Të vetëpunësuarit në fshat mund t’i shlyejnë pagesat e sigurimeve shoqërore pa kamatë, deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot se qeveria i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë një projektligj, me anë të të cilit falen kamatvonesat dhe gjobat për 290 mijë të vetëpunësuar në fshat për vitet e papaguara të sigurimeve shoqërore.
“Të vetëpunësuarit në fshat, të cilët nuk i kanë paguar sigurime shoqërore për arsye të ndryshme gjatë këtyre viteve, ky është një moment ideal për ta.
Afati për të paguar pa kamatë, me kosto shumë të ulta të gjitha vitet e pensionit të pasiguruara, është data 31 dhjetor 2014. Sipas reformës së pensioneve, pagesa e kontributeve është mënyra e vetme për të pasur një pension dinjitoz”, u shpreh ministri Veliaj.
Ai tha se që nga viti 1994 deri në vitin 2001, për të siguruar një vit për efekt pensioni, në fshat pagesa është vetëm 15 dollarë. Çka, sipas tij, do të thotë se për të paguar sigurimet shoqërore të viteve 1994-2001 duhen vetëm 120 dollarë gjithsej për të shtuar 8 vite pension.
“Duke qenë se në datën 1 janar 2015 hyn në fuqi reforma e pensioneve, kjo është amnistia e fundit sepse formula e re do të zbatohet me korrektesë”, shtoi z. Veliaj.
Ai bëri me dije se nga aministia përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë.
“Falja e kamatvonesave bëhet jo pa qëllim në fund të vitit, duke qenë se është momenti kur emigrantët kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit. Pagesat e sigurimeve shoqërore nxitet edhe nga marrëveshjet dypalëshe që ne po lidhim me shtete të ndryshme për njohjen e viteve të pensionit për emigrantët shqiptarë”, sqaroi z. Veliaj.
Sipas propozimit të qeverisë, nëse ata që përfitojnë nga amnistia nuk i paguajnë sigurimet shoqërore deri në 31 dhjetor 2014, nga viti i ardhshëm vitet e prapambetura do t’i paguajnë me çmimin e vitit 2015. “Le ta përdorim këtë dy mujor për të ndërgjegjësuar qytetarët se kjo është mundësia e fundit e shkëlqyer për të paguar vitet e prapambetura, në mënyrë që askush të mos mbetet pa pension dinjitoz”, tha ministri Veliaj.
Lidhur me reformën e re të pensioneve, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2015, z. Veliaj tha se ajo është një skemë e thjeshtë, e drejtë dhe e ndershme:
“Është e drejtë dhe e ndershme sepse ia jep hakën të zotit. Skema ka nisur t’i japë rezultatet e saj, duke qenë se Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka tashmë 40 mijë njerëz më shumë në skemën e sigurimeve”.
Ai tha se lajmi i parë i mirë që vjen nga reforma e pensioneve për buxhetin është fakti se vitin tjetër shteti do ta subvencionojë më pak skemën e pensioneve. Sipas tij, janë 30 milion dollarë më pak të cilat, si pasojë e zbatimit të reformës dhe shtimit të kontribuesve në skemë, nuk do të subvencionohen më nga buxheti.
“Kjo shumë që ne kursejmë që në vitin e parë të zbatimit të reformës është e barabartë me ndërtimin e 15 shkollave ose 2 spitaleve”, deklaroi ministri Veliaj.
Ndërkaq, në seancën e së enjtes, Parlamenti pritet të miratojë projektligjin për minatorët e nëntokës, i cili ul moshën e daljes në pension me 5 vjet dhe rrit masën e pensionit për 3840 vetë./j.h
shume mire keni bere se gjynah fukarate e shkrete
http://tinyurl.com/falen-debitoret-e-dritave
ky veliaj perpara se te beje shkollat me djersen e pensionisteve qe po i torturon neper dyert e drssh tirane te jape pensionet pensionisteve qe kane mbushur moshen. pse drssh eshte e c’organizuar zoti velia? ky tipi eshte ministri me i paafte qe nje institucion qe ka marre pervec bojes qe i ka hedhur per ta lyre nuk ka bere asgje tjeter. une po vuaj per pensionin tim pasi kam punuar 30 vjet dhe keta kane 9 muaj qe ma mohojne…duan para ose miq qe te ma kalojne.
e morem vesh per fshatin.po per ne te qytetit qe kemi qene pa pune ate 10 vjecar si i behet.
Kjo eshte vetem nje mashtrim me qellim qe: RRUJ çFAR TE RRUJ SOT SE S’DIHET DERI NE MOT.
Ky nuk shihet dot me dhe jo me te lexohet