Ish- drejtori i OSHEE-së në Lushnje, Dine Aliaj, është arrestuar nga policia, pak ditë pas akuzave të Partisë Demokratike.
Aliaj u arrestua sot, pasi rezulton debitor ndaj OSHEE me vlerën e 1.8 milionë lekëve të reja, si dhe iu gjet një lidhje e paligjshme në biznesin e tij në Divjakë.
Më 25 nëntor, kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, denoncoi Aliajn se nuk paguante energjinë që shpenzon me biznesin e tij, ndërkohë që sipas tij, ai duhej të ishte në burg.
Kjo deklaratë u hodh poshtë nga OSHEE, e cila deklaroi se Aliaj ishte shkarkuar nga kjo detyrë që në 21 nëntor të vitit 2014./b.l
Tani po fillon te “vij ere shtet” ….
Pse Ju te Cetes-Veriore PD me kriminelin Ali Bisha nuk bete kete qe po ben sot qeveria Rama ?
A thua te jete rastesi:
Qe Drejtoret ne Lushnje po bejne Kerdi!
Po,mor po,u arrestua ky e u arrestu ai,u arrestuan 7 ketu e 8 atje,asnje nuk eshte denuar.Se qysh eshte kjo pune nje zot e di.