"Heroi i vogël" sirian që shpëton një vajzë mes plumbave, mashtrim i një regjisori norvegjez

15 Nëntor 2014, 11:11Bota TEMA
"Heroi i vogël" sirian që shpëton një vajzë

Video që bëri xhiron e botës, e cila tregon një djalë të vogël sirian, i cili përmes plumbave shkon të shpëtojë një bashkëmoshtare të tij, është e gjitha një prodhim kinematografik. Video u pa dhe u shpërnda nga miliona njerëz përmes Youtube, ku heroizmi i djalit përmes plumbave për të shpëtuar një vajzë të vogë përloti gjithë botën.

Për këto emocione të forta ka menduar regjisori norvegjez, i cili ka thënë se filmi është xhiruar në Maltë gjatë kësaj vere.

Sipas 34-vjeçarit, Lars Klevberg qëllimi i këtij filmi është që të dukej si i vërtetë. Ai ka shpjeguar për BBC se ka shkruar një skenar pas lajmeve të ndjekura përmes televizionit për konfliktin në Siri. Klevberg u shpreh se qëllimi i këtij filmi dhe videos së shpërndarë në youtube, ishte sensibilizimi dhe nxitja e diskutimit për atë që ndodh me fëmijët në zonat e luftës.

“Nëse do të bëja një film duke pretenduar se është i vërtetë, njerëzit do ta shpërndanin atë dhe do reagonin me shpresë. Ne kemi xhiruar në Maltë në Maj të këtij vitit, në një vend që është përdorur për xhirimin e filmave si Troja apo Gladiatori. Vajza dhe djali i vogël janë aktorë profesionistë nga Malta, ndërsa zërat rreth tyre janë të refugjatëve sirianë në Maltë”, ka shpjeguar regjisori norvegjez, Lars Klevberg./j.h

 

3 komente në ““Heroi i vogël” sirian që shpëton një vajzë mes plumbave, mashtrim i një regjisori norvegjez”

  1. Shqip says:

    Komenti im sa pash videon heren e pare ne nje faqe ne facebook. ” Kam dyshime se duket si e vene ne skene. Kur merr goditjen dhe me mbas bresheria
    11 November at 21:21 · Like · 1″

    1. Regjizori Neutral says:

      I lumte norvegjezit per qellimin human te nxitjes se diskutimit per fatin e femijeve ne zonat e luftes.

      Ndofta do ishte me afer realizimit te ketij qellimi nese do te improvizonte nje skene ku dikush shpeton nje grup femijesh dhe nenash nga goditja e dronave!

  2. tony says:

    shyqyr qe nuk paska qene e vertet se na ngriu gjakun ajo skene e tmerrshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje