Vjedhja e thesarit/ Braçe: Imazhi i Bankës është cënuar rëndë, tolerancë zero ndaj përgjegjësve (VIDEO)

30 Korrik 2014, 12:51Sociale TEMA

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace deklaroi se vjedhja e 7.13 milionë dollarëve ka cënuar rëndë imazhin e Bankës së Shqipërisë dhe më gjërë  imazhin e shtetit shqiptar.

“Me këtë ngjarje është cënuar rëndë imazhi i Bankës së Shqipërisë dhe më gjërë se imazhi i Bankës, imazhi i shtetit shqiptar. Natyrisht, kemi kërkuar, po e them ashtu siç u tha në mbledhje, tolerancë zero për këdo që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda Bankës së Shqipërisë, duke nisur nga Guvernatori i BSH-së deri tek zyrtari i fundit përgjegjës në gjithë atë zinxhir të kontrollit dhe inventarizimit të vlerave monetare në BSH në të tre aspektet, në aspektin administrative, në aspektin ligjor – sepse unë besoj me kaq informacion sa kemi deri tani , se do duhen përmirësime të rëndësishme ligjore në ligjin për BSH dhe në aspektin penal, për të nxjerrë përgjegjësitë e plota për të gjithë zinxhirin që është përfshirë në këtë vepër kriminale”, theksoi Brace.

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar me dyer të mbyllura me Guvernatorin Ardian Fullani, deputeti Brace kërkoi një hetim të zgjeruarsi dhe angazhimin e një grupi më të madh prokurorësh për zbardhjen sa më shpejt të cështjes.

“Të gjithë përgjegjësit që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, nga i pari tek i fundit duhet të hetohen dhe të vendosen para përgjegjësisë penale dhe ligjore”, tha Braçe, duke shtuar se  “duhen më shumë njerëz të prokurorisë për të identifikuar çdo hallkë që nuk ka funksionuar dhe për të ndëshkuar me tolerancë zero cilindo. Hetimi penal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë ekspertë të organit të prokurorisë më shumë se sa çka sot të angazhuar.  Duhen më shumë njerëz të prokurorisë për të identifikuar çdo hallkë që nuk ka funksionuar dhe për të ndëshkuar me tolerancë zero cilindo”.

Referuar seancës dëgjimore, Brace tha se “morëm një informacion të detajuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë por dhe një analizë paraprake mbi përgjegjësitë. U informuam dhe për masat e marra për të kthyer çështjen e sigurisë.”

“Ju garantoj qartazi se të paktën nga raportimi që na u bë ne nuk ka asnjë mundësi që vlera të jetë më e madhe se 713 milionë lekë të reja sa është deklaruar dje nga BSH dhe Këshilli Mbikqyrës”, tha Braçe.

46 komente në “Vjedhja e thesarit/ Braçe: Imazhi i Bankës është cënuar rëndë, tolerancë zero ndaj përgjegjësve (VIDEO)”

  1. tourgofagos says:

    O Brace mire e ke ti mo burre, po nuk duam llafe beni noj pune o burre apo merreni me femra si kjo ju….http://bit.do/politikania-me-seksi-ne-bote

    1. dom says:

      Beacja te shkoje te pije nje gote qumesht me sarine.

      Fullani eshte i shoqi i shoqes se se shoqes se skizofrenit te droguar kryeminister.

      Dmth ti rruac topet fullanit o brace.

      1. ay qy says:

        Tani hyjini te gjithe me koke Stockut e futjani atij bixhozxhiut.
        Pyesni Liken se ai ka eksperience me stoqe e thesare.

    2. kendra says:

      Turp ti vije atij Fullanit se ka per pergjegjesi ndaj bankes dhe kete detyre duhet ta realizonte me se mire se eshte personi qe ka pagen me te larte, se ka vene njeri qe te bejne sehir hajdutet.

      1. almeida says:

        Mese e drejte ajo qe shpreh Brace duhet nje super hetim dhe ndeshkim i te gjithe atyre qe me te vertete kane gisht ne kete super vjedhje qe shembuj te tille te mos perseriten me.

        1. eda says:

          Jane kenqaur te gjithe ata qe kane vjedhur thesarin e shtetit kur ne krye te Bankes se Shtetit kemi nje te paafte.

    3. arlo says:

      Super vjedhje per ne librin Gines.

    4. samuela says:

      Organet hetimore duhet te kene mbeshtetjen maksimale te shtetit per te zbardhur ngjarjen dhe duhet nje ndeshkim maksimal i personave te implikuar ne kete qofshin keta edhe koka te medha pasi eshte cenuar shume rende imazhi i bankes kombetare.

    5. HAJDUTI I BANKES QE KA PERKRAHJEN E RILINDJES says:

      O Braçe.
      Shjqipetaret nuk i shqeteson me vjedhja po ti e tere antishqipetaret salisjane e injorante qe jane ngujuar ne parlamenmtin e popullit.Jini kaqe injorante sa jeni te bindur qe edhe populli eshte injorant.
      IMAZHI I BANMKES SE SHQIPERISE NUK OPRISHET NGA NJE VJEDHJE ORDINERE POR NGA VJEDHJA 25 VJET QE I ESHTE BERE SHQIPETAREVE DUKE KREDITUAR KRIMIN E KOTRRUPSIONIN POLITIK E TERE KRIMIN E HUAJ DUKE BERE SHKRUMB E HI PASURINE E VENDIT.
      P.S Brenda javes po nuk jep doreheqje ne grup keshilli mbikqyres i ‘Meksave’ te hjajduterise e bashke me te Governatori i hajduterise do kerkohet DOREHEQJA E QEVERRISE E SHPERNDARJA E PARLAMENTIT NGA POPULLI E 1 MILION SHUPòLAKAT

    6. Vizioner says:

      Lajm i fresket nga Bundestag-u;
      Merkel therret urgjent Fullanin ne Berlin per t’i afruar postin e Ruajtesit te Thesarit te Gjermanise.

      P.S. Erion Brace, sinqerisht tani; Ke qene gjate 8 viteve te shkuara, publikues-akuzuesi me i zellshem i Aferave KORRUPTIVE te qeverise se kaluar dhe te Posacerisht te BSH e Fullanit. Me kete dua te them qe; Po nuk u shkarkua edhe tani Fullani (per denim e ka ne dore gjykata dhe jo ju), me jepni bindjen se dhe Edi Rama eshte i Korruptuar. Te gjithe Ju jeni te korruptuar! Perfundim tjeter nuk ka.
      Ku jane akuzat qe i ke bere Fullanit per tete vite?!
      Ku jane akuzat qe i ke bere ( ME TE DREJTE) Kriminelit Sali Berisha dhe ai livadhit akoma ne liri?!

      Erion Brace, keni rastin tani, n.q.se jeni te paster, keni rastin te nderoni Voten-Besimin qe iu dhame.

  2. shpatari says:

    o mir neve po u degjojm se nuk e kena dit gjer me sot keto vjedhje nga kush po pritni mor legena apo ju u mjaftojn rrogat qe merrni e populli ne mjerim ne demoklacin

  3. pirdh-pirdh says:

    Kesaj i thone :Po e mbyllim kete çeshtje me 700 milone, dhe te gjithe dalin te kenaqur.

  4. Treviso says:

    Zoti Braçe, Ju dini aq sa dime dhe ne te tjeret, sot persot. Cfar do dali me vone, as Ju dhe as ne nuk e dime.
    Zoti Braçe, duke pare me mikroskop sistemin e drejtesise, len ?????
    Zoti Braçe, kjo ngjarje trondit B.C.E. dhe B.F.M.N. Me strukturat qe ka shteti, a ka mundesi qe ta fitoje kredibilitetin Banka Kombetare tek keto Banka, B.C.E. dhe B.F.M.N.duke qene te informuar per sistemin e drejtesise?

  5. elinor says:

    “Tolerance zero” thote Braci! Te gjithe se bashku t’i shajme me rob shtepie — aq e gje e bejme!

  6. zerina says:

    Zoti Brace, nuk eshte cenuar imazhi por jane vjedhur miliona. Rregullo gjuhen se per ate pune je aty. Duhet ti kishe shkarkuar te gjithe drejtuesit e bankes. Cfare vlere ka fjala yte per tolerance zero kur kane kaluar dite dhe ske marre asnje vendim sikur te ishte nje gje e zakonshme Bla bla bla ben zoti Brace sebashku me Rilindjen!

  7. 1 prilli... says:

    Do pi Eri ca bira dhe do ta rafi Fullhanin. Keshtu qe i zgjidh dhe kjo pune.

  8. Jani says:

    Ti je nje lepur o Braçe habitem kur te mbajn per te fort dhe aq me shume per te drejte. Pse nuk kerkoni doreheqjen e ketij Fullanit. Çfare duhet te ndodhi qe ky zotnia te jape doreheqjen ???

    1. exit says:

      nje spiun i shikut eshte kuy braçja

  9. nigo says:

    Nuk e kuptoj o Brace se cfare dreqin keni Ju qe merreni me kete pune kur nuk zgjidhni dot asgje. Lereni prokurorine e Sales qe ta zgjidhi si heret e tjera te gjitha ceshtjet e mos na shurdhoni me se vetem llafe keni.
    Na lodhet me llafe e pislleqe qe degjojme perdite e nuk eshte zgjidhur asgje. Dorzoheni me mire se nuk keni kellqe per kete pune.
    Lerjani Lulit e Sales dhe mos na shurdhoni me. Na keni deprimuar aq sa nuk mban me.

  10. HAJDUTI I BANKES QE KA PERKRAHJEN E RILINDJES says:

    Mori me vete gjithe stafin qe e perkrahu ne vjedhje .U tall aty me deputet duke then vjedhje ka e vjedhje ska dhe ju eshte mire te rini urte e te lexoni ate pacavure deklarate qe leshoj keshilli mbikqyres i bankes.E deputet dolen me nje dekalarate toleranc 0 ndaj krimit se kesaj here ska vjedhje?Ku eshte siguria kombetare a eshet cenuar?Ku eshte KY kryeminister qe keto dite ka folur per suksese e sot flet per teatrin sikur ska ndodhur gje ne BSH/APO DHE AI TOLERANCE 0 SA TE VEN CA MILIONA EURO NE LLOGARI NGA GUVERNATORI E KESHILLI MBIKQYRES?asgje ks per te ndodhur GUVERNATORI do vazhdoj punen dhe do vazhdoj me shprehjet e tij KY POPULL ESHTE INJORANT E I PAKULTURE SIC E KA ZAKON TE SHPREHET NE BISEDA ME KETA VIPA TE POLITIKES/MJERE NE NGA KUSH UDHEHIQEMI NGA PLERAT E RILINDJES QE SA HER VIN NE FUQI O VJEDHIN FLORIRIN O THESARIN E BANKES E TOLERANCEN 0 NDAJ KRIMIT!pPOPULL DUHET REVOLUCION TI LARGOJM KETA PLEHRA RILINDAS QE VJEDHIN E POPULI DENOHET PER HICGJE,GUVERNATORI NE DARK SHTRON NJE NAKET KU I FTON TE GJITHA ME NE KRYE EDI RAMEN DHE URIMI DO JETE NA PLASI PER POPULIN .POPULL QEN LEH NE SHKOJM PERPARA

  11. Shoku " Shpati " says:

    Sa i mire qe eshte Bracja . Po te ishte per Bracen atdheu yne do ishte lule . Te kishim dhe nja dy tre si Bracja do ja kishim hedh !

    1. dymetraburre says:

      2-3 brace do te mund te arrinin…gjatesine e nje njeriu mesatar…

  12. Teta says:

    Boll me llafe o Brace.Te jape doreheqjen Keshilli Mbikqyres i Bankes se bashku me Fullanin.Kjo do te ishte me e pakta.Te luhet bixhoz me parate e shqiptareve apo te shtetit une nuk e imagjinoj se si mund ti kerkoje llogari shteti , zbatim ligji dhe rregulli, popullit te vet.Ky skandal duhet te marre me vehte te gjithe plehrat qe paguhen me miliona per te ruajtur dhe administruar parate e shtetit dhe te popullit.Njerezit nuk kane pune e para per te ngrene , tjetri vjedh e ile ne kazino.Hapu dhe te te gropose.

    1. peshku pa uje says:

      Me te vertete o ti Teta e paske ngrene kaq kallup qe paret i ka vjedhur e i ka lene te tera 7 milione neper kazino ky palla qe u kap??!! Hajde teta nenta dhjeta hajdeee!!! Prandaj s’luan nga istikami Fullani me kompani, se e di qe teta si puna jote ka me shumice.

  13. . says:

    ————————————————————————————

    Kot lodheni nese nuk arrestoni mashtrusin verior s-Ali Bishen,
    dhe nuk shakarkoni:

    -Prokurorin
    -Presidentin
    -KLD-ne
    -Kushtetusen …. etj

    ————————————————————————————-

    1. peshku pa uje says:

      … dhe ke te vene ne vend te tyre?!

  14. Majakovski says:

    Erion bukur qe e thirret Guvernatorin por shifra qe eshte deklaruar eshte deklaruar nga vete hajduti ose hajdutet!!!

  15. tani says:

    Dakort jam me ligjeraten tende o Erion ,por guvernatorin e shikoj prap ne pune spo ka ndermend te jape dorheqje mesa duket as ta shkarkoni,se kushedi nuk eshte dakort Likja. Nejse bini dakort nje here per shumen perfundimtare qe jane vjedhur se deri tani jane dhene te pakten dy variante dhe keto cfar ju ka deklaruar autori,masanej vazhdoni te tallni perseri kart, me kete popull …

  16. Kendveshtrim tjeter says:

    Ekonomia qe ju drejtoni ne Parlament,eshte vendi ku berishjanet bene baterdine duke vjedhur.
    Rruga qe keni ndjekur deri tani,ka qene mediatike,hajdutet nuk i ka gjetur gje,as do ti gjej.
    Brace ti e ndjek hajdutin ne drejtim te pa ditur,rezultati do jete ne derejtim te pa “njohur” !

    1. peshku pa uje says:

      Braces i dalin llogarite me shume te panjohura:

      aX + bY + cZ + dPD + ePS + fSojSorrollop = nHAJDUTE

      Ekuacion shume i veshtire o Brace, nuk zgjidhet vetem me llafe e ciu-ciu ne Twiter.

  17. Cohen says:

    ………..ore po ku i gjeni keto shprehje idiote te tipit …TOLERANCE ZERO….e para ne pavetdije jeni te gjithe te infektuar nga retorika e BERISHES qe i kish fort per zemer keto brockulla,adresuar publikut medioker qe zgerdhihej jo rralle nga deklarata te ketij lloji, dhe e dyta qe eshte dhe me teper problematike, cila eshte ajo variabile e ligjit qe lejon tolerance nga 0 ne infinit dhe ne dore te cilit eshte pervec se ne DORE TE ORGANEVE TE DREJTESISE dhe aspakt te ERJON BRACES me shoke, …..ligji duhet te godase sipas forces se vet, as me tolerance e as pa tolerance, ligj = objektivitet, toleranca ….qofte edhe 0 =subjektivitet

    1. 1 prilli... says:

      Respekte! Paska edhe njerez me mende qe komentojne ketu.

  18. Kryqi says:

    U vodh pak nga thesaret e bankiereve te ndershem si Meta,Basha,Argita,deputetet,ministrat,Fullanet, etj etj.
    Tu marresh djersen e ballit?
    Hajdutet duhet te marrin shembull,perndryshe
    ti kalohen drejtesise.

  19. Noli says:

    Fullani si guvernator i bankes edhe modeli i kalbjes se institucioneve te pavarura. Abuzime me fondet publike, shperdorime, mbipagesa per paga e shpenzime tjera, nepotizem e nderthurje politike ne personelin e bankes. Ku duhet te shkoje me keq edhe vjedhje nga brenda u be. Ti zoti Brace formalisht e bere detyren ne komisionin e ekonomise. Reagimi per kete situate ne BSH duhet me permasa me te medha se kaq. Zoti Rama me cilesine e kryeministrit duhet te reagojne me masat e nevojshme ligjore e ndeshkuse per te vendosur rregull ne BSH. Me kete nivel reagimi edhe prokuroria e gjykata te jeni te sigurt se nuk do te bejne asgje se sa denimi minimal per vjedhsin e fundit qe u kap.

    1. sh says:

      Noli ! Per cfare e don te reagoi Rama ,a nuk e pame sa bukur reagoi
      per Santon ???Mos ke deshire ta shohesh perseri te thote edhe per kete tjetrin ,si e beri ky cun Tirone !!!????
      Fullani do te dali pa lagur ,se ky vend ka LEGENA .

  20. alipashtepelena says:

    O brace,u ngop ky popull me tolerance zero

  21. skrapi says:

    Pyesni Xhemal Gjynkshin njeher dhe Arben Imamin.Mos dine gje ata per dollaret qe mungojne se ata kane pervoje dhe dine se ku i cojne.Pse ore te gjitha pergjegjesin Fullanit ja kerkoni ju.

  22. me ze dhe figure says:

    rregulloret e Bankes se Shqiperise, si cdo ligj e rregullore ne Shqiperi, nuk kane mangesi, as ne formulim, as ne baze ligjore.
    Por me lindin dy pyetje, per dy “politikane” qe jane shprehur per grabitjen ne Banken e Shqiperise. Ilir Meta, Erjon Brace.
    A jeni te trashe me te vertete, une vete nuk besoj se jeni, apo jeni te kapur nga koqet dhe kendoni qesim.
    Derdimeni grabites e ka kryer veprimin mbasi ka ndjere dhe provuar fillimisht se piramida drejtuese nga poshte lart, ne Banken e Shqiperise, eshte e korruptuar dhe e degjeneruar e pastaj ka vepruar .
    Ndersa ju, drejtoni vemendjen, ne nje veprim individual, te nje derdimeni lapanjos dhe jo normal, por grabites dhe jo ne faktin, pse ka ndodhur.
    Dhe kete metode veprimi, ja keni detyruar dhe shumices se gazetareve te cilet, duan te shuajne kuriozitetin e tyre duke prallosur si ka ndodhur dhe jo perse duhet te ndodhte.
    Perse te nderuar “politikane”.

  23. Sh says:

    Brace ka funksionin e llapaqenit ,fjalet e tij perfundojne si
    flluska sapuni .

  24. lili says:

    Zbatim te ligjit ne kesoraste, d dinja gje cka tôt ligji,apo edhe ligji toleron vjedhjet?

  25. dp says:

    Kjo ngjarje kriminale duhet te sherbeje si nje gur prove per ndergjegjen protestuese te te gjithe shqiptareve Qeveria shqiptare nese nuk zgjedh te shpetoje duke perqafuar ligjin le te digjet ne zjarrin e protestave .Nuk mund ta besoj qe ata qe perfitojne nga amullia politike te jene me shume nga ata qe dalin te demtuar.

  26. tralalala says:

    toleranca nje milion apo edhe me shume. Per diçka me vjen habi si ka mundesi qe flet akoma sikur te ishe opozite Braçe, nesi kine per te bere diçka beni, perndryshe mos llapisni hic, po mbylleni edhe kete sikur vjedhja e thesarit se profesinistin e kemi ne krye te parlamentit

  27. iliri says:

    Ike se na cate bythen Brace ,,,,, shkoni dhe futeni brenda ,jeni te gjithe ne tave qe nga kryeministri e deri te ty qe vetem bene gam gam,mjere populli por mos kini merak se nje dite mos te koka juaj te femijte tuaj do ti lani gjithe keto pislleqe qe jeni duke bere po ju terheqe nje malok prej koqesh,,,,,,,,,,,,,,,

  28. GENI Karagjozi Austri says:

    Bie ere te prishur kjo “Gjelle” o Brace. Por Ti nuk ke faj,eshte pune shefash kjo…Dhe shefi yt te ka thene gedhtite beshtymen se te ben mire,te sheron Ty dhe gjithe Kombin.
    Ai (Rama) te ka thene: Pikturen e perfundoj une,eshte pune Shefi kjo por prisni me durrim se me mungojne edhe disa ngjyra. Dhe Ti duhet te presesh,natyrisht edhe neve…

  29. Tralala kapa nje gale says:

    Ulu erjon se te pane!!!!!!! Hahaha…..

  30. Armend says:

    Fullani ka kerkuar votbesim ne parlament .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje