OBSH: Çdo 40 sekonda dikush në botë kryen vetëvrasje

4 Shtator 2014, 19:18Sociale TEMA

Çdo 40 sekonda dikush vdes duke kryer vetëvrasje, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH ka vlerësuar se vetëvrasja është një “problem i madh i shëndetit publik, që shumë shpesh rrethohet me tabu”.

OBSH kërkon të reduktojë vetëvrasjet me 10% deri në vitin 2020, por paralajmëroi se vetëm 28 vende kanë një strategji kombëtare për parandalimin e vetëvrasjeve.

Aktivistët thonë se duhet të ketë më shumë edukim për këtë çështje në shkolla.

OBSH ka analizuar kërkimin 10- vjeçar të vetëvrasjeve në të gjithë botën dhe ka arritur në këto përfundime.

-Rreth 800.000 njerëz vrasin veten çdo vit

-Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç

-Personat mbi 70 vjeç janë më të prirur t’i marrin jetën vetes

-Tre të katërtat e këtyre vdekjeve janë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

-Në vendet e pasura, burrat kryejnë tre herë më shumë vetëvrasje sesa femrat

Një strategji kombëtare për uljen e vetëvrasjeve është efektive, sipas OBSH-së, por kjo është zhvilluar në pak vende.

Dr.Margaret Chan, drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha: “Ky raport është një thirrje për veprim, për të trajtuar një problem të madh shëndetësor publik, i cili ka qenë tabu për një kohë të gjatë”.

Stigma sociale, e lidhur me çrregullimet e shëndetit mendor, i ndalon njerëzit të kërkojnë ndihmë dhe në fund kjo gjë mund të çojë në vetëvrasje.

OBSH gjithashtu sulmoi raportimin e vetëvrasjes në media dhe detajet që rrodhën për vdekjen e aktorit Robin Williams.

3 komente në “OBSH: Çdo 40 sekonda dikush në botë kryen vetëvrasje”

  1. Leonard Dingo says:

    Besoj ata qe jane pa pune..

  2. elinor ' says:

    1 person ne 40 sek… 0.01% e popullesise se botes vret veten ne vit. Asgje hic! Duhet gjetur nje ilac qe njerezit kot te vrasin veten… si p.sh., ndonje qe do komentoje kunder meje. ?

  3. lufi says:

    zoti jau shtofte edhe me shum kete dukuri…e meritojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje