Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka marrë pjesë në një takim të organizuar në lidhje me zbatimin e ligjit antiduhan. Beqaj theksoi se është ende herët për të dhënë informacion për situatën e duhanpirjes, por shtoi se ligji ka vetëm pak kohë që ka hyrë në fuqi dhe duhet kuptuar.
Beqaj theksoi se ky ligj do të zbatohet në të gjithë vendin.
“Në këtë rrugë do të ketë kundërshtime, por ne duam të ndërgjegjësojmë qytetarët që do të këmbëngulim në suksesin e kësaj fushate”, tha Beqaj.
Përfaqësuesja e shoqërisë civile Kozara Kati theksoi se “ndërgjegjësimi është në interes të qytetarëve duke siguruar një të ardhme per zhvillimin e qëndrueshëm. Ndaj nuk kemi më kohë dhe është turp që shoqeria civile si dhe aktorët si, media, shkollat, qytetarët të veprojnë tani, për të bërë një analizë të domosdoshme”.
Sipas saj, në vit vdesin mbi 400.000 njerëz në Botë për shkak të problemeve të shkaktuara nga duhani. Në vijim ajo shtoi se kjo është një nismë që duhet të meret me seriozitet pa asnjë arsye politike pasi të gjithë njerëzit preken njësoj nga pirja e duhanit.
Për herë të parë, ndryshimet që pësoi ligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” parashikojnë gjoba edhe për duhanpirësit. Masa e gjobës është 5000 lekë, ndërkohë që objekt i gjobitjes do të jenë edhe administratorët e lokaleve.
Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për personin përgjegjës në institucionet publike, si dhe 50 000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.
Po ashtu, ligji i ri përcakton se pronari ose administratori i mjediseve ku ndalohet duhani është personi përgjegjës për vendosjen në një vend të dukshëm të listës së trupave inspektuese për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të shenjave të dukshme që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise.
Shkelja e këtij neni dënohet me 300 000 lekë gjobë për subjektin e tatueshëm dhe 50 000 lekë gjobë për administratorin apo personin e caktuar përgjegjës.
Po..po.. ky eshte problem nga me kryesoret, se ata qe e marin buken me lista mund ti fshehim kollaj ne syte e botes po ata qe pine duhan neper klube, nuk i fshehim dot! Si tu themi pastaj te huajve qe “jemi evropiane”?!
urojme te jete ashtu zoti minister http://bit.do/Top-modelja-provokon-me-breket-e-saj
ky eshte ligji me I rendesishem i rilndjes qe na lidh fort me Europen.Proozoj qe prane kryemisrit Rama dhe misrave te tjere te krijohen borde antiduhanNje polici speciale antiduhan eshte e domosdoshme.
Pune shume e veshtire per te bere zbatimin e ketij ligji. sygjerim: mbi kore te paketave lexohet qe duhani te vret, te jep kancer, te le pa bar e tj…. Nese do konsiderohej si ilac, nga prodhuesit do te rekomandohej dhe doza e te pirit. Pra edhe pse te vret duhani shitet lirshem. Cfare ligji kerkoni te zbatohet kur malli duhan te ben karshillek ligjor. Priteni Prodhimin e Duhanit dhe zgjidhja eshte e prere. Shume njerez dhe clirohen dhe mund te angazhohen gjetiu. Otopi, po thote nje miku im ketu prane. E besoj, sic do besoj qe ky ligj do vije tek une deti dhe ta sikteris nga oqeanet.
Pune shume e veshtire per te bere zbatimin e ketij ligji. Sygjerim: mbi kore te paketave lexohet qe duhani te vret, te jep kancer, te le pa bar e tj…. Nese do konsiderohej si ilac, nga prodhuesit do te rekomandohej dhe doza e te pirit. Pra edhe pse te vret duhani shitet lirshem. Cfare ligji kerkoni te zbatohet kur malli duhan te ben karshillek ligjor. Priteni Prodhimin e Duhanit dhe zgjidhja eshte e prere. Shume njerez dhe clirohen dhe mund te angazhohen gjetiu. Utopi, po thote nje miku im ketu prane. E besoj, sic do besoj qe ky ligj do vije tek une deti dhe ta sikteris nga oqeanet.