Të gjithë kundërshtarët e ndarjes administrative!

23 Korrik 2014, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në fillim ishte vetëm Bollano. Ai e dha paradhënie sinjalin se Himarën nuk e lëshonte, edhe pse ajo e kishte lëshuar tre vjet më parë. Pak më i duruar, por pas tij foli dhe Dule. Edhe pse i mori dy njësi me kufij që rrethojnë pakicën greke, në Dropull dhe Vurg, ai i qëndroi korrekt linjës zyrtare të Greqisë, që kërkon dhe Himarën në çdo rast. Pastaj u shfaqën çamët. Ata donin një sebep ta votonin këtë reformë të qeverisë, por donin dhe shpërblim meqë vinin nga ana e shumicës. Dhe qeveria e zgjidhi qesen deri në 16 njësi më shumë. Pastaj u shfaqën deputetët socialistë që janë kundër ndarjes territoriale, të cilët realisht e shikojnë si ndarje elektorale. Ata shkojnë diku tek 5 vetë. Pastaj u shfaq Berisha. Ai tentoi një aleancë më të gjerë, mes Dules, Bollanos, deputetëve socialistë të pakënaqur dhe ideve të tij për ndarjen Meta- Rama. Në fund, dhe i vetmi që ka pak të drejtë, është Andrea Marto, deputet i Delvinës, që kërkon që dy fshatra të Livadhjasë të mbeten brenda Delvinës dhe jo Konispolit, duke respektuar kufijtë e komunës Livadhja. Duke qenë se respektimi i kufijve të komunave në bashkimin e njësive është një kriter, pretendimi i tij është më logjik. Në fund ia plasi dhe qeveria greke, a thua se këtu po copëtohet Shqipëria dhe Greqinë e kanë lënë pa pjesë.

Por nuk dua të bëj avokatin apo gjyqin e secilit pretendues për ide në reformën territoriale. Reforma territoriale nuk është çështje e gjykimit fshatçe dhe as çështje peticionesh. Ajo po ndërmerret për një kontroll më efikas të territorit, shkurtim shpenzimesh dhe planifikim më të mirë investimesh. Pati një fazë konsultimesh që e kufizonte deri në 45 numrin e njësive, por nuk pati kaq shumë debate. Tani që reforma thuajse u mbyll dhe mbetet vetëm të depozitohet, shpërthimi i peticioneve fshatçe dhe nxitimi që secili të gjejë ndonjë arsye përse do qeveriset me atë zonë dhe jo me atë zonë, është një humbje e kotë energjie.

Ajo që dua të theksoj është se ka një hipokrizi të madhe nga kundërshtarët e reformës. Të gjithë kudnërshtarët e reformës, që nga i zemëruari i parë e deri tek i fundit, po tregojnë se kanë vetëm një hall dhe ai hall ka të bëjë me gjeografinë elektorale të njësive vendore.

Të gjithë ata që po e kundërshtojnë reformën, pavarësisht si e maskojnë fjalinë apo pretendimin, duke përdorur historinë, gjeografinë, folklorin apo gjuhën, në mendje kanë votat.

Më e pakujdesshmja në këtë pikë është treguar qeveria, e cila duke menduar që po e bën vetë këtë punë, mendon se po e bën mirë dhe në këtë drejtim. Ndarja e re natyrisht që nuk ka impakt elektoral në zgjedhjet e përgjithshme pasi nuk preken 12 zonat elektorale të qarqeve, por ka impakt padyshim në zgjedhjet lokale, pasi kemi një bashkim njësish elektorale. Kjo nuk rrezikon partitë e mëdha pasi aty i kanë votuesit, por partitë më të vogla dhe zona të veçanta, që janë të brishta nga pikëpamja elektorale, natyrisht rrezikohen.

Kaq është i gjithë debati. Ky është thelbi i debatit për Himarën, jo se Himara po të jetë njësi më vete, do jetë greke. Më vete dhe vetëm me fshatrat ortodoksë shqiptarë ka qenë deri tani Himara, dhe e ka fituar tradicionalisht Partia Socialiste, përveç rasteve kur PD ka bashkuar votat me Bollanon. Më vete ka qenë Dropulli, dhe në shumicën e rasteve votat i ka marr Vangjel Tavo si socialist më shumë se Vangjel Dule si përfaqësues i tyre grek. Më vete ka qenë Livadhjaja dhe ka votuar Stefan Çipën nga Piluri, bashkë me çamët e Konispolit. Shembuj të tillë ka pafund. Të gjitha pretendimet e atyre që duken të prekur nga reforma territoriale, nuk kanë asnjë lidhje me arsyet përse po bëhet reforma, por me hallet e tyre elektorale. Socialistët treguan se as që e kishin fare problem të ndryshonin hartën, sapo u erdhi oferta e parë nga grupi i PDIU, duke e shtuar me 16 njësi ndarjen. Kjo do të thotë që s’kishin asnjë llogari të tyre elektorale, por thjesht donin një konsensus më të gjerë. Kjo tregon po ashtu se çamët i kishin bërë disa hesape elektorale në propozimin e tyre. Disa socialistë që takoj, të pakënaqur nga ndarja, të gjithë po ashtu kanë arsyetime elektorale. Dhe në këtë pikë kanë të drejtën e tyre të mërziten, por jo me reformën, por me fatin e tyre elektoral. Ky është një hall për t’u qarë, por jo reforma territoriale.

40 komente në “Të gjithë kundërshtarët e ndarjes administrative!”

  1. Ylli i Manushaqes says:

    “…a thua se ketu po copetohet Shqiperia dhe Greqine e kane lene pa pjese.”

    I forte je Mero. Kam qesh me lot me kete fjali.

    1. Sajo says:

      Po ca I forte eshte merua,merua eshte me grek se vangjel dule asnje fjale kundra grekut nuk thote.nje pyetje kam nga eshte ky merua me origjine

      1. gjithashtu malok says:

        familja e tij vjen nga Norrbotten.

  2. 2n2=4 says:

    Edhe njeher qe behet dicka e mire per te ndryshuar menyren e jeteses sone nuk te le as sala as bollano ta shohim. keta jane per t”ia………

  3. Me vjen keq per ju z. Mero, qe kam shume respekt per punen tuaj gazetareske, por nuk mund te duroj qe thua” edhe pse i mori dy njesi qe kufizohen me fshatra greke !!!!!!?
    More zotninj, kur flisni ju qe jeni gazetare dhe beni te paqenat te qena, cfare te presim nga njerezit periferial!?
    Kur nuk ja thyen hundet ti, ketyre mbeturinave te shqiptarise qevetedeklarohen grek, kush tjeter ka mundesine me te madhe qe ta bej kete gje,?
    Nuk e kuptoni ose nuk keni te qarte historine e Shqiperise.
    Nuk e merrni me mend dhe pakuptuar se beni nji dem kaq shume te madh kunder vendit tone.
    Ti z. Mero je i besimit mysliman, dhe si te tille ju i kani ndare kristianet e jugut ne grek dhe quani shqip0are vetem besimtaret e dores tende.
    Kjo eshte nji masaker historike qe pasojat do ti vuajne femijet dhe niperit tane pa diskutim bashke me te tute!

    1. Teuta says:

      Se ka hallin Meroja te kjo pike, po gjetiu.

    2. Plaku i mocem says:

      I nderuar [email protected]!Me duket se ka patur te tille shqiptare ne jug ne te shkuaren e larget,por elita ne jug di ta beje mire dallimin,kush eshte grek i ardhur apo vendali, e kush eshte shqiptar me rrenje,pavarsisht besimit fetar.Mendoj se kjo Shqiperi qe kemi eshte merite edhe e mendimit politik te ortodoksve shqiptare.sikunder dhe asaj katolike,po ashtu dhe muslimane.Te tre keto kominitete kane kontribute ne historine e ketij vendi, i cili pa kontributine sejcilit komunitet nuk mund te qendroje ne kembe.

      1. Or plak !
        Nuk ka as grek te ardhur,qe thua t,i dhe as grek te ikur .
        Te njejtin gabim si Mero,po ben edhe ti!
        Zoti na ruajt,nuk po merremi vesh ketu!

    3. bato says:

      Pajtohem me ty Detari per nje lapsus te Bazes kur thote: “Fshatra greke”. Ne fakt nuk ka fshatra greke ne Shqiperi, as fshatra maqedonas as fshatra malazez. Ka fshatra me banore greke, maqedonas apo arumune. Termi eshte jo korrekt sepse i bije qe keto fshatra jane toke greke( ?!)

      1. Ja ke fut kot, mor mik!
        Nuk e di, por nuk ka vend per ironi, kur behet fjale, per familje dhe atdhe!
        Ti Bato, ke bere dyfish gabim, ose nuk ke idenec “shkuan!

  4. Drejtesi says:

    Vertet reforma nuk eshte ceshtje peticioni por zgjidhje ne baze te kushtetutes.A i eshte permbajtur qeveria kushtetutes ?
    Shpreheni se pati nje faze konsultimesh. Asgje te tille nuk pati ,por shou mediatik ne ambiente gjysmake mbushur militant.
    Te zemeruarit dhe kundershtaret e reformes kane hallin e votes . Pse ? Qeveria a nuk ka hallin e votes me kete reforme qe po afron ?
    Kjo nderje rrezikon me se shumti Partine Demokratike ,se keshtu nuk ka asnje shance sidomos ne jug te vendit, te nxierr fitues ne zgjedhjet vendore. Stefan pilurioti ne zonat minoritare doli deputet ne nje kohe qe e din shume mire z.Baze se si manipuloheshin njerezit dhe kutite.Njesit vendore ne minoritet jane fituar gjithmon nga minoritar.
    Vertet mendoni se cilado reforme teritoriale munde te funksionoj pa ndryshuar edhe ligjin zgjedhor ? Dhe kete ka ne mendje kjo mazhorance, qe ndryshimet ne ligjin zgjedhor ta gjejne me teritore te pushtuara nga mercenaret e vet tradicional.

    1. Gjenerali Bato says:

      Mire e ke ti, por Tema eshte bere me keq se Gazeta55 mer tkeqen!

  5. Plaku i mocem says:

    Z.Baze,harrove konotacionin fetar te disa vulehumburve.Keta tipa ma shpifin nga cdo ane qe tevijne.

  6. Veterrani i LUFTES! says:

    Faleminderit, shoku gazetar!

  7. feniks says:

    Eh,more MERO!
    Ne cdo fushe te mendimit filozofik,ti je me i URTI nder shqiptaret!
    Se bashku me Rexhep Qosen jeni dyshja FLORI,qe ka kombi sot per sot!
    Kush nuk ju kupton dhe nuk ju degjon,asgje me shume se TRADHETAR I KOMBIT NUK ESHTE,njelloj si Sali Berisha!

    1. Toni KS says:

      Rexhep Qosiqi eshte shizofren islamo-komunist. Degjoni njerezit qe ja njohin veprat e jo vetem fjalet boshe. Egoja e tij e semure i ka marr ne qafe shume shqiptare dhe ai nuk e ka problem te demtoje interesat kombetare per te kenaqur egone e tij.

    2. ARUSHA says:

      Shume e sakte dhe veri vule dhe pike!

  8. X Man says:

    Nje gje te mire ka bere Berisha me ty, qe te hodhi nga karroca e Pd.
    Ti je koqja e gomarit o Mero !

  9. LAKU says:

    o Feniks qeke shume palle qe krahason Meron me marksist-leninistin Qose.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne kohen kur ne Shqiperi nuk flitej per Qark,kur votimet dilnin 99.99%,askush nuk diskutonte per “gjeografi apo histori” !
    Ndarja teritorjale lexohet nga kendveshtrimi i votes partiake,duke marre si shembull bastionet e tyre.
    Per per me shume se 50 vjet,komunistet e drejtuan Shqiperine pa Qarqe,duke e bere te pa ndjeshem qenien e tyre.
    Zvoglimi i numerit te Qarqeve dhe komunave eshte administrim me i mire dhe efektiv.
    Disa nga deputetet,per te rregulluar ambicjet e njerzeve te tyre,mendojne se ju ka erdhur momenti,per te detyruar Kryeministrin per favore ekonomike dhe paste te rendesishme ne administraten e larte shtetrore.
    Votimi paraprak i reformave po i ngjason tenderave berishjane.

  11. Laberia says:

    Pse Vranishti nuk eshte Vorioepir?

  12. iliri says:

    haha sa kam qeshe ,, ,vetem greku ankohet se as italia ,as maqedonia as kosova nuk u behet vone ,ndoshta do ndihet bullgaria apo rumania,,,,,te gjithe mendojne per veten tyre,,si gjithmon shume i sakte Mero fm per kenqesin qe na jep ne oret e vona te mbremjes.

  13. Himarioti autokton! says:

    Zoti Mero Baze! Ju flisni për Himarën por nuk flisni fare për Vranishtin se, çfarë është ky “sforcim, jo socialistësh, por specialistësh” që duan ta bashkojnë me Himarën, dhe nuk dua të flas as për gjuhën, as për zakonet, as për fenë e as për “divorcin” që dikur bënë të parët e tyre, pasi edhe këto nuk janë gjëra të vogla, por nëse Ti Zoti Mero, kërkesën e Bollanos e quan si kërkesë elektorale, unë do të thoshja se shkaku që shtyn “specialistat të quajtur socialista”, që Ti i mbron dhe i quan se janë në të drejtën e reformës, vetë qëllimi i tyre i vërtetë është vetëm dhe vetëm vota që “specialistat” të kontrollojnë plotësisht Himarën.
    Zoti Mero! Ti thua se Bollanon para tre vjetësh e “lëshoi” Himara, por nuk na thua se, si ndodhi ky “lëshim”, pasi nuk ishte vetëm gabimi që bënë disa himariotë, që për arsye të ngushta personale, që edhe kjo nuk ishte faji i Bollanos por kryesisht i Berishës, si edhe i ligjeve antihimariote për tokën që përfundimisht këta himariotë të mashtruar, “për inat të simevjere shkuan dhe fjetën me millonanë”, por jo vetëm ti por më tepër të gjithë ata që komentojnë, dhe jo vetëm këtu por në shumë gazeta të tjera, duhet që ta dini se himarioti mund që të gabojë vetëm një herë, pasi ai e shikon dhe e di shumë mirë se ku i “pikon sot shtëpia Himarës”, duke ditur se edhe numurimi i votave në zgjedhjet vendore që nuk u bë në Himarë po kaloi Llogoranë, kur dihet se jo të gjitha poshtërsitë mund që të mbahen fshehur, kur në errësirën e natës në Llogora në kutitë e votimit në favour të “specialistave” u hodhën 250 vota. Mos haroni o shqiptarë se, Ti Mero e di shumë mirë se në vitin 1945 ishte Himara dhe himariotët që nuk votuan komunizmin, diktaturën, dhe diktatori duke pëfituar edhe nga ndarja e Botës në dy Blloqe, bëri atë që bëri në të gjithë vendin. Dhe tani na vijnë dy bijat e mëdha në Nënës Parti, (PS dhe PD!) dhe mbesat e stërmbesat e saj, dhe kujtojnë se himariotët flenë akoma gjumë, kur ka 24 vjet e pak më shumë, pra gati njëçerek shekulli, që të dyja Partitë Kryesore si dy “motra siameze”, jo që në gjithë Shqipërinë bënë kërëdinë, por këtë kërëdi kanë filluar e duan ta përfundojnë edhe në Himarën Tonë, por “specialistat dhe jo socialistat” si anvagarda e kohës që po kalojmë e kanë parë dhe e ndiejnë thellë në “ashtë”, pasi himariotë nuk janë budallenj por se janë shumë të zgjuar, si të parët e tyre, “Të penës dhe të dyfekut aman trime kapedanë”, dhe tani e shikojnë se koha i thërret që situatën ta “çajnë si zogjtë në tramundanë”, dhe dy “motrave siameze” të mos i japin as edhe një votë. Por ne himariotët e ndershëm dhe të vërtetë që kemi 24 vjet gjoja demokraci që akoma nuk kemi shkuar dot në pronat tona të trashëguara nga baballarët tanë, dhe “specialistat” dhe “demokratët”, po mbushin Himarën me vila, hotele dhe tani po ndërtojnë edhe fshatëra turistikë mbi pronat tona të pushtuara dhe të grabitura e dimë se sot kanë “miq” fëmijët e “miqëve të tyre që nga koha e kaluar”, që sot i quajnë simpatizantë, militantë, që në fakt janë vetëm jeniçerët e tyre, si pseudohimariotë të vërtetë, që vetëm nga ata do marin vota! Ja, pikërisht kjo është jo demokracia por krimi dhe korrupsioni i tyre.
    Ahhhh, mor Mero djali sa kemi për të thënë ne himariotët për poshtërsitë dhe ligësitë e tyre, të them të vërtetën do duheshin romane të tërë të shkruar edhe nga ndonjë shrimtar joni i dëgjuar që akoma po merret e merren me “Mjegullat e Tiranës”, kur jo vetëm “mjegulli” por pabesia, dembelizmi, servilizmi, gjakmaria, tradhëtia, krimi dhe korrupsioni këtë vend ka 100 vjet dhe më tepër që e ka mbuluar, që atëherë kur në këtë vend në pjesën dërmuese të këtij populli ose më saktë kësaj “turme” u fut ideologjia islamike, dhe si për ironi të vetë ne himariotëve që e vuajmë edhe sot e kësaj dite u fut edhe ideologjia komuniste si dy ideologjitë më shkatërimtare. Ja prandaj dhe vetëm për këtë duan bashkimin e Vranishtit me Himarën, jo se “specialistave” u “pëlcet” shumë për “labërit”, por si i “përdori” diktatori, ashtu duan ti “përdorin” edhe diktatorët e sotëm të “vegjël”, pasi votat e atyre që dikur u “divorcuan” me Himarën patjetër që sot i kanë mëse të sigurta!!!!
    Zoti Mero! Duhet që ta dish e ta dini se ne kemi aq shumë dokumenta që vërtetojnë plotësisht prapësitë, poshtërsitë, krimin dhe korrupsionin e tyre, ku vetëm trafikun me tokat tona që kanë bërë e po bëjnë Kryepleqtë dhe megjithatë deri më sot jo vetëm të pandëshkuar, por ishin miq të Berishës, dhe sot janë konvertuar në miq të Edi Ramës dhe të gjithë kompanisë neokomuniste. Prandaj nëse vërtet je një analist i pavarur bashkë me gazetën dhe stafin tënd, zbrit në Himarë dhe do shikosh me sytë e tu të keqen e madhe që ka përfshirë sot dhe jo vetëm Himarën ! Faleminderit Zoti Mero, dhe merre tepër në konsideratë këtë koment, gjithashtu nga shpejtësia pasi vajti edhe vonë, më fal edhe për ndonjë gabim ortografik !

    1. wb says:

      Bollano ka fituar se kundershtaret e tij ishin te ndare ne 100 parti. PBDNJ normalisht ka marre nje te tretat e votes.

    2. VEMENDJE says:

      O gjasme himariot! Ti dukesh qe je nje racist dhe nje nazist I pa edukuar dhe nje gjasme grekohimarohistorjanokoti qe ta lexosh me mire”GREKOHIMAROHISTORJANOKOTI”.Juve qe mbase ini ca ini, por une do respektoj seben se secili eshte I lire te mendoj dhe te ndjej vete se kujt kombesie I perket, por me racista me te ndyre se ju nuk ka.Qe ta kuptosh se cfare jeni,pa u zgjatur po te them qe as greket as shqiptaret nuk ju duan, jeni aq te prapambetur ne koken tuaj sa asgje qe I perket E.U juve nuk e pelqeni.Jan te pafund ato qe mund te shkruaj se cfare cilsive njerzore ju perkisni.Nje gje e ke thene te sakt qe
      keni luftetar, sic duket u keni ngjare greve ne luftat e medha, sic jan ato te 1821,1940, dhe te para krishtit(lufta 1821-arvanitase lufta e parakrishtit maqedono-spartiano-greko-dardane, dhe e fundit ajo e 40’es kuto po luftuan gereket po sepse nuk ju moren,nuk e pyet veten? Ja ta them une’Se e moren vesh dhe e kuptuan se jeni njerz te poshter dhe dinak der ne kulm, sepse ju prezantoni fiks fjalen “FARE TURKE”.

      1. litarisaliserbit says:

        Nuk preferova te bej koment ne kete k/artikull por kur lexova kete mini-koment tuajin eksellent dua tju falenderoj per idete brilante.
        E njoh mire Greqine dhe Himaren dhe eshte 100% e vertete se shumica e tyre sidomos ato Prodhotis (tradhetare) te Qimares qe flasin shqip-greqisht si bilinguale por kane gjak shqiptari .Nuk dua te ofendoj dhe shume te njohur fisnike qe kam ne Greqi dhe Bregdet por le ti themi gjerat hapur:

        HIMARA KA DY MUNDESI SOT:

        1-OSE TE BEHET URE BASHKIMI MIDIS DY KOMBEVE
        2-OSETE PLASE SI NJE BOMBE E KRONOMETRUAR NGA AMERIKANI GREQISHTFOLES NOKOLLAQ GAXOJANI QE SE BASHKU ME DAMIR FAZLLICIN JANE KING-BERESIT E PARISE TIRANES DJE DHE QE PO PERPIQEN TA FUSIN DHE RAMEN NE GRACKEN E TYRE QE DHE KJO NDARJA TERRITORIALE ESHTE ME HILE OSE SI I THEMI KATUNDRCE ESHTE ME T FUTUR NGA MBRAPA.

        edhe ky qimarjoti autokton qe eshte siper dhe ai “brezi i vuajtur” qe eshte poshte eshte i njejti korofillak qe perpiqet te ndeze kapsollen e tritolit te amerikanit greqshtfoles Nick Gage qe sic e pate mblodhi Ramen,Nishanin,Meten dhe MENDER lul bashen duke i vene ne rrjesht perpara kolonelit Janullatos.

        Faleminderit komentuesi VEMENDJE…

  14. beri-beri says:

    Me skandalozje nder te gjitha qe po degjojme eshte nderhyrja e ministrit te jashtem te Greqise ne nje ceshtje tipike te brendshme sic eshte ndarja territoriale. Nuk e besoj te kete vend tjeter ne bote qe te lejoje nje qeveri te huaj te nderhyje ne kete ceshtje. Zoti na ruajte se kjo qeveri me duket nuk di te na ruaje.
    Tjetra eshte paturpesia e Dules qe shkoi urgjentiosht ne Athine te takoje Venizellon per t’i kerkuar te ndryshoje ndarjen administrative te paraqitur.
    A jemi vend i pavarur apo jemi ne varesine e Greqise?
    Turp i madh per te gjithe ne shqiptaret, ne qofte se do te lejojme Dulen e Venizellosin te ndryshojne hartat tona.

  15. ardi says:

    Meqenese edhe ti zoti Mero i dhe hak qeverise per kete reforme,ashtu le te behet.Te miratohet pa as me te voglin diskutim.Po e tha Mero,e ka thene perendia.Brrr

  16. puna says:

    Deputet te kolicionit himarjote ka sic eshte Koco Kokedhima nga Qeparoi,Petrit Vasili nga Vunoi dhe vete Edi Rama eshte gjysem himaroit himarjotet te flasin me djemte e tyre dhe jo me Dulen

  17. Emigranti 1 says:

    Po Mero.Ke te drejte.Analiza eshte e perpiket.Ne kete situate cdo shqiptar indercem merakoset per kotesite qe cojne ne humbje te kota energjishe.Por ketu ne vija te pergjithshme gershetohen dy-tre problem .Se pari nxjet koken edhe nje here si gjithnje anarkia ,qe ka uzupuar vendin ketu e mbi 20 vjet,se dyti qendrimi pothuaj armiqesor I opozites ,qe me pa dorashka kerkon te beje “oponece”per te ushqyer anarkine dhe et fitoje kredibilitet politik.Dhe se fundi nuk mbetet pa nxjerre krye tendeca shoviniste greke,e cila I ka future hunde qysh prej 20 e ca vitesh ne vendin tone.Mjere kush nuk mban qemdrim shqiptar ne kete situate,pasi do te mbetet si balash I shoqerise se ketij vendi.

  18. Petro says:

    Ata qe permend Merua me siper nuk jane kundershtare te ndarjes administrative por partizane te ndarjes sipas midese se tyre.Perseri per bregdetin.Lereni bregdetin , mos e ngaterroni me zonen prapa malit.S behet fjale ketu per interesa te Greqise.Himara eshte toke shqiptare dhe pike.Greqia te shoh te ruaj token e vet e mos te shtyhet me ne jug, aty ku meriton.Po Himara te bashkohet me Lukoven dhe kaq.Pa paragjykime fetare.Madje me nje bashkjetese model shekullore model.Hijenat duan trojet e himarjoteve qe nuk jane ndare akoma ose qe jane ndare ne mjegull.Dhe ne mjegull hijenat bejne kerrdine sic kane bere deri tani.

  19. Leone says:

    FERUZI. Z. Mero ti gjithmone do te ngelesh njeri me vlera .
    Cdo analize qe juve ju beni ngjarjeve politike eshte e sakte
    dhe e pa kontestushme , prandaj dhe opinioni publik ju
    ndjek dhe ju respekton.
    Cdo dite e me shume Politikanet po shkeputen nga hallet e
    e problemet qe kane njerzit.
    Une mendoj qe te kemi nje balance, duhet pa tjeter te
    Ndryshoje fuksionimi i politikes ose pretendimet e popullit per
    nje jete me te mire . kjo gje realizon paqe midis paleve.

  20. Emigranti Bruksel says:

    Me pelqejne seriozisht artikujt e Z Mero. Ka nje menyre te veçant te shkruari, qe ma merr mendja ç’do shtrese e kap fillin e mendimit te problemit, mandej problemet qe shtron autori jane vertet jetike.Sa nevoje kane media e Shqiperise vizive e te shkruara per shembuj te tille.

  21. brezi i vuajtur says:

    Haha qerrata i madh dole o Mero. Ekspert ne te gjitha fushat. Jepi Mero se te ka ardhe dita. Vetem kujdes mos harro detyren qe te ka ngarkuar partia. E degjove kryeministrin sot? Nuk duhet te krahasohemi me te shkuaren tha! Ajo nuk eshte fare!
    Interesante, me ke eshte krahasuar deri tani ky pallosh i gjate?! Di gje ti Mero? Normal qe nuk e di. Ti merresh me sukseset e k/ministrit, dhe me deshtimet e opozites. Ministri i brendshem i kesaj qeverie, me i miri i gjithe koherave, tha k/ministri. A thua se po krahasojme futbolliste, Maradona apo Messi me i mire i gjithe koherave. Nje komentues ne nje replike para disa ditesh me shkruante:-Nuk ka faj fakiri Rama, nuk ka çben se Saliu i ka vene perpara vijen e kuqe.
    Une gjithmone e kam ditur se Edvini perdor vetem te bardhen, por me sa duket nga stresi i madh paska filluar dhe te kuqen.
    Suksese Mero, megjithese kohet e fundit sikur ka rene pak numri i komenteve.
    Te vijme te artikulli. Nder te tjera Mero shkruan:
    “Te gjithe ata qe po e kundershtojne reformen, pamvaresisht si e maskojne fjaline apo pretendimin, duke perdorur historine, gjeografine, folklorin apo gjuhen, ne mendje kane votat.” Sipas teje Mero, te gjithe keta qe kundershtojne ndarjen e re, paskan patur hallin e votave, vetem atyre qe e hartuan dhe po e vene ne zbatim kete reforme, nuk ju paska shkuar mendja tek votat. Kaq naive dhe te pa ditur i konsideron njerezit sa mendon se mund ta besojne dhe nje broçkull te tille Por mire mor Mero,(se je mesuar Ti te besh lojra fjalesh nga qe i konsideron lexuesit idiot) nuk me thua po ata 5 socialistet, edhe ata hallin e votave paskan patur qe jane kundra. Si ka mundesi qe qeveria(nenkupto PS-ja)ben nje ndarje te tille administrative per tju hequr votat ketyre 5 socialisteve. Po pse keta 5 socialiste ato vota qe do merrnin, ku do i çonin? Ah po, do i çonin ne shtepi per tu ngrohur ne dimer. Leri o Mero keto pelivanlleqe se nuk jane budallenj njerezit. Ne shumicen e artikujve Ti Mero, perdor shume lojra fjalesh, por te ky e ke bere balte fare.
    Kush beson se reforma elektorale qe paraqet “Rilindja” eshte jo politike dhe pa perfitime elektorale nga ana e maxhorances, eshte ose naiv ose budalla. Mirepo Meros keshtu i intereson ta gjykoje sepse ne kete menyre kryen detyren e tij per ti sherbyer me zell dhe devotshmeri oborrit. Ne fund te fundit kete ka bere qe ne krye te heres, dhe keshtu ka vendosur te vazhdoje. Kjo eshte ajo qe Ai di te beje me mire.
    Mundohet te na mbushi mendjen se PBDNJ-ja kot eshte e revoltuar me ndarjen e re te njesive elektorale dhe konkretisht bashkimin e Himares me fshatrat e lumit te Vlores. Ata qe e njohin zonen e lumit te Vlores e dine shume mire qe popullsia e ketyre fshatrave jane me socialiste se vete Edi Rama(qe nuk eshte fare socialist). Mjafton ky fakt per te kuptuar se ndarja e re elektorale eshte kryekeput per interesa elaktorale. Nqs PBDNJ-ja do kishte ndonje shans per te fituar Himaren, me kete ndarje te re nuk ka asnje perqind shans. Aresyeja eshte shume e thjeshte. Popullsia e banoreve te fshatrave te lumit te Vlores, perveçse jane myslymane, jane shume here me te shumte ne numer se popullsia e Himares me vete. Mendoni se rastesisht eshte bere nje ndarje e tille?! Perse ndarja e re nuk e bashkoi rastesisht himaren me fjala vjen Vunoin, Dhermiun, Qeparoin etj? Shume e thjeshte per tu kuptuar. PS-ja nuk do kishte asnje perqind shans per te fituar me kete ndarje. Mora shembull vetem Himaren, por kjo taktike eshte perdorur ne te gjithe teritorin Shqiptar. 2015-ta po afron, dhe do e shikoni me syte tuaj baterdine qe do behet ne zgjedhje. Mos harroni Edvini ka thene:-“I kam hyre politikes, per te lene gjurme ne histori”. Por ka dy lloj kategori politikanesh, qe lene gjurme ne histori. Ciles kategori do i perkasi ky yni?

  22. sopiqoti says:

    Mero, qe jane bere gjera tendecioze eshte mese e qarte.
    Te marresh Sopikun, tradicionalisht me Livadhjan, nje cigare rruge nga Livadhja dhe tja bashkangjisesh Konispolit eshte tendenciozitet i qarte.
    Se per funksionalitet ketu as qe behet fjale.
    Te dale Idrizi dhe te deklaroje se ka peticion nga fshati, kur fshati ka bere peticion per te kunderten eshte demagogji gebelsiane.

  23. anamaria says:

    Nuk ma ndjen fare per reformen territoriale ,te behet Himara me kedo.
    Si dreqin nuk i ha meraku qe nuk po na japin pronat qe per mendimin tim duhet te ishte e para,ikin vijne qeverite e partite dhe ne ne vend numero.Mbajme letrat ne duar dhe pronat i gezojne parallinjte.nkesat tona bien ne veshin e shurdher te qeverive, deputeteve ,partive etj.
    Si eshte e mundur te prishin ndertimet ne token e vete pronarit dhe me leje dhe te legalizojne ndertimet pa leje ne token e tjetrit?
    Ku eshte degjuar nje paradoks i tille. para reformes ka shume probleme te tjera per te zgjidhur po meqe nuk i zgjidhin dot merren me me te thjeshtat.keshtu qe edhe kjo qeveri nje vere ne uje do beje.

  24. bossi says:

    ketu dalin kunder vetem ata qe ju prishet gjiza http://bit.do/fdfedfwdf

  25. isufi says:

    Pergezime mero, shkrim fantastik. suke u ndalur tek reformat desha te shtojn edhe une dicka. nuk ka per tu bere kurre reforma edhe pse ne si popull i duam keto,, shikoni pak sesi shprehn politkanet shqiptare ne Kuvend http://dielli.al/lajme.php?id=72239&k=71

  26. -ALBert- says:

    Shenomeni edhe mua !!.

    Edhe une jam kundershtar I reformes elektorale por fatmiresisht nuk jam nga ato “te keqinjte” qe e kane hallin te vota apo te minoritetet.

    Pikesepari ne nje antishtet qe trashegoi qeveria Rama nga kryetalebani Berishe ,cdo qelize e strukturave shteterore duhet te kaloje ne reforme qe nga drejtesia,policia,arsimi,transporti,pensionet e dhjetra fusha te tjera.

    Ne kohen e merhumit Berishe,ndryshimet politike,demografike,ekonomike jo vetem nuk u reflektuan ne admistraten shteterore por u kalua ne degjenerim total deri sa ka arritur te deklaroje pa pike turpi qe
    :Une Sali Berisha si KM kam lejuar dhe kultivimin e droges ne Lazarat dhe ne krejt Shqiperine.E njejta gje ndodhi dhe firmat piramidale ne 1996 kur deklaroi se I lejoi me dashje pasi kursimet e shqipove jane me te pastrat ne bote..ku dihet qe me vone u shkaterrua shteti nga themelet.

    Per te dy rastet e mesiperme :pra Firmat piramidale ne1994- 1997 ne mbreterine e monarkut Saliut te pare dhe Piramidat e droges ne 2005- 2013 ne sundimin e baronit te droges ne mbreterimine dyte te tij me e vogla qe duhet te ndodhe me kete perbindesh eshte ose mbyllja e tij si I semure mendor ne kafazet e ndonje spitali psiqiatrik ose mbyllja ne birucat e burgut me burgim te perjetshem.( Pa permendur gerdecin dhe 21 janarin qe do Plumbin ballit)

    Pra reforma e pare qe duhej te bente qeveria Rama dhe parlamenti I dominuar prej tij me 85 vota cudiberese ishte deberishizimi,derjersonizimi dhe delezbiberizimi I shtetit shqiptar..e thene me ndryshe duhej nderruar sistemin nga nje regjim ambasdorial qe kishte ngritur kultin dhe praktika antishqiptare berishiste.

    Mirpo jo vetem qe berishizmi dhe ndikimi fuqiplote I regjimit ambassadorial nuk u rrezua pas 23 qershorit 2013 por pe behet shume me I fuqishem se para 23 qershorit.

    Pra ne vend qe te behej deberishizmi ( si u be denazistifikimi dikur) dhe ne vend te behej de-ambasdorizimi I sistemit ne shqiperi po vazhdohet me reforma te kota si kjo territorialja qe fillimi I dihet por jo fundi pasi “lufta e eger “ e kundershtareve sapo ka filluar dhe kjo reforme do jete nje mine me sahat per Edi Ramen.

    Kam mendimin qe ndarja e ketij pushteti local nuk duhej te behej nje reforme qe ka keto dimensione kombetare dhe ballkanike por duhej te beheshin disa amendamente te pjeseshme dhe reforma e madhe te behej nese Rama do fitunte per here te dyte pushtetin qe do ta fitonte jo 1 miljon port re miljon vota nqs do kryente REFORMEN E 23 QERSHORIT qe eshte Burgosja e kryekriminelt berishe.

    Akute per qeverine Rama duhet te ishte axhustimi I ndarjes territoriale ne baze te ndryshimit te jashtzakonshem demografik ku 1 miljon shqiptare kane ndryshuar keto dy dekada nga zonat rurale ne trekendeshin elbasan-tirane –durres.

    Ne kete kuader eshte tragjike qe ne kete ndarje territoriale nuk flitet asnje fjale per 1.5 miljon shqiptaret qe jetojne ne vendet perendimore dhe qe mbajne gjalle ate vend qofte me miljarda dollare,qofte dhe me mbeshteje llogjistike shume dimensionale.

    Perfundimisht :
    Pa u kryer reforma e deberishizmit dhe de-ambasdorizimin e pushtetit qendror te vendit keto reforma te Rames sidomos kjo territorialja do ngelet si shprehja popullore :Kam nje kungulleshke do ta ndaj ne 60 pjese thote Rama…Po pse 60 I thote Berisha……..pra nje loje zbavitese per pushuesit e veres pra si nje lloj Sudoku I Parise Tiranes.

  27. ''evgjitngrenesi'' says:

    merua duket qe ben lojen e grekut,se pbdnj-ne nuk e quan parti te grekut,ndersa pdiu-ne ,nje parti shqiptare,e quan partia e cameve. nga agjit-props i sales u be agjit-props i dules. prandaj edhe dulja u ka dhene urdher cirakeve te tij te komentojne te tema,sepse eshte e ”tyrja”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje