Kunati i dha fund shpejt listës së koordinatorëve të PD, e quajtur ndryshe si lista e KOP-it 2 në PD. Nuk u lodh shumë për të gjetur emra. Përveç listës që mori nga njerëzit që punojnë në kompaninë e tij, mori një listë nga Luli, ku kishte bërë disa qoka me porosi nga Doktori. Ajo që binte në sy ishte se në listën e dhënë nga Doktori kishte tre fëmijë këshilltarësh të Doktorit.
Kunati u bë kurioz dhe pyeti Lulin.
-Ore, kaq shumë i ka çmuar ky Doktori këta këshilltarët, sa të ka dhënë ty fëmijët e tyre?
-Jo, tha Luli. Më garantoi që këta pranojnë çdo këshillë, mund t’i marrësh pa frikë.
-E kuptova, tha Kunati. Po këtë vajzën e Fahriut çe duam?
-Atë e ka merak Doktori, se ja ka pas fut emrin si pronare e fabrikës së Gërdecit që 18 vjeçe dhe i duhet një imunitet. Se këta çfarë nuk bëjnë. Hapin prapë çështjen e Gërdecit dhe e marrin për hetime, se tani ëhstë e rritur. Është e vetmja që sakrifkoi në një çështje ku më përbaltën djalin, tha, ndaj duhet ta shpërblesh. Do t’ia bëjmë patjetër. Aq më mirë që me këtë mbyllim dh hesapin me Fahriun.
-Në rregull, tha Kunati. Me këta të tjerët s’ka problem, se nuk i njeh njeri, s’kanë ç’na thonë. Kisha vetëm hallin e këtij Dritan Shanos. Se ky është moshë madhore në raport me këta kalamajtë.
-Po dje, kur bëm KOP-in, Doktori na caktoi Mond Lekën si moshë madhore atëhere. Ndaj e bëra dhe unë këtë gjë.
-Po si t’ia bëjmë, tha Kunati, se ka qenë shef kabineti i Nanos, do na fillojnë të tallen?
-Jo, dhe ne në KOP atëhere morëm një ish- doganiere të Nanos, nuk ka problem.
-Po më pyetën, unë po them që është paketë me Kaç Islamin gjithë kohën, s’kemi çi bëjmë.
-Thuaj si të duash, për të prish syrin e kemi, tha Luli.
-Tani po na pyetën se kush e bëri përzgjedhjen, çfarë do themi, tha Kunati, se të gjithë thonë që e ka bërë Kunati me njerëzit e vet?
-Mos ça kokë, i tha Luli. Le të hapet ky llaf, se kështu motivohen më shumë këta. Dhe atëhere kështu thoshin për KOP, sikur na zgjodhi të gjithëve Argita, dhe të gjithë ecëm. Le të hapet ky llaf, se bën mirë për momentin.
Doktori bente si bente, e fitonte dhe mbante pushtetin ndersa keta te dy do ti rruajne bishtin…
O Luli, o kunati Lulit, po mileti nuk duron dot koken e peshkut ore kush po pyet per trupin hidhini ereza sa te doni
cfare thua o derezi atehere e kishte zgjidhur GOPIN Argita po tani apo ja ka lene super mbeses me qe eshte me ere per te zgjidhur gopin e llapen