Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe përmes një komenti në Facebook ka reaguar në lidhje me ligjin e ri të akcizave, i cili nuk është dekretuar nga Kreu i Shtetit.
“Nuk di nëse është i vërtetë apo jo, por meqë lexoj vazhdimisht deklarimet ekskluzive të Presidentit, për forcë precedenti, po e marr seriozisht. Jo për argumentet qeë sjell sepse argument nuk ka, por për të thënë disa të vërteta.
E para, ligji i ri për akcizat vendosi një akcizë të re për duhanin e hapur si dhe cigaret, akcizë në rritje;
E dyta, rritja e akcizat për duhanin dhe cigaret ishte paralajmëruar që një vit më parë dhe trendi në rritje është dhënë për tre vite bashkë;
E treta, ligji i ri për akcizat vendos rregulla të reja duke synuar ti japë fund një skeme abuzimi me importe të larta e cmim të lirë në muajt para hyrjes në fuqi të akcizës së re dhe cmime të shtrenjta në shitje duke rrjepur qytetarët dhe duke maksimizuar fitimet e tyre;
E katërta, ligji i ri për akcizat hiqte favorin fiskal dhe rikthente nën rregjimin e akcizës importin e biokarburanteve;
E pesta, Kuvendi vendosi që ligji të hynte në fuqi menjëherë për të shmangur që këtë vit skemën e mësiperme me importe të larta në të dy mallrat;
E gjashta, Kuvendi, në rangun e zyrtarëve teknike, ka marrë miratimin nga Presidenca për të vijuar me votimin e ligjit për të hyrë në fuqi menjëherë; në procesverbal është shënuar qartë njoftimi i Kryetarit të Kuvendit Meta se për këtë ligj është marrë miratimi paraprak i Presidentit të Republikës që ligji të hyjë në fuqi menjëherë.
E shtata, praktika e shumë muajve bashkë për marrje miratimi për hyrjen e ligjit në fuqi menjëhere, ka qenë pikërisht kjo dhe unë jam gati të bej publike një sërë ligjesh që janë votuar nga Kuvendi për të hyrë në fuqi menjëherë vetëm me miratim formal të Presidencës dhe pa shkrese zyrtare paraprake nga Presidenti i Republikes; miratim me dekret jo e jo.
E teta, ka qene Presidenca që e ka vendosur këtë marrëdhenie që në nisje të legjislaturës së re, pas një akti të vetem për të cilin dha pelqimin paraprak me shkrim e dekret;
E nënta, argumenti i Presidencës së Presidenti i Republikës nuk e dekreton këtë ligj pasi ai nxit kontrabandën nga Mali i Zi dhe Kosova është jo serioz dhe jashtë kopetencës së Presdientit të Republikes. Pikërisht se është argument jo serioz dhe një arsye jashtë kopetencës së tij, Presidenti nuk e kthen ligjin në Kuvend por e le atë të hyjë në fuqi në heshtje.
E dhjeta, hyrja në fuqi në heshtje ka si favor 20 ditë kohe për tregtarët e cigareve dhe ata të karburanteve për të maksimizuar përfitimet nga skema e tyre abuzive dhe ky eshte favori i mirëfilltë per ta; koha për të sjellë importet e tyre para hyrjes në fuqi të akcizës së re!!
Ky favor kushton miliona euro!! Miliona euro përfitime për tregëtarët dhe miliona euro dëm për buxhetin e shtetit!
Natyrisht, rrjepje për qytetarët. Kjo është e vërteta!!”, shkruan Braçe në Facebook. /gj.k/
Po mire o ti Kone Pekineze me emrin Brace. Per te arrestuar njerezit per vjedhjen e energjise ti paske shtet, por per te rregulluar tregun dhe ndeshkuar distributoret e duhanit te cilet e rriten akcizen ne menyre abuzive pa hyre ende ne fuqi, ta paska fajin presidenti! Sa qesharake qe eshte kjo gje e shkurter. Po popullin po e rrjepin aktualisht, juve ku ndodheni si shtet o shoku Brace? Shqiptaret po paguajne akcizen qe nuk ekziston ende dhe qytetaret po rripen nga rritja e saj dhe jo nga rrefuzimi i presidentit per ta rritur ate me nismen e qeverise tuaj. Rregulloni dhe disiplinoni tregun, vendosni cmimin e duhanit ne pullen fiskale dhe lerini ham humet, se prandaj jeni votuar.
O Erion lere akcizen e cigares po shiko ate te pijeve energjike qe po ulet vetem per te fituar dy tre biznese. Dhe keto pije jane aq te demshme sa ne disa vende nuk lejohen fare.