Vjedhja e Thesarit/ 3 nga 10 të arrestuarit i drejtohen Gjykatës së Lartë (VIDEO)

16 Shtator 2014, 10:53Sociale TEMA

Tre prej 10 të arrestuarve në lidhje me skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë do të kërkojnë nga Gjykata e Lartë ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, vendim i marrë nga Gjykata e Tiranës dhe i lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Personat me masë sigurie “arrest me burg” që i janë drejtuar Gjykatës së Lartë janë, Klevis Betja, nipi Ardian Bitrajt të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e Bankës, Petrit Ramohitaj përgjegjësi i arkës për veprim në thesarin e Linzës, si dhe Myzejen Belba specialiste e arkës stok.

Kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë do të shqyrtohen në kolegjin penal të përbërë nga pesë gjyqtarët si më poshtë, Shkëlzen Selimi, Aleksandër Muskaj, Tom Ndrecaj, Artan Zeneli dhe Edmond Islami.

Gjithashtu mësohet se Gjykatës së Lartë do t’i drejtohet edhe ish-Guvernatori Ardian Fullani, i cili në Gjykatën e Apelit kërkoi lirimin, ndërsa trupi gjykues dha masën arrest shtëpie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje