Zeni, letër Mesilës dhe të tjerëve për Aldon

9 Gusht 2014, 21:09Antena TEMA

Zonja Mesila dhe ju të tjerët, që u kam parë qe e keni bërë Aldon objekt humori.

Para se t’u tërheq vëmendjen për sjelljen tuaj të pahijshme ndaj një kolegu, dua të sqaroj se mosnjohja e thellë ndaj një njeriu krijon gjithnjë keqkuptime. Kjo është një dukuri që herë- herë prek dhe njerëz të rëndësishëm. Kam një rast kur nga ky fenomen ishte infektuar dhe babi im.

Dëgjoja vazhdimisht pas vitit 2005 se babi kishte vënë një ministër budalla tek Drejtësia. Nuk është se më duhej për ndonjë punë, por më vinte çudi pse i thoshin budalla. Shumica bile bëheshin nervozë.

Një ditë e pyes babin pse i thoni budalla Aldos?

-Po i themi se është budalla, më tha, dhe kaq.

-Po çfarë ka bërë, këmbëngula unë?

-S’ka bërë asgjë me thënë të drejtën, më tha. Asnjë reformë, asnjë ligj, bile as shoferin e vet nuk e ka ndërruar, ka atë të Fatmir Xhafës. Është budalla krejt, mos u merr me të.

U bëra kurioz dhe pyeta Aldon. Thashë t’i bëj një pyetje të thjeshtë.

-Ore, pse nuk e heq këtë shoferin tënd personal dhe merr dikë të besuar?

-Se heq dot, më tha, jam në siklet!

-Pse, çfarë ke, i thashë?

-Kam 50 shofera nga zona elektorale në Lezhë që më kërkojnë punë dhe po morën vesh që kam hequr shoferin, më vijnë të gjithë në zyrë.

Mua më erdhi pak për të qeshur, por kur e mendova më gjatë, nuk mu duk aq budalla. Mirë e kishte menduar.

Dhe e vura në provë. Një vit më vonë , po bëja ca letra për Gërdecin, dhe më duhej një opinion i Aldos. I shkova në zyrë dhe ja çova të shkruar si duhet ta dërgonte Ministria e Drejtësisë.

-Mirë më tha, e dërgoj unë.

Dhe ç’bëri do thoni ju? Ja dërgoi ministrisë me postë, pastaj shkruajti sipër “Për Shkëlzenin” dhe ma nisi dhe mua me faks tek Ministria e Mbrojtes. Aty me thënë të drejtën u xhindosa dhe unë dhe i thashë babit hiqe atë budalla.

E hoqi babi.

Por ç’ndodhi. Kur plasi zhurma, doli dhe firma. Aty më kapi frika. Sekretarja e Aldos dëshmoi në prokurori që ma kishte nisur mua faksin. Tani ngelesha në dorë të Aldos. Kisha frikë se do t’i kishte ngelë qejfi që e kisha hequr si budalla.

Por në fakt, aty e pashë që ishte i zgjuar.

Jo vetëm që i doli zot faksit, dhe tha nuk ishte për mua, por shpjegoi dhe para gjithë shqiptarëve se letra është çuar me postë, brenda një zarfi. Pastaj postieri e ka çuar në ministri. Ministria e ka hapur dhe arshivuar. Pasi bëri gjithë këtë shpejgim, të gjithë u bindën se Aldua ishte një shejtan budalla.

Shkova prapë tek babi.

-Bë një gjë për këtë Aldon, i thashë.

-Çfarë të bëj më tha, është budalla?

-Shiko mos të duhet tek dega e Tiranës, i thashë.

-Mirë e ke, më tha. Dhe e vuri.

Pastaj pak nga pak e ktheu prapë ministër, dhe ja ku Aldua u bë njeri normal. Po shofer nuk mori më, derisa i vodhën dhe makinën.

E nderuar Mesila dhe ju të tjerët.

Ua tregova gjithë këto detaje për t’u bindur se Aldua nuk është budalla, por ju nuk arrini ta kuptoni. Një njeri i zgjuar në politikë është ai që me pak investim arrin shumë. Më gjeni dikë që ka investuar sa Aldua dhe ka marr sa Aldua? Askush! Ju të gjithë u kam parë që ropateni të jeni aktivë, të thoni fjali të zgjuara dhe shpesh gaboni, ose keqkuptoheni. I vetmi që nuk gabon kurrë është Aldua, pasi ai thotë dhe bën atë që duhet. Ai di kur dhe ku sakrfikon dhe di si shpërblehet.

Për të gjitha këto arsye do t’iu lutesha të hiqnit dorë nga të tallurit me Aldon si budalla. Aldua është më i zgjuar se ju, më i mençur dhe efiçent se ju. Dhe koha do ta tregojë. Kuvendi i PD është përpara. Unë uroj të kemi sa më shumë si Aldua për të ecur përpara.

12 komente në “Zeni, letër Mesilës dhe të tjerëve për Aldon”

  1. genti says:

    Mero je I modh plako. Kam qesh me lotttt

    1. Veli Veliu says:

      kujdes dhe se mos je pshurre ti nga e qeshura e madhe

  2. PD says:

    Mero nuk eshte krejt keshtu…. Ka arritur shume me shume nje gjytyrym si Bujari….

  3. Devolliu says:

    Ky Aldua është më i mençëm edhe se Nard Ndoka. Ore po ka shumë të mençëm si këta të dy Pe De-ja.

    1. Mona says:

      Ka Ed Halimin sa per 7 Aldo + 7 NardNoksa+ 1Bujar e gjysem.

      1. Elvana says:

        Te mos kalojme ke Muli pastaj… ? ?

  4. tosi says:

    Po per Simon Stefanin e PD (Eduart Hale-amin) keni ndonje vrejtje?

  5. emiilio says:

    Eshte bere Sadik Llulla 3here kryetar komunne e te mos behet Aldua minister.

    1. kontabilisti says:

      kryetar komune eshte bere edhe Agron Hysa

  6. mesela says:

    E njejta dore socialiste me emra te ndryshem. neveri…

  7. driloni says:

    TIPIZIMIN ME ORIGJINAL ATIJ EDUART HALIMIT JA KA BERE MERO BAZE:”HAJDUT PULASH” E KA QUAJTUR NE NJE SHKRIM. FIKS FARE! KURSE ALDO BUMCI, SI ALDO MO … PA BYTHS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje