Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar në përballimin e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive në sidomos në jug të vendit.
Trupa të shumta dhe mjete të Forcave të Armatosura po vijonë punën në terren pa u ndalur prej disa orësh për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga reshjet dhe për përballimin e situatës së krijuar.
Për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e shumta në dispozicion të operacionit të emergjencave janë venë edhe Forcat Ajrore.
Në qytetin e Memaliajt Forca Ajrore bëri të mundur evakuimin me helikopter të shtetasit, Fatos Vranozi, i cili kishte mbetur i bllokuar nga vërshimi i madh i ujrave, në çatinë e lokalit të tij.
Gjatë ditës së sotme efektivat e FA në Qarkun e Beratit bënë të muandur evakuimin e 9 familjeve, të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të përmbytjeve.
Gjithashtu Forcat e Armatosura janë në gatishmëri edhe ne qytetin e Vlorës me trupa dhë mjete për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar nga reshjet dhe vërshimet e ujrave.
Ndërkohë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura po ndjekin situatën e krijuar nga përmbytjet, në Qendrën e Bashkuar Operacionale./j.h
po mir mo zoterinje gazetare kaq prapa jeni sa qe ju duket se jeni te zgjuar kur flisni me fjale italiane.. —-evakuar —–ska te bej fare me shqip..doni na nje liber shqip italisht..