Reagon pas kritikave se i shpëtoi arrestimit/ Babai i Briseida Shehajt: Nuk jam përgjegjës sigurie në BSH

18 Shtator 2014, 09:17Politika TEMA

Pas akuzave të ish- kryeministrit Berisha si i përfshirë në skandalin e vjedhjes së Thesarit në Bankën e Shqipërisë, ka reaguar Ibrahim Shehaj, babai i Briseida Shehajt, drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve.

Ai e ka cilësuar ish- kreun e qeverisë si kriminel dhe akuzat e tij i ka cilësuar si një armë e Berishës për të goditur drejtoreshën e Tatimeve.

Berisha akuzoi se Shehaj i shpëtoi arrestimit, edhe pse është përgjegjës për sigurinë në BSH.

“E para, unë nuk jam përgjegjës sigurie në Bankë. Unë jam një specialist që përgjigjet për tjetër gjë.

Unë deri në vitin 2007 kam qenë nëndrejtor.

Pas vitit 2007, kur ndryshuan drejtuesit, nisa punë si specialist i thjeshtë.

Kam detyrat e mia, në bazë të rregullores të Këshillit Mbikëqyrës dhe në bazë të manualit të vendit të punës.

Nuk jam shef i sigurimit të objektit, nuk kam detyra fare për Thesarin, pasi kam detyra të tjera.

Por ish- kryeministri, si kriminel që është, kërkon që të gjithë përgjegjësinë e emërimeve që ka bërë vetë, ta kalojë tek unë. Fakti është që punoj në Bankë që në mars të vitit 1994.

Më ka marrë në punë ish- guvernatori i Bankës, Dylber Vrioni, ish- kreu i PD-së për degën e Tiranës. Deri në mars të vitit 2007 kam qenë nëndrejtor”, tha ai për GSH.

Berisha deklaroi dy ditë më parë se prokuroria duhet të hetonte të atin e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve që punon në BSH.

“Për të faktuar se prokuroria nuk do hetimet, përgjegjësi i Departamentit të Sigurisë nuk ka dëshmuar në prokurori, i cili është babai i Briseida Shehajt. Po të ishte përgjegjësi në prokurori, nuk do kishte arrestim të guvernatorit. Kemi një arrestim të paracaktuar. Është inskenim i Ramës”, deklaroi Berisha.

13 komente në “Reagon pas kritikave se i shpëtoi arrestimit/ Babai i Briseida Shehajt: Nuk jam përgjegjës sigurie në BSH”

  1. rita says:

    Nuk mund ta kuptoj, se çfarë u duhet amerikanëve, që e ruajnë akoma këtë monstër…!!!

    1. Bankieri says:

      Edhe ti si miku i EDI RAMES DON FULLANI i pafajshem je.Leket i vodhen o zogjte o ai hidrauliku bashke me muartorin e BSH.

    2. Rilindje apo...?? says:

      Ky Ibrahim KOVACI(SHEHAJ) nuk ka lidhje me vjedhjen e thesarit ne BSH.Njesoj si e bija drejtoresha simpatike e tatimeve qe e ka care rugen e karieres me kembet larte qe nuk mbante pergjegjesi per ndrhyrjet ne serverin e tatimeve.Shtohet pyetje si eshte mundur nje familje kaq e rendesishme ne financa si e kan care rugen e karieres ?E bija me kembet perpjet ? Po ti ZOTI BIME me byhen lart ke bere kariere ? Dhe se fundi sa per informacion.Drejtor i operacioneve monetare departamnet qe ben pjese ky kari IBRAHIM eshte MARIAN GJERMENI buri i ministres se turizmit dhe drejtor i siguris ILIR MOLLAYMERI.Pra asnje nga keta nuk eshte mare ne pyetje kur flitet se ne BSH nuk ka patur siguri por eshte arestuar hidrauliku,muratori ,arketari e inspektorja.Don FULLANI bashkpuntor i EDI RAMES ne vjedhjen e BSH dhe vrasjen e ARTAN SANTONS ben relax ne saunen qe ka ne shtepi duke then na cate trapin sa te kem EDI RAMEN UNE ju beni gam -gam kot.Marian GJermeni po eshte buri i ministres dhe ky ka alibin e vet se ka gruan ministre,BIMJA po babai i drejtoreshes se TATIMEVE e ju prisni drejtesi nga nje vrases e hajdut si EDI RAMA qe u largua nga kuvendi sot ne momentin qe votohej per shkarkimin e MIKUT e ORATKUT TE TIJ NE VJEDHJE E VRASJE ARDIAN FULLHANIT.

  2. ertp28 says:

    i duhet ,ashtu c
    sic idehen edhe shqiptaret ne rajon.
    i duhet qe ta kene si kercenim nqs i del ndonje kundra.
    njesoj eshte skema e kapitalizmit,si per use n ,ashtu edhe per aL.

  3. Odiseu says:

    Si i kudogjendur Krimieli star i shqiptareve, ku flet ai degjohet, vritet mimimizohet apo hiperbolizohet personi apo ceshtja… Pse e mbajne amerikenet???? Sepse nuk kane pasaporte dhe kombesi shqiptare, keshtu cdo lesh e li qe te bejne ligjet tona neso do ekzistonin ju vinin anes, dhe duke qene amerikane e bashkepunojne me kriminele te vendeve te tjera as amerikes nuk i rruhet nese nuk prekin nje qime te saj… Pyetja me vend eshte si e durojme e mbajme ne shqipot krenar kete shushunje te pavdekshme….

  4. prokurori says:

    po na dalin te gjithe qe nuk i paska punesuar ky guvernator

  5. labinot says:

    I duhet per gogol tellalli,se Rama e ka frike.Si nuk shpetuan nga semundja e Nanos,keta socialistet?

    1. Ai says:

      Operacionet Monetare Z. Marian Gjermeni, Drejtor
      Sigurimi dhe Mbrojtja Z. Ilir Mollaymeri Drejtor (i komanduar)

  6. Prefekti says:

    Ty te ka marre ne pune ish kryetari i PD-se? dhe tani hiqeni si te flakte per PS-ne? rast pak i cuditshem ! Nga fryn era normale!

  7. tirona zemra ime says:

    C`fare argumenta bindese paska dhene???????
    Po gazetarit te pavarur Mero si i paska rreshkitur ky detaj, qe nuk e ka permedur, sa do tagent te ishte?????

  8. diti says:

    Qe nga viti 1990 ke ne kete detyre o zotri dhe ”shume e ke kryer detyren” e kush ka gabuar ne pune aty -ne BSH!?asnje ndaj jan shperblyer .

  9. nori says:

    Por cili eshte funksioni i tije i vertyete nuk po na e tregoka ky zoteria i akuzuar padrejtesishte nga ish km ,vetem na thote se funksioni i tije eshte dicka tjeter dhe jo per sigurimin e BSH.e cudicme …. fain me duket se e paskam “une “qe 15 vjetet e fundit nuk jetoje ne shqiperi dhe shume te tjere si puna ime por edhe ata qe jane te papune edhe ata jane fajtore Asnje punonjes i BSH seshte fajtore ,ata jane te pafajshem kate u biem meqafe.te gjithe duhet te lihen te lire paperjashtime, te lihen te lire dhe te shijojne frytet e punes se tyre neper hotelet me lluksoze te botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje