INTERVISTA/ Rama për France 24: Reagimet dhe retorika serbe, e papranueshme

16 Tetor 2014, 14:56Politika TEMA

Ndeshja e futbollit për kualifikimin në Euro 2016, midis Serbisë dhe Shqipërisë ka provokuar një krizë politike dhe secili nga shtetet pretendon që ky incident të dënohet – ju kujtoj se ndeshja u ndërpre në fund të kohës së parë, pas shfaqjes mbi stadium të një droni që mbante flamurin shqiptar. Ne jemi në linjë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

 

Z, Kryeministër, shumë faleminderit që pranuat t’i përgjigjeni pyetjeve tona në “Paris Direct” sonte. Vëllai juaj është përfshirë në këtë incident. A ka pasur ai apo jo një rol në gjithë këtë?

 

-Në radhë të parë duhet të theksoj se është qesharake që njerëzit të kapen pas një flamuri, i cili fluturoi mbi një stadium ku valëviteshin mijëra flamuj serbë dhe ku nuk kishte asnjë tifoz shqiptar, sepse na u ndalua që tifozët shqiptarë të ishin të pranishëm, pikërisht për të evituar që ndeshja të degradonte. Dhe, mbi të gjitha duhet theksuar, gjithashtu, se deri në atë moment, kishin ndodhur dhe shumë gjëra të tjera, dhe unë kam parë gjithnjë që kur në Europë kur këndohet himni i një kombi mbahet qetësi, ndërsa në stadium himni ynë u shoqërua nga thirrjet “vdekje shqiptarëve”.

 

A mund t’i përgjigjeni direkt pyetjes sime nëse vëllai juaj ka qenë direkt i implikuar në këtë histori.

 

-Unë u përgjigja duke thënë që kjo është absolutisht qesharake dhe vëllai im ndodhej aty me rreth 50 shqiptarë të tjerë të pajisur me bileta të rregullta nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilët ndiqnin ekipin. Ai ndodhej në tribunën VIP të stadiumit. Ata u kontrolluan në aeroport, u kontrolluan dhe në hyrje të stadiumit dhe nuk kishte asnjë shans që të mund të fusnin aty brenda një dron dhe ta telekomandonin. Gjithë kjo është pjesë e një tentative të dëshpëruar për t’ia vënë fajin Shqipërisë, kur ndërkohë fatkeqësisht ajo ndeshje futbolli u transformua në një arenë urrejtje raciste etnike të papranueshme dhe të padurueshme.

 

Në 22 tetor ju do zhvilloni një vizitë historike në Serbi. A është e kompromentuar kjo vizitë tani?

 

-Mua më vjen keq për gjithçka ndodhi në stadium, sepse i takonte autoriteteve serbe të përgjigjeshin për sigurinë në stadium gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes, dhe më vjen akoma më keq që, në vend që të dënonin dhunën dhe të distancoheshin nga ky spektakël i papranueshëm për Evropën, qeveria serbe zgjodhi me retorikën e saj që të ndjekë tifozët serbë dhe të atyre që shkatërruan imazhin e futbollit dhe imazhin e vendit të tyre. Kurse ne zgjodhëm rrugën tjetër, rrugën e të sjellit si europianë, zgjodhëm të mos i përgjigjeshim retorikës nacionaliste dhe brutale, zgjodhëm që të vazhdonim rrugën tonë drejt së ardhmes dhe që të vazhdojmë punën për paqen, kooperimin dhe për dialogun midis gjithë vendeve të rajonit ku mbas 100 vitesh, është në vitin e saj të parë pa asnjë konflikt. Ndaj dhe ky kthim mbrapa është i papranueshëm ashtu sikurse këto diskutime të ngritura nga hiçi të një flamuri që provokon nderin e një kombi.

 

Kryeministër, ju falënderoj shumë për përgjigjen tuaj dhe është e kuptueshme që vendimi juaj në lidhje me vizitën në Serbi do varet nga reagimi i autoriteteve serbe.

32 komente në “INTERVISTA/ Rama për France 24: Reagimet dhe retorika serbe, e papranueshme”

  1. "BALASHI" says:

    Te kerkojne falje per te gjitha sa bene e thane serbet. Pastaj rivlereso qendrimin per viziten.
    Ndodhen 1000 ngjarje para minutes se 41 qe u shfaq flamuri.

    1. Pilo Lala says:

      Balash ke emrin, por nga mendimet qe the, e ke qepur mire Serbine.
      Zallamahija filloi qe ne minuten e pare nga Serbet.

      1. xyz says:

        zallamahia filloi qe ore te tera perpara ndeshjes…

      2. emigranti says:

        duket se gazetari ne fund duke falenderuar Ramen i ka mesuar atij dhe se si duhej te pergjigjej .. pra asgje nuk eshte me ne deshiren e Rames por ne ate te Serbeve …

    2. lali says:

      Shqipetaret jane te zgjuar,
      dine te trajtojne,
      majmunet
      Thte Kroati.
      -_-

  2. Zapbone says:

    Jeta eshte ndryshim dhe ndryshimi eshte levizje. Stacionimi te con ne paralize e paraliza ne vdekje. Shqiperia po ndryshon ne vitalitet e levizje dhe bagazhet e se kaluares ja ka lene historise duke mos harruar…Mbrapa na ke.

  3. kapterri says:

    Nga ana diplomatike dhe per arsye te premtimeve qe i ke dhene partnereve nderkombetar (konsulentet e te cileve presin parate) duhet te shkosh ne Beograd, dhe si i thone shqip t´ua leshe kopilin ne dere. Fatkeqesisht kjo do te jete nje vizite “me ka cu baba me la gojen”, pasi, pikerisht qellimi i larte per afruar me shume dy popujt me njeri tjetrin u shkaterrua brenda 45 minutave. Eshte ende iluzion dhe utopi te presesh qe serbet te jene gati t´i pranojne shqiptaret si fqinje te barabarte. Do te duhet ngjarje me te renda dhe breza te tjere dhe ndoshta do ta kuptojne se jane qindra vjet mbrapa. Nga disa anketa te bera vjet ne shkollat e mesme ne Serbi, nga 80% e te anketuarve (femije 10-15 vjec!!!) populli qe urrehet me shume jane shqiptaret. Prandaj, zoti Rama mundohu te forcosh dhe pastrosh Shqiperine, se serbet edhe zoti i tyre i sheh me meshire

  4. te shkarkohet menjehere Nishani says:

    Do t’jua lene kopilin ne dere
    dini ti tregoni dhembet ju apo.

    Nje kryeminister (Djindjic) e kane vrare ata

  5. PrapambetjetOsmane says:

    O z. krye*minister, ne stadium valviteshin flamuj serb pa kosoven ne harten e tyre. Per Flamurin me territore te vendeve fqinje (shovinist) nuk the gje, ashtu sikurse nuk the as per vellan dhe as per viziten ne serbi.
    I je futur nje rruge “te zjarrte trimash”, pac fat !

    1. janullatos pederasti says:

      ik ore bajge greke

      1. Ilir Hoti says:

        Eshte tuorgogrekisspcis pa tru

    2. prit says:

      Aleanca e mejekercjepve Janusllatos dhe Amfiloqi ne veprim.

    3. sit.. .back. _and_ relaks says:

      loqefishkuri i janulles, ca do nga qeveria shqiptare? clidhje ka ajo me flamurin? nuk e dime as kush e ngriti, a ishte serb, shqiptar apo eskimez. Rama ben shume mire qe nuk merret te komentoje ate flamur se interesi i ballkanit dhe i evropes qendron mbi ate flamur qe fluturoi mbi kokat e mykura serbe. edhe sikur, po them sikur ta kene ngritur shqiptaret ajo nuk justifikon dhunen, rracizmin mungesen e sigurise dhe trajtimin pa dinjitet te skuadres tone. ne nje shtet qe pretendon te jete i civilizuar ngjarje te tilla kalohen duke respektuar rregullat. nqs serbet do ishin sjelle ne menyre te zgjuar sot te denuarit mund te ishim ne te denuar por dhe kjo nqs do kishte fakte konkrete qe ate flamur e ngriten ne fluturim shqiptaret. shqiptare ne stadium pervec tribunes vip dhe ne fushe nuk kishte ne vende te tjera, pra edhe pergjegjesia jone perjashtohet dhe gjithe pergjegjesine ta mbajne ata qe nuk deshen tifoze dhe simbole shqiptare ne nje ndeshje futbolli. prandaj eshte arbitri, referuesi i uefas, dlegacioni uefa, vezhguesit e uefa per te rregjistruar keto ngjarje dhe per te ndeshkuar kedo qe shkel rregulloren dhe jo te turren si barbare 30 mije vete mbi 11 vete. Nqs do kishte ndodhur kjo ne qemal stafa te jesh i sigurte qe as do ja kishte pjerdhur njeri flamurit serb. ata e hapen gjithe krenari ne mes te tiranes dhe as e rrujti njeri per gabelet e serbise dhe flamurin e tyre. na del e na tepron i joni.

  6. Genci says:

    Zoti Rama duhet te theksosh qe edfhe ai flamur nuk ka fakte qe eshte vene nga shqiptaret. Nuk kishte tifoze shqiptare ne stadium dhe jashte tij. Beogradi ishte ne shtetrrethim nga policia. Pra mbetet vetem nje version qe droni me flamur eshte hedhur nga sherbimet sekrete serbe. Kete bene ata edhe ne vitet 80-te ne Tirane kur hodhen bombe ne ambasaden e tyre ne kohen kur po beheshin demonstrata ne Kosove dhe akuzuan Sigurimin e shtetit shqiptar. I njejti skenar serb paraqitet ne ndeshjen ne Beograd. Dhe politika serbe hidhet menjehere ne sulm te akuzoje sherbimet sekrete shqiptare dhe ta quaj Shqiperine terroriste.

  7. tE Shkarkohet Nishani menjehere. says:

    Mos fli gjume po dili per zot

  8. Altini says:

    Po ky le dasmen e shkon per shkarpa,sikur eshte pedagog i jashtem per te dhene leksione ne Amerike,fol me te njejten gjuhe si homologet e tu serb,e mos bej rolin e te urtit qe do regullosh Ballkanin, fol hapur si deputeti GJerman e vuri kufirin te thana ketij shteti te perkedhelur nga kurva france e rusia.

  9. z says:

    p.m Rama nese ke patur 90 perqind te shqiptareve nga Kosova kunder,te jesh i bindur, tashi ki perfitu zemrat e 90 perqind te tyre.

  10. prit says:

    Edi Rama eshte kryeminister dhe jo deputet, fjalet e te cilit mund te mos perputhen me mendimin e qeverise.
    Pergjigja e Edi Rames ishte korrekte, dhe diplopmatikisht e kalibruar.
    Persa i perket fjales se tij ne Harverd, duhet mbajtur p[arasysh se shkolla e qeverisjes e Harvardit dhe “think tanku’ i saj ka nje influence jo te vogel ne politiken amerikane.
    Mundesia per te folur ne Harvard eshte nje oportunitet per te bere te njohura pikepamjen e qeverise shqiptare dhe te Shqiperise ne Amerike.

  11. arben says:

    1. Se pari Bersia duhet te kerkoje falje publike, pasi presidenti i tyre na fyeu publikisht kur tha se ne nuk mund te bejme shtet, ne nje kohe qe jemi antar te NATO-s dhe kandidat per ne BE.
    2. Pervecse perdhosjes se simboleve tona kombetare, urrejtjes ndaj shqiptareve, dhunimit te skuadres kombetare (qe edhe ajo eshte simbol) ata dogjen flamurin e NATO-s(qe njekohesisiht eshte edhe flamuri yne si shtet antar i saj dhe per te cilin pak/aspak ngrihet zeri. E kemi per detyre qe ta mbrojme edhe ate flamur ashtu si flamurin kombetar).
    3. Per keto arsye mendoj se aktualisht zoti Rama nuk mund te takohet me zyrtaret e atij shteti, pasi situata eshte e renduar dhe mund te rendohet me tej pas vendimit te UEFA-s. Megjithese politika eshte arti i te pamundures vizita e zotit Rama duhet te shtyhet per nje kohe te mevonshme, kur te gjykohet si e pershtatshme.

  12. EleΥΘeriskeΨi says:

    Para se te kerkoni nga Serbia sesi duhet te sillet, kerkoni falje per pelhuren e ISIS me vilajetet ottomane qe enderroni.
    Kerkoni falje per shovinizem Greqis qe beri veshin e shurdher dhe ju aq shume ju perkrahu te merrnit statusin, dhe me rradh,Serbis, Malit te Zi dhe Fyrom !

    Alo; Nuk po degjojm gje.
    Perndryshe dukeni si gjel pa pupla!

    1. Elvis says:

      o te qifsha robt ty dhe gjithe greqise tende,plehre,kurve e mutit,shqiptaret nuk kane lidhje as me greke e as me serbe dhe aq me teper me ata terrorista qe permende,greket e serbet duhet te kerkojne falje shqiptareve per genocidet shume vjecare ne kurriz te kombit tone,por ti je nje prostitute qe je shkerdhyer mire andej nga greqia prandaj flet keshtu

    2. sit.. .back. _and_ relaks says:

      Alooooo, nuk degjon gje se ke nje banane ne vesh. hiqe bananen dhe do degjosh plaken tende duke u kenaqur me bishtin e flamurit.

    3. janullatos pederasti says:

      Alo;….. Salta gamisou kariola

  13. Punetori says:

    Vizita ne Beograd nuk mund te behet pa kerkuar falje gjithe elita e korbave Serb

  14. gurbetcari says:

    ku e ke Goran Bregovicin, po Panda Laco TV KLAN ku e kan Zdravko Colicin, po Blendi Fevziu qe kur e intervistoi at lojtarin serb qe luan per Kukesin sa nuk i doli zemra nga gezimi qe po e intervistonte nje fubollist Serb, a e kuptoni ju vllezer te Shqiperise qe Shqipetaret jashte Shqiperise i njofin me mire Serbet, Maqedonet e Malazezet, mjaft e NDIET VETEN INFERIOR NDAJ TE HUAJVE E SIDOMOS NDAJ SERBVE, MAQEDONEVE, E GREKEVE, meosni pak ju lutem jo per ne por per hir te femijeve tuaj, e tone.

  15. Kali i Trojes says:

    Vllezere Shqiptare e kuptuate dhe e shikuat se kushe jane Serbet,serbet se qka mendojn diten,shqiptaret as ne gjum nuk shohin endrra

  16. Shqiptari says:

    Nji pergjigje shume korrekte e z.Rama . Shkurt qart perfekt .
    Me mire nuk behet .
    Rrespekt z.kryeminister ,me ne fund shqiperia per her te pare prezantohet para botes ,me nji kryeminister serioz dhe inteligjent .

  17. Valoni says:

    ZOTI RAMA PER RESPEKTIN E KOMBTARES QE ASHT KOMBTARE E MREKULLUSHEM JU LUTEM NDERPITNI VIZITEN E JUJ TE PARAPAR NE BEOGRAD SE PO NA POSHTRON SHUM ME VIZITEN E JUAJ

  18. nazi says:

    Per ngjarjet qe ndodhen ne stadionin e Beogradit eshte punuar shum kohe dhe me mjeshteri te madhe nga e gjithe struktura udheheqese e serbise e deri te ata terrorista qe hyn ne stadion e tentuan te na e poshterojn Shqipen ,por ju lumt atyre djemve tane , ju lumt qe i dolen Zot simbolit te Kombit se aj nuk ishte Flamuri por ishte hardta e Shqiperise Etnike.Ate dronin qe e barti harten e Shqipes jam i bindur ate e kan lansu serbet per prishje te rendit sepse ata jan shum dinak per keso pun vertet ajo ishte si alibi por qfar ndodhi para 43 minutave qe ishte zjarr ne ate situat ajo nuk ishte loje por ishte nje presion psiqik e fizik qe ti qet kombit faqe te zez ashtu si din serbija me i ba ,nuk ka ndodhe me sa dihet vetem edhe nje rast ne bot qe kan luajtur dy kombtare e te mos ket Flamur te shtetit mik e ndersa per nikoqirin te shtrohen edhe stolet me flamuj.Aty u pa duke brohoritur vdekje Shqipetareve,aty u pa flaka dhe zjarri kunder Shqipetareve aty jan pare bidona qe pergaditeshin per vrasje Shqipetareve e qka jo tjeter,kete e kan tradit serbet ne shtepi te vet te pret e ndersa ne ne shtepi e presim armikun kur te vjen ne bes sikur mikun,te mos harrojm se eshte po ajo serbi qe ka lare me gjak token e Ballkanit me mija e mija njerez te pafajshem ka vra femije gra pleq e te njrez te hendikepuar , pra ka bere gjenocin ndaj te tjereve ,ja rasti me i fresket vellezer Shqipetar psh ende ne Rashka te Serbise jan duke u bere zhvarrimi i te zhdukurve te luftes se fundit te cilet jan betonuar e mbi varreza masive jan ba ndertime ,cili shtet ja popull mund ti beje keto krime perveq se serbet qe din dhe munden po tu ipet rasti me plot gjakftoftesi e bejne keta po per krime dhe gjenocid mund te them se jan populli nje ne bot nuk i zihet kurr bese shkaut se i tille mbetet e kan lakmi pabesin tradhetin.

  19. leku says:

    KESHTU do mbaronte kjo ndeshje z,RAMA dhe per kete situate jeni pergjegjes ju dhe ministria e sporteve, sepse e keni lene federaten e futbollit ne duart e nje dallkauku si DUKA,i cili me papergjegjshmerine e tij si katunar qe eshte shkon e merr ne kombetaren shqiptare kosovare te prirur per rremuja,ata duhen te largohen bashke me DUKEN sepse ata jane shkaku I sherrit ne Beograd,kombetarja e shqiperise duhej te perbehej nga shqiptare te lindur ne shqiperi,ose me prinder te lindur ne shqiperi,jane te mire apo jo kjo nuk na intereson shume,per te mbuluar mosinvestimet ne futbollin shqiptar ne ekipet e moshave qeveria shqiptare merr lloj lloj njerezish mjaft qe te duken sikur po I bejne rezistence ekipeve europiane,turp e faqe e zeze per kete qeveri qe don ti hedhi hi syve popullit shqiptar,por sot I ka dale ne pah fytyra e vertete.

  20. mos says:

    z.Kryeminister po si do shkoni tani ne beograd kur qenka keshtu sikurse pohoni. Mos po i beni ndonje sherbim me kete rast Serbise, se si shume perulesi duket kjo vizite ne kete moment.Çfare do mendojne dhe si do ndjehen cunat e kombetares dhe shqipetaret kudo qe jetojne?! Do ndihen te tradhetuar zoti kryeminister pasi mbrojten me dinjitet flamurin ne nje nate ferri,ndersa ju do niseni nga Tirana diten me djell per ti bere fresk gjakatarit qe ju përçmon! Do beni gaf nese e qauani viziten tuaj nje “Rilindje” mardhenjesh te mira miqesie, sepse cdo kush dhe boterisht e di qe dicka e tille nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston.Nuk ka vit zero dhe amnezi ne politiken e jashtme,ndyshe do i jepni te drejte Nokolicit,Dacicit,e shpures se vicave te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje