Operacioni "Butiku", arrestohet për korrupsionin zyrtari i tatimeve

8 Tetor 2014, 14:26Kronika TEMA

Strukturat për Krimin Ekonomik, në bashkëpunim me Task Force pranë Prokurorisë së Korçës finalizuan me sukses operacioni ”Butiku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gertian Rushit, 38 vjeç, banues në Korçë me detyrë përgjegjës i kontrollit të terrenit në Drejtorinë e Tatimeve Qarkut Korçë.

Gertian Rushi, pas një hetimi 2 mujor nga Strukturat për Krimin Ekonomik, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi favorizonte subjektet private në Qarkun e Korçës që të mos paguanin detyrimet tatimore veprime të cilat i bënte kundrejt shumave të konsiderueshme që ju merrte këtyre subjekteve.

Po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së 38 vjeçarit dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij si dhe evidentimin e të gjithë subjekteve tregtarë të pa licencuara që favorizoheshin nga Rushi.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 te Kodit Penal .

2 komente në “Operacioni “Butiku”, arrestohet për korrupsionin zyrtari i tatimeve”

  1. METLAJ says:

    Eshte mire qe ndeshkimet te fillojne nga pasuria eqeveritareve te larta gjyqetareve e parlamentareve kjo pasurin e e padrejte ta revoltoje popullin d te jete revoltuese dhe kjo ne te ardhmen mund te kthet revolt qe ju mos ta kontrollon do te reagimin popullor ndeshkimi do te jete i pameshirshem nga populli dhe zoti GAZETARET NE FILLIM TE PASQYROJNE VJEDHEJ E SIPERPEMENDUR PASTAJ KETYRE ZYRTAREVE TE VEGJEL QE VJEDHIN PAK PERSHTEPIN E VET DHE SHUME PER PADRONIN po undeshkuan komandantet ushtaret nuk veprojne

  2. nga Korca says:

    Epo Laraska hu më hu do e hajë nje dru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje