Bregu: PD humbi zgjedhjet se kishte aleancë me LSI. Rama-Meta janë të pozicionuar në dyluftim

30 Nëntor 2014, 13:11Politika TEMA

Partia Demokratike humbi zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013 për shkak të partneritetit që pati me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kështu u shpreh ish-ministrja e Integrimit,deputete e partisë Demokratike Majlinda Bregu.

Ndërkohë sipas saj koalicionin me PS-së dhe LSI-së, Bregu e krahason me një cift të palumtur që nuk di sesi të ecë.

E ftuar në emisionin“Jamais Vu”, të gazetarit Mustafa Nano, Bregu thotë se të dy liderët e partive në koalicionin qeveritar, Edi Rama dhe Ilir Meta janë të pozicionuar në dyluftim, në pritje se kush do të bëjë gjuajtjen i pari.

Dhe arsyeja sipas Bregut është sepse Rama dhe Meta kanë vendosur për të çuar përpara një projekt pa larë hesapet me njëri-tjetrin.

“Është problem shumë i madh ndoshta ky menaxhim i emocioneve kur dy armiq, dikur miq, armiq të vjetër, kjo lloj pjesë e politikës që bëhet lojcake në armiqësi dhe miqësi shpeshherë, sot nuk e ndjejnë veten rivalë, por në frikat e brendshme duhet ta shohin akoma tjetrin si armik”, shprehet deputetja demokrate.

Ndërsa nuk bën parashikime për një rikthim të mundshëm PD-LSI, Bregu është kritike për bashkëpunimin që këto dy forca politike kanë lënë pas.

Pjesë nga intervista

Nano: Mund të bëhen të palumtur më vonë, deri tani nuk është se më janë dukur të palumtur.

Bregu: Kam përshtypjen që janë të palumtur qysh në fillesa, madje po të mos ishte foto e juaj bashkë do të mjaftonte që për të gjykuar njërin apo tjetrin do të mjaftonte të merrje dhe të lexoje faqet e Kurbanit të zotit Rama se çfarë thotë për Ilir Metën dhe të dëgjoje Ilir Metën se çfarë thotë për zotin Rama për të kuptuar sesa të palumtur janë në bashkimin e tyre. Megjithatë kanë krijuar një mazhorancë si pasojë e makjavelizmit politik.

Nano: Ju mendoni që Ilir Meta ka qenë më i lumtur me partnerin e pare, apo me këtë partner që ka sot?

Bregu: Unë besoj se sot nuk e ndjejnë veten si…, do të ishte shumë më kollaj për ta thënë ndryshe nëse Edi Rama dhe Ilir Meta do ta ndjenin veten rivalë politikë. Kanë vendosur për të çuar përpara një projekt pa larë hesapet me njëri-tjetrin. Të dy i shoh në atë pozicionin e dyluftimit, ku presin se kush do të bëjë gjuajtjen i pari. Më duket se nuk ndjehen rivalë ,në brendësinë e tyre të dy duan që të ndjehen lider. Dhe është problem shumë i madh ndoshta ky menaxhim i emocioneve kur dy armiq, dikur miq, armiq të vjetër, kjo lloj pjesë e politikës që bëhet lojcake në armiqësi dhe miqësi shpeshherë, sot nuk e ndjejnë veten rivalë, por në frikat e brendshme duhet ta shohin akoma tjetrin si armik.

Nano: Ilir Meta mund të ndodhë që të flirtojë prapë me PD?

Bregu: Nuk bëj dot parashikime dhe as kam ndërmend, por besoj që mandati i bashkëjetesës së PD me LSI 2005-2009 rezultoi tejet problematik. Është pesha e atij mandati në të cilin vendimi për të lexuar një votë të qytetarëve dhe për të vazhduar për të qeverisur për reforma të mëdha justifikohej në 2009, por rezultati në 2013 tregoi se këto lloj ngjizjesh artificiale nuk funksionojnë nuk them, por nuk funksionuan në rastin tonë. PD humbi duke patur LSI parner në qeverisje dhe LSI fitoi duke patur partner PD.

Nano: Sikur t’ju kërkoja të thonit një cilësi të mirë të Edi Ramës, çfarë do të thonit?

Bregu: Mendoj që pjesa e marketingut politik, apo të punëve që bën dhe nuk bën por që shiten më shumë sesa bëhen. Si quhet mediakraci, mediakracia e demokracisë është pjesa e mirë. Pjesën e marketingut e kanë shumë më të mirë. Besoj se është një nga prioritetet dhe këtë gjë e bën shumë më mirë se ne që ishim shumë më të fokusuar për të bërë punë sesa për të shitur.

Nano: Po një cilësi e mirë e llir Metës?

Bregu: Dikur në fakt edhe sepse kam punuar, kemi qenë kolegë, do të thoja qetësia.Por kam përshtypjen që sot Ilir Meta nuk është i qetë dhe nuk mund t’ia atribuoj as këtë. Ndërsa të dy bashkë kanë prishur rëndë qetësinë e qytetarëve shqiptarë dhe për mua ky është problemi më i madh.

 

13 komente në “Bregu: PD humbi zgjedhjet se kishte aleancë me LSI. Rama-Meta janë të pozicionuar në dyluftim”

  1. matteo says:

    Pse nuk tha nje fjale te tille kjo pedeiste kur LSI-ne e kishte aleate dhe flirtonte aq kendshem me te?!

    1. Bureto says:

      Pa LSI, PD nuk mund te ishte ne pushtet ne vitet 2009-2013. Dhe kjo vertet qe ishte nje makiavelizem i paster i berishes. Po te qe se do t’i duhej (sikur te kishte halla…) prape do ta bente. Ai s’ka patur kurre parime. Eshte nisur veten nga grykesia e tij per PUSHTET.

  2. 1 says:

    akoma merren me politike kto karak.urvat e bordellos vicidolit !
    Meta shkerdheu kryeputanen e Bordellos pederin berisha dhe e kapi SIDA .
    Rama ka ke q!.

  3. Fieraku123 says:

    U eshte prishur qetesia PD-isteve.Mos.Kjo eshte e papranueshme.Majlinda bej dicka(qofte edhe te pamoralshme) qe te u kthehet qetesia PEDE-isteve

  4. Dum baben says:

    Pa Ilir Meten, PD do te ishte qe ne vitin 2005 atje ku eshte sot. Mos ua qaj hallin kaloresve pse u varen kembet. Zbriteni nga kali ate Don Salen e mbaruar dhe do ta shihni se do te ndjeheni me mire.

  5. andromeda says:

    Moj debile dhe femër e ndyrë, PD i humbi zgjedhjet se as Luli nuk dha llogari për abuzimet me pushtetin, vjedhjet dhe vrasjet, as Berisha nuk dha llogari për qeverisjen e mbrapshtë dhe favoret që i bëri familjes së vet biologjike për të fituar miliarda në dëm të shtetarëve të tij dhe imazhit të Shqipërisë. Askush nga ministrat që qeverisën nuk dhanë llogari për gropën financiare që lanë pas dhe sa e sa abuzime të paskrupuj. Thuaje një herë të vetme të vërtetën, por ty s’ta mban se je dhe ti vetë e përlyer në çorbën që gatoi Saliu. Lapanjoze e qelbur.

    1. Goni says:

      Dhe Meta u shtua se dha llogari per vrasjet,vjedhjet..C’fare llogjike!Te le pa fjale.

  6. Tani e gjeti kjo,se pse humben zgjedhjet !Kane kaluar nji vit e gjysem dhe keta ndonji preteks te prokopise ,nuk gjeten dot !Ju i humbet zgjedhjet se jeni komplet Zgjebe ,dhe asgje tjeter……

  7. Mark uk. says:

    SOS, SOS, SOS … ha,ha,ha,ha

    -PD-ja perfundimisht nje “Cete Verioresh Injorante”,Tropoje-Peshkopi-Kukes.

    -Sekretar Kuksi Ristani, nje i burgosur per korrupsion qe nuk lidh dot 2 fjale dhe nje pianec ne podium e parlamentit ….

    -Tashme harrojeni ….
    PD-ja nje “Ceta-Veriore” pa asnje intelektual te mirefillte, qe po braktiset dhe mbytet nga maloke dhe provinciale injorante.

    1. UK MARKU says:

      Ke shku per lesh “UK MARKU”.S’behesh me.

  8. . says:

    Te z’bythen dhe Ty …

    ngele ne rruge.

    Ceten e moren Verioret.

  9. kuq e zi says:

    ke te drejte zonje…
    se po te ishte per pd-ne ajo humbi qe ne 2009-ten por lsi i dha dhe 4 vjet ymer

  10. o zot says:

    O zot, moj balluke gjere, po ri mos fol, por kur ishte me ju ne koalicion cfare thoshje, doni apo nuk doni mos enderroni shume, rrini pushim,pasurite i vute, keni siguruar nja 10 breza, mbylle ate goje, shyqyr qe u shporet se mbyllnim televizoret kur dilnit ju neper ekrane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje