Raporti global për konkurrueshmërinë/Shqipëria renditet në vendin e 97, shëndetësia merr vlerësimin më të lartë

3 Shtator 2014, 13:18Ekonomia TEMA

Shqipëria ka humbur dy pozicione në klasifikimin e përvitshëm sipas raportit global për konkurrueshmërinë të Forumit Ekonomik Botëror 2014-2015. Shqipëria renditet në vendin e 97, mes 144 vendeve të marra nën shqyrtim.

Raporti i Forumit Ekonomik vlerëson tërësinë e të gjitha institucioneve, politikave si dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi, që hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuara në 12 kategori, të cilat lidhen kryesisht me infrastrukturën, mjedisin makro-ekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri tëk efikasiteti i tregjeve, qofshin të punës apo financës si dhe inovacioni.

Vlerësimi bëhet me pikë nga 1 deri në 7 pikë, që është edhe vlerësimi maksimal.

Për Shqipërinë eficenca e tregut të punës është vlerësuar me 4 pikë, arsimi me 4.53 pikë, inovacioni me 1.98 pikë, sofistikimi i bizneseve me 3.1 pikë.

Vlerësimin më të lartë, Shqipëria e ka marrë në kategorinë e shëndetësisë me 5.85 pikë.

Krahasuar me vendet e Ballkanit, Shqipëria është lënë pas nga të gjitha vendet.  Turqia gjendet në vendin e 45, duke pasur pozicionimin më të mirë nga vendet e tjera të Ballkanit. Gjithashtu Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Serbia, e cila renditet 3 vende lart Shqipërisë, ndodhen në pozicione renditjeje më të favorshme.

Kosova nuk është ndër vendet e marra nën shqyrtim. Lista e 10 vendeve më konkurrese dominohet nga ekonomitë perëndimore dhe nga disa aziatike.

Për të gjashtin vit në rradhë, në krye gjendet Zvicra, e ndjekur nga Singapori, SHBA-të, Finlanda, Gjermania, Japonia që është ngjitur në vendin e 6-të, Hong Kongu, Hollanda, Britania, Suedia dhe Norvegjia.

Ndërsa në fund të listës gjenden sërish Guinea, Cadi dhe Jemeni. Sa i përket ekonomisë botërore, kryesisht Europës dhe ekonomisë së saj të brishtë, raporti i Forumit Ekonomik Global paralajmëron se rimëkëmbja është në rrezik, ndaj këshilla për vendet në zhvillim këshilla e vetme është “politika të forta monetare”.

 

7 komente në “Raporti global për konkurrueshmërinë/Shqipëria renditet në vendin e 97, shëndetësia merr vlerësimin më të lartë”

  1. mane B says:

    Fajin e ka Saliu ha ha ha

    1. erghalhasdfl anticensurë says:

      mos ja fut kot dhe ti!!
      fajin e ka zaho!!

    2. deti says:

      po kush e ka sipas teje 8 vitet e fundit ai ka qene kryeminister, vetem shkatrroi dhe vodhi, ca kujton ti se mund te behet per 1 vit

  2. Dea says:

    Per shendetesine ne fakt meritojme te jemi ne vendin e pare, ne top liste.
    ne fakt na duhen shume keto statistika, na mungojne vertet se nuk i shohim me sy se cbehet aman, aman, aman. po te isha ne nje nga studiot qe ka bere vleresimin pas Guinese apo Cadit do ta rendisja dhe ata jane me mire. Fshati qe duket s’do kallauze!

  3. Klimax says:

    Bravo, klasifikohemi te 97-tet!!!!! Jemi para Mongolise, e 98-ta ne klasifikim, me vetem 0.01 pike me shume!!!!! Ndihemi “superior” ndaj gjithe vendeve ballkanike, kerkojme futjen ne BE, por nuk e “kuptojme” qe jemi ne nje rang me nomadet mongole diku larg ne stepat e Azise!!!

  4. Laveri says:

    Per cilen shendetsi e keni llafin ,apo mos ne kete raportin global konkurrojne vetem vendet e Afrikes

  5. mafiozet says:

    Rendesi ka qe ne qenkemi para Cadit .Bravooooooo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje