ka emrin Sali Berisha. Ai e ka poshtëruar duke i imponuar një garë të ndyrë pa rregulla, që Basha të mos ishte kurrë i pastër në zgjedhjen e tij si kryetar. Duke pasur parimin se duhej një “dosje” dhe për të, ai e zgjodhi atë kryetar në një mënyrë të shëmtuar, që ende nuk po ikin pasojat.

Lulzim Bashës nuk i kërkon njeri partinë tani. Ashtu si e ka katandisur dhe ashtu si është zgjedhur, ajo i takon atij. Por, ai duhet të dijë se për ta ringritur atë në këmbë, ai duhet të heq njollën si është zgjedhur dhe duhet të ndajë opsionet e tij nga opsionet e Berishës. Berisha është një opsion që PD e njeh dhe e ka gati origjinalin, nuk ka nevojë për kopjen e Lulit. Po ashtu, nuk ka nevojë që Luli të kopjojë tezat e rivalit të tij të vdekur. Ai duhet të përballet me fatin që i kanë imponuar në formë paje. Duhet të bëhet zot shtëpie, në një derë ku e kanë futur për nuse. Është pak e vështirë.

37 komente në “Hakmarrja e gënjeshtrës së 22 korrikut”

  1. shpetimi says:

    Te shpresojme se kjo lufte qe ka lindur brenda PD-se, do krijoje shanse per reformimin e kesaj force politike, e cila qysh nga krijimi i saj nuk ka qene gje tjeter vecse nje prone e Sali Berishes.

    1. Marko Boçari says:

      Lulka i xhaxhit “NUSE” hahhaHhahaha

      1. Opozita e arkivolëve says:

        Opozita e arkivolëve:

        http://goo.gl/Qt1lc2

  2. - homeri- says:

    —po ja fut kote o MERO … sote pd. drejtues me te mire se BASHA nuk ka … te tjeret jane pa asnje vlere dhe te inkriminuar ne korrupsion .—- sa per OLLDASHIN , ai ishte njeri i lidhur me krimin e cdo lloi — problemi BASHES eshte inkriminimi i tij ne vrasjet e 21 janarit .. por qe ai vete ka qene i tmerruar nga ato vrasje dhe nuk eshte urdher dhenes —- por BERISHA si gjithmon te inkriminon dhe te jepe edhe detyren , per te te mbajtur gjithmon nene trusnin e tij…

    1. andromaqi says:

      Problemi kryesor i Bashës është se i mungon absolutisht karizma për të qenë lider. Njeri pa ide, demagog i thekur, me një fjalor të varfër politik, kopjac i keq i kryeshefit të tij, i kollarisur e i pispillosur si një dendi i shekullit të kaluar ai s’të ngjall asnjë frymëzim dhe është i dëshuar si politikan që në krye të herës.

  3. ÇIMI says:

    Nuk ka zgjedhje ne partite politike shqipyare por emerime nga pantera e zeze dhe klani saj.

  4. marroku says:

    PD eshte shnderruar ne parti kufomash – me nje specifike te vecante qe ka disa kufoma qe ende u behet frymemarrje artificiale nga zorra qe del nga shpella e Vicidollit…

    Te pranosh sot ne 2014 (qe prej 1990) pra pas 14 vjetesh per krytar nje KOMUNIST KRIMINEL te te drejtoje eshte MARREZI vetem e shqiptareve te idiotizuar deri ne brez te shtate.

    1. Shoku N. Vjosa says:

      2014 – 1990 = 14 ????
      Kush ta ka mesuar kete matematike??? Me siguri RILINDJA…

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Basha u emerua “Kryetar” i PD-s,si nje dhender me mbleseri!
    Ai nuk e kishte provuar te drejtonte as celulen me te vogel te organizatave te PD-s,nuk kishte qene kur kryetar apo sekretar partie.
    Nje pushtet i dhuruar ne formatin formal,jo i plote,plot pengesa dhe intriga.
    Inisiativa dhe vendosmeria e munguar,ka bere qe Basha ta kete shume te veshire,te binde rebelet brenda PD-s.
    Berisha ne PD,eshte bere si perfaqesues fetar,pranohet me te gjitha gomarlleqet qe thote dhe ben,kurse ndaj Bashes mbahet qendrim rebel,pikerisht ate qe kemi kohe qe nuk e kemi pare ne kete formacion politik,do ta manifestojne si ndaj maxhorances ne parlament.
    Berisha e ka formatuar PD-ne si “mastershef”,tani e monitoron nga “distanca”,perseri ai nuk e pranon te jete ne rradhe pas Bashes,nje mendim tjeter i tij ne baze e detyron Bashen te bej “zbor”.
    Sa te jete gjalle Berisha,drejtimin e PD-s,do ta kete shume te pamundur, cdo njeri tjeter brenda kesaj pertie.
    Berishizmi tani eshte kult brenda kesaj partie !

  6. Z says:

    CV e Bashes e ka perkufizuar Mero Baze ne menyre ideale, njeri qe nuk dite beje asgje.

  7. rrnoft Pi Di,ja says:

    Dhe per te vazhduar me tej i dashur andromaqi,basha jone i pispillosur eshte nje njeri KOTI,pa shije se ska piken e kripes.

  8. egli says:

    u be nje vit qe Basha eshte kryetari kukull i PD http://goo.gl/DTtxqT

  9. beni says:

    SHUME I bukur eshte paragrafi I fundit, duhet te behet zot shtepie ne nje dere ku e kane futur per nuse,cdo dite meroja po e telendis bashen me shkrimet e tij,por basha nuk do tia dije,sepse keta lloj njerezish qe nuk jane vetem ne PD,jane si ajo plastelina qe I jep cfaredo forme mjaft qe te kete nje pune te mire,por mbeten njerez pa shtylle kurrizore,pa miq,te urryer nga anetaret e PD,qe e dine qe ai s’ka asnje lloj merite ne pd vec asaj qe njihte vajzen e saliut qe e terhoqi per hundesh nga kosova,me keta qyrrash pd e ka te sigurte qendrimin ne opzite per 30 vjet.

  10. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    O SALI BERISHA BEJI DHE NJE NDER BASHES PO MUNDE ,,,, COJE ANDEJ NGA AI PRIFTI SERB TA KENDOJE ,,,, ATJE KU TE KA KENDUAR SHEQERJA TY ,,,,, PASTAJ BJERE KETEJ DHE LAJE ME (SAPUNET )
    E GAZETAREVE DHE TELEVIZIONEVE PRANE PDse ,,,,ATYRE QE I DHE PARATE E TAKSAPAGUESVE SHQIPETARE ME PA TE DREJTE ,,,,,MOS HARRO SALI I KE PARE INDIANET QE KANE NJE PIKE BOJE TE KUQE NE BALLE ,,, PROVOJA SALI PER HERE TE FUNDIT ,,,,

  11. turi says:

    Ja bene paje vetem se di te nuseroi. Ja ke then te tera o mero,ca ti themi ne me.Po dashte zoti i poshteron akoma dhe me keq.

  12. Bekimi says:

    Për ata që nuk rreshtin së dhëni mendime për PD-në:
    Ajo (PD-ja, pra) duhet që aty të mblidhen krejt idjotët që mendojnë se duhet një parti që, diqysh, përfaqëson antikomunizmin, kur për baba kishte një sekretar të PPSH-së, anëtar i saj për 25 vjetë.
    Duhet një parti si PD, që të na kujtojë me numrin e anëtaërve të saj, se sa injorantë duhen ndriçuar akoma në Shqipëri.
    Ose, thënë ndryshe, po s’pati budallenj, nuk hanë të mençurit.
    Dhe ajo periudha kur raportet qenë përmbysur, kur të mençurit udhëhiqeshin nga idjotët, edhe ajo është përmbysur një herë e përgjithmonë. Ajo ngjarje mban datën 23 qershor 2013.

  13. shqip hesapi says:

    Sado qe Basha te marre opsionet e Shpellarit Sali apo te dashit te vdekur Luli do te mbetet pa lulezuar se eshte Askushi ne cdo drejtim.

  14. sherifi says:

    -homeri-
    Po ka edhe nje barre mbi shpatulla,i rendoin jo pake por 220 milion euro te rruges se kombit, ka edhe vjedhjen e votave per k/bashkiak qe e pane te gjithe,te majte e te djathte,ka 21 janarin,ka dhe paktin detar me krekun si minister i jashtem i asaj kohe.

  15. Ajet Delaj says:

    Se pari duhet falenderuar z Baze qe po thote nje te vertete qe miqte e mi ne Tirane me kane thene qe disa muaj se procesi i zgjedhjes se strukturave te Partise Demokratike po behet me vote te ndershme te antarsise se Partise Demokratike.
    Per mua nuk ka asnje rendesi se ke simpatizojne keta lidere lokal te zgjedhur me vote e konkurence me shume alternativa.
    Se dyti per mua dhe gjithe demokratet shqiptare brenda dhe jashte Atdheut kete proces po e udheheq Lulzim Basha.
    Per mu edhe kjo eshte shume e rendesishme pasi z Basha kerkon te jete lideri i Partise Demokratike e jo sundimtari i saje gje qe e tregon vizioni dhe puna e tije ne zgjedhjen e lderve lokal.
    Demokracia do funksionoje edhe ne ngritjen e strukturave qendrore pasi per mua eshte shume pozitive qe te zgjedhurit lokal jane zgjedhur nga baza e partise e jo nga Basha.
    Demokracia si sistm i vlerave implementohet e zhviloht nga njerz te lire e perfaqesues e jo repart ushtarak apo me keq akoma me kryetar ilegjitim e pa mandat pasi ka frike partine.
    Lavdi Zotit demokracia po mbin ne truadhin e zhurit te Atdheut tone te shtrenjte.

    1. mixha elez says:

      Mbaj lotet e gezimit mor zotni Hajet ?!

      I pandehuri Lulzim Basha ka kryer keto vepra kriminale :

      1-tradheti e larte si minister i jshtem ne shitjen e detit Jon

      2-vrases ne masakren e 21 janarin si minister rendi dhe komandant operacjoni i asaj dite.

      3-super hajdut ne vjedhjene 300 miljon eurove ne rrugen e kombit si minister trasporti.

      Ky zagar i berishes dhe beninjamin e Damir Fazllicit (qe e ka rezidencen ne zemer te washingtonit) jo vetem qe duhet denuar per krimet e bera por dhe duhet trajtuar si neonazist qe ka ngjallur fantazmat e L2B dhe konkretisht te gjakatarit gjakoves Xhaferr Deva.

      Per tu bindur lexoni cka ka bere ky neonazist qe njelloj si xhaferr deva qe vrau qytetare te pafajshem ne 4 shkurt 1944 ashtu dhe Lul nazisti vrau ne 21 janar 2011:

      Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës zhvilloi ceremoninë e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës vendosi që këtë emër ta mbajë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”. Kritika të menjëherëshme kanë ardhur prej veteranëve të luftës së dytë botërore, të cilët dërguan edhe një letër proteste ndaj vendimit të këshillit bashkiak për këtë ndryshim.

      Në letër akuzohet Basha se më këtë veprim bëhet palë me kolaboracionistët. Sipas veteranëve ky akt eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

      “Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit” shkruhet në letër.

      LETRA PER BASHKINE E TIRANES
      Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut shpreh indinjatën më të thellë ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës të 28 dhjetorit 2011 për heqjen e emrit “Dëshmorët e 4 shkurtit” të një rruge kryesore në Tiranë, emër të cilin e mbante prej afro 70 vjetësh. Ky akt skandaloz, në vazhdën e veprimeve shkatërrimtare 20 vjeçare, eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co. Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit”. Por komunizmi është gjë tjetër, nga lufta për çlirimin e vendit të pushtuar nga fashizmi, gjatë së cilës ranë edhe 84 dëshmorët e 4 Shkurtit.

      E verteta historike është kjo:

      Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.

      Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

      Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

      Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.

      Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

      Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”. Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.

      Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

      Neve nuk na çuditë fakti që edhe këshilltarët e Ilir Metës, i bashkuan votat, si gjithnjë, me Lulin. Por, tashmë, me këtë akt bëhet e qartë për të gjithë se Ilir Meta është vetëm një mashtrues pa parime: ai, njëlloi si Saliu, mohon LANÇ dhe gjakun e dëshmorëve, është vetëm një tradhtar i tyre.

      Nqs se ju zoti Hajet e keni quajtur 29 nendorin si pushtimin e shqiperise duhet te mallkoni ne rradhe te pare misionet anglo-amerikane qe prune Enver hoxhen ne pushtet dhe luftonin kunder armikut nazist XHafer deva…

    2. xheJ eN Bi says:

      Ajet Delaj —

      Nuk mund ta kuptoje se si qendrojne te dyja bashke, edhe Z. Mero ka te drejte kur thote se PD-ja ben zgjedhje te padrejta dhe nga ana tjeter miqte e tu ne Tirane te kane thene se proçesi i zgjedhjeve te strukturave te PD-es po behen me vote te ndershme.

      Ajet , o Z.Mero ka te drejte ,ose miqte e tu ne Tirane,te dy eshte e pamundur ! !

      Une qe ndjek ngjarjet ne Shqiperi po te them se Z. Baze ka te drejte. Nuk eshte masuar qe S. Berisha te bej ndonjehere zgjedhje te ndershme.Ai eshte mesuar te vjedh edhe ne ” shtepine e tij “.

      Me kete qe ben S. Berisha i ngjan atij hajduti qe kur nuk ka ç ‘ te vjedh , shikon andej – kendej dhe me shpejtesi rremben kapelen nga koka dhe e fut ne xhep dhe kenaqet se diçka vodhi.
      Edhe Saliu kur nuk ka zgjedhje Parlamentare ,ose vendore vjedh votat e partise se tij.

      Ajet , me duket se ke komentuar pa e lexuar Editorialin . Z. Baze te thote se L. Basha nuk eshte lider i PD-es se akoma komandon Berisha dhe te zgjedhurit lokal i vendos dueti i kryetareve .

      Ajet , ku e shehe ti qe demokracia po mbin ne truallin ( truadhin- e perdorin gjirokastritet e moshuar .) e zhurit ( ne se do te thuash ” truallin e zhuritur ” ) ate truall e ka zhuritur Berisha me PD-en dhe nuk mund te mbije me PD-en dhe S. Barishen se ata nuk e vaditin me ” ndershmeri” ,ata e vaditin me ” kriminalitet ” dhe ky eshte me i keq se acidi per bimet ,po lavdi Zotit qe shqiptaret u zgjuan vjet ne Qershor dhe trualin qe zhuriti Berisha e ujit Rilindja .

    3. Dyl Ajeti says:

      Ajet! Tani te ka mbetur t’a tundesh e t’a shkundesh sumatricen vetem lart e poshte.Se majtas-djathtas uje te zi i ke nxjerre. Por edhe ashtu veshtire se ke per te gjetur derman. Ngado qe t’a perdredhesh ate te uruar po ne te njejtin vend do te bjere…

  16. Gezim says:

    Sa ne merak eshte ky meroja per pd e Lulin ,ska ngel ai me e vleresuar ju komunistat dhe gazeta juaj fashiste qe nuk po lexohet me as ne web, perdite e me shume po dime te vlersojme ata qe iken me keta rilindas te ndyre qe po na rrjepin perdite, po ju qe shkruani nuk besoj te keni vajtur ne spital cfare behet te rrjepin, ne hipotek te rrjepin vetem per te nxjerre kartelen, siguracionet qe Jane dyfishuar, nuk po ushqehemi dot me po nuk e mbuloni dot diellinme shosh me o Mero se do ju plas ne dore po boll u more me pd se na nape barkun tani me plot fjale qe je nje I semure mendore.

  17. fshatari says:

    Problemi i Bashes eshte se e kane kapur per koqesh Saliu dhe Argita dhe i duhet te leviz ne sinkron me ta -perndryshe ka dhimbje

  18. Viktor hoti says:

    O Mero ! Kur nuk ke pulen do hash sorren apo me mire kur ngordh macja mijte hedhin valle ! Viktor Hoti

  19. xheJ eN Bi says:

    Eshte gabim kur thuhet per Bashen se u fut ne PD si nuse.
    Basha ne PD eshte futur si “kollovar ” dhe kollovari asnjehere nuk ndjehet si ne shtpine e tij dhe kur ka nje vjerre te keqe si eshte Berisha.
    Ashtu si kollovari nuk ndjehet djale shtepie ne shtepine e vjerrit edhe Basha nuk ndjehet si ne shtepine e tij ne PD.

  20. mirjeta says:

    Zoti Mero sot te jap te drejte maksimale per kete qe ke shkruar, eshte shume e vertete, kjo qe po ndodh. Por ka nje gje Partia Demokratike po e ben opoziten ne nfakt dhe po e ben te forte. Ka probleme por si opozite esht e organizuar, ky nuk eshte problemi me i madh i shqiptareve,,problemi me i madhe i shqiptare sot eshte se po dalin te gjithe ne rruge per te protestuar,, per pakeaqesite e shfaqura per nje vit qeverisje. ja shikoni sot pak invalidete sesi protestojne te shkretet http://dielli.al/lajme.php?id=71742&k=71

  21. no censure says:

    Lulzim Basha duhet te behet zot shtepie vetem ne birucat e burgut.Sot ne shtypin shqiptar ne lidhje me PD jane dy tema te nxehta:vrasja e aem hajdarit dhe komedia e votimeve te Lul Udbashit.Nuk ka asnje ndrusheim midis rrugacit demokrat azem hajdari dhe serbofilit lul bashici
    Azem Hajdari ishte nje agjent dhe vegel e UDB jugosllave, pjese e rrjetit te saj te gjere dhe te sofistikuar agjenturor ne Shqiperi, ishte krah dhe dore e shovinizmit serb ne objektivin e tij shekullor strategjik: sabotimin e shtetit shqiptar, akaparimin e segmenteve qeverisese dhe vendim marrese te shtetit dhe shoqerise shqiptare, shkaterrimin e bazave ekonomike dhe te infrastruktures se tyre dhe, sidomos, pengimin me cdo kusht te krijimit te nje shteti kombetar modern shqiptar, ne territoret natyrore te banuara historikisht nga shqiptaret autoktone, shtet qe do ti hapte udhen rrugetimit normal te shqiptareve ne te njejten trase me vendet dhe kombet e tjera ballkanike drejt europianizimit.
    Pervec kesaj, edhe nga karakteri dhe formimi psiqik, kulturor dhe intelektual, Azem Hajdari ishte nje horr e zuzar, nje hajdut dhe kontrabandist, nje kriminel ordiner dhe vrases, nje njeri i dhunshem dhe shkeles kapadai i ligjit dhe rendit, nje antipod i aureoles qe i eshte vene nga segmente te politikes, pushtetit dhe medias, aureole qe mund te impresionoje, pervec zuzareve te te njejtes kategori, vetem naivet dhe leshkot qe brohorasin mbretin lakuriq.
    Dhenia Azem Hajdarit e titullit “Hero i Demokracise” , busti i tij ne Tirane dhe homazhet hipokrite qe i behen cdo vit ketij banditi politik ordiner, eshte nje tregues i fazes se mjeruar te politikes dhe ndergjegjes mbarekombetare te shqiptareve.
    I vetmi vend i pershtatshem per vendosjen e bustit te Azem Hajdarit, ishte dhe mbetet Lazarati. Pikerisht aty, prodhuesit dhe kontrabanduesit e marijuanes, e kane vertet per detyre, te nderojne e ti bejne homazhe dhe temena, kryekontrabandistit qe u ideoi dhe u nxiti te gjitha aktivitetet e paligjshme dhe mafioze qe do te financonin edhe banditizmin politik te pushtetit te partise ku strehohej Azem Hajdari jo vetem ne Lazarat, por ne te gjithe vendin.
    Azem Hajdari ishte ne te njejten liste agjenturore te UDB-se ku eshte edhe Sali Berisha.
    Me urdher te UDB-se, ne zbatim te strategjise se tokes se djegur, Berisha vuri dorazin Azem Hajdari, te nxiste, te organizonte dhe te zbatonte rrafshimin e ekonomise dhe veprave industriale te ngritura me mundin dhe djersen 45- vjecare te shqiptareve. Me nxitjen e tij u dogjen ndertesa dhe institucione shteterore, hipoteka dhe arshiva, u shkaterruan reparte te ushtrise dhe policise si dhe u organizuan protesta te dhunshme, me djegie dhe vrasje, si ajo e 2 Prillit, ne Shkoder, parapriresja e Grushtit te Shtetit te Shtatorit 1988, e ideuar dhe e realizuar nga UDB-ja nepermjet falangave fashiste te PD-se, falanga te armatosura deri ne dhembe dhe te drejtuara nga Shtabi i Grushtit te Shtetit ne seline e Partise Demokratike, e kesaj partie qe u be partia e dyte politike e armatosur ne historine e Shqiperise, pas Partise Komuniste Shqiptare, e cila krijoi njesitet guerile dhe UNCLSH per te luftuar okupatorin.
    Edhe ne kete skenar makaber te Shtatorit 1998, i denje dhe i ngjashem me grushtet fashiste te shtetit ne Ameriken Latine te viteve 60-70 do te ishte arkivoli i ketij zuzrai, spiuni dhe agjenti qe do perdorej per te thyer dyert e kryeministrise se Shqiperise, per ti sherbyer edhe i vdekur padroneve te tij.
    Gjithkush e dinte ne ate kohe: nese diku shfaqej Azem Hajdari, brenda 24 oreve, aty do te kishte nje rremuje, djegie, shkaterrime e vrasje dhe, sigurisht, ne radhet e para, ne komande, me pishe ne dore, do te ishin detashmentet paramilitare te Azem Hadarit, po ata bandite e zuzare si ai, po ata qe ne vijim do te ishin terrorizuesit dhe vrasesit e zgjedhjeve te lira e te ndershme, po ata qe do benin ligjin ne qendrat e votimit, qe do c’benin komisionet e votimit, qe do prodhonin zgjedhje te modelit te 26 Majit 1996, me ane te te cilit Berisha do rrinte forcerisht dhe paligjerisht ne pushtet, per te zbatuar skenaret e Beogradit, kurdohere qe ne horizontet e kombit shqiptar shfaqeshin shpresa dhe ngjarje qe do ndryshonin fatet e tij.
    Per kete, mjafton te kujtohet Rrambuje-ja apo trazirat ne Shqiperi sa here qe Kosova priste dicka qe do ndryshonte fatet e saj.
    Edhe vete vrasja e Azem Hajdarit, u inskenua dhe u lejua, ne interes te pushtetit te agjentit te Beogradit Sali Berisha, ashtu sikurse bustet e tij jane ne sherbim te ketij agjenti, te Sali Berishes, i cili nuk nguroi gjithashtu, te ngrinte ne mes te Tiranes, bustin e Ahmet Zogut, qe erdhi ne pushtet me bajonetat serbe, pasi kishte nenshkruar marreveshjen tradhtare me serbin Pashic, ku i falte ne pjatance Shen Naumin, sikur ta kishte nga cifliqet e te atit.

    Dhe, vini re, pasuesi i Berishes, Lulzim Basha, vjen po ashtu, era Serbi.

    I katapultuar si me magji ne krye te pushteteve dhe i projektuar si kryeministri i mundshem i ardhshem ne rotacionin e pare te pushtetit, Lulzim Basha eshte siguria e dores dhe planeve serbe ne Shqiperi, pasi agjenti i regjur Berisha, i konsumuar tashme politikisht, moralisht dhe fizikisht, i krimbur ne para nga shitja e inereseva te vendit dhe nga korupsioni mafioz, te terhiqet ne pension per te mbllacitur i qete fititmet kriminale.
    Dhe mos mendoni se ky Lul Basha erdhi nga boshi, nga ‘no where’ sic thuhet, ashtu sic permendet naivisht ne opinion.
    Asgje nuk ndodh rastesisht, sidomos ne pushtetet dhe politikat gjeorajonale ku mpleksen interesa shtetesh dhe parash.
    Jo rastesisht ai vjen nga Kosova, ku po i jepte nje dore Europes per te zbuluar krimet e luftes qe shqiptaret e gjore u kishin bere serbeve kur keta po spastronin Kosoven, kur po vrisnin, masakronin, perdhunonin dhe zhduknin me mijra e mijra.
    Dhe, perseri, vini re!
    Lulzim Basha ka shume dosje kriminale te hapura, por askush nuk mund ti hapi ato.
    Askush, as edhe Rilindja aktuale.
    Lulzim Basha eshte i projektuari, eshte pasardhesi. I shume fuqive dhe interesave.
    Por, e sigurte eshte qe me te, serbet e kane festen mbi sy.

  22. gjergj says:

    SHUMICA E TE LARGUARVE NGA PD APO TE ZBUAR ME TE DREJTE,SI ME PARE EDHE TASHTI FILLUAN TE LEPIJNE TE PESHTYRAT. KJO FILLOI ME KAMELEONET E CEKES DHE SOT KA PROTAGONIST bAZEN. TE PARET KALUAN NE FILLIM ME NANON ME PAS U KTHYEN TEK BURIMI E SOT JANE GATI TE KTHEHEN PRAPE ( TASHME TE RAMA).. ME KETA BERISHA BERI TE NJEJTIN GABIM QE BERI ME METEN QE U BESOI EDHE PASI I KISHTE PROVUAR QE KISHTE TE BENTE ME KAMALEONE LEPIRES DHE DALLKAUKE TIPIKE.TE DYTET, TE PERZENET, TIP BAZE DUAN TE KTHEHEN SEPSE NUK PREFEROHEN ME NGA RAMA DHE PER KETE BEHEN EDHE ME DREQIN KUNDER PD. jAM I SIGURET QE DREQIN DO E GJEJNE POR LE TE SHPRESOJME QE DO GJUAJNE ME BARUT TE LAGUR

  23. Hosteni says:

    Këta janë krimba që gëlojnë mbi kufomën e kalbur të Partisë së Sali shpellarit…!

  24. Tarras Zhapkoqi says:

    Ne asnje vend te botes nuk do te pranonin nje opozite antikombetare sic eshte Partia e Sali Berishes. Edhe kur ishte ne pozite ajo ka qene opozite e eger e interesave kombetare. Shkurt, ne duhet te ndertojme nje opozite pro interesave kombetare te ngjajshme me opozitat dhe pozitat e tjera te rajonit dhe te Evropes. B. Topi eshte shpresa e veteme sot per sot pasi perben te vetmen pike rreth se ciles mund te krijohet nje parti e vertet e se djathtes shqiptare.

  25. skender says:

    Kjo tregon se as Berisha dhe as Basha nuk po e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne humbjen e thelle te 23 Qershorit. Ata nuk po ndryshojne as koncept as dhe strategji. Nuk po sjellin asgje te re dhe po vazhdojne ta shkaterrojne PD e cila nuk e meriton nje shkaterrim te tille nga dy persona te penguar nga vetvetja qe po pengojne dhe PD dhe njerzit qe e duan PD ose opoziten. Me mendesite e tyre nuk ka vend per ikurajim ata po e shkaterrojne vertete PD qe nga perfaqesuesit ne parlament deri te kandidatet per kryetar partie ne rrethe. Ne PD duhet nje levizje radikale e brendshme dhe sa me e shpejte ku secili te thote mendimin e tij per strukturimi e PD dhe nevojen e nje reforme te thelle si nga ana e kapitalit njerzor dhe te strukturimit konceptual te nje ideje te re.

  26. Erion Isufi says:

    Lulin e rrafim cdo nate si une si aurela

  27. Robert says:

    Mendoj se ky editorial ka tre gabime te renda te zotit Mero:
    E para: Ka iluzion se Olldashi ishte me ndryshe se banda e SaLul Berishes qe ne fakt ishte katran si ata.Guri i proves eshte 21 janari dhe fjalet e tij mortore me zi se plumbat e asaj masakre.:
    Ilva Tare e pyetur mbi saktësinë e citimit, është përgjigjur: “Olldashi ka thënë: Në mënyrë kategorike nuk do kisha lejuar askënd të kalonte gardhin me çfarëdolloj kostoje”.
    Mbrëmjen pas vrasjeve të tmerrshme të 21 janarit Sokol Olldashi dhe Arben Imami ishin dy ministrat e përfshirë në atë që rezultoi më pas një mashtrim i pashembullt publik: që protestuesit ishin vrarë nga afër nga vetë njerëz të opozitës që organizoi protestën.
    E dyta: Me afer te djathtes shqiptare eshte bamir topi me gjithe disa te metat qe ka ai nuk ka vrare,tradhetuar dhe vjedhur si Berishi me KOPilin e tij.
    E treta:Ilir Meta eshte njeriu me negativ ne shqiperi qe nga 2009 dhe deri sot dhe koha do te tregoje ligesine e tij qe po punon nen rrogoz ne interes te Salulit si jelek antiplumbi dhe per ti futur ngjalen Edit kur ti shkelin “syrin” xhambasadoret.

  28. Fterra says:

    Fatmiresisht shqiptaret tani kane mundesi te shohin me syte e tyre ate çka regjimi komunist jua ndaloi te shikonin per vite me radhe. Pra kane mundesi te shohin se si jetohet ne vendet “e egra kapitaliste”. Te lexojne shtypin e ketyre vendeve dhe te mesojne çfare ndodh konkretisht ne ato vende ku ata jetojne, dhe me gjere. Meqenese jemi tek shtypi i ketyre vendeve, a mund te me thote dikush nga ju(kryesisht ata qe jetojne jashte): A ka ne keto vende ndonje media te shkruar apo vizive qe te merret non stop, ose 24 ore ne 24 vetem me opoziten dhe lideret e saj. Une jam i bindur qe jo. Mendoj se Gazeta Tema(nqs do quhesh gazete) eshte unike ne bote ne kete drejtim. Pra nje gazete qe merret non-stop vetem me opziten. Do ta konsideroja gjysma e te keqes nqs kjo “gazete” do shkruante per te dyja. Pra per opoziten por edhe per qeverine ne te njejten kohe. Por Merua as kete nuk e ben dot, per aresyet qe shpesh i kam theksuar. Mero Baze qe ne krye te heres eshte i njohur si gazetar oborri, dhe nuk ka ndermend ta ndryshoj kursin qe ka nisur. Padronet e oborreve shkojne e vijne, por Merua nuk leviz, leshon njerin dhe kap per dore tjetrin. Jo pa qellim nuk e mora mundimin te komentoj shkrimin, sepse paçavureve te tilla nuk ke çfare ti komentosh. Te gjithe e dime, edhe ai militanti me i flakte i PS-se, se e mira apo e keqja popullit te thjeshte nuk i vjen nga opozita por nga qeveria, aq me teper kur kjo maxhorance i ka edhe kartonat e duhur ne kuvend per ta bere te lumtur kete popull, gjithmone nqs ka vullnetin e mire. Mirepo per gazetarin tone te “madh” eshte e kunderta. Ky kerkon me ç”do kusht me ane te shkrimeve te tij te njepasnjeshme, te bindi njerezit se ne vendin tone per çdo gje e ka fajin opozita. Por a mund te jete e mundur nje gje e tille? Eshte llogjike qe nje gje e tille nuk mund te jete e mundur. Merua me siguri mendon se me keto mori artikujsh ben te mundur qe me nje gure te vrasi dy zogj. E para; qe eshte edhe jetike per te,-ben te mundur mbijetesen e kesaj gazete, dhe e dyta; por jo me pak e rendesishme, eshte ti sherbeje padronit te ri me sa me shume perkushtim. Eshte per te ardhur keq per disa komentues qe per çdo paçavure qe shkruan Merua, nuk dine te shkruajne gje tjeter, veçse “bravo Mero”. Ndersa une personalisht per Meron ndjej keqardhje, sepse i ka te gjitha aftesite per te qene nje gazetar i vertete.

  29. keli says:

    Eshte fatkeqesi kombetare qe Shqiperia ka nje komentues famoz dhe inteligjent te tille si “Fterra” qe e humbet madheshtine e tij si jevgjiti kur gjuan pas ferres.Pushteti paralel dhe postmilitar i Berishes dhe Bashes eshte dhjetra here me i fuqishem se pushteti i fakirit Edi Rama qe i kane vene “kopetentet” disa vija te kuqe.Vetem vrasja e Santos qe u krye nga ajo dore qe vrau Remzi Hoxhen,Xhindin,Kosta Trebicken,Olldashin,Ponin etj kush e ka rradhen per egzekutim..
    Berisha dhe Basha kane Presidencen,Prokurorine,Gjykatat ,Shikun,KLD, dhe te mos mjaftojne gjithe keto Luli i Bash shkijes e hengri dhe nje puthje ne mes te sheshit nga zyrtarja amerikane Nuland per ti treguar Fterrave shqipfoles se Edi Rama eshte provizor dhe pas pak muajsh kemi Lulin krymisterin e Fterres.Thjesht do zevendsohet ujku berishe me gjarperin Bashe.

    1. Fterra says:

      Ke harruar te shkruash ne fund te komentit shprehjen magjike, “bravo Mero”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje