Përtej arsyeve greke për Himarën

26 Korrik 2014, 21:11Editorial TEMA

(Ose një lojë luftash mes Koços dhe Vangjelit)

Nga Mero Baze

 

Ka një debat të nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me zgjerimin e Bashkisë së Himarës drejt një komune të Labërisë. Debati është serioz dhe problemet që i vijnë Shqipërisë nga debate të tilla janë shpesh irracionale dhe të mbështetura tek emocionet. Tani situata ka shkuar shumë larg, dhe kur mendon pse ka ndodhur e gjithë kjo, nuk gjen shumë arsye racionale.

Përtej fiksimit grek të Himarës, unë nuk jam i bindur se banorët e Komunës së Vranishtit kanë ndonjë përfitim që të nisen nga Lumi i Vlorës, të bëjnë nja 50 km rrugë të vështirë për të shkuar në Himarë. Nuk gjej as ndonjë projekt- ide racionale të lidhjes së rrugëve mes Labërisë dhe bregdetit, që do ishte njëfarë justifikimi. Por mbi të gjitha nuk gjej ndonjë arsye jo greke ose jo antigreke për ta bërë gjithë këtë rrëmujë.

Sipas gjithë gjasave, zgjerimi i Himarës drejt Labërisë është një ide e Koço Kokëdhimës si deputet fuqiplotë i Bregdetit. E kam dëgjuar retorikën e tij patriotike për Bregun dhe s’kam gjetur ndonjë arsye bindëse. Orientimi i debatit tek fakti a është greke a është shqiptare Himara, është fyes dhe burim i gjithë këtij konflikti idiot që po i kushton shumicës. Himara është një trevë historike shqiptare, ku banojnë plot pro-grekë e plot anti-grekë të tërbuar. Rrallë në ndonjë vend të Shqipërisë gjen aq pranë në një shkallë pallati apo në dy porta përballë dy banorë ku njëri të hiqet si i lindur mes të Athinës e tjetri sikur është djalë i Skënderbeut. Ashtu është Himara dhe ashtu duhet marrë. Nuk është e grekëve, por as ka pse jetë e anti-grekëve. Është e atyre që kanë lindur aty dhe atyre që do shkojnë të jetojnë aty.

Futja e debatit të ndarjes territoriale tek debati se çfarë është Himara, është në thelb racist dhe anti-shqiptar. Dhe në këtë debat e ka futur retorika e panevojshme e prodhuar nga individë të shumicës, që mendojnë se problemet që hapin si deputetë dhe politikanë irracionalë, do t’i mbulojnë me patriotizëm banal.

E vërteta është që Himara është një komunitet racist edhe vetë. Ata nuk janë aq të hapur dhe miqësorë me pjesën tjetër të Labërisë dhe kanë një konservatorizëm si identitet të tyre. Provokimi i këtij identiteti në emër të greqizimit dhe anti-greqizimit i hedh benzinë zjarrit dhe deformon realitetin.

Nga ana tjetër, Vangjel Dule e ka gjetur Himarën si bark shpëtimi jo aq për himariotët, por për autoritetin e tij jo fort të lakmueshëm në Athinë. Dule është një politikan serioz si shqiptar dhe jo serioz për pakicën greke. Ai nuk arriti ta mbajë të bashkuar minoritetin dhe ka më pak vota se deputetët e pakicës greke, që konkurrojnë me parti shqiptare, plus që ka krijuar problemin me Mega-n. Pra, Dule, njësoj si Koço, kishte nevojë për krizën e Himarës. Ai donte patjetër të shfaqej në Athinë në krah të Venizelos, për t’u thënë grekëve të Shqipërisë që mua më keni të dërguarin e Zotit.

Por Himara dhe Vranishti nuk kanë as hallin e Dules dhe as të Koços. Ata kanë hallet e tyre. Vranishti është Labëri dhe Labëria në këtë ndarje territoriale është copëtuar në tre pjesë pa asnjë logjikë. Një pjesë ka ikur me Selenicën, një pjesë me Vlorën, një pjesë më Himarën. Dhe persekutimi i Labërisë në Vlorë dhe në PS e qarkut të Vlorës është më shumë se kaq. Nuk ka përfaqësues real të Labërisë në Kuvend nga PS, ka një raport të shformuar mes tyre dhe bregdetasve, dhe ka dhe një persekutim të tyre në postet publike. Labëria ka nevojë për respekt dhe paritet dhe jo për t’u përkëdhelur lebërve sedrën se ua kemi hequr pushtetin, por po u japim Himarën. Nuk besoj se kjo është një gjë racionale. Labëria është treva që prodhon histori dhe politikë tek çdo bari që kullot delet më shumë se meditimet e Koços në shëtitoren e Bllokut apo Sarandës. Ndaj është mirë të mos keqpërdoret duke e copëtuar dhe duke e përdorur vetëm për luftë dhe konflikte. Nuk është kjo që ka nevojë Labëria. Respektojoni ata në shtëpinë e tyre, dhe nuk keni pse ngjallni racizëm ndaj tyre duke i konsideruar zaptues të Himarës.

Kjo është një situatë e papërgjegjshme, që duhet të marrë fund me guxim. Përplasja artificiale e Himarës me Labërinë dhe poshtërimi i Labërisë duke e përdorur si mish për top, duhet të marrë fund me guxim. Edi Rama duhet t’i japë fund papërgjegjshmërisë për t’i lënë në dorë të një deputeti vizionin dhe të ardhmen e Bregut. Loja e luftës mes Koços dhe Vangjelit, është për interesa të tyre, jo të Labërisë dhe Himarës. Himara aty ka qenë ku është dhe socialistët e kanë fituar duke pasur Bollanon e Berishën përballë. Arsyet elektorale nuk ekzistojnë as për Koçon, as për Vangjelin. Për të dy ekzistojnë arsye të autoritetit personal dhe ata duan të faktorizohen përmes konfliktit Himarë- Labëri. Tani po duket më qartë se kurrë. Njëri ikën e shkon në Athinë të ankohet tek “Papa mu”, tjetri bën si babai i kombit dhe rrihet me lebërit socialistë realisht nga Vlora në Sarandë.

Shumica duhet të dalë nga ky ngërç me guxim. Ka deputetë të shumicës nga Bregu që kanë më shumë frikë Koçon se poshtërimin e Labërisë dhe Himarës për interesa të tij dhe Vangjelit. Gjiknuri është i zënë me HEC-et, Petrit Vasili me 70- vjetorin e Çlirimit, Edi Rama falë Zotit me Zahon, por në fakt janë duke parë se si ndizet e djeg një zjarr për interes të askujt.

Berisha dhe PD janë më të qartë në këtë pikë dhe po e përdorin këtë konflikt klientelist kundër Shqipërisë, duke u dukur të moderuar dhe logjikë në raport me politikën irracionale të shumicës, që ka mbetur në dorë të Koços dhe Vangjelit.

I njëjti mistrecllëk është dhe deformimi i parimeve të ndarjes territoriale duke hequr dy fshatra nga Livadhjaja duke ia bashkuar Konsipolit, apo duke marrë lebërit e lagjes Baba Rexhepi në Sarandë e duke ia bashkuar Himarës vetëm pse ata nuk i do Koço.

Ky është një bilanc i papërgjegjshëm i diktimit të vullnetit të një njeriu mbi fatet e një reforme dhe fatet e shumicës. Edi Rama dhe Ilir Meta duhet të gjejnë guximin e duhur të përballen seriozisht me këtë problem. Nuk ka pse prodhohet krizë për arsyet e Koços dhe Vangjelit. Labëria duhet respektuar në shtëpi të vet ku po poshtërohet, dhe Himara në shtëpi të vet, ku realisht po turbullohet. Nuk ka as arsye elektorale, as politike dhe as kombëtare në këtë sherr. Është një konflikt i shpikur për t’u dukur patriot shqiptar Koço Kokëdhima dhe patriot grek Vangjel Dule. Ose siç thonë lebërit, “njëri hyn, njëri del, njëri Koço, tjetri Vangjel”. Është një lojë luftash ku shumica duhet të refuzojë të bëhet pjesë me kosto të panevojshme. Jepuni lebërve atë që duan lebërit, dhe mos i trajtoni ata si plaçkë për luftë. Në fakt është luftë për plaçkë!

89 komente në “Përtej arsyeve greke për Himarën”

  1. Longari says:

    Problemi nuk eshte kaq i thjeshte sa c’e shtron ti Mero. Ne kushtet e terheqjes se opozites dhe hedhjes ne rruge te anarshise qe aq shume e preferon ne te tille raste, duhet qe Qeverria te jete e matur. Vec kesaj, nuk duhet te lihet jashte vemendjes presioni skandaloz grek, i cili pret goje hapur sherbimet e Saliut. Qeverria ta mendoje mire kete pune dhe ta vendos se ne dore e ka. Pastaj opozita le te ndjeke lehjet me zbatimin e vijes se masave dhe diskutimin ne popull

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Ore Zoti Mero,po a duhet bere Reforma teritorjale apo jo???
      Cte ka gjetur sonte o Mero???!!!!!!!!.
      E paske kapur keq me Koçon!!
      Shqiperia 4 milion,njeri kalit tjetri patkojt.
      Jo po duam reforme,jo po laberine mos ta coptojme,jo Himaren mos ta zgjerojme??
      Sa bukur e ke gjet kete trillim prej inatçari, po coptojn Laberin.
      Cilen Laberi ore Mero djali??
      Laberi eshte dhe Himara dhe Dhermiu sepse malet e Laberise jane ato qe mbarojne ne detin Jon.
      Do kisha dasht te lexoja diçka me intelektuale prej teje,sepse keshtu na ke mesuar dhe keshtu te takon,por ketu ke folur si ajo nusja qe per inat te vjerres shkon e fle me mullixhine.
      Cte keqe ka te forcohet Himara dhe te behet nje Bashki e madhe me pro greke e leber me gjysem opinge?
      A duam te bejme reforme teritorjale apo ta leme ashtu siç eshte.
      Arsyetimi juaj per mua eshte amatoresk dhe plot inate personale.
      Koço Kekedhima eshte mbi te gjitha njeri patriot dhe me principe ne jete.

      1. durrsak says:

        @”dielli mbi korab”

        Se pari, duket ashiqare qe je injorant i historise dhe
        se dyti, pyete pak ate K. Kokedhimen qe ka qene sekretar i rinise ne kohen e diktatures, se sa dollare ka marre nga partia e komunistave hajdute ne vitin 90-91? E di ti qe partia e punes ka shperndare ne ate kohe dollare tek “besniket” e vet qe u shndrruan ne antikomuniste ose demokrate te thekur, per te vjedhur dhe mashtruar popullin shqiptar?
        Me paret e vjedhura u blene pronat e para shtetrore dhe u pasuruan te gjithe komunistat hajdute. E theksoj “komunistat hajdute” sepse ne te vertete vetem emrin kishin komuniste ata qe vrane e prene ne kohen e diktatures dhe mbas viteve 90 u gdhine mashtruesit me te medhej te ketij kombi.
        Mero! Si gjithmone je nje vezhgues inteligjent!
        P.S.
        Ka patur edhe shume komuniste te ndershem qe e deshmojne sot idealizmin e tyre me varferi ose mireqenie me pune te paster.

        1. kirurg says:

          Jo, ai nuk eshte injorant i historise, perkundrazi… Dhe nuk ka asnje logjike vazhdimi i argumentit tend se cfare kane bere komunistet… Shko lexo historine se si Himara ka qene qender administrative per 200-300 vjet per gjithe Bregun dhe Lumin e Vlores, ashtu sic eshte menduar tani.

        2. Bureto says:

          S’ka nevoje te pyesesh Koçon tani, sepse ai e ka pohuar vete,(ne emisionin “Opinion” ne TV Klan. Le te kerkohet ne arkivat e “Klanit” se do ta degjoni vete Koçon me ze dhe figure) se shoku dhe miku i tij, (emri s’me kujtohet, ndoshta Andrea), drejtor ne Banken Agrare ne Fier, i ka dhene 100.000 $ “kredi” (kujt tjeter mund t’i jepej nje shume kaq e madhe per ate kohe, veçse Koçove te Partise?), me te cilat ka filluar tregetine me Turqine, duke iu shmangur doganes. (Pohuar vete ne emisionin e e me siperm duke u justifikuar se atehere s’kishte shtet. Po pse doganat te kujt ishin ne vitin 1991?) Pra keshtu kane filluar te pasurohen nje takem njerez te nomenklatures se kohes komuniste, se pastaj parate e tjera vijne vete, nepermjet tenderave qe i jane dhene me precedence po kesaj kategorie. A nuk porositi Ramiz Alia ne Byrone Politike ne vitin 1990, se kapitalizmin do ta bejme ne komunistet, pasuria na perket neve, sepse e kemi fituar ate me gjak?!!!

    2. Koli Hoti says:

      Mua sme duket keshtu mero. Mos tento te hysh vend e pavend duke pretenduar se I di te gjitha

      1. Mos says:

        Ore pse ben Si Adi Krasta O mero? Pash zotin pse flet percart?
        C’gjelle te kesh ngrene valle vras mendjen.

        1. Olta Hamiti says:

          Une se di se si meroja mendon kaq “thelle”, por sme duket real qendrimi e me duket si shitje e pavolitshme ose lajthitje e momentit

    3. adriatik says:

      Mero ka nje pjese te politikes qe i intereson konflikti etnik. E ke qare kete.

  2. Petro says:

    Sigurisht qe ketu kemi te bejme me nje materjal shume realist.E kemi thene ghjithmone se per turp kjo eshte lufte per placke.E cila eshte placka.Toka.

    1. N Shabani says:

      Eh si vajti kjo pune kur komentonim kunder Sali Berishes na publikoheshin komentet tani kur duam te kritikojme Edi Ramen Mero na I bllokon komentet. Mero kemi pasur respekt per ty, mos e nderro kurre zanatin e gazetarit per politikanet qe shkojne e vijne kurse ne lexuesit na ke ketu. Une gjithmone prisja editorialet e tua ti lexoja me nje fryme. Sa bera nje koment pak me pare menjehere u hodh kompjuteri nga komenti doli ne krye dhe nuk u shkrua asnje fjale. Pse o Mero tu dhimbs Kocoja apo Edi Rama. Per mendimin tim Edi rama do te kishte bere me mire ta merrte Kocon zevendes kryeminister ore edhe ne shtepi le ta marrin po deshi por vetem PS te mos e percaje se prandaj nuk vene as deputetet ne parlament se jane bere xheloz per Kocon ngaqe e mban Edi mbrapa si ogic. Kush ka me shume rendesi Kocoja apo grupi parlamentar I PS I bashkuar. E di qe mbase nuk do ta publikosh kete koment por te pakten u perpoqa.Le te behet ndarja ashtu sic e do populli.

      1. net says:

        Po ca ti botoj Mero komentet e tua moj,ti vetem budallalleqe shkruan.

  3. po says:

    I dashur zoti Mero,
    Te falenderoj, ke bere nje analize perfekte. Jam nje person qe marr pak vesh nga keto por nuk kam kurajo te shkruaj se kam frike. Po te them me bindje se ke bere nje analize brilante. Po Edi dhe Iliri te gjejne kurajon dhe forcen e ti dalin kunder krizes artificiale te Koços dhe Dules por sidomos te Koços, i cili qe kur flet te ngjall antipati. Boll me jo Koço e Dule. Natyra i ka ndare vete zonat o me male o me lumenj, keshtu qe lumi e malet laberine e klane bere nje o egjitha o asnje me Himaren ose Vloren. Bravo, bravo. faleminderit per sherbimin ndaj atdheut ne kete rast.

    1. ari says:

      Ke te drejte per dulen po per kocen se di pse mendon kshu….
      http://bit.do/pd-himara-jo-zone-minoritare

      1. Arden says:

        Ore a do behemi ndonjere njerez per te qene ne shqiptaret apo duam te kthehemi si lindje e mesme. Shqiptare behuni te mencur e mos krijoni kriza e konflikte te paqena.E keni ne dore qeveresjen tuaj me vote kur te vije momenti, por mos kundershtoni kotdhe pa arsye e pa bindje. Kjo eshte te krijohen probleme aty ku nuk ka. Ne boll probleme kemi por mos shtoni me shume per interesa qe nuk kane lidhje me te ardhemen e shqiptareve.Demokracia eshte eshte nje sistem qe te jep mundesi te ndryshosh gjithshka, kur je racianal dhe ndryshimin e kerkon per interesa kombetare. Te krijosh e te frysh probleme aty ku nuk ka vetem e vehetem per te bere jehone e buje e per ti thene europes se ne kemi Himaren qe nuk eshte shqiptare por duam ta mbajme me force eshte si ti hapesh gropen vehets me duart e tua. Mos u perdorni nga forca politike qe historikish e kane treguar se nuk kane lidhje me te ardhmen e shqiperise pervec me ate te xhepit te tyre.Shikoni e lexoni historite e vendeve te perparuara e te zhvilluara. Qytetaret e tyre kane ditur te ndertojne shtete funsionale e prospere se dine te besojne e te kontrollojne ata qe i besojne voten. Por lejoini njerezit qe zgjodhet per te drejuar vendin te bejne punen qe i caktuat dhe kur te vije momenti nese nuk e kane bere sic duhet ndeshkojini me vote.Mos i paragjykoni zgjhedhjet e tyre pa ja lene perdishmerise te vertetoje nese ato ishin te praktike e sherbyese per njerezit ose jo. Mos u beni mistereca e kundershtoni per hir te kundershtimit.Krijoni stabilitete per vendin me qellim qe te zhvillohet.E pame se cfituam nga politizimi pa shkaqe qe i beme problemit te carmatimitte armeve siriane.Kuptoni se ka njerez qe jane futur politikes jo per ti sherbyer popullit por per ti sherbyer vehetes. Ata nuk bejne dote pune te tjera dhe e kane zgjedhur si profesion per te jetuar.Ata mund te behen te rendesishem vetem duke krijuar probleme, por nuk zgjidhin probleme.Kuptoni qe qeveria zgjidhet njehere ne 4 vitedhe pasta pushteti i delgohet asaj per te qeverisur, vendimet i merr ajo per keto 4 vjet. Ky eshte modeli demokratik, nese e doni.Se ndryshe pastaj shqiptaret kane ate shprhejen ” Te ve prift dhe te rruan edhe mjekren”.Per keto kater vjet ” kemboren per ta tundur ja dhate Socialisteve. Lereni ta tundin ata se ndryshe nuk beni asgje per vecse nuk respektoni vetvheten dhe zgjedhjen tuaj.Lerini kohe ndryshimit te jape rezultatet ne praktike.Ndryshe do behemi si ajo barka qe dallget e cojne sa andaej kendej dhe asnjehere nuk shkon ne destinacioni per ku eshte nisur.

        1. Spiro Duka says:

          Te “kuptuam” o ARDEN bile shum mire.Spse me kujton komenti Yt fjalimet e Koqo Kokdhimes kur ishte Sekretar i Pare i Rinis se Fierit.

    2. veliu says:

      Mire qe thua vete qe nuk marr vesh nga keto pune.
      Po ç`dreqin ke qe perihesh kur nuk merr vesh?
      Ik or jepu dhive uje se vape e madhe….

  4. pelini says:

    Thjesht nje shkrim i persosur si shume te tjere…E mandej mbrendia e shkrimit te ngjall ndjesine e neverise, per faktin qe Rilindja, me gjase, do mbetet vetem nje imitim i KOPIST-eve te dikurshem berishiste. Fituesit e vertete do te jene ata, megallomanet, arrivistet, te paskrupujt e parase dhe pushtetit…Njeshat nuk jane ata qe turmat brohorasin, por ata qe lidhin e manipulojne fijet e erreta te botes se parase, korrupsionit politik e krimit te gjithfaresojshem…Dhe zhgenjimi do te vazhdoje deri ne stacionin e radhes…

  5. andromaqi says:

    E kujt i interesonte ndarja territoriala në këtë moment për Shqipërinë që ka kryeproblem të saj reformën në drejtësi. Pse u prodhua artificialisht kaq potere për reformën adninistrative dhe u la në heshtje çeshtja primordiale e drejtësisë. Nëse doni të dëgjoni ‘vox popoli’ merruni në rradhë të parë me drejtësinë dhe shtetin paralel berishian me në krye sakatin Nishani. Atëhere do të kemi një revolucion të vërtetë.

    1. Komentues says:

      Eshte pune kursim parash qe harxhohen pa kuptim ne organika te panevojshme e te fryra kot me kot nga trimat e Saliut. Ishte menyra e tij per te shperblyer militantet e tij me paret e taksapaguesve shqiptare, prandaj kjo reforme or ti djale qe ta marresh vesh. Edhe ajo ne drejtesi eshte ne rradhe, po i vjen dalngadale.

  6. - homeri- says:

    –MERO -edhe ti je shume i allakatur ne ndarjen teritoriale …. koncepti – LABERI – eshte nje definicion shume i vjeter dhe ndarjet teritoriale te sotme nuk duhet te shikohen si krahinat e 500 vjeteve me pare .. ndarja teritoriale ka synim nje zhvillim me te madh e kompleks te komunave , e ky zhvillim duhet te prek edhe zona te cilat ne keto 20 vjet jane lene ne harrese , ose te poshteruara sic shpreheni ju … e bashkimi i nje pjese te lumit te vlores me komunen e Himares synon te xhvilloi infrastrukturen e lidhjes se kesaj pjese me bregdetin—pastaj nje ndarje teritoriale mbi baza te deshirave etnike … came , greke … maqedonase , nuk i sherben nje xhvillimi unik , por sipas interesave edhe te mbeshtetjes politike vendase apo te huaj — nuk eshte kaq e thjesht sa e shpjegoni ju … si nje lufte midis dy individeve —pastaj eshte pune dreqi , gjithe bregdetin ta leme ne nje komune dhe pjesen tjeter tua leme dhive te kullosin ..

    1. Komentues says:

      Koment briliant!

  7. Bobi says:

    Nuk ka gje me hipokrite dhe te shemtuar keto kohet e fundit te shohesh Koqen tek hiqet si baba shpirteror i kombit, qe vizaton ndarjen administrative apo qe kritikon te rinjte shqiptar se jane dembela dhe nuk e kane qef punen kur pune ka….

  8. Spiro Duka says:

    bravo Mero,me ne fund zbrite ne toke…

  9. Dielli mbi KORAB says:

    Cte ka gjetur o Mero???!!!!!!!!.
    E paske kapur keq me Koçon!!
    Shqiperia 4 milion,njeri kalit tjetri patkojt.
    Sa bukur e ke gjet kete trillim prej inatçari, po coptojn Laberin.
    Cilen Laberi ore Mero djali??
    Laberi eshte dhe Himara dhe Dhermiu sepse malet e Laberise jane ato qe mbarojne ne detin Jon.
    Do kisha dasht te lexoja diçka me intelektuale prej teje,sepse keshtu na ke mesuar dhe keshtu te takon,por ketu ke folur si ajo nusja qe per inat te vjerres shkon e fle me mullixhine.
    Cte keqe ka te forcohet Himara dhe te behet nje Bashki e madhe me pro greke e leber me gjysem opinge?
    A duam te bejme reforme teritorjale apo ta leme ashtu siç eshte.
    Arsyetimi juaj per mua eshte amatoresk dhe polt inate personale.

    1. Qytetar i Ndershëm says:

      Respekt per Komentin tuaj DIELLI MBI KORAB.

  10. Nje pyetyje says:

    Komenti me i mire qe kam pare deri me sot. Mero eshte nacionlist, por nuk eshte i verber, perkundrazi, eshte me largpames se gjithe ata qe e shajne.

  11. matteo says:

    Reforma do te ishte reforme ne interes te vendit dhe vendasve, pe te ish bere nga specialiste e po mos kish futur hundet dhe duart politika. Po tani ndarja eshte bere si me keq nuk behet, per interesa te njerit a tjetrit. Keshtu ka ndodhur edhe ne Skrapar e Polican, ku fshatra qe s’kane asnje lidhje gjinore e territoriale i jane ngjitur nje bashkie, per mundim te banoreve e per qejf te deputetit te partise , jo te popullit.

  12. Drejtesi says:

    Cfar ka ndryshuar oret e fundit z.Mero dhe po na paraqisni kete version,qe per te then te drejten ! Eshte teper objektiv.Ndofta po parapergatisni opinionin e patrioteve te harbuar per ate qe prisnin te ndodhete ,por qe perendimi nuk do ta lejoj perfundimisht te ndodh ne Himare.Shteti Shqiptar keto 24 vjete i ka braktisur himariot te enden historise pa atdhe .Ju eshte perdhosur dinjiteti dhe ju eshte grabitur prona,ju eshte marre penge e ardhmja e femijeve dhe ju eshte burgosur shpresa.Himariot si cdo qenie njerezore e ketij planeti do te kerkojne te shpetojne prej barbarizmes dhe per kete shpetim nuk kan alternativa ,te cilat do te mund te kenaqnin gjithe hajduterin shqiptare te veshur me pushtet nen petkun e patriotizmit.Patriotizmi i paster fillon nga e drejta dhe siguria e shtepise dhe femijeve te tu .Himariot kete po bejne,po mbrojne shtepite dhe te ardhmen e femijeve te tyre.

    1. fshatari says:

      Mire thone -Drejtesi idiote

    2. kirurg says:

      Vetem te drejte nuk ke per cfare flet ti, o “Drejtesi”! Askush nuk ua ka marre pronat himarioteve, genjen sa je vete ne kembe! U rrezikohen vetem 300 eurot qe marrin nga Greqia. Epo mjaft me, mjaft e drodhen by… edhe me grekun edhe me shqipet, mjaft qe interesi i xhepit te tyre te shkoje vaj! Boll me! Fundja Himara ka qene qender, pra, bashke me Lumin e Vlores qe ne kohe te Turqise! Tani duhen bere projekte zhvillimi te gjithe zones, sepse edhe Laberia ka mbetur vetem me kopete dhe baxhat, pa asnje perspektive zhvillimi, por edhe Bregu me nje turizem provincial 2-3 mujor gjithsej, se djemte i ka ne Greqi dhe aq intereson, sa u duhet pleqve te mbetur neper fshatra, nga 300 euro pension greku! Ne kete situate stanjacioni gjithe Shqiperia e Jugut u dashka te mbetet peng i lekeve te emigranteve dhe i interesave e projekteve afatgjata te grekut?! Ndarja e re e fuqizon nepermjet zgjerimit te hapesires, kombinimit te resurseve natyrore blegtorale, bujqesore, turizem malor+detar etj, si dhe marrjen e investimeve si zone me vete, pa i hyre ne pjese Vlora, qe ka resurset e zonat e veta.

  13. Shefqet says:

    Z. Mero !
    Une i pelqej analizat e tua te cilat jane te mencura dhe rrahin ne ceshtje te rendesishme te aktualitetit politik. Ato vijne shpesh si interpretuese dhe ndricuese per shume nga “gjellet” qe gatuhen ne skutat apo “qilaret” e erret te politikes shqiptare, por jo vetem.
    Ky i sotmi se c’me ngjalli nje ndjesi te keqe. Ne te gjen edhe realizem edhe stisje, edhe pergjegjshmeri por dhe provokim te sedres dhe krenarise se njohur labe si e forte por “fraxhile”.
    Je fokusuar te Kocua dhe Vangjeli dhe gjithe analizen e mbeshtet tek prirjet e tyre e jo ne realitete konkrete. Ke anashkaluar dhe ke harruar qe reforma administrative percaktoi qysh ne fillim parimet dhe kriteret ne te cilat do te mbeshtetej dhe i eshte permbajtur rrigorozisht atyre.
    Do fitoje Kocua thua, se cfare ty e di, sepse Kocua si lojtar politik pas 23 qershorit vazhdimisht eshte i fituar. Do fitoje Vangjeli se takoi Venezellosin. E pastaj, e para here eshte qe Dulja, Tavua, Martua, Biollanua, Micua, etj takojne politikanet greke.
    Dhe per ta bere me intrigues si shkrim i fut nje te perzier ceshtjeve te laberise e te leberve (qe nuk e di pse e nga i nxjerr), dhe ne fund del nje corbe qe edhe vete ty qe e ke shkruar nuk besoj se e kupton se cfar do te arrish dhe ku e ke do te godisesh.

  14. Aferdita says:

    Tema po trajton ate qe i duhet sot Shqiperise,nje ndarje racionale administrative.
    Pervec vullnetit te mire racional per te zvogeluar numurin e komunave, te cilat kane pjelle deri tani si kusite kusi,ne perrallen e Nastradinit,qeveria duhet te kuptoje se ka deshtuar sigurisht megallomania e Koco Kokedhimes,cifti Fico-Cuci- mbi te gjitha Bashkim Fino patrioti i kulluar folklorik i ketij rasti.
    Sigurisht qe nuk duhet te deshtoje Shqiperia,se kane deshtuar keta njerez.Nje politike per te ndruar demografinene vendbanime minoritare dikur e ka bere i pari Hoxha dhe Shehu.Sot ceshtja e Himares po kthehet ne nje farse ku cdokush kerkon te beje atdhetarin.Mero po kthehet ne analizat e tij te verteta pas nje pauze pritese dhe ngurimi.Ne kete shkrim eshte prekur thelbi, qe ne fakt si asnjehere tjeter eshte thelbi i nje budallalleku pseudopatriotesh qe kerkojne te ngrene probleme atje ku nuk ka,lidhur me Himaren..Reminishenca qesharake te leberve ,qe kerkojne t’i bejme te quhen te shkretet,ne kohen qe ne 20-ten kane bere madheshtoren.Tani nuk do te kene gunen mbi tela por leveret e Cuci-Fico-Finos dhe gjithe races se nacionalkomunisteve qe duan te shfaqen si patriote te medhenj ,qe ndoshta jane te gjithe gjirokastrite te kulluar stalinisto enveriane ,istikame kunder minoritareve,ose raciste te kulluar.
    Keta te gjithe bashkarisht harrojne se si Shqiperia,si Greqia jane anetare te Natos dhe Himara eshte e Shqiperise dhe nuk ka kush ta vere ne pikepyetje.
    Livadhjane kane qejf ta quajne te shkreten LIvadhja.gjithashtu.Ky eshte nje pasion i ri.Flisni o njerez,mos mendoni se jini kaq te shkrete.Nuk jane gjera qe nuk korrigjohen.Nuk turperohen shqiptaret deri ne kete derexhe.Jane shume me fisnike se keta pyka,qe kane kohe qe luajne teater.Rama duhet te mendohet mire.

  15. dashamirs i Meros says:

    Mero ,je i paarritshem kur do.

  16. er says:

    Po i dhe Leberve ate qe duan Leberit,terbohen ata,smbahen me gjekundi .Mero …. e dhjeve …. Mero….

  17. AP says:

    Analizë shumë e dobët , subjektive , tendencioze. I madhi Mero , sot , mu duk fare i vogël !
    Në këtë fushë , Mero , qënke krejt inkompetent !

  18. Arli says:

    Nuk besoj se eshte ceshtje Kokedhima. Grekerit e kane bere balte ne Himare. Mjafton ky fakt qe Himara te mos jete bashki me 4 fshatra por me shume. Le te rrojne bashke shqiptare dhe pretendentet per greke. Duhet nje bashki me e madhe qe Bollanot te mos kene mundesi te kerkojne autonomi dhe te vendosin tabelat ne gjuhen greke duke i hequar ato ne shqip. Po keshtu ato te Agimit te Arte te mos provokojne si kane bere me pare. Shqiptare behuni me te zgjuar.

  19. lefteri says:

    Te nderuar lexues! Duhet ta lexoni edhe pertej rreshtave kete shkrim te zotit Baze. Ai duke qene afer pushtetareve di cfare behet dhe mbi te gjitha cfare do behet. Ky shkrim tregon se po merret nje kthese e rendesishme ne lidhje me fatin e Himares por nuk e dime nese do e marre vetem Meta apo Rama-Meta. Himarjoti i shquar sic e cilesonte Nazarko, biznesmeni dhe ish politikani Nikollaq Neranxi ka dite qe therret ne cdo media, lereni Himaren me 7 fshatra se nuk duronte dot tia coptonin dhe tjetersonin origjinen. gjithashtu au shihte arniqesite e medha qe po krijoheshin nga kjo ndarje dhe si po perfitonte Dule prandaj thoshte lereni sic eshte. Mesa duket tani po reflektohet se askujt nuk i intereson destabilitet ne jug se boll halle kemi. Lereni Laberine sic eshte dhe Himaren sic eshte.

  20. gogo says:

    Mero,ke bere nje analize shume te mire,keto jane me te vertete kapricio te Kocos,i cili kerkon te behet nje bej i jugut,por me kete qe po ben po fiton urrejtjen e bashkekrahinasve te tij!Ndersa Vangjeli e ka te imponuar kete beteje,sic e quan ti Mero,per te mbrojtur Krahinen nga nje peshtjellim i panevojshem,qe krijon probleme atje ku nuk ka!Ndersa ti,i nderuar Korab,merru me mire me Korabin tend se nuk ja ke idene as se cfare eshte Himara dhe as se cfare eshte Laberia. Ato,qe te dyja,jane krahina me histori dhe nuk kane se perse te ngaterrohen me njera-tjetren ne krenarine e tyre dhe as perse te poshterohen,duke u bere njera si aga dhe tjetra si raja,duke i perdorur si ”mish per top”,per pazaret e Kocos dhe te Kocove te tjere! Edi Rama duhet t’i vere fre oreksit te Kocos dhe t’i lere te dy krahinat krenare pa i trazuar,se demi do jete me shume se fitimi i Kocos.Merrrni,i nderuar Kryeminister,mendimin e popullit te Himares,
    por edhe te Komunes se Vranishti dhe do te shihni se sa te gabuar jeni!

  21. milo koka says:

    Po ne kohe te xhaxhit ku e kishin dinjitetin Himarjotet , apo ne ate te Janulles

  22. MAVROS says:

    ZOTI MERO PO NE QE KEMI LINDUR NE HIMARE DHE FLASIM GJUHEN GREKE KU NA KLASIFIKON TI QE JE NJE HISTORIAN I NDRITUR???TE ANTIGRKET APO TE PROGREKET???

  23. Genc says:

    Une asnjehere nuk do ta kuptoje pse Edi Rama i degjon dhe vendos cfare thone disa deputet, te cilet me kete ndarje nuk bejne gje tjeter vecse krijojne pakenaqesira te kota.
    Zoti Rama! Ty te lind e drejta sepse ti do mbash dhe pergjegjesine neser, qe ne ndarjen administrative te degjosh me shume vemendje dhe kerkesat e pupullit qe te dha voten.Pse duhet te bashkohet Himara me Vranishtin,pse duhet te bashkohet Ksamili me Saranden,etj etj. Ne fund te fundit cfare pune te prishet Ty qe te shtosh psh dhe 10-12 bashki???Mos e degjo as Kocon qe mendon se eshte sekretar i pare i Komitetit te Partise te Vlores dhe Sarandes dhe as Bashkimin.

  24. Nik says:

    S’jam ne nje mendje me Z. Baze. Shkrimi i tij duket me teper se pragmatist kur ve ne nje peshore dhe do te ballancoje Z. Kokedhima me gjithe kontributin e tij te vazhdueshem ne dobi te vendit me nje renegat te shpifur si Dule! Per mendimin tim Kuvendi i Shqiperise nuk do te ishte ai qe eshte sot per nga niveli cilesor i deputeteve ne se do te kishte me shume deputete ne nivelin, pergjegjesine dhe qytetarine e Z. Kokdhima.

    Nik

  25. Plaku i mocem says:

    Asnje nuk thot te verteten.Kjo histori eshte thjesht histori fetare.Nuk duan himariotet ortodokse(me Janullatosin)te bashjetojne ne nje cati me muslimanet e Vranishtit(shume fyese).Asgje nuk do te ndodhe ne pikpamje te prones,asnje nuk do te shkulet nga pronat e tij,vetem se do te kete nje varesi ekonomike reciproke per resurset reciproke.Nuk e kuptoj z.Mero.Te dy personat qe ju permendeni jane shfaqur qarte,nje grek e nje shqiptar.Cili eshte interesi i shqiptarit Koco Kokdhima?Z.Mero,merr makinen tende dhe kalo njehere nga Terbaci ne bregdet,te duket sikur nuk jane jo dy krahina shqiptare por sikur jane ne kontinente te ndryshme.Edhe dicka tjeter.Nuk ka Laberi te percaktuar qarte,eshte nje concept i vjeter qe nga Turqia.Ne se do ti permbahemi ketij koncepti qe nga Drashovica e deri ne Gjirokaster e Sarande eshte Laberi,kufizuar nga Lumi Vjoses.E po te pranojme kete duhet te themi se edhe Mirdita duhet te jete e tera e bashkuar,po ashtu Mokra,Myzeqeja etj.etj.

  26. Nje shqiptar says:

    Ndarja e re territoriale me duket se i sherben shume me mire zhvillimit me uniform ekonomik dhe kulturor te tere vendit. Komunat e reja do te kene pothuajse te ardhura te barabarta per çdo banor. Me duket se kjo ndarje eleminon izolimin e disa krahinave si eliminon copetimin fetar e dialektal te vendit. qe po ngre krye çdo dite e me shume, duke shqetesuar paqen sociale me konflikte te kota.

  27. huhuuuu says:

    Epo gjeni do te behesh o Mero. Mos mer burre se smerr vesh ng keto gjera ti. Te gjith I di ti mer plak? Le nam , mos na bej te humbasim interesin per gazeten tende

  28. Sokrates says:

    Hahahahahah, pune ka por nuk duan shqiptaret te punojne thote ati shpirteror i Edi Rames , Shoku Koco. Kryeredaktorin e gazetes shekulli E.Puka e beri drejtor te pergjithshem te Alpetroli,Armos etj etj.
    Po per budallenj na dini morre traper shoku Edi dhe shoku Koco??

  29. A.h says:

    Ne nuk e paskerkemi ditur qe leberit dhe banoret Himarjot grekofone dhe jo grekofone paskerkish te tilla konflikte me
    njeri-tjetein. Mendoj se ky eshte nje bashkim me funksional dhe nuk ekziston nje konflikt i tille. Persa kohe jeton e je lindur ne toke shqiptare qe shqiptar, as pro Dule as pro Koco.

  30. Luto says:

    Banoret e Baba Rexhepit do marrin leje varrimi ne Sarande per varrezat 50 m larg shtepise dhe gjendjen civile 50 km larg.Pune profesionistesh dhe brockulla “patriotike”

  31. Farmir. L says:

    Ketu e ke hallin o Mero, ka perfaqesues lab apo jo ne parlament. Po futu ti o derbardh dhe te shohim si do ti mbrosh me me efektivitet kerkesat e sovranit.. Se deri me tani nuk shohim asnje shqetesim prej tyre, pervec gjullurdive qe inskenoni ju te vetequajturit njerez te pavarur te medias vendase. Shko futi nje gote se eshte e shtune sot e bej ndonje shkrim tjeter pasneser. Se neser do jesh akoma i turbullt kam pershtypjen.

  32. edi says:

    thjesht brilant!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  33. Artur says:

    Kjo reforme nuk ishte me aq ngut dhe duhet te behej nga specialiste dhe jo nga politikanet ku sejcili ka hallit e zones se vet apo miqve. Pa dyshim qe ulja e numrit te njesive do sjelle pakenaqesi te medha, por nqs shtohen ketu edhe orekset e pambarim te 84 atyre qe do e votojne reforma nuk do behet kurre. Do shkoje si floket e burrit me 2 gra, e reja i hiqte floket e bardhe, e vjetra i hiqte te zinjte, perfundimisht mbeti pa asnje qime. Pra, ndarja ose do te deshtoje sepse do bojkotohet nga te gjitha anet, ose do dale e percudnuar.

  34. Mal Tropoja says:

    Drejt e ke analizu Mero.Ai Kokedhima po jep ato shkendijat e sekretarit te rinise komuniste.

  35. shqip hesapi says:

    Me duket se qendra e Bashkise do te jete Himara.C’ mut veshtiresish i vijne himarioteve per disa fshatra labe qe do te vijne te marrin ndonje vertetim ?Kush ka te drejte te qahet e kush bertet ?

  36. mb says:

    Nuk e kuptoj mire artikullin, por si duket kerkon ndarje administartive ne baze te kufive historik te krahinave. Ndarjet administartive nuk kane per te damtuar labet e Labrine.

  37. NjeQytetarOptimist says:

    Me pelqeu Mero..Realiste..

  38. G5 says:

    Cpune ka Greqia me interesat e Kocos dhe cpune ka Koco me interesat e Greqise do ishte me i sakte shkrimi. Patur parasysh qe Greqia eshte deficitare ne reforma te tilla mbi territorin dhe shume te tjera, kjo nuk i jep te drejte te bej presion mbi Shqiperine duke i treguar Karte e Kopenhagenit qe vet nuk e implemeton. Pra, marredheniet ndershteterore jane te vendosura mbi parimet e reciprocitetit, dhe reforma territoriale eshte strikt ceshtje e politikes shqiptare. Pastaj, nqd Koco eshte nje abuzues dhe keqdashes – ne jemi vend demokratik me opozite qe do vij nje dite ne pushtet dhe me burgje per abuzuesit e pushtetit. Po me Greqine cdo bejme nese abuzohet me krijim e Himares “sui generis” edhe ate do ta denojme ne te ardhmen per abuzim me ceshtjen e Himares. Kot qe hapet ky debat qeveria ne do te bej pune te bej reformen dhe ti lere pretekstet.

  39. G5 says:

    Mendimi i politikes greke do ishte serioz po te pyeste shqiperine cmendim ka ne lidhje me reformat territoriale Greke. Dhe te shprehte mospelqimet per faktin se si do tu ndikohet laci mirdita bulqiza qofte edhe dropulli nga reforma. Po ketu qendron nje investim i madh i dhene per arsye ekspansioniste nga politika greke. Himarioteve i kane dhene pensione, pune, dhe mundesi mjaftonte qe ata tu identifikonin se ishin himariot nga OMONIA ose qarqe te caktuare ne Greqi. Arsyeja pse eshte dhene gjithe kjo mbeshtetje nuk ka qene per bamiresi. Tani qe Tirana thote do bejme reforme, Athina bertet po investimi im gjithe keta vite me keta njerez. Megjithate asnje qeveri nuk duhet te shes asnje interes te vendit qe perfaqson sepse banoret e Himares kane perfituar pensione, lehtesira pune dhe mbeshtetje ne shtetin grek.

  40. vlonjati says:

    kesaj radhe ja fute pordhes kot o Mero, shko dhe pyeti per historine , zbrisnin me pare ne himare se ne vlore gjysma e himares ka sbritur nga laberia e shum fakte te tjera, pra o mero qellove si kalama.

  41. G5 says:

    Greqia nese do te kontriboj ne ceshtjen shqiptare, le te bej njohjen e Kosoves. Kjo eshte me verte ceshtje qe e ka politika greke ne dore.

  42. krio says:

    OMero je trim dhe thua te verteten por do prishesh me Kocon. Laberia eshte bazamenti Shqiperis. Kush shkateron Laberin prish Shqiperin. Tani flisni per pattiotizem. Esht turp te mos kete leber ne parlament.

  43. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Mero, të lumtë mendja dhe dora!
    Himara, ashtu si Velipoja, Kopliku, Malsia e Madhe, Tropoja, Hasi, Kukësi, Peshkopia, Librazhdi, Pogradeci, Liqenasi, Korca, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Zagoria, Dropulli, Delvina, Konispoli, janë Shqipëri, janë troje etnike shqiptare. Matanë, në anën tjetër të kufirit vijojnë: Ulqini, Tivari, Tuzi, Plavë e Gucia, Peja, Gjakova, Prizreni, Dragashi, Tetova, Kërcova, Gostivari, Dibra, Struga, Ohri, Manastiri, Konica, Kosturi, Voshtina, Janina, Filati, Gumenica, të gjitha troje etnike shqiptare të mbetura jashtë padrejtësisht. Prandaj edhe kufijtë tanë quhen shqiptaro-shqiptarë. Çdo diskutim për qënien e tyre shqiptare është sa e pavlerë aq edhe e dëmshme, sepse merremi me vetveten, me anësoren aspak me thelbësoren, duke rënë kështu pre e provokatorëve! Eshtë gafë për të mos thënë injorancë a më keq, të shtrohet publikisht se konfigurimi i Himarës, në ndarjen e re territorial, është bërë për të mos marrë karakterin e minoritetit! Ç`është kjo? Kush do t`ia ndryshojë karakterin etnik Himarës, Dropullit, nga shqiptar në grek, afendikonjtë?
    Minoritetet, së bashku me grupet e tjera etnokulturore në Shqipëri, janë të papërfillshme si numër, absolutisht dhe relativisht. Ato as janë në gjëndje dhe as i lejon kush, nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, të ndryshojnë etnicitetin e trojeve shqiptare. Por, një politikë e drejtë ndaj tyre është në të mirë të shtetit dhe të kombit tonë dhe ja përse. Sepse fitojmë të drejtën faktike të kërkojmë ndërsjellësinë (reciprocitetin), në rastin konkret me Greqinë. Ndërsjellësia dhe, së bashku me të, historia e copëtimit të trojeve etnike shqiptare në Ballkan, në rastin e Greqisë, krijojnë të drejtën tonë legjitime, ta ngrjmë me forcë jo kërkimin e bashkimit me Shqipërinë, të Çamërisë dhe trojeve të tjera etnike shqiptare në Greqi, që s`e kemi bërë asnjëherë, por të fitimit prej tyre të drejtave kombëtare, shoqërore, politike, ekonomike, juridike dhe socialkulturore. Meqënëse neve e kemi futur kokën në rërë, spiunët grekë që mbështeten fuqishëm financiarisht dhe mercenarët shqiptarë që ushqehen si zagarë me kockat të hedhura nga grekët, ngrejnë tymnaja së bashku me Athinën, për të spostuar vëmendjen nga cështja e pazgjidhur shqiptare në Greqi. Me ndonjë përjashtim, politikanët shqiptarë janë jo thjesht nën nivelin e mesatares, por në një gjëndje mjerane, kur vjen puna te cështjet themelore shqiptare.
    Reforma territoriale, është një akt politiko-administrativ, që i shkon funskionimit normal të shtetit dhe të pushtetit, mbi bazën e kritereve dhe parimeve kombëtare e ndërkombëtare, aspak mbi bazën e dëshirave dhe interesave të politikanëve fantoshë. Nuk mund të ketë pazare me këtë cështje madhore, por thjesht marrëveshje, duke marrë parasysh edhe mendimet e drejta të popullsisë, aspak të batakcinjve që manipulojnë me popullin, duke menduar vetëm për rentat dhe profited e tyre. Kush nuk është për marrëveshje, është për mosmarrëveshje, që e kanë burimin në zgafella të errëta, brenda dhe jashtë shqiptare, përndryshe, kundërkombëtare dhe kundërshqiptare.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Historia dhe gjeopolitika e bere nga mo.ngo.lo.id.et eshte vetem per konsum te cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit.

  44. fshatari says:

    Mero sot kriteri kryesor per ndarjen teritoriale nuk eshte ai kulturor por ai ekonomik.
    E ku ka me bukur se rruga qe do behet per te lidhur Himaren me Vranishtin…me ne fund erdhi dita e Labit qe do zbrese per 20 min ne Jon,do lahet ,do shplahet,do haje nje cap buke ,do pi nje duhan duke soditur turistet e xheshura dhe ne fund te dites do shkoje te plaka per 30 min i rinuar.
    Bravo Koco
    Vangjeeeeeeeeeeeeel mendohu Vangjeeeeeeeeeel

  45. alban says:

    e verteta esht se ne himare shum njerez mendojn se jan ne greqi dhe refuzojn te shprehen ne shqip. pro greket nuk kan asnji arsye te refuzojn bashkjetesen me bashkombasit e tyr te vranishtit. himara nuk esht dhe kurr nuk do te jet nji mini-republik etnikisht e paster me pseudo grek. qeveria ka plotesisht te drejt dhe vendimi esht ne perspektive afatgjate dhe jo ne analiza te ineteresave te sotem. mjaft me politikat raciste te grekeve.

  46. Z. Baze!
    Pastrimi i zones qe ke bere eshte perfekt!
    Lapsi i perdorur ne kete shkrim, eshte magjik.
    Llogjika per te kuptuar se si qendron problemi eshte e kollajshme per tu llogjikuar
    pervec se nuk kuptova pse ngaterron vetem nji Koco, qe si investus dhe patriot eshte absolut!

  47. titi says:

    himara eshte ne teritorin shqiptar eshte shqiptare. minoritet grek? kush e ndien veten grek te iki ne greqi.po gumenica,janina jan minoritet shqiptar?qeveria ti pergjigjet grekve dhe mos te vej ne interesat e te pakve.se keto i ben dulja me koçon qe paguhen nga taksat e shqiptarve se himariotet vet nuk thon qe jemi grek. njerzit kane plot probleme te tjera qe te meren me racizem grek ose shqiptar?jemi njerez te lindur ne nje tok jemi qytetar te barabart.dhe ta mbylli gojen dulja me minoritet apo paguhet edhe nga greket ne kurriz te shqiptarve.

  48. Himarioti autokton! says:

    Shqiptarë dhe himariotë, Zoti Mero dhe ju që komentoni këtu ! Para së gjithash do thoshja se ndarja teritoriale patjetër që duhet të bëhet sipas enisë, zakoneve, besimit, si dhe kushteve gjegrafike, dhe mos kini frikë se nesër etnitë do kërkojnë shkëputjen për të ju bashkuar të themi Serbisë, Malit të zi, Maqedonisë, Greqisë, apo qoftë edhe Italisë ! Ja ku është si shembull i shkëlqyer Zvicëra e ndarë në katër kantone, dhe asnjë nuk ka kërkuar që të bashkohet me Francën, Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë, dhe ku Zvicëra e ku Albania, më falni “Shqipëria” edhe pse tek ne kushtet gjeografike e atmosferike i kemi shumë më të mira, por kjo ndodh se atje bazë janë të drejtat themelore të njeriut, (Trashëgimia kulturore dhe trashëgimia pasurore, që tek ne si patriota të thekur me ligje deputetetësh mafiozë shqiptarë i shkelim si pat ë keq me katërqindmilionë këmbët, dhe ne akoma nuk po kuptojmë ose qëllimisht nuk duam se gjithë ky krim dhe korrupsion nuk na erdhi nga jashtë por e krijuan politikanët dhe pushtetarët tanë, pikërisht komunistët e (pa)reformuar në demokratë të cilët sipas strategjisë së tyre se, “komunistët nuk lenë kala pa marrë” dhe në fakt deri më sot “kalanë” e kanë fituar se, njera anë të bashkuar si “mishi me kockën” janë edhe ata “miqtë” e dosjeve të Sigurimit, dhe nga ana tjetër këtu nuk ka popull, porse ka vetëm një turmë të cilësuar, që për fat të keq bashkë me ta po digjen dhe vetë himariotët ! Nuk dua rtë futem e të trajtoj se çfarë është Himara dhe çfarë janë himariotët se, për këtë flasin vetë toponimet dhe jo vetëm në Himarë, por shumë më gjerë, porse himarioti të paktën kohëve të fundit asnjë herë nuk ka folur për ndryshim kufijsh, pasi kufijtë i vendosën Fuqitë e Mëdha dhe mendoj se vetëm ato edhe mund që ti ndrishojnë.
    Atëherë pse janë “rebeluar” himariotët, dhe çfarë qëndron pas këtij “rebelimi”, që Zoti Stefo Mato e tha i pari se para se të jem Republikan unë mëparë jam himariot, dhe ndodhi pëseri pardje kur “demokratët” himariotë bashkuan votat me PDDNJ, dhe për këtë ju akozoni Partinë Demokratike se, ajo është “antikombëtare” kur bashkon votat me PDDNJ, por përsëri njerëzit të qorruar nga ai (të cilën do ta ndryshoja pak !), “patriotizmi, ose nacionalizmi i tyre, si shpella e fundit e injorantëve”, dhe harojnë se himariotët para se të jenë antarë të çdo partie ata më parë janë himariotë, këtu bëjnë përjashtim të vobektët e Partisë Socialiste, pasi të parët e tyre nuk kishin toka tani duan të grabisin tokat e të tjerëve me ligjin 7501, dhe nuk është vetëm kjo !
    Në vitin 1945 kur në këtë vend u instalua diktatura komuniste ishin himariotët të parët që nuk dolën në votime se, si të lidhur në shekuj me Evropën e kuptuan se kush ishte komunizmi, dhe pikërisht ai komunizëm në prag të shtëpisë vrau himariotët dhe të tjerët i varosi të gjallë, dhe shumë prej tyre për të shpëtuar kokën morrën arratinë, dhe pas gjoja rrëzimit të diktaturës që himariotët me të drejtë shpresuan shumë, por që në fakt dolën shumë të zhgënjyer, pasi në pushtet përsëri mbeti ish Partia e punës, tani e ndarë në dy pjesë, në Partinë Socialiste dhe në Partinë Demokratike, paçka se “pluralizmit shqiptar” i duheshin dhe ca “mbesa e stërmbesa” të tjera, të cilat siç bënë që nga Vlora deri në Shkodër duket se më në fund u kish mbetur vetëm Himara jonë për ta copëtuar e grabitur, dhe Zoti Mero duhet që ta dish se, grabitja edhe tek ne ka kohë që ka filluar, nga Bashkitë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe sidomos nga “ligji 7501”, “ligji për zonat turistike”, dhe “ligjin (akoma më të poshtër !) për personat e stimuluar”, por himariotët si të parët e tyre “të penës e të dyfekut aman trima kapedanë”, e panë dhe nga dita në ditë po e shikojnë me sytë e tyre kërcënimin e sotëm ndaj Himarës dhe pronave autoktone të tyre, por “patriotët e flaktë shqiptarë”, edhe pse veten e tyre e quajnë si bij të Himarës, e kuptojnë se himariotët nuk mund që të vazhdosh ti gënjesh me “karamele”, dhe e dinë shumë mirë se në zgjedhjet e ardhëshme vendore himariotët do të bojkotojnë edhe PS edhe PD, dhe çdo parti që është kondra pronës së tyre të trashëguar ! Pra, nga himariotët këtu nuk ka asgjë politike, por çdo gjë bëhet që himarioti të mbrojë tokën e tij të trashëguar në breza e shekuj ! Dhe antihimariotët pikërisht për këtë janë tërbuar se, votimeve vendore duhet që patjetër që t’ju dalin përpara, dhe atë që Ti Zoti Mero thua se : labërit po i përdorin si “mish për top” është shumë e vërtetë se, në fakt atyre nuk u “plëlcet” dhe aq shumë për ta por thjesht u duhen vetëm vota e tyre se ndryshe nuk mund që të shpëtojnë uzurpimet, vjedhjet dhe grabitjet, të bëra me fomat më të pista të tyre, dhe kjo duket hapur kur kanë futë edhe lagjen “Baba Rexhepi”, të cilët janë vendosur e kanë ndërtuar mbi tokat e pushtuara dhe të grabitura të nivicjotëve, ashtu si të dyja Partitë mundohen të grabisin edhe Kakomenë, kur vetë nivicjotët jetojnë në Nivicë në vendin e quajtur Rrupaqe, nën kërcënimin e gurrëve që mund të zbresin nga mali “Shëndëlli”, por veç mos mendo e mos kërko ndihmën e askujt se pikërisht pas Kokëdhimës fshihet edhe vetë Edi Rama bashkë me Ilir Metën. Më fal se tepër u zgjata por dokumentat që ne disponojmë që shumë shpejt do ti afishojmë ndoshta edhe tek gazeta Juaj, do tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë, prandaj të kam kërkuar se, nëse me gjithëmend doni që në këtë vend të luftohet krimi dhe korrupsioni, zbrit poshtë në Himarë dhe rrëmo ashtu si “rrëmon miu” se nuk është turp për të vendosur drejtësi se, ajo nuk fillon as nga KLD-ja, as nga gjykata, prekuroria dhe policia, as nga Presidenti, dhe as nga Sali Berisha e as nga Fatos Nano, e as nga Ilir Meta e Koço Kokëdhima e Edi Rama dhe as nga gjithë kompania e tyre, të bashkuar të gjithë për të grabitur të gjithë vendin ! Prandaj, zgjidhja dhe vendosja e demokracisë fillon dhe vendoset kur vendoset Shteti i së Drejtës, dhe fillin Shteti i së Drejtës e ka vetëm dhe vetëm tek e drejta e trashëgimisë së tokës, dhe për këtë qëndresë që po bëjmë ne himariotët jemi krenarë dhe se pikërisht këtu në Himarë, mafia pushtetare, krimi dhe korrupsioni i tyre më në fund do thyejnë qafën ! Me respekt dhe faleminderit, Himarioti autokton !

    1. alb44 says:

      Himarjot dhe autokton sot ne shqipri historia esht aq e transformuar sa nuk je ne gjendje te thuash kush esht pronari,
      kush esht i persekutuari
      kush esht autoktoni
      kush esht intelektuali
      sot te gjith dalin si anti gjithcka me ate qe deri dje i lepiheshin esht tipike shqiptare hipokrizi
      Himara si shum zona ne shqipri ka hecur kuturu pa nje kontroll shteti dhe pasoj e ketij deskontrrolli esht panorama qe ka vendi sot
      Po me nji ndryshim se ne rastin kur ne pjeset e tjera te vendit kaosi mbizoteroj ne himar shteti fqinj (si gjithmon) perfitoj ket kaos ket varferi per te ingjektuar para dhe krijuar nje atmosfer progreke ne nje zon qe pa ofenduar esht thjesht nje fshat por me rendesi strategjike per shqiprin
      po ti futemi dhe te gerrmojm sic thua ti zotri do gjejm mes jush jo ate qyteterim hyjnor por thjesht njerez qe varferin e tyre e kan lidhur me te qenit grek sepse nga andej i ka ardhur ndihma shum prej jush edhe pak me larg spiuna te asfalisk
      ndarja administrative te flasim pa dorashka esht per te kontrolluar ket hemorragji, dhe ktu sbehet fjal qe
      ndihesh i civilizuar kur njerzit jetojn per nje kothere buk
      juve mund te ndiheni cfar te doni por mbiemfat autokton shqiptar (jo mbiemra turq) nuk mund ti eleminoni
      amerika d jugut flet spanjisht po nuk jan spanjoll
      gjysma e spanjes ka toponime arabe po nuk jan arab
      ndihu si ta ket qejfi po duhet te dish se jeton ne nje vend qe quhet shqipri
      dhe meqe je aq parimor nga pronat ne vendin ideal tujin ju ka mohuar e drejta nje popullsie qe ademas esht masakruar per fe cfar absurditeti

  49. jug says:

    Plotesisht i drejte mendimi yt. Pergezime. Duhen ta lexojne artikullin tend kryeministri dhe te tjeret. Jane cirrurte terre me nacionalizma per nje interesa te ngushta elektorale. U lodhem duke degjuar Dule, koco dhe idrizi.

  50. dinjiteti says:

    Po car flet o drejtesi,PO NA E PERSHKON HIMAREN SI VEND TE PUSHTUAR A JE NE VETE O KE PJERDHUR NGA TRURI FARE,po çar eshte himara nje komune nje fshat nje hiç PO ÇI JEPNI RENDESI ME SHUME SE ÇAR KA.KETE RENDESI JUA JEPNI JU KATUNARET DHE MALAKAT DHE PUSHTAT GREK,rrini gjith ditet pa pune dhe nuk dini se me çar me u marre.e ardmja e himares eshte po aq sa e gjthe shqiptareve jeni ju qe shpresoni se e armja eshte nga ATHINA,ky eshte problemi dhe keni qysh ne 91 qe po gaboheni.JETONI TE ILUZIONUAR DO VDISNI DUKE ENDERRUAR..PUN MALAKASH..

  51. Faja says:

    Ju pershendes per shkrimin ,jeni teper objektiv dhe shyqyr qe hoqe dore nga temasala !

  52. Bragjini says:

    Personalisht nuk me shqeteson ana nacionaliste e çeshtjes por ana praktike e fuksionimit te ndarjes.Nje fshatari nga Terbaci apo Vranishti do I duhet 2 ore rruge ne nje infrastrukture te tmerrshme me furgon me nje kosto prej 250 leke te reja per ne Vlore dhe me pas me autobus apo furgon deri ne Himare me nje kosto prej 400 ose 500 leke,imagjinoni qe fshatarit te shkrete I duhet te kthehet serish ne darke ne shtepi per te mbledhur bagetite.Rruga tjeter eshte ne kembe 5 ore nga qafa e valit deri ne maje dhe me pas 3 ore per te zbritur.Kjo eshte situata.A u pyeten keta njerez?Sigurisht qe jo por jam I sigurt qe nuk do e kundershtonin sepse Laberit jane njerez qe I binden shtetit pavaresisht dyshimit te brendshem.Jane fshataret e lumit te vlores qe do e paguajne koston e ketij bashkimi ashtu si gjithmone ne histori labet e kane paguar cdo gje me shtrenjte se te tjeret.Ata jane dakort por kerkojne vetem rrugen e shtruar,asgje tjeter,vetem rrugen.Nuk duan tja dine per Kocon aq me pak per Vangjelin por kane shpresen qe me kete rast do u shtrohet rruga.Sa pak kerkojne keta njerez qe kane dhene kaq shume.Do ishte fatale kesaj rradhe tu shkelej besimi.

  53. doktor frojdi says:

    Ky komrntuesi me pseudonimin “GHomer” ,duket se është sahanlepires Edi Ramës dhe i Kokë-dhjemjes që e paguan.Ky po koregjon Meron dhe po jep sqarime e shpjegime pasi, vetëm ky e kuptuaka saktë këtë lloj ndarje territoriale.Madje, sipas këtij, kjo ndarje, është e vetmja rrugë që mund ta bëjë Shqipërinë të zhvillohet tërësisht si Svicra etj.Sigurisht po qe sejmen i Koqes, po koqe duhet të jesh pavarësisht se paguhesh….

  54. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Eh Kocua ce do Himaren ka albpetrolin dhe Endri Pyken qe e menaxhon albpetrolin si abbisnetin e Kocos

  55. Princi (Belgjikë) says:

    Në Arnautistan të gjithë patriotët e mëdhenj punojnë për interesat e tyre personalë. Kështu S.Berisha, po kështu E.Rama , I.Meta, Koço Kokëdhima apo V.Dule etj., etj. Nuk njoh ndonjë përjashtim. Po Mero Baze dikur pro Saliut e më pas anti Saliut, me pro Edi Ramës dhe tani disi anti Edi Ramës, dikur anti grek dhe tani në dy a tri artikuj”objektivë” e “parimorë” pro grek, për kë e dredh vallen vallë ? Mua më duket se edhe ai nuk bën përjashtim nga pothuajse të tërë arnautistanasit. Pas inatçiut Mero apo “parimorit” Mero qëndron vetëm e vetëm interesi i tij.

  56. alb44 says:

    Shkrim medioker

  57. brezi i vuajtur says:

    Eshte e qarte se ajo qe perpiqet te na shpjegoje Merua ne kete shkrim, eshte qe sipas tij maxhoranca e ka bere mire punen e saj me ndarjen e re teritoriale, por jane Koçua dhe Vangjeli qe i trazojne ujrat. Ma sa shihet Meros nuk i ben pershtypje fare çorba qe kane gatuar dyshja Rama-Meta per interesa te tyre, por mundohet qe ne gjithe kete vorbull te gjeje dy koka turku per te na i paraqitur si “interesaxhijte” e kesaj “reforme”. Kjo per mua eshte si te mundohesh te mbulosh diellin me shosh.
    Ne nje artikull perpara disa diteve po per çeshtjen e ndarjes se re administrative, na shkruante se ata qe jane kundra kesaj ndarje kane interesa e tyre politike dhe elektorale. A thua se atyre qe e gatuan kete “reforme” nuk ju kane shkuar ndermend interesat politike dhe elektorale. Po ta mendojme pak me holle dhe ti bejme pyetjen vetes, perse u nxitua dyshja Rama-Meta te bejne “reformen” teritorjale, perpara se te bejne reformen ne drejtesi. Cila reforme sipash jush eshte me akute per vendin ne keto momente? Sigurisht qe eshte ajo ne drejtesi! Por per dyshen famoze, reforma ne drejtesi mund te presi edhe ca kohe. Per Ta nuk ndryshon ndonje gje te madhe nqs e “reformojne” sistemin gjyqesor tani, apo mbas tre vjetesh. Ne fund te fundit per Ilir Bllokun mund te mos behet kurre reforma ne drejtesi. Ndersa me “reformen” administrative ndryshon puna. 2015-ta eshte shume prane. Zgjedhjet vendore jane ne prag. Duke qene te vetedijshem qe ne zgjedhjet e 2013-es u shpenzuan relitivisht shume(sidomos Ilir Blloku), menduan qe ne zgjedhjet lokale mos te jete e nevojshme te shpenzojne, por te arrijne nje fitore te sigurte ne shumicen e teritorit te vendit, me nje metode me te modernizuar, te ashtuquajturen “reforma teritoriale”. Te pretendosh te besh nje te ashtuquajtur “reforme teritoriale” pa u kunsultuar me asnje nga faktoret e brendshem apo te jashtem, kjo eshte nje metode pune e Edi Rames. Jemi te gjithe deshmitar qe qekur ka marre kreun e PS-se ka bere çdo gje me koken e tij. Kujtoj ketu koalicionin parazgjedhon me LSI-ne. Listat e deputeteve ne zgjedhjet e 2013-es. Kabinetin qeveritar mbas fitores ne keto zgjedhje.
    Pra te besosh se reforma elektorale qe paraqet kjo maxhorance eshte jo politike dhe pa perfitime elektorale, duhet te jesh ose naiv ose militant pa sy dhe pa veshe. Mirepo Meros keshtu intereson ta gjykoje. Duke na paraqitur si dy “armiq” te reformes Koçon dhe Vangjelin, kryen detyren e tij per ti sherbyer me zell dhe devotshmeri oborrit. Ne fund te fundit kete ka bere qe ne krye te heres dhe keshtu ka vendosur te vazhdoje. Kjo eshte ajo qe Ai di te beje me mire.
    Gjithmone kam shprehur, dhe vazhdoj te shpreh keqardhje per Meron si gazetar, sepse me inteligjencen qe ka, i ka te gjitha mundesite per te dale nga guacka e oborrit dhe per te qene nje gazetar i vertete.

  58. neco says:

    si gjithnje Mero analist i sakte me pervoje dhe njohes i mire i situates

  59. Karadaku says:

    Pa koment,Mero je i madh!

  60. Klimax says:

    Dikush me larte shkruan se “nuk duhet lejuar qe kjo komune te ket nen administrimin e saj gjithe Bregun”??!! Dhe vazhdon me tej se “ne, vranishtiotet, vetem dhite do kullosim”??!!
    Kur ky “tip” i shikon me frike e si te huaj bregasit si mund ai te jetoj e te bashkepunoj ne harmoni me ta? Mos valle Vranishti pret zhvillim me te madh ekonomik duke u bashkuar me komunen e Himares? Ne radhe te pare, a eshte funksionale kjo gje? Sigurisht qe jo sepse as me mushka nuk eshte i mundur komunikimi midis dy krahinave. Atehere cfare zhvillimi pretendohet? Mos do u shkoje deti ne Vranisht apo do kultivojne ullinj e agrume atje? Atehere perse nuk lidhen me Vloren apo Tiranen se mbase perfitojne ndonje gje edhe me madhe si ndonje universitet apo ministri ne qender te Vranishtit!!
    Mos valle kjo komune do te jete me pak “greke” po ti bashkohet Vranishti??!! Nuk e kuptoni se komuna eshte pjese e Republikes se Shqiperise dhe zbaton ligjet e ketij vendi? A nuk e kuptoni se bregasit jane po aq te vuajtur sa dhe vranishtiotet, sa dhe gjithe shqiptaret? A nuk e kuptoni se pronare ne tokat e tyre jane Kocot, Bollanot e Salinjte qe i kan zaptuar dhe po pasurohen me to kur ne te njejten kohe banoret e zones vazhdojne e punojne ne emigracion bile dhe ne mosha te thyera per nje jete me te mire? Nuk e kuptoni se bregasit jane viktimat e kesaj propagande te ndyre nacionaliste e ksenofobe? Nuk e kuptoni se askush tjeter pervec bregasve nuk mund te percaktoj identitetin e tyre, ndjenjat e tyre, dashurine e tyre?

  61. ed says:

    Sa gallate jane gjithe rrogetaret e Kocos, sa t’u sulmoje njeri heroin, turren!!!
    Z. Baze, ju keni te drejte qe politika kur i lihet ne dore Kocos e Vangjelit keshtu peson,(dmth me debate nacionaliste banale apo ndonje brockull tjeter boshe) vetem qe Koco dhe Vangjeli te rrahin gjoksin se ata jane dhe nuk ka tjeter.

    Sepse as Koco dhe as Vangjeli nuk dine te bejne gje tjeter dhe nuk kane me shume vizion politik se aq.

    Kaq e pat dhe rilindja!

  62. franko says:

    Mero, e ke qare kete artikull.
    Gjerat jane pikerisht ashtu sic i parashtron ti.
    Himara si krahine ka vecantite e saj ashtu si cdo krahine tjeter e Shqiperise. Dhe ato vecanti duhen respektuar.
    Te verteta jane dhe cfare thua per Kocon. Deputetet e tjere te qarkut te Vlores sillen para Kocos si nxenesit para mesuesit. Nuk e kuptoi nga buron kjo prepotence e Kocos. Mos ia ka dhene kete liri veprimi vete Rama?

  63. xhezua says:

    Ndarja e re teritoriale behet me qellim per te ndihmuar me shume qytetarin ne radhe te pare.Atehere nje qytetar nga Vranishti,per te marrer nje dokument ne bashki,i duhen 2 ore per te vajtur ne Vlore e 2 ore per te vajtur ne Himare(me makine),dhe po kaq per tu kthyer,ose rruga e dyte eshte ti bjere nga mali si qemoti.

  64. astrit says:

    Mero! Hera e pare qe ke bere per vete te gjithe anarkistet e Berishes.

  65. Albann says:

    Himara jo vetem duhet zgjeruar por edhe zonat minoritare ne menyre qe shqipetaret,greket e shqiperise dhe maqedonasir shqipetare te mos jene si te huaj me njeri tjetrin.Te gjithe duhet te ndihen shqiptare ne rredhe te pare e pastaj greke,maqedone apo rome.

    S ka pse veme mure mes komuniteteve…te ngrihen ura bashkimi ,familiarizimi e miqesie.

    Atje ku ka hajdute shtepite rethohen me mure ,atje ku s ka hajdute s ka ndarje…S besoj se synojme te krijojme shtet “hajdutesh” e te ngreme mure per tu mbrojtur.Greket I bene shqipetaret greke.Ku eshte e keqja qe greket te behen shqipetare ??????

  66. nikoll says:

    Reforma territoriale duhet kuotuar mire. Ndarja te jete me komunitete qe jane afer qendrave baze, te cilat marrin parasysh dhe traditat kulturore te zonave, por dhe kur mund krijohen mundesi lidhjesh texWk reja per zhvillim te metejshem. Reforma te behet per interesat e komuniteteve dhe jo per efekte politike elektorale. Kush i fryn zjarrit se Himara eshte greke, kuptohet se çfare qellimi ka. Reforma territoriale eshte çeshtje e shtetit dhe popullit shqiptar dhe jo e shtetit grek.

  67. Helen Vasiliu says:

    Lete bejne Bashkine e Bregut me shtrirje nga Jonufra, pertej Tunelit deri ne Shen Vasil.
    Kjo ia vlen.
    Ne cdo lloji varianti tjeter ka Mafie dhe synime greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje