Nikolla takon drejtuesit e Universiteteve private/Mos kompromentoni cilësinë

5 Shtator 2014, 13:28Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zhvilluar  një takim me drejtuesit e Universiteteve Private të cilët do të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Gjatë fjalës së saj ministrja Nikolla foli për shansin e dytë që do t’i jepen studentëve, që studionin në Universitetet që u mbyllën në bazë të vendimit të Qeverisë pas inspektimit të kryer nga Ministria e Arsimit mbi ligjshmërinë e funksionimit të tyre.

Nikolla deklaroi se ministria është e vendosur jo vetëm që studentëve t’i jepet një mundësi, por edhe mos komprometohet niveli i arsimit të lartë.

“Takimi i sotëm është për procesin e menaxhimit për shancin e dytë për studentët që kanë vijuar studimet në 18 universitettet private që iu është hequr licenca. Lejomëni të pëtrsër vendosmërinë tonë, jo vetëm për të mundësuar shancin e tyre, por shansi i dytë i tyre pa ceduar nivelin e arsimit të lartë.

Do të thotë që ju keni ngritur komisione për të kontrolluar çdo dosje, për të mësuar vijueshmërinë në cilësi dhe ligjshmëri. Lehtësi në procedura, kjo nuk do të thotë të cedoni, por të jeni të gatshëm të prisni studentët. Ajo që nuk duhet të komprometohet është cilësia dhe verifikimi i standardeve të studentëve nga uiniversitetet që ata vijnë”, tha Nikolla.

Në lidhje me diplomat që janë marrë në Institucionet e Arsimit të Lartë Privat që i është hequr liçenca, Nikolla u shpreh se nuk ka asnjë paragjykim për këtë, pasi standardin e tregut të punës nuk e vendos qeveria.

“Nuk ka asnjë lloj prapaveprues, situata lidhet me kriteret e ligjshmërisë. Diplomat janë ato që janë. Nuk është qëveria që vendos standardet e tregut të punës, por tregu i punës vendos standardet e veta. Pra nuk ka asnjë lloj paragjykimi për diplomat që janë marrë deri më sot”, tha Nikolla.

3 komente në “Nikolla takon drejtuesit e Universiteteve private/Mos kompromentoni cilësinë”

  1. Geri says:

    Po mire,o zonje meqe eshte tregu qe vendos standartet pse i mbyllet fare?Cfare vlere ka kur gjoja te diplomuarit kane pushtuar administraten?Sikur do mbanin pergjegjesi te gjithe ata qe ishin perfshire.O zonje,keni nje zev.ministre te LSI qe i ka bere reklam pa fund Kristalit dhe e ka mbeshtetur ate dhe Vitrinat.Me serioz se s’ka budallenj ne Shqiperi.Ka interesaxhinj me thes qe kur plotesojne interesat e veta mbyllin gojen a bejne militantin duke mbajtur ne pushtet sharlatan majtas dhe djathtas.

  2. ALpini says:

    Paradokse ne arsimin e shqiptareve.
    Ne Shqiperi eshte nje maqedonas zv/minister arsimi qe mbyll shkollat e shqiptareve e kam fjalen per Arbjon Cvetan Mazniku ndersa ne Maqedoni eshte eshte nje shqiptar minister i arsimit qe shqiptareve aty ja mohon kete te drejte e kam fjalen per Abdilahim Ademin.

  3. Petro says:

    Ou ministre…Po ata qe do te punesohen ne shtet c fare standartesh dhe kush do t i vendos ato. Nese nuk beni testimin e diplomave te mara deri tani nga keto universitete , keni bere nje vrime ne uje.Beni testimin e gjuhes shqipe(lere te anglishtes), bei testimin e matematikes, me nivel te klases se 9.Pra nje provim testimi shteteror sipas profileve, po dhe ne kulture te pergjitheshme dhe atehere diplomat te quhen efektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje