Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti konfirmoi se analizat në institucionet e çertifikuara, kanë vërtetur se qumështi “Lufra” nuk ka asnjë rrezikshmëri për konksumatorët.
Në një konferncë për shtyp kreu i Bujqësisë tha se, nuk ak asnjë cënim të sigurisë ushqimore në produktet e qumështit “Lufra”.
Ministri Panariti apeloi se, informacionet false dëmtojnë bizneset dhe prespektivën e agrobiznesit, ndërsa nënvizioi se, janë vetëm institucionet zyrtare ato që konfirmojnë sigurinë ushqimore në vend
Ministri tha se nga analizat e kryera në produktet e tregtuara nga kjo kompani, nuk ka rezultuar prani e qumështit pluhur, por vetëm qumësht i freskët.
“Thamë se do të bëjmë analizat, dhe pas tyre ju bëj me dije se nuk ka prani të qumështit pluhur, por vetëm qumështi i freskët.
Fakti se është gjetur një sasi e qumështit pluhur, dhe unë jam në dijeni, u shpreh Panariti, nuk ka asgjë të gabuar, sepse importi i qumështit pluhur, është brenda normave.
“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të futur në “dorë” subjektet tregtare. I rrezikshëm është qumështi në shishe plastike dhe jo ky. Unë nuk dua të bëj shoë por po të kisha këtu përpara do të pija 3 kuti qumësh Lufra”-u shpreh ministri i Bujqësisë.
Ministri Panariti bëri edhe një apel drejtuar mediave, që në lidhje me ngritjen e aludimeve të tilla, të presin më parë analizat dhe ekspertizat. Kjo pasi siç tha Panariti, në këtë mënyrë dëmtohet subjekti dhe prodhimi shqiptar, dhe sipas tij ky është një rast i përsëritur por që në asnjë nga këto raste pretendimet nuk janë provuar nga analizat.
“Ju e dini që në mënyrë sistematike rrjeti i prodhimit të ushqimeve ka qenë objekt i dyshimeve. Më lejoni të theksoj se çdo abuzim, ka sigurisht një faturë që e paguan subjekti. Prandaj do të kërkoja që përpara që të prononcohemi në lidhje me sigurinë e një produkti sa të bëhen analizat përkatëse. Përndryshe do të kalojmë në raste të mëparshme, siç ishte fiasko skandali i hormoneve në perimet e freskëta. Jo vetëm kaq por prodhimet shqiptare u eksportuan në vendet e BE. por natyrisht, opinioni shqiptar u trondit. Siç u tha për grurin me radioaktivitet. Ju lutem mediave që janë të hapur ngrenë dyshimet, por të bazuar.” tha Panariti
Disa ditë më parë policia e Fierit nisi procedimin penal ndaj pronarit të kompanisë Lufra në Lushnje, Arben Ndreka pasi u gjet një sasi prej 1350 kg qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH dhe as në etiketat e produkteve.
MINISTER SHKERDHATE.
Nuk eshte vetem problemi i shendetit,por ai i mashtrimit qe po na e shisni sapunin per djathe.
MINISTER SHKERDHATE.
Me mire mos flit fare sesa ti dalesh perkrah krimit.
MINISTER SHKERDHATE.
Gjetja e pluhurit qumesht nuk paska asgje te keqe sepse ai lejohet te importohet,por qe ky pluhur qumesht nuk qenka i deklaruar ne asnje fature TVSH-je dhe ne asnje etikete produkti qenka normale per ju MORE SHKERDHATA TE KRIMIT EKONOMIK NE SHQIPERI.
u bofsh 100 vjec Alban,shume sinjikativ shprehjet per ministrin koke alien
Ore nuk po e mar vesh kete z minister si i kane bere keto analiza dhe nuk eshte gjetur asnje gram qumesht pluhur ne produktet LUFRA. Ne themi u gjeten 1350 kg qumesht brenda ne fabrike ky thote nuk ka asnje gjurme te ujkut. Ty te takon te thuash megjithese perdor qumesht pluhur keto produkte nuk jane te rrezikshme per shendetin pastaj lerja ne dore konsumatoreve te vendosin.
Me cianur mund te lahen duart – Erion Brace
Qumshti pluhur ska rrezik esht brenda normave – Panariti
Si ajo barcaleta “kamarier ka nje buburrec ne pjaten time!!!”
Kamraeri pergjigjet “Mos ki merak esht i ngordhur”
Demin Lufres ia keni bere tashme, ashtu sic ndodhi me Primalatin qe e zhduken nga tregu ne qeverisjen e qoftelargut vetem sepse qumeshti nuk kishte ngjyren e partise ne pushtet. Te turpshme keto qe ndodhin ne Shqiperi dhe pastaj ftohen investitore te huaj me tellall te madh se ketu eshte parajsa e biznesit…une personalisht kam blere dhe do te vazhdoj te blej produkte te Lufres vetem nga bindja e asaj qe i ndodhi Primalattit qe ne te vertet nuk kishte asnje problem me cilesine
Qumeshti pluhur brenda standarteve,nuk paraqet asnje rrezikshmeri ne konsum njerezor.Kujdesi duhet treguar ne se eshte ose jo brenda standartit.Dikur kishim ne Shkoder nje fabrike qe prodhonte qumesht pluhur dhe konsumohej gjeresisht ne popull e nuk doli asnje problem.Ne vitet ’70 ne France prodhohej per eksport dhe perdorim te brendshem qumesht pluhur.Ne kosin e prodhuar ishte legjitimuar shtese deri ne 5 perqind pluhur qumeshti,cka e bente kosin me te trashe.Por nderkohe,dua te teheq vemendjen,se po ne ato vite,ne France,prodhohej dhe pluhur nga hira,i cila kishte si destinacion perdorimi,ushqim per kafshet,por edhe behej kontrabande ne Afrike,ku u shitej si qumesht pluhur per perdorim konsumi njerezor.Prandaj e theksoj,se duhet ushtruar kontroll ne cilesine e pluhurit dhe te mos ngrihen probleme perse perdoret per konsum njerezor,kur ai rezulton brenda standarteve…
Po ku i garantoi LUFRA keto standarte kur ate pluhur te bardhe e kishte pa origjine malli dhe pa fature TVSH?????
po cfare donte prania e qumeshtit pluhur ne fabrike ,kjo eshte ceshtja e pashpjeguar nga ushtari besnik i ilir bllokut
Zoti Panariti, duhet te kesh shume kujdes ne deklaratat qe ben, pasi jemi ne konsumatoret potenciale qe kemi te drejte te ngreme zerin per ushqimet mizerabel qe hame, por qe, fale mekanizmave te ndyre qeveritare, po i blejme dhe si frengu pulen. Jo vetem ky lloj produkti (lufra), por dhe te gjithe ushqimet e tjera qe konsumojme, per nga cilesia, jane per tu hedhur te gjithe ne kosh. Para viteve ’90, vertete nuk kishte bollek, por ato ushqime qe kishim, kishe lezet ti shijoje! Ky eshte realiteti, qe e di vetem ai brez, qe kenaqesh vetem nga era dhe aroma e tyre. Ndersa sot…. do e le te flasin te tjeret!
Obobo foli ky me pantallona terital, si kalec i diktatures.
Jam shume e indinjuar nga keto komente dashakeqe. Te gjitha fabrikat shqipetare dhe te huaja e kane pjese te teknologjise se prodhimit te kosit.QUMESHTI PLUHUR I GJENDUR TEK LUFRA PERDORET PER KORIGJIMIN E LENDES SE THATE VETEM TE KOSI DHE JO TEK QUMESHTI I FRESKET SEPSE KA NJE KOSTO ME TE LARTE SE QUMESHTI I FERMERIT. ESHTE QUMESHT I ARDHUR NGA GJERMANIA ME DOKUMENTA TE RREGULLTA FATURA TVSH FLET ANALIZA ETJ . ky qumesht eshte i prodhuar nga fabrika ARLA me e madhja ne bote per prodhimet e qumeshtit pluhur dhe me skadence vitin 2016. Mendoj qe administratori yne ti veri ne dispozicion keto dokumenta cdo media qe deshiron Po ju them se qumeshti pluhur ka dyfishin e cmimit te qumeshtit te fermerit ,qe do te thot nje kosto me te larte. Duhet te kuptoni qe e gjitha kjo ka qen e qellimshme sepse lajmi eshte mar nga nje portal online pa autor eshte hedhur diten e shtune ne dreke me qellim qe e diela eshte pushim te henen nuk dilte pergjigja e analizave dhe lajmi qendronte pa u pergenjeshtruar per disa dite .Ne nje kohe kur kontrolli kishte disa dite qe kishte ardhur. Mos ju duket rastesie gjitha kjo????
Sa per koston e qumeshtit pluhur mos u beni merak o popull se kjo rregullohet me uje pusi i hedhin disa litra uje me teper dhe dalin tek kostua qe duan. Sipas zonjes teknologe sa me I trash e i embel kosi aq me shume ka qumesht pluhur, epo shkruajeni ne etikete te pakten qe ne ta bejme vet zgjedhjen. Sa per dokumenta TVSH flet analiza etj po ti kishit ne rregull ua tregonit atyre te krimit ekonomik qe te mos ua nxirrnin bojen. Po ua kane bere me te pa drejte denoncojini se emrat i keni ne procesverbal. Dhe me qe ra fjala bejeni publik akt kontrollin dhe procesverbalin e krimit ekonomik meqe jeni kaq te pafajshem. Tani I keni ” sistemuar” te gjitha gjerat dhe dilni me komunikata se Qazim Mulleti. Sa per rastin e primalatit dua tu kujtoje se nuk doli asnje minister ta mbronte hapur, u duket rastesi juve kjo???? Te tjerat kuptohen vet por per nje gje me behet qefi qe ju e pranuat vet perdorimin e qumeshtit pluhur ne fabriken tuaj pavaresisht sasise cilesise dhe produktit ku e perdorni.