Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka kërkuar ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, një sërë paketash në ndihmë të biznesit fason, të cilat nuk janë parashikuar në buxhetin e vitit 2015, ashtu siç u premtua nga qeveria dhe më konkretisht nga Kryeministri Edi Rama
Vasili kërkoi nga ministrat Veliaj e Ahmetaj llogari lidhur me mospërfshirjen e fondit të punësimit për biznesin fason në vlerën prej 5 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit për vitin 2015, ashtu siç u premtua nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Madje sipas Vasilit ky fond punësimi për biznesin fason, jo vetëm që nuk është shtuar, por ai është edhe më i vogël se viti i kaluar, nga 2.7 në 2 milionë dollarë parashikuar për vitin 2015.
Vasili kërkoi një reagim të shpejtë të këtyre dy institucioneve për aq kohë sa buxheti i vitit të ardhshëm nuk ka mbërritur në Kuvend. Dhe ky korrigjim, sipas Vasilit duhet të vijë në kuadër të nismës për biznesin fason në Shqipëri, që siç theksoi kreu i grupit parlamentar të LSI, është një angazhim Qeveri-Parlament.
“Janë për tu përshëndetur takimet e shumta të Ministrisë me biznesin fason. Më bëri përshtypje edhe takimet e grupit të LSI me fasonët ku vërejtjet dhe shqetësimet e tyre do të merreshin në konsideratë nga Ministria. Megjithatë një nga çështjet themelore, mbetet punësimi i shqiptarëve.
Jashtë kësaj optike iniciativa nuk do ta kishte rëndësinë e duhur. Por nisur nga mësipër përbën shqetësim për mua, ku shpjegimet e biznesit nuk janë ezauruese për mua, sepse kemi pasur një prononcim të qartë të kryeministrit Rama se rritje prej 5% e tatim fitimit në biznesin tuaj do të kontribuojë në vetveten. Gjithashtu ka thënë se do të jenë 5 milionë dollarë që do tu vihen atyre që hapin vende pune. Fati ka sjellë që kemi sot projekt buxhetin në dorë, dhe nga Ministria e Mirëqënies Sociale, nuk ka asgjë të veçantë dhe nga këto shifrat e bëra publike nga kryeministri.
Fondi është 2 milionë dollarë, jo vetëm që nuk ka futur fondin prej 5 milionë dollarësh për biznesin fason por është edhe më i vogël se një vit më parë, i cili ishte 2.7 milionë dollarë. Besoj që ditët janë përpara dhe jemi në këtë shkëmbim pikëpamjesh dhe idesh dhe këto gjëra që ose janë harruar, të kenë vëmendjen e duhur, sepse ky nuk është një angazhim i qeverisë, por qeveri-parlament. Këtë fakt as nuk duhet harruar dhe reflektimi duhet të jetë i shpejtë.” theksoi Vasili.
Më tej Vasili tha se një tjetër problematikës është edhe ajo e likuidimit të TVSH për biznesin fason, ku sipas shifrave të paraqitura nga kreu i grupit parlametar të LSI, janë gjysma e shumës së parashikuar për tu likuiduar.
Për Vasilin këto janë vështirësi të burokratëve të dy ministrive në fjalë, të cilat sipas tij nuk e kanë kuptuar akoma rëndësinë e biznesit fason në Shqipëri.
“Problem tjetër është çështja e TVSH. Nga shifrat që unë kam shifrat nuk janë të njëjtat me ato të ministrit. Janë 103 kompani të biznesit fason që kanë aplikuar nga të cilat 70 janë licensuar.
Nga 501 milionë janë likuiduar 260 milionë. Pra janë më pak se gjysma. Këtu ka vështirësi burokratike të atyre burokratëve që nuk e kanë kuptuar paketën fason dhe kujtojnë se ne po bëjmë paketa dhe ata të punojnë siç bënin deri dje”, tha Vasili . /gj.k/
Ja nje arsye me shume per te vjedhur fondet e shtetit. Nje investim kolosal i inaguaruar vjet eshte bere ne bashkepronesi me ilir meten dhe nje tjeter skaraparli qe ka qene me pozite te larte ne shtet. Shteti investoi goxha ne infrastukture per te bere rentabel kete investim te Metes qe kishte edhe prapavije elektorale. tani te terbuara nga ligji “i keq” duan ta “rregulloje” se i qan zemra per fasonet. eh mor vella si vidhet ky shtet dhe ne te gjithe. kurr mos miratoni ligje te tilla. fasonet skane pse bejne dallim nga asnje lloj tjeter bisznesi ne RSH. shanse te barabarta.
LSI per mua eshte HAJDUTE NE PIKEN E DREKES me maske.
Keta hajduta duan edhe resto.
Zotnij Vasili;;;;;; i gjithe populli Shqiptare e dine shume mire se keta fasone qe flete ti jane te Monika Kryemadhit (BIZNES)
NJe biznes duhet te pagua taksa ..e jo ti marre para se punson punetor.ATeHERE sipas jush; c;do firme private qe jane ne Shqiperi duhet qe ti paguaj POPULLI per keta e jo te marre takse.
2.7 miljon dollare qe i keni marre jane vedhje e paster,….per 2 miljon qe do te merrni jane SUPER VEDHJE.
Duan te vjedhin me ligje more c`keni ju.
I thone LSI-i thone Ilir Meta e verteta