Superdhëndri bën bilancin e korrupsionit të qeverisë

27 Dhjetor 2014, 20:27Antena TEMA

Superdhëndri ka gjetur një metodë efikase për të bërë bilancin e korrupsionit të qeverisë. Me iniciativën e vet u ul e formuloi një raport të cilin ja paraqiti Kunatit. Në të përshkruhej me saktësi shuma e parave që kanë fituar njerëzit e pushtetit këtë vit.

Raporti që titullohej “Vrima e çelësit”, theksonte:

“Nga vëzhgimet e mia dhe nga analizat logjike që kam bërë, më rezulton se disa njerëz të afërt me pushtetin e Edi Ramës kanë fituar miliona euro gjatë këtij viti. Më poshtë po specifikoj zërat e vjedhjeve të tyre.

Të ardhura nga privatizime të paligjshme, 2 milion euro

Të ardhura nga koncesione për shkak të lidhjeve me kryeministrin, 3 milionë euro

Të ardhura nga Universitetet private, 500 mijë euro

Të ardhura nga bërje letrash për tokë në Gji të Lalazit, 10 milion euro

Të ardhura nga bllokimi dhe lejimi i lejes për TEC-in e Cërrikut,  1 milion euro

Të ardhura nga grabitja e tokës së familjes Vlora, 3 milion euro

Të ardhura nga pronësia e tokave në Orikum, 2 milion euro

Të ardhura nga tokat e marra në Dhërmi, 2 milion euro

Të ardhura nga tokat e marra në Sarandë nga Hotel Butrinti tek Kanali i Çukës, 1 milion euro

Të ardhura nga toka e marrë Teqesë së Zallit në Ksamil, 30 hektarë (Gjysma në emër të Rafit, gjysma në emër të Çimit) afërsisht  10 milion dollarë

Të ardhura nga taksa- tatimet për ndërhyrje miqësore, 1 milion euro

Të ardhura nga lojërat e fatit, 8 milion euro

Të ardhura nga kontrolli i linjave të drogës në polici, 10 milion euro

Të ardhura nga pazari për parkimet, 1 milion euro

Të ardhura nga spitalet private, 3 milion euro

Të ardhura nga monopoli i ngjyrosjes në port, 1 milion euro

Të ardhura të tjera 1 milionë euro.

Sipas disa llogarive të përafërta, këta njerëz fitojnë rreth 70 milion euro në vit. Për të gjitha këto kam fakte dhe argumente bindëse.. Superdhëndri”

Kunati e mori dhe e lexoi me vemendje raportin, dhe u trondit.

-Më fal, tha, se qenka shumë tronditëse e gjitha kjo. Si mund ta argumentojmë këtë, se kjo qenka fantastike?

-Është e thjeshtë fare, i tha Superdhëndri. Para 23 Qershorit, të gjitha këto i kam bërë unë me gruan dhe kunatin. Tani ne vetëm disa nga këto na kanë mbetur. Atëhere lind pyetja, kush i merr këto pare? Është e qartë që i marrin njerëzit e afërt të Edi Ramës. Këtë nuk e luan topi.

-Pu, si s’më kishte shkuar mendja, tha Kunati! Do shtoj dhe unë raportin tim. Me këtë kriter i bie që Edi Rama të fitonte nga 30 milion euro në vit vetëm nga lejet.

-E keni verifikuar, tha Superdhëndri?

-Jo, po 25 milion vijnë mi sjellin mua me zor në një vit. Mendo Ramën që merrte më shumë. Me siguri 30 e ka pas.

I entuziasmuar nga kjo analizë, Kunati pyeti Rulin, si njeri që merr vesh nga financat.

-Kemi arritur në konkluzion, tha, që njerëzit e Ramës vjedhin rreth 70 milion euro në vit, duke llogaritur sa merrnin fëmijët e Doktorit, kurse unë mendoja se Rama ka pas marrë tridhjetë milion në vit, duke llogaritur sa  fiton Luli me punë të ndershme.

-Kjo qenka metodë interesante, tha Ruli. Po më mahnit. Fëmijë që i ngjajnë babait kam njohur, por dhëndër që t’i ngjajë vjehrrit si ky, nuk kam njohur kurrë.

3 komente në “Superdhëndri bën bilancin e korrupsionit të qeverisë”

  1. niku says:

    hahahahahahahahahaha

  2. Zumpi says:

    Hahaha. Po paret ne OKB kur punonte me UNMIK-un?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje