Sankisonet ruse ndaj fruta-perimeve shqiptare/ Panariti: Vendimi i pajustifikuar, falsifikimi nga një vend i tretë

4 Dhjetor 2014, 11:17Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka cilësuar të padrejta sanksionet e vendosura nga Rusia për fruta-perimet shqiptare.

Panariti ka sqaruar  skemën, që sipas tij gjithçka ka nisur si pasojë e falsifikimeve nga një vend i tretë.  Sipas tij, ishte pala shqiptare që e evidentoi këtë problem dhe që komunikoi me ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë.

“Kemi qënë ne që në bashkëpunim me autoritetet ruse kemi evidentuar këtë problem. Ishte një falsifikim që ndodhte jashtë territorit të Shipërisë.

Ne evidentuam që në tregun rus futej 4 herë më shumë se sa prodhojmë ne. Kjo sasi e shtuar e ka origjinën gjetë, është rezultat i një falsifikimi nga një vend i tretë.

I vendosnin etiketën shqiptare dhe e fusnin në tregun rus. Edhe prodhuesit shqiptarë janë dëmtuar nga kjo skemë falsifikimi”, deklaroi Panariti.

Sipas tij, ky veprim i palës ruse është i pajustifikuar, pasi nuk është një fenomen shqiptar dhe Shqipëria respekton marrëveshjen me Federatën Ruse.

Ai theksoi se kjo masë nuk ndikon tek bujqësia shqiptare, pasi tani Shqipëria importon në 18 vende dhe synimi është eksporti në vendet e BE.

“Po vazhdojmë kontaktet, dhe do zgjidhim këtë situatë. Nuk është fenomen shqiptar. Është përgjegjësi e vendeve të treta, kjo është një vepër kriminale dhe firmat shqiptare që janë të penalizuara nga kjo masë po hapin procese gjyqësore. Bujqësia shqiptare eksporton në 18 vende. Ne nuk kemi pasur vëllim të madh me Federatën Ruse, por kjo ka rëndësi për marrëveshjet që ne këmi dhe respetojmë me Federatën Ruse”, tha Panariti.

Gjithashtu ai komentoi edhe rritjen e  çmimit te vezëve në treg, të cilën e konsideroi të pajustifikushme.

Gjatë një takimi me rritës së shpendarisë dhe  prodhues të sektorit të vezëve, kreu i Bujqësisë tha se me afrimin e festave ka gjithnjë rritje të çmimeve , ndaj do të shtojmë monitorimin e tregut dhe nuk do të lejojme situatë monopolesh në treg dhe rritje fiktive të çmimit pë prodhimet ushqimore.

Nga ana e tyre prodhuesit e vezëve kërkuan mbështetjen e qeverisë për rritjen e prodhimit vendas të vezëve

Panariti the se  do të analizojmë kostot e tregut të prodhimit ë vezëve dhe do të ndërmarrim zhvillimin e ankandeve për  caktimin e çmimit  të tregut të shumicës. /gj.k/

4 komente në “Sankisonet ruse ndaj fruta-perimeve shqiptare/ Panariti: Vendimi i pajustifikuar, falsifikimi nga një vend i tretë”

  1. Fetih says:

    domethene nuk pranojne me ruset qe te eksportojme drejt tyre perime si sallator , patellxhana , presha etj. me demek qenkan ngop .

  2. Albani says:

    O politikane shumefytyresh,sanksionet e Rusit ndaj perimeve tona gjithe helm qenkan te padrejta e?Po solidarizimi i Shqiperise e Kosoves ne embargon kunder Rusit,embargo jone qenka e drejte e?ju nuk jeni politikane hajdute,por hajdute shqeto.Une u besoj Ruseve,eksportet tona ka mundesi jane prodhime Greke,ku kemi ne prodhime tu shesim Ruseve,ne po ushqehemi vete nga Greqia.

  3. uk says:

    Prandaj frutat dhe perimet jan pa shije sepse vin nga jasht. Zot na ruaj te gjitha jan rritur me hormone. Shqiperia esht 80 %bujqesi dhe i ka te gjitha kushtet natyrale per prodhim te fresket. Iku koha e komunizmit kur frutat dhe perimet ishin te cilesis se lart.

  4. paco says:

    Ne kete koh tani perime te prodhimit shqiptar ne treg nuk gjen asnje kile. Fruta jo e jo. E jo me te eksportojm ne rusi. Shqiperia i inporton per vete perimet dhe frutat ne kete stin. Si mund te mos na vinte embargo neve kur ne sa pordhi amerika dhe evropa ngriten zerin dhe keta tanet dhe i vun embargo rusit. Te humbur ne dolem se e blinim grurin me lir ne rusi. Kurse tani da blejm na evropa me ca euro me teper. Se tregti me rusin vetem grur qe blinim as nje lloj shkembimi tregtar zbenim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje