Drejtori i Shtabit të Emergjencave, Shemsi Prençi u bën apel banorëve që ndodhen pranë anës së lumenjve dhe përrenjve të largohen pasi situata është drejt përkeqësimit.
Në një lidhje telefonike për mediat, Prençi tha se situata paraqitet më problematike në Gjirokastër, Fier, Përmet dhe Vlorë.
Kreu i Shtabit të Emergjencave, tha se deri tani janë evakuuar disa familje. Ai siguroi se po punohet nga të gjtha strukturat e shtetit për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të mos lejuar të rrezikohet jeta e asnjë qytetari.