Dua t’ju drejtohem me këtë letër të hapur juve si drejtuesi më i lartë i FIFA. Dua t’ju drejtohem jo si përfaqësuese e parlamentit Shqiptar dhe si e zgjedhur nga njerëzit për t’i përfaqësuar dhe për të mbrojtur interesat e tyre por si NËNË e një djali 6 vjec, JOELIT që e adhuron sportin e futbollit dhe i pëlqen të luajë, të shikojë ndeshjet në stadium dhe në TV, po ashtu si edhe shumë bashkëmoshatarë të tij kudo që janë pavarësisht Kombësisë, Etnisë apo Ngjyrës.
Në 14 Tetor, së bashku me Joelin dhe disa bashkëmoshatarë të tij, femijë miqsh vendosëm të shikonim një ndeshje futbolli dhe natyrisht të bënim tifo të pa kushtëzuar për përfaqësuesen e Shqipërisë.
Se si shkoi nuk ka nevojë t’jua kujtoj, se si ndihesh si prind kur fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje : Cfarë po ndodh ? Pse po rrihen? Pse po bërtasin? Pse erdhën ata policët në fushë? Pse po djegin Flamurin? Nuk besoj se e kupton….
Unë zoti Blatter mendoj se ka vetëm një fajtor për çfarë ndodhi dhe cfarë po ndodh me ndeshjen Serbi – Shqipëri dhe ai jeni JU zoti Blatter së bashku me drejtues të tjerë të ketij Sporti . Me ata drejtues që si Presidenti i UEFA-s, z. Platini, shikojnë mundësinë e ndonjë helikopteri bombë mbi stadium!! Turp dhe ëesharak..
Unë mendoj se ju zoti Blatter si përfaqësuesi më i lartë i FIFA-s i keni një borxh shumë të madh serbëve dhe shqiptarëve për gjithçka ndodhi dhe po ndodh.
Ju i hodhët benzinë zjarrit.
A duhet të ishte në një grup Shqipëria dhe Serbia? A duhet të luanim në një fushë asnjëanjëse dhe ta kursenim atë ferr? Duke parë tensionin para ndeshjes dhe në momentin e hymneve a duhej të ndërpritej ndeshja?
Por më lini t’ju kujtoj diçka:
Ne si shqiptarë kemi pasur probleme me fqinjët tanë serbë dhe megjithëse ju nuk e keni përjetuar atë çfarë kanë vuajtur shqiptarët, në ndonj kronikë lajmesh, me siguri, do keni parë dhe dëgjuar mbi vrasje, shfarrosje, përdhunime dhe gjithfarë mizorish që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës nga ushtarët serbë në luftën famëkeqe të 1998-1999 për ironi të fatit nga po ata ushtarë që në 14 Tetor duhet të garantonin jetën e atyre pak shqiptareve të cilësuar dhe të trajtuar si “ terroriste” në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjes. Bëhet fjalë për ata futbollistë profesionistë që ju dhe insitucionet tuaja perfaqësoni z. Blatter.
I keni një borxh të madh se edhe pse ne po mundoheshim dhe do të mundohemi t’i ulim dhe t’i fshijmë tensionet që kanë ekzistuar ndërmjet dy vendeve tona ndër vite, ju na rikthyet tensionin. I keni borxh brezit të ri një ngjarje të shëmtuar që rikthen tek ta ndjenjën e verbër të nacionalizmit ekstremist që ne po mundoheshim ta fshinim, duke kërkuar të jetojmë në paqe dhe harmoni me fqinjët tanë.
Politika nuk ka të bëjë me sportin është e vërtetë,po në këtë rast politika serbe po fshihet pas mos aftësisë tuaj për të mbajtur një qëndrim të drejtë mbi cfarë ndodhi në stadium gjatë ndeshjes, por edhe jashtë stadiumi, para dhe pas.
Ju zoti Blatter mund të na dënoni , mund të mos na e jepni fitoren në tavolinë mund të na bëni edhe fajtor, por një gjë duhet ta kuptoni mirë se ne e kemi fituar ndeshjen në fushë dhe jashtë saj.
Në fushë sepse luajtëm futboll cilësor pavaresisht trysnisë të pa parë në asnjë stadium tjetër në botë me thirrje, gjuajtje, kore raciste “Vraje, there shqiptarin që të mos ekzistojë” dhe nuk e kuptoj se si përfaqësuesit tuaj lejuan të ndodhte kjo.
A mos vallë ndonjë tifoz shqiptar dogji flamurin serb, apo atë të NATO-s në stadium apo kudo tjetër sikurse bënë tifozat serb. Po kjo s’kishte si të ndodhte në stadium se nuk kishte tifozë shqiptarë.
Jashtë fushe sepse kemi mbajtur që në momentet e para dhe do vazhdojmë të mbajmë një qëndrim dinjitoz duke ju larguar thirrjeve politike dhe nacionaliste.
Futbolli është i bukur sepse ka rivalitet, rivaliteti ju e dini shumë mirë është si në fushë në aspektin teknik por është edhe ne tifozeritë në koreografitë që shpalosin flamurë, batuta, kunja urime…. Tifozeritë punojnë shumë kohë para ndeshjes per anën artistike dhe këtë ju e dini shumë mirë.
Nuk ka nevojë t’ju kujtoj sloganet tuaja “Fair Play”, “No to Racism”…
Sa më sipër kam disa pyetje per ju:
A duhet ti tregojmë fëmijëve tanë këto skena?
A mendoni se duhet të vepronit ndryshe?
A është vërtet ai flamur apo Drone provokim?
A kishte rivalitet në tifozeri?
A e meritonin futbollistët Shqiptarë po ashtu si edhe ata serbe të luanin në ato kushte?
A duhet të trajtoheshin në atë mënyrë futbollistët ne dhomat e zhveshjes?
A ka për detyrë të garantojë sigurinë e ndeshjes nga “Toka” dhe nga “Ajri” vëndi organizator ?
A ka përmbushur federata Serbe e futbollit detyrimet që ka për organizimin e këtyre eventeve?
A është sjellë në mënyrë korrekte Policia në Serbi?
A e morët në konsideratë faktin që tifozeria Serbe është e rezikshme dhe e njohur për rrëmuja në stadium?
A kanë bërë ndonje shkelje iifozat dhe disa nga lojtarët e stolit Të Serbisë që u futën në fushë dhe sulmuan fizikisht lojtarë Shqiptarë?
A duhet të ishte një person i dënuar si Ivan në stadium me policët ngjitur në mes të fushës?
A i keni parë imazhet e djegies të flamurit Shqiptar dhe atij të NATO-s në stadium nga tifozët serbë?
A jeni dakord që Presidenti i UEFA-s Platini duhet të japë dorëheqjen pas asaj deklarate?
Mund të vazhdoja me pyetje, por mendojnë se mjaftojnë.
Jam plotësisht dakord me ju vetëm në një pike. Kjo është vërtet një ngjarje e rëndë dhe duhet dënuar.
Po duhen dënuar përgjegjësit realë sepse do të ishte akoma më e rëndë nëse do të vazhdonit të fshihni dhe të mos vlerësoni realitetin.
Ne jemi Shqipëtarë por mbi të gjitha jemi një komb që aspirojmë të jemi pjesë e familjes Europiane dhe po ashtu si Europianet e mirë dimë të vlerësojmë që një bandë tifozash dhe huliganësh veshur me të zeza nuk mundet kurrësesi të përfaqësojnë një komb. Jemi të vendosur të mos përdorim politikën nacionaliste për më tepër në një stadium futbolli.
Ne nuk do të udhëhiqemi nga ndjenja e urrejtjes por do të mirëpresim dhe respektojmë këdo skuadër që do të luajë në Shqipëri.
Një nga vecoritë më të mira të popullit Shqiptar është mikpritja!
Veçoria e futbollit është “përplasja” e kombeve në fushën e blertë dhe jo në beteja të përgjakshme.
Ne jemi një vend i vogël dhe nuk kemi aq influencë sa të kemi ndikime te ju apo te shumë politikanë që janë shprehur mbi këtë ngjarje por nuk do ta tolerojmë në asnjë moment që ju apo njerez të tjerë të talleni me emrin dhe fatin tone. Jemi shqiptar dhe jemi krenar!
*Deputete e PS
hallall.. bravo te qofte.
Letra eshte ndertuar shume bukur dhe vertete te ngjall emocione, por kjo leter te konsiderohet si leter e hapur dhe t’i dergohet shume gazetave prestigjioze te Europes. Efekti do te jete i menjehershem.Bota e qyteteruar do te reagoje drejte.
Jam dakord me Z.Xhelo, letra t’u drejtohet gjithe gazetave prestigjioze europiane e boterore dhe une shprehe besimin se do te ngjalle nje reagim te ashper mbare boteror per çka ndodhi ne stadiumin Partizani te Beogradit, bota t’a shikoje dhe gykoje vete dhe a mundet te luhej fotboll ne ato kushte ku 32.000 tifoze Serbe dhe asnje shqiptare bertisnin me te madhe si kafshe pylli kunder skuadres sone dhe popullit Shqiptar. Zoti Blater duhet te jete objektiv per ate çka ka pare me syte e tij dhe nga ana tjeter te denoje edhe qendrimin e mercenarit Platini, turp per kete njeri se kemi patur shume respekt kur ka luajtur fotboll dhe me shume deshire ja kemi dhene edhe voten per te qene ne majen e e UEFES, por nuk e paska merituar, me qendrimin e tij ne njeanshem tregon se eshte nje mercenar i Serbit dhe duhet te jape doreheqjen per qendrimet e tij te skajshme, sinqerishte me vjen keq per figuren e tij por turp te kete dhe te qerohet si president.
Shume bukur,bravo!!
Brava, jashtezakonisht e goditur.
Amani,more shokeni,si nuk po e degjojme nje here zerin e PATRIOTES SE FLAKTE SHQIPTARE TE SHEKULLIT TE 21,Shkelqesine e saj, allasoj,Grida Duma,qe t’i thote nje fjale ketij Blaterit dhe Platinise!
Me bukurine e saj me siguri ajo do t’i hedhe DEKUN nji copet te gjithe gjyqtaret e UEFA-s diten e QAMETIT kur te na gjykojne!
Dil,moj bukurane te te shohe populli,se mjaft u fshehe pas CITJANEVE te Bashes!!!
A DO TA LEXOJE BLATTER KETE LETER ?
Shume pyetje ishin rreshtuar.
Me thene te verteten edhe une nuk i lexova te gjitha.
UROJ QE BLATERI TA LEXOJ TE GJITHE.
Me sakte, doja te thoja a do te arrije kjo leter ne tavolinen e Blatter ?
Letra duhet ti shkoj ” BLATTER ”
REKOMANDE me te drejt kthimi.
hallall te qofte moj zonje per kete leter,je treguar shume e sakte,te faleminderit,gjeje totalishte veten time ne mendimet e tua,edhe njeher te FALEM INDERIT……
bravoooo.kjo eshte nje e vertet e hidhur per popullin shqipetare…FIFA duhet te hapi syt dhe veshet ,jo te mbaj nje anesi
HAJDE TRU HAJDE!!!!!!
Mos te ishte shqiperia ne nje grup me serbine?!Perse?Ca ke ne koke ti?Ca ndodh ne trutin tend?????
Po a kemi ne, vije ajrore te drejperdrejt me serbin?A ka kosova mardhenje tregtare me serbin???
CA JE TI THOTE KETU??DEPUTETE!!!!
NE KETE NDESHJA KA VETEM NJE NDOLLI;MOS PRANIMI I SIMBOLEVE KOMBETARE NGA SERBIA.QE KETU ESHE APSURDE DHE TE TJERAT JSNE KOT.
SA PER BLATTERin:ESHTE ME SE E DITUR SE ESHTE 110% I KORRUPTUAR.PAR 2 MUAJ BERI BUJE NJE FOTO E BLATTERIT ME 4 PERSONA RUSE QE KERKOHEN NGA INTERLOPI NDERKOMBETAR PER TRAFIK ARMESH DHE TRAFIK NJERZOR,POR TI SI DEPUTET KU TA DISH!!!!
Bravo dhe Faleminderit, per cfare ke shkruar
Jam ne nje mendim me ju,E drejta eshte me ne.
Lere se me perlote fare .gjithashtu dhe blaterin i cili pas kesaj ndeshje do marri masat.a pika qe sju bie qe lehni kot per ndonje vot se blateri ty do degjoj
O tani a po don kor??
Te lumte Z. Blerina! Leter e qendisur per bukuri.
Keto dite ka qarkulluar nje peticion: UEFA: Investigate Serbia for racism and violence, not for “field disturbance”. Deri tani e kane firmosur mbi 125,000 vete. I ftoj te gjithe ata qe e lexojne kete mesazh.
https://secure.avaaz.org/en/petition/UEFA_Investigate_Serbia_for_racism_and_violence_not_for_field_disturbance/?aFLwwib
Mire e ke shkruar por gabimi trashanik (ndoshta si femer qe ske info nga futbolli) eshte se kete leter duhet t’ja kishe dedikuar Platinise sepse ndeshjet e Europianit organizohen nga UEFA nderkohe qe Blater eshte president i FIFA-s! Edhe nese Blater e lexon e ka pergjigjen gati: im the wrong person. :p
Ti qe merr vesh? Bashkesia FIFA e pershin bashkesin UEFA…. Dhe po te shohesh eshte dhe flsmuri i fifa edhe pse behet fjal per europian, per me teper po te lexosh lajmet, ka ber dhe blater nje koment…po nejse ti duhet te ndjekesh futbollin vetem me vu skedina…
Te lumte moj burrneshe.
Politikanet e tjere te marrin shembull nga ty.
BRAVO.
Thank you zonja deputete,Po si mendon ti se Une do harxhoj 5 minuta nga koha ime qe te lexoj lloj lloj pacavuresh qe me vijne nga gjithe bota?Keto shkrime nuk ti lexojne as komentuesit e TEMAs dhe jo me nje bos si une
Leter shume e sakte. Duhet te gjenden menyra qe kjo leter te botohet ne gazeta prestigjoze te Europes.
Eshte e mundur.
Plehrat serbe ne kete pike qendrojme para nesh.
Ide e mire po vetem kaq. Blateri nuk di shqip e para dhe nuk do harxhoje njeri qofte edhe nji sekonde te perktheje kete leter. Ky shqetesim i deputetes Blerina eshte vetem per konsum te brendshem qe spi uje fare tek UEFA dhe FIFA.
Zonja deputete e ka marre me shume yrysh alla shqiptarce. Europa ka tjeter mentalitet. Ata jane si nje mesuese e “ftohte” qe pasi rrihen dy nxenes nuk perpiqet te gjeje kush e ka fajin por therret prinderit perkates dhe u kerkon qe te dyve pa dallim qe ngjarja mos perseritet. Blater nuk eshte dhe nuk ndjehet gjyqtar i ceshtjeve politike midis Serbise dhe Shqiperise. Kjo eshte nje leter pasionale qe zotit “Money and Whiskey” dora vete Blatter nuk i intereson ASPAK.
TE lumte zj.deputete je vertete e zonja dhe ja ke pikase bukur pyetjet zotrise se UEFA dhe FIFA,hallall je deputete e popullit dhe e meriton plotesht besimin e socialisteve Shqipetare.
Bravo !!!!
Ku bene pune nji bravo per kete perfaqsuese te sinqerte te popullit!!??
Bravo! Teper korrekte dhe emocionuese!
me pelqeu shume letra, shpresoj te arrije vertete ne tavolinen e Blaterit.
blateri i ka inat shqiptaret sepse ata si te zotet qe jane jua shesin drogen zvicerranve dhe fitojn miljona.
prandaj edhe mban anen e te kqinjve serb,te cilet jan te lqinj qysh n gen.
shqiptaret te pakten nuk detyrojn njeri me forc tua blej drogen. ata qe ja blejn drgen shqiptarve ju thone te lutem,dhe pasi knaqen me mallin ju thon falemnderit.
kurse serbt merren me ushtri dhe tanke me dhun me gra pleq dhe fmij te pambrojt,c ka shqiptari e honeps.
kush don drog le t shkoj te shqiptart. mall i mir,i lir,kualitativ,
ne njefar menyre keta shperndares te lumturis hyjnore,sepse droga te con ne qiellin e shtate,shqiptaret pra,do te lirohen nga ndjenja e fajtorit kur drognat te legalizohen.
ashtu si edhe al kapone sot nuk mbetet gje tjeter vecse nje tregtar alkoli i detyru te mbroj bisnesin e tij qe sulmohej nga shteti.
sot pij alkol te gjith,edhe presidenti i amerikes, atehere,dikur pra kush merrej me alkol quhej kriminel. ishte koha e al kapones.
kur te vijn koh te lira dhe droga do jet sheshit si alkoli sot atehere alkaponet shqiptare do jene heronjte e liris se individit. sepse bene te lire gjenerata te tera nga psikoidollogjija e shtetit.
prandaj ky mythqi zvicerran qe s ka asnji merit sportive a futbollistike,qe kushedi sesi ka hyp ne ate karrige dhe dihet sesi i ble votat me e mbajt,ky blateri pra mbetet nji sumce me kallam n brim.
edhe platini francezi nji sumce doli.
shqiptart mos ta rrujn trapin por t vazhdojn kshtu.
dhe mos i besoni t hujve se t gjith bythqima jan. secili shef llogarit e veta dhe as don me ja dit per nder drejtsi liri apo demokraci per s verteti.
se po t dojshin demokraci dhe liri per s verteti ata,bota pra duhej t mbanin anen e shqiptarve qe jan ne hisen e vet.
ajde ropt atij blaterit e kush e ka pru blaterin qe si zvicerran qe esht nuk din se ca esht kombi.se zvizrra eshte nje perzjerje mutrash. nji jashtqitje franceze,me nji mbeturin gjermane,plus ca levozhga austriake dhe disa lekura patatesh italjane qe jan mikstu dhe si nji bicim tatuazhi kan vu edhe nji pakic ushtaresh romake te kohes se cezarit qe mbeten grykave te alpeve dhe flasin nji gjuh arkaike.
ata s kan nji komb. ata jan mbeturina te kombeve te tjer.
dhe si krimba kan mbijetu tu u fsheh posht gureve kur binin stuhit e shiut luftarak
dhe jan njerz perversa.
gjith ai burr re sy per sy.
tan bota e pa sesi nji grusht shqiptarsh u futen nen presionin me makaber nga dhjetramijra serb mushik’qe po t ishin zvicerrant do u pshtonte shurra,dhe jan xheloz nga akti heroik i qendreses dinjitare shqiptare,proverbiale kjo. vec shqiptart mund te bejn heroizma te till,ku ku dhe i vogli mund viganin,
vojo kush shqiptari i ra celikut te tankut armik m grusht!
lorik cam shqiptari i ra nji serbije armike m grusht mu n strofken e saj kur ajo kishte nxjerr dhembet gjakatare dhe kerkonte vdekje dhe gjak shqiptari.
po kush kupton nga kto! zvicerrani ?
ai don vec me mush hundet me t bardh dhe me mush bankat e veta me paret e pista te krimit,mafjes nderkombtare,apo te diktatorve gjakatere te globit te cilet ndihen ne zvicer si n shpi t tyre dhe pastrojn paret dhe duart e tyre te lyera me gjak t pafajshem
prandaj mos prisni nga blater perversi drejtsi.
atij thuajani n sy se esht peder!
edhe platinit gjithashtu
bot kurv kjo e jona vlla!
kurv e lyme plot me bojna.
ku, edhe kur behet ndonji hata
pretendohet,”jan vec lojna”!!
burra t liq ,burra kurva pa taban
sa peshtir me ken zvicerran!
Bravo moj zoje.
Letra per ata qe se dine eshte dhe ne anglisht.
Jemi krenar qe jemi Shqipetare dhe njerez si kjo zonja duan mbeshtetje nga te gjithe ne.
Letra duhet te botohet ne shtypin nderkombetar qe te kete efekt dhe sa me shpejt! Me pelqen, por duam levizjet e duhura per zgjidhjen e ceshtjes! Mos harroni qe pala tjeter edhe pse fajtore po i luan te gjith a guret qe te dale pa lagur nga kjo histori ose te demtohet sa me pak qe te jete e mundur!
Me respekt!
Shume bukur e ke shkruar! Te lumte dora!
Te lumte dora! Dhe mendja!
Bukur …iniciativat personale duhen pershendetur gjithmon
Znj Blerina.Letra e juaj nuk eshte thjesht,nje kerkese qe ja drejtoni Uefas apo Fifas,per te na patur ne konsiderate..Jo ne shqiptaret nuk kerkojm,dhe kurre nuk do te kerkojm meshire nga te pameshirshmit..Se ne
popujt shqiptar,nuk jemi te ardhur nga fundi I botes,por jemi engjejt e pare qe Perendija i zbriti nga froni i tij i shenjte per te trasheguar gadishullin ballkanik..Dhe para ardhesit tane Pellazgo Iliret,dijten ta ruajn thell ne shpirtin e tyre te paster,besimin e Zotit..Letra juaj Znj Blerina I ka kaluar caqet e [arsyes mekanike] por eshte nje mesazh i fuqishem,qe i ben thirrje ndergjgjes se botes
njezore,te kene
kujdes te mos bijen viktima, te skenareve te skizofreneve,apo mentaliteteve barbare qe sot sundojn nje pjese te mire te kombeve…
Blater eshte bere si drejtor banke.Beri me pak vjet Mandela ne burg sesa Blater shef i futbollit. ka qene i Uefas qekur kam lindur une
KJO KA IK PER LESH FARE:
1.BLATTERI SKA ASNJE LIDHJE DHE FAJ PER ATE QE NDODHI ESHTE PRESIDENT I FIFAS
2.KUSH JU THA MORE QE SERBIA NUK DO DENOHET SE DO NA CMENDNI!
3.UEFA ESHTE GJITHMONE E DREJTE DHE NUK I KA DHENE AS DO TI JAPI ASNJERIUT INCIDENT QE TE DYSHOJE PER KETE DHE
4.SERBIA ESHTE DENUAR SHUME HERE DHE ASHPER NGA UEFA.CA JU BEN TE BESONI QE KSAJ HERE NUK DO BEHET KJO?
DO ME PELQENTE TE ME PERGJIGJET NONJE QE KA TE NJEITIN MENDIM ME ZONJEN…
Anglisht se boll shqip na perlotet. Shoerndajeni ju ne fb mu Jane gazetat boterore se femen se lexon bota
Zonja Blerinë, me “donkishotizma” të tilla, si letra jote, qeshin bota dhe nuk na pranojnë “në shtëpinë” e tyre… Lum Parlamenti ynë, për “mëndjet” politike që ka…(???!!!)
faleminderit faleminderit krenare qe jemi shqipetar
@@@ Asnje Koment ,thjesht RESPEKT….
Se kush eshte kjo Blerinka qe po i thoni hallal e flm..nuk e njoh dhe sme intereson kush esht..po dua ti them dy fjale deputetes se nderuar:e para kjo eshte nje analize qe lartemadheria juaj duhet ta kishte bere perpara.. shume perpara ndeshjes,meqense qenka gabimi qysh ne themel pra qe Serbi Shqiperi nuk duhet te luhej..dhe ju e paskeni ditur..e dyta:jo mos u lodhni te perktheni letren per Platini apo kedo tjeter sepse analiza juaj ose me sakte origjinali i analizes suaj eshte ne Italisht dhe i shkruar kuptohet jo nga ju por nga jo me pak se Drejtori i TOSCANA NEWS i cili i eshte drejtuar UEFAS per disa gjera qe mund te jene ne kendveshtrimin tone gabim i UEFAS..ato se ckeni shtuar ju si psh maja e cunit etj etj jane gjepura ..meruni me punet e shpise aty ne parlament, se kto gjera do ti zgjidhi i madhi juaj ne viziten e tij ne Serbi..http://www.toscananews.net/home/calcio-serbia-albania-colpa-dell-uefa/#prettyPhoto
ah dhe dicka tjeter ..ne fund shkruani qe nuk do te lejojme qe ju apo njerez te tjere te tallen me emrin tone..bravo me pelqen po si keni nder mend ta ndaloni sepse kjo gje esht duke ndodhur..apo kesisoj letrash te hapura..
nuk ka fjale per koment kjo leter…..JU LUMTE
Bravo Panvaresisht se sa do te degjohet dhe lexohet kjo leter…
Une ju falenderoj se per here te pare nje deputete femer mer guximin te shkruaj per futbollin…Ju kam ndjekur edhe here te tjera…Jeni shume e sakte….Ajo sall ka shume nevoj per figura si ju….Edhe njeher respekt….