Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 vota pro aktin normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014, pas rreth 3 orë diskutimesh.
Ky akt synon arritjen e tre objektivave të rëndësishëm. Ai zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliardë leke; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike me financim të brendshëm në masën rreth 8.7 miliardë leke; si dhe ul nivelin e deficitit buxhetor nga 6.6 % e PBB, në 6.3% të PBB.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani i bëri apel paraardhësit të tij në këtë post Ridvan Bode që të mos gënjejë qytetarët në lidhje me aktin normativ për ndryshimet në buxhet.
Cani tha se rritja e buxhetit për vitin 2014 nuk i rëndon asnjë qytetari shqiptar, pasi sipas tij, ndryshe nga c’ndodhte me Qeverinë Berisha, tashmë taksat e paguara nga qytetarët shkojnë për buxhetin dhe jo bizneset pranë qeverisë.
“Ish ministri i financave duhet të heshtë, na i kërcënon shqitparët se medemek të gjitha të ardhurat shtesë na qënkërkan paguar nga qytetarët dhe jo nga biznesi.
Tatimi mbi vlerën e shtuar prej 260 milionë dollarësh ka ardhur në të kundërtën, sepse bizneset pranë ish-ministrit dhe ish-kryeministrit nuk i marrin më këto para.
Populli gjithmonë i ka paguar për çdo blerje, por paratë nuk përfundonin në xhepat e buxhetit por të biznesit pranë ish-qeveritarëve. Ka marrë fund kjo kohë dhe këto para kanë përfunduar në buxhetin e shtetit”, tha Cani.
Duke u ndalur tek shifrat, kreu i Financave tha se janë 3.2 miliardë lekë ose 32 milion dollarë më shumë të ardhuara se programi fillestar, ndërkohë që vetëm si 8-mujor të ardhurat e buxhetit 2014 janë 260 milion dollarë më shumë se të ardhurat e realizuara krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, duke shënuar një diferencë shumë të ndjeshme.
“Shuma prej 32 milion dollarësh do të shkojë në dobi të qytetarëve dhe të ekonomisë shqiptare. Me këto që thashë ne nuk kemi arritur majat, por me të duam t’u tregojmë mosbesuesve se modeli ekonomik që kemi zgjedhur është ai i duhuri dhe që siguron rritje të ekonomisë dhe nxjerrje të saj nga kolapsi”, u shpreh ministri Cani sot në Kuvend.
Akti normativ i qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014 synon arritjen e tre objektivave të rëndësishëm. Ai zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliardë leke; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike me financim të brendshëm në masën rreth 8.7 miliardë leke; si dhe ul nivelin e deficitit buxhetor nga 6.6 % e PBB, në 6.3% të PBB.
Deklarata e ministrit të Financave u bë në seancën plenare ku po diskutohej akti normativ i Qeverisë për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e buxhetit të vitit 2014.
Opozita vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit, pas incidentit të ndodhur në muajin korrik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, në mjediset e parlamentit.
Veliaj: Ndihma ekonomike jo e përhershme. Fund abuzimeve
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në fjalën e tij në Kuvend është ndalur tek disa nga arritjet e Qeverisë Rama për periudhën 1 vjeçare nga koha e ardhjes në pushtet.
Duke u ndalur tek disa nga reformat e ndërmarra, si në fushën e pensioneve, apo ato të ndihmës ekonomike Veliaj theksoi se po tentohet ti jepet fund abuzimeve. Veliaj dha një mesazh të qartë për të gjithë ata që përfitojnë ndihmë ekonomike nga shtetit, sipas të cilin fondi nuk është pension i përhershëm.
“Do të jetë e pandershme që të vazhdojmë të buxhetojmë për ata që abuzojnë. Nëse në vitin e kaluar në 2013, u rrit në mënyrë fiktive numri personave, sot skema ka shkuar në minus 3 për qind.
Pra, nuk bëhet fjalë për të hequr padrejtësisht nga skema njerëz, por ata që paguhen padrejtësisht. Ndaj i bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë nëse shohin raste abuzimi.
Ndihma ekonomike nuk është pension, pasi është një ndihmë e përkohshme, dhe jo e përhershme. Ndaj shumë persona nuk mund të kenë qenë dakord me këtë reformë. Fal reformës në pensione, e cila hyn në fuqi më 1 janar, ka nisur të jap efektet e saj.”, tha Veliaj.
Më tej ai shtoi “më vjen mirë se sjellja e qeverisë sonë, është sjellje tipike e çdo familje dinjitoze të shqiptarëve. Ky ishte një vit i mirë për qeverinë tonë. Ndaj, prioriteti im ka qenë ndaj shtresave në nevojë. Ajo që ka ndodhur sistematikisht në vitet elektorale, që të kishte vonesa të pagesave për invalidët”.
“Ky është viti i parë që nuk ka vonesa. Nga 43 milionë dollarë, 23 janë borxhe të prapambetura për borxhet e pakthyera. Ndaj në këtë vit kemi hapur një fytyrë të re sociale, në marrëdhënie me këto familje në nevojë. Vizita e Papës, misioni kryesor ishte harmonia. Jam i lumtur sot që një pjesë e financave po shkojnë për të rimbursuar Xhaminë e Namazgjasë.
Më vjen mirë në fund që ky komunitet ka një vend ku të falet. Më vjen mirë që një pjesë e financave, do të shkojë për të bërë pagesën e fundit për objektin kryesor të Bektashinjve. Një projekt që e ka nisur i ndjeri Baba Reshati. Në fund fare, koncepti i harmonisë së besimit, po i japim paratë e për të plotësuar kërkesat e tyre, në ato pjesë që janë në nevojë”, theksoi Veliaj.
Nikolla: Regjistrim dixhital për 60 gjimnaze
Një nga sfidat që për shumë dukej skeptike, sipas Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte dhe mbyllja e universiteteve private ‘piramidë’. Duke u ndalur tek buxheti që përfiton sistemi arsimor, Nikolla prezantoi një projekt pilot që do të ndërmerret në 60 gjimnaze të vendit, ku krijimi i regjistrave dixhital do të jetë një nga arritjet themelore.
“Për herë të parë në universitetet e Shkencave po vijon të regjistrohen maturantë me nivel të mirë. Nuk besonin se universitete private piramidë do mbylleshin, por ne ja dolëm. Shumë skeptikë janë shprehur dhe për projektin e dixhitalizimit të sistemit.
Por me miratimin e buxhetit, do e shohin që e kanë gabim. Plotë 1.2 miliardë lekë po investojmë për dixhitalizimin e shkollave në vend, duke na ndarë kështu nga e shkuara.
Modernizimi i sistemit arsimor, do të pilotohet në 60 shkolla të mesme në vend. Ky buxhet mundëson që 60 shkollat t përfshihen në projekt, me laboratorë të rinj, me tableta për nxënësit, por dhe me pajisje dixhitale të mësuesve, por dhe me plane trajnuese ndaj këtyre të fundit.
Trajnimi i mësuesve dhe nxënësve do të jetë i vazhdueshëm. Finalizimi i këtij projekti do të mundësojë që të kemi një data bazë të saktë për arsimin parauniversitar në vend. Padyshim, ky projekt e afron shkollën tonë me ato të modelit evropian”, tha Nikolla.
Nga foltorja e Kuvendit, Nikolla deklaroi se Ministrisë së Arsimit iu desh të shlyente një borxh 1 milion euro borxhe sa i takon mosshëlyerjeve të linjave të internetit nëpër shkolla.
“Aktualisht, në sistemin tonë arsimor 12-vjeçar sigurohet një inventar ku 30 për qind e kompjuterëve funksionojnë. Kemi pasur një borxh prej 1 milionë eurosh sa i takon në linjave të internetit. Ndaj, do ju lutesha që të votonit aktin Normativ, duke i dhënë jetë këtij projekti në arsim”, tha ministrja Nikolla.
Kodheli: Kallashnikovi, imazhi i guerilasve
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi në sallën e Kuvendit se rishikimi i buxhetit për sa i përket pjesës së mbrojtjes do i shërbejë pajisjes me armatime të standardeve evropiane të batalionit të këmbësorisë.
“Batalionin e dytë të këmbësorisë e plotësojmë me armatime .Do kemi një njësi që nuk do përdorë kallashnikovin sovjetik imazhin e çdo guerrilasi në botë”, tha ajo.
denoncoje me fakte , nzirrni kush jan bizneset, jo llafe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
ore na keni ca trapin,keni bo kete keni bo ate,xirrni letrat denonconi,mir se i kan bo por tallin lesht me ju edhe me ne qe ju votuam ma shum. deshet me i votu ja ca votuat,sa nuk ju thon e na thon neper tv,[do na rruani trapin.]
Cfare qeverie dhe cfare ministri financash?
Ky minisiter, qe gjithshka mund te jete, por jo minister financash, gjen guximin dhe thote qe ne qeverine e kaluar, TVSH kalonte tek bizneset afer qeverise dhe jo ne arken e shtetit!!!!
Ore ku jetoni?
Si mund te pervetsohet TVSH nga bizneset kur i takon arkes se shtetit?
Ne ndonje vend tjeter do te kishte patur flete-prerje nga prokurorite pa medyshjen me te vogel, ndersa ky minister butaforik thote ne mes te kuvendit qe TVSH eshte futur ne xhepat e privateve!!!
Dhe rrijne duke veshtruar yjet, kuvendare, ministra dhe kryeministra pa ju ngritur askujt qimet e kokes.
Ky eshte ose deshtim e shtetit, ose te mbrosh kusaret, arsye tjeter nuk mund te gjej.
Eshte me te vertete skandaloze, cfare degjon nga ky minister, qe urte dhe bute deklaron se TVSH nuk na qenka paguar njehere dhe nje kohe.
Aty abuzimi eshte kthyer ne sistem, kur ky e pranon pa i`u dridhur zeri.
Pastaj duan te ngrene cmimin e energjise tek qytetaret e thjeshte vetem per faj te kusarise se firmave te Berishes qofshin, ose jo.
Nese i keni letrat, kerkojani TVSH pa nje pa dy, eshte ligj dhe ligji duhet zbatuar.
Perse e paguan TVSH ai pensionisti qe pi kafene e mengjezit?
Po TVSH e pagimit te dritave dhe ujit nga qytetaret e thjeshte, perse u mbahet?
Nese nuk e mblidhni dot se nuk keni kellqe, mbyllni gojen, por te qahesh per nje takse, qe te gjithe e paguajne eshte skandaloze.
Ky minister nuk qahet se nuk po mbledh tvsh ,por po thote se ne qeverine e Bodes shkonin neper xhepat e Bodes e Saliut.Po pati fakte konkrete ,t’i afishojne me shkronja te medha ne muret e cdo ndertese ne Tirane e qytete kryesore ,te diskretitohen e ta qepingojen ,ndryshe eshte e kote.
E di gent memetllari punen e firmave qe zhdoganonin ne doganat shqiptare, se ai kurva i merte te gjitha leket..
Ky minister ka harruar kur ishte kuventator banke, qe te gjithe valuten e huaj qe hynte ne banken shqiptare e favorizonte bashk me vellan e vet.. Ky minister eshte nje ordiner nje hajdut qe bemet e vjedhjet e tij do dalin me von..
Po ky sikur tha se do ta dergonte ne prokurori dosjen e Bodes dhe ishte e sigurte se Bode do te perfundonte ne burg….
Qesharak.
Claus mos u cudit se ishte ai marifeti I TVSH se rimburuesshme….te kujtohet?? ca firma fantazem? Me ca fatura fallco??? Nuk ja fut kot ky palla minister po nderkohe qe ujku Bode rropatej me firma fallco, cakalli Fullan vodhi njezetfishin pa u ndjere…per te cilin Ministri rri si I menderosur..se helbete I ka bere vete ca nga ato marifete kur ishte Guvernator…Shkelqim Cani eshte ideatori dhe shpikesi I rregullave qe BSH te kishte ligj te vecante prokurimi dhe I ra me top pastaj…po ja xhyti Dhames se shkrete qe ju shpif kancer nga burgu I pamerituar…
perderisa tek Berisha perfundonin tek bizneset te cilit edhe punesonin-tash perfundojne tek blloku i metes,ngjala e rames,bytha e koqos dhe dihet ne gojen e canit si ari.deri tash vetem fletrrufe boje zyrave perderisa Berisha qau shkembin e beri tunele.keta qelbesirat bejne vetem ditlindje dasma e orgji.
Ka thene fmn dhe bb qe bode te heshte.
Hahahaha.
Kam pas respekt per kete qanin
Pajtohem plortesisht me mendimet e juaja i nderuar Dr.Gezim Alpion.Karierizmi ne kohet tona eshte bere qellim ne vetvete dhe po t’i shtosh edhe vrapin drejt fitimit e perfitimeve personale,bie ndesh me betimin e deputetit dhe premtimet elektorale,gje qe per mua perben tradheti te interesave te popullit.Sot ,pasi u njoha me planin e masave dhe fondeve te caktuara nga qeveria per ndertime rrugesh,mesova me shume keqardhje qe kryeministri paska nje “kunj” te vjeter me Dibren dhe dibranet,ndaj edhe nuk e shohim te marre asnjehere mundimin te shkoje ne Diber e te shtrohet vence me popullin te mesoje hallet e tij.Me qe ra fjala per halle,me duket se krahina Dibres eshte halleshume.Tani se shohim as deputetin e Dibres,zotin Cani te hidhet andej nga Dibra.E po,helbete,tani ka hedhur lumin dhe i ka hipur kolltukut te larte e te rehatshem te ministrit .” Si duhet ta kuptojme ndryshe kete qendrim mosperfilles te kryeministrit dhe deputetit te zgjedhur nge Dibra si ndaj Rruges se Arberit ashtu edhe ndaj vete Dibres dhe problemeve te saj? I kerkojme kryeministrit Rama te na shprehet hapur per keto probleme madhore te marredhenieve te qeverise se Rilindjes me rrethin e Dibres dhe popullin e saj.Ndryshe nuk mund te mos shohim se krijohen vertete kushte te ngjizin thashethemet dhe perpjekjet percarese per “Veri” e “Jug” kur me te drejte dibranet shohin dallime ne trajtimin e krahinave te vendit..Une di qe flamuri yne kombetar ka nje Shqiponje te madhe me dy krere,qe simbolizojne nder shekuj unitetin dhe bashkimin veri-jug,simbolin e unitetit dhe integritetit kombetar.
(Ne jehone te deklarates se Dr.Gezim Alpion,botuar ne “CHANGE.ORG” dhe postuar ne faqen e tij publike ne facebook.)
“A e braktisën Dibrën Kryeministri Rama dhe ish-deputeti i tij?”
Përshëndetje, Mesazhi që vijon më poshtë është reagimi yne i parë nëpëmjet mediave sociale për dorëzimin nga z. Shkëlqim Cani të mandatit të deputetit të Dibrës. Së shpejti do të pronocohemi…
CHANGE.ORG