Këshillat që ka marrë Edi Rama para nisjes në Beograd

9 Nëntor 2014, 19:59Antena TEMA

Para nisjes më Beograd, Edi Rama ka marrë shumë këshilla nga miq, kundërshtarë, gazetarë, ekpsertë të politikës, të cilat po përpiqemi t’i përmbledhim më poshtë.

Aldo Bumçi: Jemi të shqetësuar se mos gjatë viztës në Beograd, Edi Rama thotë se “përfaqësoj gjithë shqiptarët”. Kjo do të jetë një tradhti kombëtare. E njoftoj zyrtarisht se mua personalisht, gruan time, Bujar Nishanin. Lulin, Kunatin dhe gruan, Ben Ristanin, Ed Halimin, Gridën dhe Doktorin, na përfaqëson Supermbesa. Të mos guxojë të flas në emrin tonë. Dhe po ja bëj me dije publikisht, se po pësoi gjë në Beograd, do themi e meritonte, siç themi gjithmonë kur na bien më qafë miqtë.

Fevzo: Unë mendoj se ti duhet të vish me mua në Beograd, të shkojmë bashkë tek hotel “Hayat”, pastaj të shkojmë në një pritje me Vuçiçin, se kam folur me të, na pret, dhe pas pritjes them të shkojmë në konferencë për shtyp. Kam fol dhe me Vuçiçin, që pas konferencës të bëjmë emisionin “Opinion” direkt nga andej. Atij i kishte ngelur pak qejfi që unë kisha ngritur flamurin në Beograd, por tha “këtë radhë ta falëm, se je stërnip i Esat Pash Toptanit, por po të kapëm herë tjetër, do të bëjmë ‘hasha’”. Unë them që pas emisionit, të hamë një darkë tek një restorant boshnjak i famshëm, dhe pastaj flemë në hotel, por jo tek “Hajati”. Të nesërmen dalim një xhiro nga Presheva dhe kthehemi nga Kosova. Dëgjo mua, i kam rregulluar të gjitha.

Fuga: Shef, unë i mbarova listat e gazetarëve. Në rregull janë. Kemi 8 vetë nga TV Klani, dhe 6 nga të tjerët. Po të kesh ndonjë tjetër nga Klani, më thuaj.

Rama- Fugës: Ku di unë mo burrë, gjithë Tv Klani 7 vetë ka të siguruar, nga mi nxorre 8 vetë aty?

Olsi Rama: Kujdes kur të shkosh në aeroport. Tek banja e burrave, pas bolerit kam fshehur telekomandën e dronit. Merre me kujdes dhe mos ja trego Fevzos, se e nxjerr në Facebook sikur e ka fshehur ai.

Majko: Shko thuaj atij Vuçiçit, “ke fat që unë jam kryeministër dhe po të vij me çarter, se po të ishte Pandi, do të vinte me B52”.

Thaçi: Thuj Vuçiçit mos ti ngelë qejfi që s’kemi vazhdu negociatat, se më dolën më të vështirë këta të bllokut se Daçiçi.

Ramush Haradinaj: Shif, po ma pe Sheshelin dikund, bëjë të fala e thuj “Ramushi s’ta harron që e ke mbajt gjallë tuj i tregu barcelta në Hagë, veç barcaletat që kemi prodhu këtu për popullin këto katër muaj, s’kan të krahasum”.

Ali Ahmeti: Më vjen mirë që vetëm ti dhe shoku Enver keni mujt me shku në Beograd si udhëheqësa, veç po më vjen keq që s’po kthehesh nga Maqedonia në kthim, t’ia kisha tregu Gruevskit se po të jetë për Serbinë, na e kena një lidhje e s’pyesim për të.

1 komente në “Këshillat që ka marrë Edi Rama para nisjes në Beograd”

  1. Majko says:

    MAJKO hahhahaha droping the little boy …shum e papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje