Fushata kundër dorëzimit të numrit IMEI të telefonit e ka shtyrë Kunatin të mendojë një mënyrë për ta bërë publike rrezikun e përgjimit. Për këtë thirri në një takim gjithë portalet që ka krijuar, të cilat imitojnë faqen e gazettës Tema. Porosia e parë ishte të prodhonin sa më shumë biseda të besueshme mes qeveritarëve, femrave të njohura dhe pastaj me radhë me biznesmenë, gazetarë, gratë e tyre, etj.
Si stimul, Kunati vendosi që portali që do kishte më shumë sukses, do merrte një leje ndërtimi.
Sipas marrëveshjes, në fillim bisedat do grumbulloheshin tek Kunati dhe ai do vendoste se kush do të botohej.
Pas dy orësh, Kunati kishte 10 biseda të Saimir Tahirit. Një me Bleonën, një me Anxhela Martinin, një me Nora Istrefin, një me Çiljetën, 2 me prostituta të panjohura dhe 4 me biznesmenë. Erjon Veliaj kishte 3 biseda me gazetarë dhe 2 me biznesmenë. Edi Rama kishte biseda të gjata me Arben Ndokën, që e porosiste për vrasjen e Aldo Bumçit. Ilir Meta kishte dy biseda që udhëzonte të arrestuarit e bankës si të shisnin Fullanin… Njëri ishte treguar dhe më i talentuar. Ai kishte një bisedë të Astrit Patozit me një nga kryesia e PD se si të rrëzonin Lulin në kryesinë e ardhshme. Kjo i interesoi shumë Kunatit se iu duk dhe inteligjente si zgjidhje. Me këtë metodë mund të luftoheshin dhe armiqtë e brendshëm.
Nga këto biseda, Kunati përzgjodhi një bisedë të Saimir Tahirit me Bleonën, por një version të butë të saj, dhe një bisedë të Erion Veliajt me Sokol Ballën. Kjo e dyta iu duk me cilësi të dobët, por portali e ofroi falas, pa shpërblim, se kishin një inat të vjetër me Qorrin, d.m.th Kol Ballën.
I lumturuar nga kjo shpikje, Kunati vendosi t’ia tregojë Lulit.
Shkoi në zyrë dhe ia tregoi çfarë kishte sajuar duke hapur laptopin e tij.
-Kjo qenka e rrezikshme, tha Luli. Duhet ndaluar.
-Po pse, i tha Kunati. Njerëzit vdesin për këto gjëra. Duhet t’i stimulojmë.
-Puna është se kur të bëjnë vërtet ndonjë gjë nga këto, tha Luli, s’do na besojë njeri se thonë janë ato sajimet e Kunatit.
-Po si t’ia bëjmë, tha Kunati, se unë u kam caktuar dhe stimul financiar.
-Në asnjë mënyrë, i tha Luli, anuloje se do na shkatërrosh gjithë opozitën.
-E anuloj, i tha Kunati, po kam frikë mos sajojnë ndonjë gjë për ne dhe na e besojnë dhe njerëzia.
një nga bisedat e përgjuara midis Saliut dhe Lulit
https://www.facebook.com/396392290460003/photos/a.396406553791910.1073741828.396392290460003/623939857705244/?type=1&theater
Ja tha kunati, kane derguar edhe nje tjeter . Do cmendet Edi Rama. Postimi ben fjale mbi nje bisede te bere mes Obames me Ed Ha-Limin.
Ne postim thuhet se
“Sot ora 03.00 e nates Obama ka marre ne telefon Ed Ha-Limin. Pasi e ka pyetur gjeree gjate per situaten ne Shqiperi e Rajon, i ka thene “Degjo Edo, ndiq me vemendje situten dhe me informo rregullisht sepse une vetem tek ti kam besim si politikani me i afte qe ka ai vend. Ti e di, i ka thene Obama’ se une jam i zene shume me problemet e Azise, prandaj merr masa rregullo situaten ne rajonin e Ballkanit. Te kam ty atje e kam mendjen e fjetur.”
Halimi i eshte ankuar se eshte shume i zene me problemet juridike dhe me keshillat qe i jep KE-se e Strazburgut nga njera ane dhe OKB-se nga ana tjeter, megjithate i ka thene Ha Li Mi nuk ta prish ty, do bej dicka por ti e kupton se sa i ngarkuar jam”.
Obama i ka thene se une mund te mgarkoja edhe Aldo Bumcin por te them te drejten me ka mbetur pak hatri se e kam uruar per vitin e Ri dhe nuk denjoi te me kthente pergjigje
Nuk ka pase fort nevoje per sajime te gazetes Tema se vete ju te Temas keni botuar “biseda” te tilla para pak ditesh bile; apo keni harruar?