Akuzohen për fshehje pasurie/Prokuroria dërgon për gjykim dy kryetarë komunash

24 Shtator 2014, 14:12Kronika TEMA

Dy kryetarë komunash në Lezhë dhe në Fier janë dërguar nga prokuroria për gjykim, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzim për deklarim të interesave private…”. 

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Petro Doda, me funksion kryetar i Komunës Kaçinar, i akuzuar për veprën penale të “Refuzimit për deklarim…të interesave private” (pasurisë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i parë i Kodit Penal. 

Për të njëjtën akuzë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të komunës Ruzhdie, Pajtim Gllava. Hetimi për këta zyrtarë lokalë ka nisur pas kallëzimeve të dorëzuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), dorëzuar në muajin Qershor 2014″, bëri me dije Prokuroria. 

Nga hetimi ka rezultuar se dy zyrtarët, në kundërshtim me ligjin, nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private (të pasurisë), brenda datës 31 Mars.

Po ashtu, dy kryekomunarët nuk e kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë edhe pasi fillimisht atyre u është komunikuar zyrtarisht masa administrative “gjobë” për vonesë në deklarim. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje