Transballkanikja/INUK nis nesër aksionin për prishjen e ndërtesave

1 Shkurt 2015, 13:12Kronika TEMA

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të nisë të hënën në mëngjes, planin e punës në Vlorë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, për ndërtimin e rruges se re te Vlores.

Sipas burimeve zyrtare nga INUK, operacioni do të vazhdojë për disa ditë, në lagjen Kushtrimi, në dy krahët e rrugës Transballkanike.

Mjetet e INUK do të shembin një numër të konsiderueshëm objektesh, mbi 100 të tilla. Inspektorët e INUK kanë bërë prej ditësh lajmërimet për qytetarët të cilët janë prekur nga ky vendim, për të marrë masat e tyre me qëllim lehtësimin e punës.

INUK kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, jo vetëm nga banorët e lagjes “Kushtrimi”, por edhe nga gjithë qytetarët e Vlorës.Pavarësisht çdo nxitjeje politike që nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik që mund të jetë paramenduar, INUK do të vijojë punën e planifikuar pa ndryshuar asgjë në axhendën e tij operacionale.

Përveç ndërhyrjes në këtë zonë, INUK ka planifikuar edhe disa operacione brenda qytetit të Vlorës për lirimin e hapësirave publike nga objektet e paligjshme.

Banorët e zonës ku do kalojë rruga e re në qytetin e Vlorës kane protestuar duke bllokuar edhe një nga rrugët e qytetit. Shumë shpejt në atë zonë nis ndërtimi i rrugës që lidh superstradën Levan-Vlorë me rrugën transballkanike duke ndryshuar tërësisht hyrjen në qytetin e Vlorës e mbetur peng e infrastrukturës së dëmtuar rëndë. /gj.k/

2 komente në “Transballkanikja/INUK nis nesër aksionin për prishjen e ndërtesave”

  1. anonim1234 says:

    ska me INUK o gazetar trap!

  2. beni says:

    bravo me ne fund po shihet dora e shtetit.JU lumte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje