Kunati thirri sot për një konsultë Fullhanin, për të diskutuar mbi situatën e re pas kërkesës së LSI për dorëheqje të tre anëtarëve të Bordit.
Fullhani arriti pak me vonesë dhe po bisedonte me sekretaren e Kunatit para se të hynte.
Kunati, që ishte në tension për takimin, iu duk e çuditshme që Fullhani po humbiste kohë me sekretaren.
-Eja, tha, ç’bën muhabet me sekretaren se po na zien koka.
-Jo, asgjë, erdha, tha Fullhani. I lashë një porosi për shefin. Kisha dy shishe verë të mira. I lashë dhe një orë sekretares se më kishte rënë në sy që mban një orë kot nga këto 2 mijë euro. I solla një të mesme, që bën tek 40 mijë euro. I lashë dhe një për shefin. Ajo është e mirë. E kisha marrë për djalin, po s’i pëlqeu. Është për të rritur në fakt.
-Po ku gjen kohë të merresh me këto gjëra, i tha Kunati. Ne po na ik truri, ti vazhdo punën tate.
-Mos u mërzit. Do bëhet mirë, i tha Fullhani. Nuk kanë çfarë bëjnë.
-Po mblidhet laku, i tha Kunati. Edhe këta të LSI duan të shpërbëjnë Këshillin.
-S’ka problem. Nuk kanë çfarë bëjnë. Fola me Dhorin. Nuk jep dorëheqje. I thashë nuk ka kuptim. Po e mbylle mandatin para kohe, humbet beneficin. Të takojnë 170 milionë lekë po e mbylle mandatin e plotë.
-Ke të drejtë, tha.
-Pastaj e kam rregullu dhe me ca gjëra të tjera. Ja, kam marrë nja dy vetë në punë. Do t’ua rris dhe pak shpërblimin. Këta anëtarët e Këshillit do t’i fus në forcë, të hanë dhe këta nga kateringu i Bankës, por ta zgjedhin vetë ushqimin dhe po të duan, t’i marrin lekë.
-Kam frikë Civicin, tha Kunati. Se ky Çili erret me Lulin e gdhihet me Ramën, nuk i zihet besë.
-Mos ça kokë. Ai është më i madhi fare. Ai nuk ishte fare në mbledhje të Këshillit dhe bënte sikur më kishte kërkuar dorëheqje. E mora në telefon, i thashë ça është kjo deklaratë? E di ç’më tha? Po pse mo burrë, tha, ne goxha burra dhe ai Bitraj të bëjë pushime me lekët tona? Po ne s’do na japësh ndonjë lek?
E kuptova ku e ke hallin, i thashë. Më thuaj ku po i bën pushimet dhe ia pastrova llogarinë. Pastaj e di dhe ai atë punën e beneficit.
-Po mos ikën Ermelinda, i tha Kunati.
-Po ajo le të ikë mo burrë se shpëtoj. Më çmendi ajo grua. Vetëm stres më krijon sa herë ma kujtoni. Të ikë mer vëlla. Më lujti menç. Shumicën e kam.
-Ti qenke shumë i qetë, tha Kunati. Doktori është shumë i shqetësuar. Pyet orë e minutë për ty.
-I thoni jam mirë. Sa të jem gjallë, nuk do hap gojë. Jam profesionist, nuk shes zanatin. Një bankier që flet për klientët, është si një mjek i keq që flet për pacientët. Këtë thuaj Doktorit. Të rrijë i qetë.
-Po më shkruan dhe Luli, tha Kunati. Ça të bëjmë ndonjë gjë këto ditë për këtë punë?
-Po ça të bëjmë o burrë? E lëmë nga e shtuna. Do më sjellë njëri një Shën Pjetër të madh, e ka kap dje. Po e bëj një tavë të mirë dhe ca shishe verë dhe mblidhemi të shtunën.
-Mirë mo burrë se këtë e zgjidhim, por çfarë të bëjmë ndonjë gjë për ty, tha.
-Po ça do bëni mo burrë, ja mblidhemi pijmë një gotë verë, qetësohemi. Se kemi qenë dhe të stresuar.
Po ke tava I rrinka mendja ktij,as nuk ka pse e fret mendjen I ka bo llogarit edhe me pare Mesa duket
Bos fare!
Bravo Mero,duan te heqin Meksin se po i bo tgjith me dhimje koke.hahaaa, E kuptuat qellimin e Brahos?
Po boll o Mero se sa here e nxjerr kete tek Antena na fillon na merr uria. Tava peshku, pula te pjekura, vere e djathe…
Mos na e nxirr me te Antena se na prishe vaktet. :)))))
Erdhi ky rast dhe iu degjua zeri zj.Meksi.C’fare kane mbikqyrur deri tani,pervec vjedhjes,nqs eshte e “vertete”.Meritojme shume me teper.
Mire Braho, por edhe Brace po i ben fresk LSI. Po behet dore e pjeses se piste profullani. Po i bie sharmi patriotik. Kush bertet me shume mund te jete edhe me i dyshimti. Bravo Mero, i ke rene ne koke.
Populli,ka filozofine e tij per te percaktuar sakte,situatat qe i dalin perpara:”Qellohet pema qe ka kokra”.Sulmi i ndermarre kohet e fundit ndaj Keshillit Mbikqyres,ne teresine e tij,eshte me nje tendence te qarte:Te largohet me cdo kusht,Znj.Ermelinda Meksi,pema plot kokra,plot ndershmeri,kurajo dhe e papajtueshme me te gjithe ata te cilet shkelin ligjet,vjedhin ,korruptohen apo kryejne krime te ndeshkueshme nga ligjet.Ajo qe te cudit ne kete rast,eshte memeceria e kryeministrit,memeceria e ministrit te financave,memeceria e deputeteve te komisioneve te ekonomise dhe te ligjeve,te cilet jane te afte te gjykojne veprimet apo mos veprimet e Guvernatorit,te Keshillit Mbikqyres dhe ne vecanti,veprimet e ndermarra nga znj.Ermelinda Meksi.Ne tere kete skandal kriminal,ne vend te perkrahet dhe mbeshtetet kjo zonje,ndermerret sulmi frontal per largimin e saj,duke e futur ne nje kallep me pergjegjesine e Guvernatorit dhe duke e kamufluar me largimin e te gjithe Keshillit Mbikqyres.Por dielli,nuk mbulohet me shoshen jo vetem me vrima,por te shqyer fare te ketij krimi skandaloz qe ka ndodhur ne Banken Kombetare.
Pamvaresisht nga zhurma qe behet,nga te dy krahet e politikes,kam mendimin se te dy palet kane interes per mbrojtjen e Full-hanit.PD-ja,e mbron ate se mbron vetvehten ne grabitjen e miliona dollareve apo eurove,nga vete Banka apo manipulimet e ndryshme me dokumentat fiktive ne transaksionet Bankare,ne transferimin e shumave maramendese jashte vendit etj aresye te ngjashme.Ndersa te majtet,qofshin dhe te paperlyer,kane aresye te tjera qe e mbrojne ate.Mbrojtja e Fullanit,eshte kusht per ruajtjen e maxhorances nga percarja dhe dorezimi i pushtetit.Eshte Ilir Meta, mbrojtesi i tij,i cili ka detyrime ndaj bashkeshortes se Fullanit.Nga ana tjeter,Fullani eshte njeriu me i “pershtatshem” per kete maxhorance,per te kryer “manovrime” sic di ai dhe ka bere me Sali Berishen,per te kamufluar situatat financiare ne favor te pushtetit.Ja perse mendoj,se te dy palet kerkojne largimin e zonjes Ermelinda Meksi,sepse ajo eshte pengese e pakaperxyeshme,ne rrugen e tyre te hajduterise dhe shkaterimit te sistemit financiar Shqiptar.
hahhhahah po po
http://bit.do/ligji-e-ka-ndihmuar-vjedhjen-e-713-milioneve
…Peshqeshet qe na ka lene Sali krimineli jane llumi i kombit shqiptar!!! injorante,debile koketule,banale,vulgare…nje kope parazitesh qe majmen me djersen dhe sakrificat e shqiptareve te varfer!!!
Dhe si per t’i vene kapak ketij pushtlleku,del dhe deklaron ne emer te bandes se delenxhinjve i ngjashmi i full-hanit,debii Paloqe duke guxuar te provokoje nervat e shqiptareve me ato fjale-llum qe nxjerr nga goje-haleja e tij se”c’jane 7 milione dollare te vjedhura” !!!!
Ka gjete kapaku tenxheren ! keta plehra i pastron nje vullnet si i Pinocetit !!! T’i vrasesh e ti djegesh si minj !!! S’eshte asgje paniku nga virusi ebola per ne shqiptaret,krahasuar me murtajen mafioze qe po heqim mbi kurriz qe 24 vjet !!!…
Po eshte per te zene kokenme dore kur mendon se keta antar te keshillit mbikqyres duhet te paguen miljona euro a dollare , ? Perse ? per keto maskaralleqe e vjedhje maramendese . Kriminale
Je i madh mero! me kenaqe me ate civicin qe e paska kerkuar doreheqjen duke mos qene fare ne mbledhje bordi.
Ka nuhatje te forte ai lloj servili. Ah mer mero ato qenkan bere si nje trup ne ate keshill. I vetmi problem mesa duket qe se pertypin dot eshte meksi. Dhe ate duan ta heqin. Por duhet me i ber thirrje asaj zonje te mos jape doreheqjen se pastaj do pije vere i qete me kunatin fullhani.
Po c’merresh kot me kunatin o Mero. Kunatin nuk e pjerdh asnje njeri nga keto as ja dhjesin fare kunatit.
Çfarë bëhet me këta të LSI-së,o popull thirrini more trurit ! Bleu LSI votat me nga 20-30 mijë lekë,dhe tani tallin menderen . Rama mban në zap njerëzit e tijë, kurse ata a rama ga ! E mër popull idiot fituat 3000 mijë lekë ! Hallall ta keni .brenda mbaheni
Kur te shkoni ne shenpjeter merni dhe Sadik Llullen me vete se ai eshte shume i zoti per tavolina.
“nje bankier qe flet per klientet eshte si nje mjek i keq qe flet per pacientet”…..hahahaha Mero je i madh!
Doktooooooor, u hap thesi i Fullanit me duket. Shtrije sa nuk eshte vone!