Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha refuzoi të jetë pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi beson se u organizua në kundërshtim me rregullat e statutin.
Ai i referohet nenit 34, që parashikon se Kuvendin e thërret Këshilli Kombëtar ose Kryesia e Partisë me vendim të Kryetarit. Për sa kohë keto struktura nuk morën vendim, thotë Hoxha, Kuvendi u mblodh në kundërshtim me rregullat
“Në gjithë jetën time jam karakterizuar nga rregullat. Janë rregullat ato që bëjnë partinë, por në të njëjtën kohë janë dhe ato që e zhbëjnë. Mozzbatimi i tyre e zhbën partinë.
Në këtë kuadër, në një Kuvend pa rregulla, unë nuk mund të merrja pjesë dhe e kisha paralajmëruar ndarjen dhe mosmarrjen pjesë në të. Në asnjë Kuvend pa rregulla nuk ia kam lejuar vetes të jem i pranishëm. Të paktën, u jam shmangur atyre”, thekson ish-deputeti i PD-së për Ora News.
Hoxha shprehet kritik edhe ndaj fjalimit që mbajti kryedemokrati Lulzim Basha.
“Vëmendja, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë shqiptarëve ishte drejtuar dje tek kongresi i PD-së, tek pritshmëritë që do vinin, që kishte ky kongres, – tha ai. – Ajo që konstatova unë ishte se ne kishim dy fjalime: Një fjalim që fliste për hyjnitë, që iu drejtohej hyjnorëve dhe një tjetër që iu drejtohej tokësorëve.
Nëse Kryetari Basha kërkonte falje -tribunën ua la fajtorëve! Nëse Kryetari Basha kërkoi falje – listat e Kuvendit i bënë fajtorët! Nëse Kryetari Basha kërkoi falje – partinë po e bëjnë fajtorët! Dje, – përfundoi ai, – PD-ja fatkeqësisht u kthye, nga Parti Demokratike, në parti të familjes dhe vetë Kryetari Basha, kollovar i saj.”
Por, përtej këtyre kritikave, ish-deputeti beson se PD-ja do të ringrihet.
Kollovar!
Mire e ke thene
Shum e drejt ne ate cka thua…Kukesi krenohet me ty !
Posi Idi. Krenohet shum kukesi me kete zoterine. hajde hajde.
Po PeDe-ja ashtu ka qene qysh ne krijimin e saj nga shoku Ramiz Alia.E ka thene Robert Ndrenika:”Kjo ishte loja,burra!”! hahaha
“Po kjo ishte loje” e ka thene Ndrek Luca tek filmi “Operacion zjarri” dhe ky kuvend ishte nje loje, nje kuvend i vazhdimesise me te kapurit dhe me korrupsionistet, servilat, te paaftit dhe konformistet te cilet nuk e leshojne dot se do te leshonin veten. PD duhet te ballafaqohet me te verteten dhe jo ti fshihet asaj duke zbukuruar situaten dhe gjendjen reale te saj. Ajo eshte e rene ne kurthin e te kapurve te korruptuarit, servilat, te paaftit dhe konformistet te cilet jane dhe shkaku i vertete i humbjes dhe i zvogelimit te PD-se. Humbja e zgjedhjeve nga PD, te Qershorit te 2013 nuk eshte asgje, eshte thjeshte nje humbje pas tete vjet qeverisje dhe kjo eshte dicka normale ne demokraci. PD ka humbur me shume se zgjedhjet, PD ka humbur besimin e anetaresise e cila ndjehet e zhgenjyer dhe e neper kembur sepse PD e uzurpuan pikerisht keta te cilet nuk e lene te marre fryme por po e mbajne peng te interesave te tyre meskine, nepotike, nderesh dhe dallaveresh qe mbajne te mbyllur dhe te mbytur ne batakun e tyre, pikerishte jane keta e keqja e PD dhe opozites ne teresi, jane keta te kapurit, te korruptuarit, servilat, te paaftit dhe konformistet ndersa pjesen e shendetshme te saj, pjesen e parimore e perjashtojne me metodat e vjetra te etiketuar si jo besnik apo komuniste kur kjo qe po ben realisht PD-ja eshte nje mendesi komuniste duke pare si armiq dhe themeluesit e saj thjeshte sepse ata kane nje mendim ndryshe ose ne kundershtim me te “paudhet” e PD. Kjo duhet ndryshuar ballafaqimi me te verteten dhe mendimin ndryshe, me ata qe nuk pajtohen me te kapurit, te korruptuarit, te paaftit, servilat dhe konformistet dhe cudia me e madhe sipas mendimit tim kjo eshte nje pakice tek PD-ja dhe kjo e mban te mbytur dhe te mbyllur PD-ne duke e larguar akoma me shume me elektoratin, antarsine dhe nje pjese e themeluesve te saj qe kane nje mendim ndryshe apo dhe te kundert me kategorine qe vazhdon te pengoje PD-ne te beje perpara.
Ky me duket i rrjedhur fare! ? Pas 14 vitesh paska marre vesh se ajo parti eshte e familjes se Salih Ram Gerdecit! ?
Kush flet per kollovar. Po fatosin qe e therrasin ne emer te nenes si ta quajme?
Fatosi ka tre veta ne familje. Vete ishte deputet per 8 vjet. Gruaja e tij nje here ishte drejtorese tek tenderat e ministrise se brendshme pastaj shkoi zv.drejtoreshe e pergjithshme e policise. djali sapo mbaroi shkollen ia coi ministri i pd avokat ne strasburg. dini sa rroge ka marre djali i tij si avokat ne strasburg? dhe ka goje e flet ky. pse cfare kerkon me shum ky zoteria.
Ku ka perfundu PD-ja,ne dore te Karit,me falni,Kirit,dhe Ermal Mamaqit.Thjesht parti karagjoze.