Ministri Saimir Tahiri jep detaje për akuzat e deputetit Tom Doshi.
“Në 6 shtator me kërkesë të Ramës jam takuar me deputetin Tom Doshi, takim që ka zgjatur jo më shumë se 30 minuta në Durrës. Më ka thënë se ka zbuluar një komplot kundër tij.
Doshi tha se Llalla ishte i përfshirë në komplot nëpërmjet prokurorit Eugen Beci.
Tom Doshi deklaroi po në atë takim se më 1 shtator 2014, 5 ditë para takimit me mua, se Fatjon Skënderit i ishte bërë atentat për ta vrarë në hyrje të autostradës Tiranë- Durrës por ngjarje pa pasoja.
Tom Doshi mu shpreh se vrasja e tij ishte orgnaizuar nga ky grup kriminal nga Agim Rama tek Agron Kuliçi.
I kam thënë kryeminsitrit se nuk më dukej aspak si një komplot.
I kam kërkuar deputetit ta denoncojë çështjen në rrugë ligjore, por ai ishte komplet kundër kësaj”.
Deklarata e plote e ministrit Tahiri:
Jam këtu për t’i dhënë fund, përmes një ekspozeje saktësisht të verifikueshme, spekullimeve të panumërta lidhur me pjesën e akuzës së deputetit Tom Doshi që përfshin mua si Ministër i Brendshëm dhe rolin e Policisë së Shtetit qysh prej ditës kur kam marrë dijeni nga vetë deputeti për pretendimin e tij.
Prita ditën e sotme për të shmagur humbjen e ekspozesë sime në tymnajën dhe zhurmën e politizimit ekstrem që Partia Demokratike po i bën një pretendimi të kthyer në akuzë bombastike, e cila në këndvështrimin e dikasterit që unë drejtoj, ka qenë e sqaruar ashtu siç i është komunikuar prej kohësh deputetit akuzues.
Renditja kronologjike e fakteve për të cilat jam vënë dhe jam në dijeni, është si më poshtë:
Në dt 6 Shtator 2014, me kërkesë të Kryeministrit, jam takuar dhe kam dëgjuar deputetin Tom Doshi. Takimi është zhvilluar në Durrës, në mejdiset e zonës rezidenciale.
Gjatë takimit që ka zgjatur rreth 30 min, Z. Doshi më rrëfeu se kishte zbuluar një komplot për vrasjen e tij, dhe kishte identifikuar porositësit dhe egzekutorët e krimit të pretenduar.
Tom Doshi gjithashtu më tha se vrasësin e pretenduar, e kishte në ato momente në shtëpinë e tij në plazhin e Durrësit dhe më kërkoi ta takoja.
Gjatë atij takimi, Tom Doshi, deklaroi se personi që kishte marrë përsipër ekzekutimin e tij, ishte një shtetas nga Fushë-Kruja, i cili kishte marrë porosi nga një shtetas tjetër me emrin Fatjon Skënderi, ish shofer i Kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Tom Doshi deklaroi po në atë takim se në dt 1 Shtator 2014 (pra 5 ditë përpara takimit me mua), këtij shtetasi (pra Fatjon Skënderit) i ishte bërë atentat për ta vrarë, në hyrje të autostradës Tiranë Durrës, ngjarje pa pasoja por për të cilën Policia e Shtetit kishte filluar hetimet që në momentin kur u bë me dije.
Gjithnjë sipas tij, Tom Doshi më tregoi gjithashtu se në rrugë private kishte zbuluar qe në mjediset e lokal Viva në zonën e Bllokut në Tiranë, ish Shoferi i Fatmir Mediut së bashku me Agron Kulicin, ish nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agim Ramën, kunat i ish Kryeministrit Berisha, Eugen Beci, Drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda, shtetasin Ymer Lala dhe një shtetas me emrin Ylli (Xhaxhollari), pronari i lokalit, kishte organizuar vrasjen e Tom Doshi.
Tom Doshi këmbënguli po ashtu se edhe vetë Prokrurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ishte i përfshirë në këtë komplot, (nëpërmjet Eugen Becit) sepse sipas Z. Doshi, të dhënat që deputeti i kishte dhënë konfidencialisht pak kohë më parë Z. Llalla, i kishin marrë vesh po këta persona, pra organmizatorët që sipas Z. Doshi kishin organizuar vrasjen, dhe këto i kishin marrë vesh nëpërmjet vetë Prokurorit të Përgjithshëm.
Pra sipas deputetit Tom Doshi, vetë Prokurori i Përgjithshëm kishte treguar te organizatorët, porositësit dhe vrasësit, se Z. Doshi kishte zbuluar komplotin e tyre ndaj jetës së deputetit.
Në përmbledhje të fakteve paraprake, Tom Doshi mu shpreh thellësisht i bindur se vrasjen e tij, ky grup kriminal ku sipas tij ishin të përfshirë nga Agim Rama e Agron Kuliçi tek shoferi i Fatmir Mediut dhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beciu, e kërkonte për llogari të Sali Berishës, i cili, gjithënjë sipas Z. Doshi, ishte betuar të hakmerrej për humbjen e rëndë në Shkodër.
Tom Doshi ishte po ashtu i bindur se përmes Agron Kuliçit, organizatorët e vrasjes kishin siguruar mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Sikundër i’a kam shprehur kryeministrit fill pas takimit, më është dukur skenar shumë i dyshimtë.
I kam thënë kryeministrit se sipas meje nuk më dukej gjëkundi si organizim real i një vrasjeje, por mbetej dhe më mbetet ende sot e paqartë arsyeja e vënies në lëvizje të këtij skenari çoroditës nga ky miks individësh.
Por theksoj se, në prani të Kryeministrit dhe të deputetit, kam parashtruar mendimin se e vetmja mënyrë për ta ndjekur këtë çështje, ishte denoncimi në rrugë ligjore i çështjes nga ana e Tom Doshit.
Tom Doshi ishte absolutisht kundër.
Ai këmbënguli deri në fund se përderisa në komplotin për vrasjen e tij, ai kishte zbuluar si pjesë aktive në komplot drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe si mbështetës të komplotit Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lllalla, ishte e pamundur të ecej në rrugë ligjore pa rrëzuar më parë Prokurorin e Përgjithshëm përmes parlamentit.
Me gjithë këmbënguljen e deputetit, si unë dhe si kryeministri në fund të bisedës, i kemi thënë Tom Doshit se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta adresuar pretendimin e tij përveç rrugës ligjore, dhe kam theksuar se çdo vonesë në kohë, do t’i vështirësonte veprimet hetimore.
Në fund, deputeti Tom Doshi kërkoi që të takoja personin që sipas tij ishte vrasësi i porositur dhe i penduar, për ta nxitur të bashkëpunojë me policinë dhe për t’i dhënë besim duke i treguar mekanizmin mbrojtës që përdor shteti ndaj të penduarve që pranojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë.
Jam takuar pas pak, së bashku me Tom Doshin me një zotëri, që sipas Tomës, ishte vrasësi i penduar.
Zotëria, që m’u prezantua si “Duri nga Fushë Kruja”, nuk foli vetë, por kryesisht pohonte me kokë dhe mërmërima deklaratat e deputetit, sipas të cilave, ai kishte marrë një porosi për të vrarë deputetin por këtë porosi i’a kishte rrëfyer vetë deputetit duke mos e kryer vrasjen.
Aty për aty i kërkova Tom Doshit, të paraqitej menjëherë bashkë me zotërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për të marrë zyrtarisht kallzimin e këtij të fundit, pas të cilit do të mund të fillonim menjëherë hetimet penale.
Duke kuptuar refuzimin tim për t’u përfshirë me këtë çështje në rrugë të tjera përveç rrugës ligjore, Toma pranoi më në fund të paraqitej me zotërinë, por jo në Drejtorinë e Policisë, po vetëm në zyrën e Ministrit, dhe fillimisht pa prezencën e oficerëve të Policisë së Shtetit që duhet të merrnin deponimin ose kallzimin zyrtar për të filluar hetimin penal për këtë çështje.
Por as ky takim që unë e pranova për ta futur çështjen në rrugë ligjore, nuk u zhvillua për refuzim të vetë Tom Doshi dhe sipas tij, për shkak se personi i prezantuar si vrasës kishte mosbesim.
Ndërkohë me të arritur në Tiranë, kam thirrur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtuesit më të lartë të saj, për të filluar veprimet paraprake hetimore, pavarësisht refuzimit të deputetit për bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese.
Më pas kam marrë takim me Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, dhe pas tyre, me Prokurorin e Përgjithshëm.
Ky i fundit ishte në dijeni të deklarimeve të Tom Doshit, pas një takimi të mëparshëm ndërmjet të dyve.
E informova për gjithcka u vura në dijeni nga deputeti, si dhe për pretendimin e këtij të fundit për të mos filluar hetim penal sepse vetë Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokurori i Krimeve të rënda, ishin të përfshirë në këtë ngjarje.
Prokurori i Përgjithshëm, i cili siç e thashë kishte marrë dijeni më parë nga vetë Tom Doshi, u shpreh shumë i gatshëm për ta hetuar penalisht këtë çështje në rast se do të kishim një deponim apo kallzim ose edhe në rast se, nga mbledhja me iniciativë e të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, do të rezultonte ndonjë e dhënë me vlerë për të nisur një procedim penal.
Pas bisedës me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kam rithirrur dhe nxitur përsëri deputetin Tom Doshi për të paraqitur kallzim dhe të dhëna shtesë, ose deponim nga shtetasi i lartpërmenduar, duke e siguruar edhe njëherë deputetin se ishim të gatshëm t’i ofrojmë shtetasit statusin e dëshmitarit të mbrojtur me të gjitha garancitë që ligji parasheh për këtë status.
Por përsëri dhe vazhdimisht më tutje nga Tom Doshi kam marrë refuzim për ta kanalizuar shqetësimin e tij në rrugë ligjore.
Dua të nënvizoj këtu se gjithësesi, që nga momenti që jam vënë në dijeni, Policia e Shtetit i ka konsideruar me kujdesin maksimal pretendimet e deputetit – pavarësisht se nuk dispononim asnjë të dhënë, asnjë fakt dhe asnjë provë, dhe për më tepër asnjë kallzim apo deponim.
Në këtë kuadër, si dhe duke pasur në konsideratë hetimin për çështjen penale të ndodhur në 1 shtator ndaj shtetasit Fatjon Skënderi, i deklaruar nga Tom Doshi si ndërmjetës i grupit organizator dhe vrasësit të penduar, është bërë shoqërimi i shtetasit Fatjon Skënderi – jo një herë por disa here.
Eshtë marrë në pyetje, i është bërë kontroll në dy banesat e tij si dhe janë sekuestruar pamjet filmike në mjediset e njërës prej shtëpive të tij.
I është kqyrur po ashtu automjeti dhe të gjitha sendet personale, si dhe janë kryer një seri veprimesh të tjera hetimore në kuadrin e zbardhjes së ngjarjes së ndodhur në dt 1 Shtator, duke parë me imtësi çdo detaj e rrethanë edhe nën dritën e pretendimeve të deputetit Tom Doshi.
Janë marrë deklarime nga Z. Skënderi dhe nga Z. Ylli Xhaxhollari, si edhe janë pyetur shtetasit Xhoni Skënderi, Rezart Skënderi, Eraldo Myfati dhe Arben Manaj, të cilët nuk kanë dhënë asnjë fakt apo të dhënë me vlerë për hetimet.
Në kuadër të po këtij hetimi penal, tashmë i lidhur edhe me pretendimet e Tom Doshit, është bërë shoqërimi i shtetasit Durim Bami, si shtetas që kishte dijeni dhe mund të zbardhte rrethana të caktuara lidhur me ngjarjen e datës 1 shtator, e cila për policinë shërbente njëkohësisht për të hulumtuar versionin e servirur nga deputeti.
Gjithashtu, së bashku me vendimin e prokurorit, janë kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore, vëzhgim, përgjim, mbledhje të dhënash dhe kqyrje materialesh filmike të kamerave të ndryshme të sekuestruara, nga të cilat nuk është mbledhur dot asnjë e dhënë me vlerë për të zbardhur pretendimin e Tom Doshit.
Disa ditë më pas, në një takim të dytë me Tom Doshin, ai më deklaroi se vetë vrasësi i kishte deklaruar se një tentativë konkrete për ta vrarë, ishte konsumuar dhe ishte dështuar nga vetë ata që ishin paguar për ta vrarë.
Sipas asaj që vrasësi i paguar i deputetit i kishte thënë atij dhe pastaj Tom Doshi ma deklaroi mua, rreth dt 21 qershor, Tomës i kishin vendosur eksploziv në afërsi të makinës së vet. Eksplozivi ishte vendosur në një motocikletë për transport picash dhe do të shpërthente kur Tom Doshi të shkonte tek makina.
Faktikisht Tom Doshi më ka deklaruar në dy here të ndryshme, dy arsye të ndryshme mbi motivet përse ky akt terrorist i përgatitur ndaj tij, nuk ishte kryer.
Një herë sepse sipas tij vrasësit ishin bërë pishman, dhe një herë tjetër sepse vetë Toma nuk kishte dashur të hipte në makinë por kishte ecur në këmbë.
Në këtë kuadër, dhe në ecurinë e hetimeve për një tjetër ngjarje, Policia e Shtetit ka sekuestruar menjëherë pamjet filmike të një banke ekzaktësisht në venddodhjen e deklaruar nga Tom Doshi, duke marrrë dhe parë pamjet filmike nga dt 19 deri 26 qershor 2014 – pra brenda spektrit të kohor të datës 21 qershor që u tregua si dita kur do të kryhej vrasja.
Nga pamjet filmike nuk rezulton të jetë e vërtetë, pra të ketë ndodhur, asgjë nga ato që deklaron Tom Doshi.
Asnjë prej pretendimeve, nuk rezultoi të bazohej në faktet e mbledhura nga Policia, motorri përfshirë.
Ju informoj se të dhënat që përmenda më sipër dhe veprimet hetimore të kryera nga policia janë të dokumentuara dhe të administruara në fashikujt përkatës hetimor.
Më pas, saktësisht në dt. 14 Shtator, Tom Doshi kërkon të sjellë tek unë dëshmitarin e tij, pra vrasësin e pretenduar, por duke këmbëngulur në kushtet e mëparshme.
Jo në polici, jo me oficerë të policisë, por vetëm në Zyrën e Ministrit të Brendshëm.
E kam pritur së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Z. Didi, me Drejtorin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorin e Tiranës.
Tom Doshi ka refuzuar të zhvillojë takimin me këta persona dhe këmbëngulur që vetëm të dëgjohet versioni i vrasësit të pretenduar, pa kryer asnjë veprim procedurial.
Kam marrë edhe Drejtorin e Përgjithshëm në zyrën time bashkë me deputetin dhe shtetasin tjetër, në përpjekjen për t’i bindur të pranonin rrugën ligjore.
Ndërsa Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe Drejtori i Tiranës, kanë pritur në mjediset e Ministrisë së Brendshme, për të qenë të gatshëm për fillimin e procedurave në rast se Tom Doshi dhe zotëria tjetër do të pranonin të kallzonin ose depononin.
Takimi ka zgjatur rreth një orë, gjatë të cilës Tom Doshi tregonte ngjarjen ndërsa vrasësi i pretenduar, përgjithësisht pohonte fjalët e deputetit ose shprehej se nuk donte të deklaronte.
Sipas atyre që ky i fundit deklaroi, Z. Fatjon Skënderi i kishte dhënë atij një shumë parash për të vrarë Tomën, dhe shumën tjetër do i’a jepte më vonë.
Madje tha se kishte kërkuar më shumë para për ta hequr qafe Tom Doshin dhe se kërkesën për të shtuar shumën e parave, Fatjon Skënderi e kishte konsultuar me Z. Agim Rama, në prezencë të Agron Kulicit dhe Eugen Becit që gjendeshin tek një tavolinë tjetër e lokalit Viva në zonën e Bllokut, ku sipas Tomës mblidheshin organizatorët e vrasjes së tij.
Sipas tij i ishin premtuar 200 mijë euro por ky kërkonte 500 mijë dhe gjithnjë sipas tij, tavolina tjetër e kishte miratuar kërkesën.
Gjatë këtij rrëfimi, në zyrën e Ministrit të Brendshëm, është edhe momenti i parë kur del emri i Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta.
Tom Doshi i kërkon në formë nxitëse vrasësit të pretenduar të thotë diçka lidhur me dikë dhe zotëria thotë se sipas tij ai kishte dijeni se porositësi i interesuar ishte Ilir Meta.
Pas shumë pyetjesh lidhur me nga e kishte dëgjuar ai këtë, vrasësi i porositur, pohoi se këtë e kishte dëgjuar nga shtetasi Fatjon Skënderi të cilit i’a kishte thënë shtetasi Agim Rama.
Gjithashtu me sugjerim të Tom Doshit, zotëria pohoi se në lokalin Viva në zonën e Bllokut ai kishte shkuar disa herë dhe grupi organizator ishte gjithnjë aty, në të njëjtën tavolinë.
Pikërisht në njërën prej këtyra vajtjeve, nga tavolina e Agim Ramës, Agron Kuliçajt dhe Eugen Becit, atij i kishte ardhur po nëpërmjet Fatjon Skënderit edhe porosia për të eliminuar fizikisht deputetin Mëhill Fufi.
Për të cilin Fatjon Skënderi i kishte thënë se do të merrte 100 mijë euro dhe porosia vinte nga Ilir Meta përmes Agim Ramës.
Nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i është ofruar me një shpjegim të hollësishëm mbrojtje e posaçme dhe statusi i dëshmitarit të mbrojtur, por zotëria është shfaqur kategorik në refuzimin e tij.
Madje ka pohuar më shumë se një herë, që nuk donte fare të ngatërrohej me këtë punë dhe kishte ardhur vetëm pse deputeti kishte këmbëngulur të bënte një takim me mua si Ministër i Brendshëm.
Gjatë atij takimi, i është kërkuar disa herë vrasësit të pretenduar të japë qoftë edhe një fakt të vetëm për të provuar thëniet, qoftë edhe motorin ku kishte vendosur eksplozivin, apo çdo fakt tjetër sado dytësor, por ai ka deklaruar se nuk disponon asnjë fakt përveç fjalëve të tij lidhur me grupin organizator të vrasjes
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka mbajtur shënime të cilat mund ti duheshin policisë për hetimet paraprake që kishte nisur kryesisht.
Shtetasi është larguar bashkë me Tomën pa pranuar të thotë gjë më shumë, dhe duke këmbëngulur që as donte të depononte e as donte të bëhej pjesë e hetimeve.
Për këtë takim dhe gjithçka dëgjova së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm informova menjëherë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Prokurorin e Përgjithshëm, të cilët i kam mbajtur në komunikim të vazhdueshëm për ecurinë e veprimeve të policisë në këtë drejtim.
Pak kohë më pas, deputeti Tom Doshi më ka ritakuar dhe më ka deklaruar se dispononte pajisjen eksplozive.
Për cilën as ka pranuar marrjen procedurialisht nga Policia e Shtetit dhe as ka pranuar që policia të bënte veprimet përkatëse hetimore.
Vetëm ka deklaruar se e kishte në bagazh të makinës dhe e kishte gjetur në rrugë private.
Më tha se donte të ma sillte mua, por nuk kam pranuar pasi ky mund të ishte vetëm një veprim hetimor që duhet ta kryente ekskluzivisht Policia e Shtetit.
Gjithashtu, që prej momentit që jam vënë në dijeni nga Z. Doshi, i kam kërkuar të më vërë në dispozicion, mua dhe Policisë së Shtetit, pamjet filmike ku pretendohet se vrasësi i pretenduar rrëfen ngjarjen.
Megjithë këmbënguljen time, këto pamje filmike nuk më janë vënë kurrë në dispozicion.
Gjithashtu i kam ofruar Z. Doshi, të gjithë mbrojtjen ligjore dhe garanci maksimale për sigurinë e tij, gjë që nuk është pranuar asnjë herë prej tij.
Nga tërësia e veprimeve dhe bazuar në konkluzionet e hetimeve paraprake më iniciativë të vetë Policisë së Shtetit, në mungesë të plotë vullneti të Tom Doshit e të vrasësit të pretenduar për të kallzuar apo deponuar ligjërisht, gjithçka deputeti pretendon na rezultoi pa asnjë bazë të arsyeshme.
Këtë përfundim i’a kam përcjellë kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ashtu siç i’a kam thënë sigurisht edhe deputetit Tom Doshi.
Por po ashtu, e kam siguruar vazhdimisht Tom Doshin se në çdo moment që ai do të sillte ndonjë provë apo fakt më shumë, ne ishim tërësisht të gatshëm të hetonim në çdo aspekt.
Ashtu siç të gatshëm jemi edhe sot.
Kjo është kronologjia e ngjarjeve që lidhin këtë histori të shëmtuar të ditës me mua si Ministër i Brendshëm dhe Policinë e Shtetit.
Sipas nesh, bazuar në qasjet, provat dhe faktet e disponuara deri sot, askush nga personazhet e përfshirë në rrëfimin e tij të derisotëm nuk ka organizuar një vrasje të Tom Doshit, por theksoj se për këtë çështje ka hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, të cilat pritet shumë shpejt çdo dyshim të hedhur në publik.
Kush dhe pse e ka sajuar këtë farsë mbetet një çështje tjetër.
hahahahahahahhahahhahahahahhahahah
Ne fjalen e Ministrit ka shume hapesira boshe. Mjafton edhe shprehja “sipas mendimit tim” diku nga mesi i deklarates per ta nxjerre zbuluar. Cfare i duket vetja Saimirkes, James Bond, qe po nuk ju mbush mendja e tij e ndritur, nuk ka mundesi te kete ndodhur kjo apo ajo gje???!!!
Historia vjen me shume ere se c’u duk ne fillim…
Pas kesaj deklarate te Tahirit behet me I besueshem atentati ndaj Doshit se sa me ate qe ka deklaruar vete Doshi. Shihni: Tahiri thote se Doshi paska implikuar edhe Llallen, Kryeprokurorin. Pse e ben kete Tahiri? Sepse mendon qe duke e kopsitur deshmine e ketij kriminelit ne polici, te njejten gje do beje edhe Llalla me qenese edhe ai eshte akuzuar nga Doshi. Turp I madh. Tahiri duhet ta dije se nuk mund te manipulohen gjithe provat sepse tashme ka nje interesim jashtezakonisht te madh. Ministri te mos perlyhet vete ne krim nqs nuk eshte perlyer deri tani….
Edhe pyet veten populli pse shperthen tritoli te shtepia e Tahirit? Si mos te shpertheje kur keta i zgjidhin kercenimet e vrasjeve me porosi neper shtepi pushimesh e neper kafenera si me qene banda te Cosa Nostres…
Kush e merr vesh sesa konflikte te tilla vrasjesh e trafiqesh zgjidhen neper shtepizat e kryeqytetit dhe vendit. Mjere shqiptaret per keta rrufjane e baxhella qe drejtojne shtetin….
Deklarata e kryezabitit te Edi Rames,eshte deshmia e gjalle se c’klike mafioze sundon ne Shqiperi.
Ministri i Brendshem,Sajmir Tahiri,pohoi me gojen e vet,qe eshte pjese e gjithe kesaj intrige me killera,qe kapercen cdo imagjinate filmash per mafian.
Realiteti- thoshte nje shkrimtar i madh Rus- eshte shume me dramatik se cdo sajese letrare.
Deklara e Sajmir Tahirit – mikut te kahershem te kriminelit te njohur tiranas,Emiljano Shullazi,lidhjet me te cilin jane te faktuar e qe se shpejti do te behen te njohura,dhe do te trondisin opinionin publik – eshte deklarate tipike prej mafiozi.
Tashme,gjithcka eshte e qarte.Kupola mafioze e pushtetit Rama-Meta-Tahiri, kane vendosur qe te perdorin karten e perhershme,e qe e perdorin ne cdo rast kur ndihen ngushte: FAJIN E KA SALIU!
Kush ka degjuar deklaraten e kryezabitit,kryekopukut Tahiri, i eshte bombarduar veshi,me shume se nga cdo fjale tjeter,nga nje emer:Berisha!
Ne fakt ky ka qene edhe qellimi i vete deklarates.Eshte nje deklarate e studiuar mire nga mafiozet,per te patur efektin maksimal ,sidomos,tek zgjedhesit e tyre.
Fajin e ka Saliu!
Fajin e ka Saliu!
Keto jane fjalet magjike qe kane gjetur mafiozet.Keto jane fjalet magjike,me te cilat mendojne se do ta kalojne lumin.Cdo fjali,cdo fraze e deklarates se ketij ministri kriminel,rreket te nenkuptoje kete.
Mafiozet ne pushtet,zuzaret Rama,Meta,Tahiri &co, kujtojne se e kane gjetur zgjidhjen per te dale nga situata e sikletshme diskretituese,demaskuese qe i nxirrte para popullit si nje grup te strukturuar kriminal qe qeveris Shqiperine.
Eshte e kote.Cdo perpjekje e kryekrimineleve ne pushtet eshte e kote.
Me ane tjeter,kjo deklarate eshte deshmi e gjalle per te gjithe shqiptaret,se nga c’njerez te ligj,se nga c’kriminele ,se nga c’mafioze te paskrupuj qeverisen.
Njeri eshte Kryeministr,tjetri Kryetar Kuvendi,tjetri Min.i Brendshem.
Deklarata kriminale e krykopukut Sajmir Tahiri,u rikujtoi shqiptareve nje periudhe te zezen ne historine e tyre,ate te kohes si diktatures komuniste.
Ne ate kohe,baballaret komuniste, biologjike e ideologjike te bijve mafiozeve qe sot jane ne pushtet,benin pikerisht te tilla shfaqje te turpshme.
Deklarata e kryekopukut Tahiri,ne stil dhe ne thelb, eshte identike me ato qe beheshin nga shoku Enver,shoku Mehmet shoku Hazbi etj etj,ne plenumet e partise,ku akuzonin njeri tjetrin per lidhje kriminale,per agjenture etj.Edhe ata,njesoj si Tahiri,hynin thelle-thelle ne detaje.
Ata qe e bejne nje gje te tille,jane vetem mendje djallezore dhe kriminale.Vetem mendje te tilla kriminale,mund ta bejne nje gje te tille.
Vetem ata qe shpikin,sajojne,deformojne dhe qe duan te dizinformojne bejne deklarata te tilla,kinse te detajuara si kjo e Tahirit.
Kete e benin kriminelet komuniste dje ne diktature – kete po bejne pjella e tyre e felliqur,mafiozet socialiste,sot ne demokraci.
Nuk mund te durohet nje gjendje e tille.Eshte kaluar kufiri i durimit.Eshte kaluar cdo kufi.Eshte peshe e madhe edhe per shpinen e regjur te shqiptareve.
Gjysem shekulli kane duruar me shpirt neper dhembe egersine e baballareve kriminele komuniste.
Nuk mund te durojne edhe dhunen e perditshme te bijve te tyre mafioze socialiste.
Eshte koha per tu cuar te gjithe me kembe,per t’i shporrur kriminelet nga pushteti.
Per Skypionin,sharlatan anti shqiptar!
Ti Skypion,je nje PLEHRE qe meriton vetem gjysmen e lekut dhe perbuzjen me te plote nga te gjithe shqiptaret!
Je vetem nje GJARPER HELMUES i tipit Artan Hoxha,qe me SOFIZMAT e tua turbullon ujrat por asgje nuk thua!!
Mundohesh te perbaltesh Edi Ramen dhe qeverine Socialiste vetem me shpifje,sharje dhe ulurima,por ne gjithcka stonon!
Ti je nje GELBAZE TUBERKULARE qe kerkon te infektosh median online,sikur di gjithcka,por ne fakt ti je nje SHARLATAN I NDYRE i klikes serbe te berishes,ketij ARMIKU TE URRYER TE GJITHE SHQIPTAREVE!!
Duke lexuar GELBAZAT e tua, bindemi edhe nje here per DREJTESINE E MADHE QE ENVER HOXHA beri ndaj ju KELYSHEVE TE BASHKEPUNTOREVE TE PUSHTUESVE NAZI-FASHISTE dhe denimit qe u dha KERMAVE tuaja me PUSHKATIME,VARJE,BURGOSJA E INTERNIME!!!
Ju jeni nje RRACE E KRIMBUR mbushur plot URREJTJE per shumicen e popullit!
Ju doni te SUNDONI POPULLIN,prandaj shfryni si KUCEDRA,por nuk do ju ece kurre!
Ju do hani kokat tuaja me gjithcka sa beni!
Me tensionimin qe po i beni situates ne Shqiperi,FUNDI JUAJ DO JETE I PA SHMANGSHEM!
97-ta do jete LULE per ju!
Nuk keni fituar asgje me kete URREJTJE qe shfryni,vetem se keni shtuar URREJTJEN e shumices se popullit kunder jush!
Ne se situata precipiton shpejt dhe me acarim te tejskajshme,ta dishe ti,o KELYSH SERBI,se shumica e popullit,DO JU SHQYEJE ME DHEMBE!!
Ate qe nuk ua bene prinderit tane para 90-tes,sic duket do t’ua BEJME NE TANI!!!
VDEKJE FASHIZMIT!!
LIRI POPULLIT!!!
nuk besoja se kishte akoma njerez qe flisnin keshtu, o kerme e kelysh komunisti.
Hidhu Skopion,se mezi po presim,qe t’u HAME ME DHEMBE!!!
Baballaret tane luftuan per Shqiperine,ndersa kermat e tua derdhnin gjak PARTIZANI dukeb luftuar ne krah te PUSHTUESVE!!!
Per 50 vjet SOCIALIZEM duhet te ndjeheni fatlume qe jeni gjalle,se ju keni merituar te zhdukeshit nga kjo toke me kohe!
Per qindra vjet ju te DJATHTET keni mbeshtetur PUSHTUESIOT,jo vetem per te SUNDUAR,por edhe per te marre prej tyre perfitime si OFIQE,FLORINJ,TOKA etj!!!
Dhe tani me keto pasuri na dilni perpara dhe na kerkoni drejtesine tuaj KRIMINALE!!!
Ne Luften Nacional-Clirimtare shqptaret nuk u ngriten vetem per te luftuar PUSHTUESIT,por edhe ju BEJLERET,AGALLARET,BASJRAKTARET,SPIUNET etj qe e kishin SHTYPUR E SHFRYTEZUAR POPULLIN DERI NE PALCE!!
Ju me kohe keni fituar URREJTJEN E MBARE POPULLIT,ndaj tani kujtoni se u erdhi koha te HAKMERRENI NDAJ NESH!
POR JENI TE VONUAR DHE TE PA FUQISHEM TA BENI!!!
Ne jemi SHUMNICA dhe me te FORTE se ju!!!
PROVOJENI SE DO TE SHIJONI FUNDIN TUAJ SI DIKUR BABALLARET TUAJ,qe moren plumbin ballit apo litarin pas qafe!!!
ULENI KOKEN,O NDYRESIRA se po ndillni FUNDIN TUAJ E TE FEMIJVE TUAJ!!!
Kujtoni se rrezuat SOCIALIZMIN dhe mbase i keni ulur koken bijve te PARTIZANEVE???
KURREN E KURRES!
DJEMTE TANE JANE ME SHUME E ME TE FUQISHEM SE JU!
Kemi 25 vjet qe po provojme mbi kurriz KAPITALIZMIN TUAJ GJAKPIRES,ndaj jemi mbushur plot URREJTJE ndaj jush,qe vetem te ULURINI kunder nesh dini te beni!
Cfare keni bere te mire keto 25 vjet,o KELYSHE TE FASHIZMIT???
ASGJE vec te shani para e mbrapa sikur edhe per pa aftesine tuaj qeverisese ua paska fajin akoma ENVER HOXHA!!
Akoma kujtoni MUKJEN,por nuk ua mban te beni nje MUKJE tjeter me te mire,tani qe nuk eshte edhe ENVER HOXHA!
Por ju nuk beni dot nje MUKJE PATRIOTIKE,vetem MUKJE TRADHETIE si atehere,por ENVER HOXHA ua preu kokat!!!
o plak i rrjedhur, ose me keq i ri me mentalitet te mykur komunisti, o perfaqesues i injorances qe e la Shqiperine ne erresire per 50 vjet, o plehra te historise qe u vjen keq qe iku koha juaj nje here e pergjithmone, paske akoma guxim dhe paturpesi te shprehesh ketu?
Ti Skypion eshte mire te perdoresh emrin tend te vertete(Artan Hoxha).Je shume orator dhe i zgjuar por fatkeqesisht je rreshtuar ne anen e gabuar.Qeveria e sotme eshte e keqja me e vogel te cilen u detyruam te votonim ne mungese te alternativave te tjera.Sa per ata qe na qeverisen me pare ndiej thjesht neveri.Vecanerisht per plakun e peshtire Mere.
SKORPYON NUK U LODHE MO MALOK SALIST DUKE SHKRUJT PER DITE KUSH T PAGUN MO PSE NUK BEHESH PROKUROR PO NA VDIQET JU ISLAMIKET VERIOR.
Sigurisht qe fajin e ka Saliu …. o Skypion,koqe kandari!
Shko mor idiot futi nje caj me vitamina.. trap.. e ashqtuquajtura e djathte eshte ne duart e ish komunistave dhe barbareve pabuksa, lloj lloj sorollopi katundar qe plackiten nje vend te tere dhe sidomos pronen e ish pronareve e ti ke goje e jargavitesh per te majten.. idiot me patente. Kush ishte i djathte Sali Berisha qe u rrit me dhi dhe kashte per jastek, me gura ne stomak per buke apo eshte i djathte Mehdiu – zedhenes i genjeshtert i prones – me nene nje fatorino treni e baba qe s’dihet e qe nuk kishte si fis as breke ne b*the.. plehre. Jashteqitje berishiane.
E besojme plotesisht konkluzionet e punes se tij,ku ministri shpalos te vertetat,dhe genjeshtrat e Tom Doshit.Ky palo deputet,i ka trilluar me genjeshtra e sajimet e tija te pabaza,qe tregojne se ai ka thurur kompllot kundra qeverise dhe Edi Rames me urdher te Sali Berishes.Tom Doshi duhet te shkoi ne gjyq te jap esap dhe te futet ne burg.Ministri i brendshem,Saimir Tahiri e paska ber punen e tij,duke i bere thirrje Doshit te shkoi ne prokurori,por ai nuk ka shkuar.Shmangja e tij tregon se keto qe po bene sote jane skenar i parapregatitur nga Sali Berisha.
Po mire ate fje pse e arrestuat kur nuk ka ndonjegje dhe ti e dije qe para 6 muajsh??
Ymer Lala eshte bashkpronar me vellain e Nasip Naços ne koncesionet e kromit….!!!! ? ? ? ? ….! ?
Keto jane perralla me mbret per te hequr vemendjen nga zgjedhjet dhe grupi i tritolit qe financohej dhe drejtohej nga PD-ja apo njerzit e saj.
KY malok, ORGANIZATORI DHE URDHERUSI I GJITHE KRIMEVE 25 VJET NE SHQIPERI.
Gjeja me komike ne deklaraten e Tahirllarit eshte qe i drejtohet te gjithe te lart-permendurve me titullin “zoti” perpara se t’u thote emrin…
E beri z Meta ngjarjen ashtu si per vidio skandalin me z Dritan Prifti..
Po ku e shkruat kaq shpejt deklaraten e Tahirit mer? Po konferenca e tymnajes sapo mbaroi? Kjo tregon paster se Mero Baze punon per Edi Ramen qe ja kane dhene materialin perpara konferencesh !! Qeveri mafjoze me sherbetore te mafias!!!
Dakort me te gjitha. Kam vetem nje pyetje. Perse Drejtori I Pergjitshem i Policise deklaroi para dy ditesh se ska asnje dijeni per cfare thote Tome Doshi?
O kevinjorant, deklaratat qe lexohen, kane nje kopje qe jepet per shtypin, qe ta pasqyrojne lajmin ne kohe reale. Edhe sikur mos te ishte keshtu, po ne kohe reale shkruhen dhe lajmet.
Hajt shko pi nje kafe tani se te vajti vone.
E paske bo barcalet mer daj! Po hani kokat m’duket…
Sajmiri eshte i friksuar per vehte! Nuk jane pak ato tritolet qe ju vune!
Zoti Saimir vazhdo punen.Plehrat do perpiqen te pengojne,kjo eshte puna e tyre.
patjeter keta qe don tevrasin deputetet quhen paro zoti ejo tependehur keto Brrockulla qe Sajmir Mut Tahiri ithot sihan ase ai plaku qe shetiste neper tiran Rexhep Qosja histori etreguar nga Edvun kristaqi sibeson pra ejo populli qe shum shpejt doti Tredhin Edvinin Sajmirin dhe Ilir Floririn emira eshte se ky njeri duhet tebej dorheqen pastaj tena tregoj prralla
E ka honger tahiri! Vec po e rujten amerikont meqe sapo shiti shoket (si psh didin), sidoqoft e veshtire do jete se ka prit i vrases n’zyre! Sapo ka ron klani droges meta-tahiri ne luft me ate te xibrakes (me sterkomsh dmth). Deshen me ia mor cunave xibraken kta… (pse iku prokurori sot?!).
Kshu esht kur rras nipin e xhaxhit mrena mer krrici tahir? Meta do bi dhe spartaku i djeg e qe do me shpetu cunin, do batoje salen… Do shofim gallat falas, se daje semi po bo merak qe mos ket rremuj (si n’kohen e xhaxhit me i fjal;)
Te pakten kjo do ishte idealja!
Hajt selom
Përgjigjjuni
E vetmja gje qe me ben pershtypje ne kete deklarate eshte qe zyrat e ministrive kthehen ne biseda private vrasjesh.
Or cun , si je takuar jashte zyrave te shtetit me nje individ i pretenduar si vrases me pagese?
Nëse ka vullnetin e mirë…Rilindja..nuk duhet të zgjasë tërkuzë ngjarjen..por..zhvillon hetime të pavarura..dhe nxjerr konkluzionet e duhura..pa u marrë me tjerrje fjalësh…Përndryshe,kjo tregon se…vetë Rilindja..mezi e paska pritur rastin..të merret me thashetheme..Për tju shmangur detyrimit kushtetues Qeverisjen..e mirë..ashtu siç kishte premtuar..të cilat deri tani..i ka hedhur në kosh të plehrave…Janë punësuar në shtet..militantët,njerëzit e afërt të qeveritarëve dhe deputetëve…spiunët,të pa aftët..dhe qytetarët..kanë marrë rrugët e botës..Hedhja degë më degë..nuk mund ta shpëtojë PS..dhe LSI..nga ndëshkimi..Mund të ikin para se të përfundojnë mandatin ..kështu siç e kanë nisur..Çështja e T.Doshit,është detyrim i prokurorisë..dhe gjykatave…dhe jo e Tahirit e saimirit..!
Një pytje prej robi të trashë kam unë:
Kur nje person peraqitet tek ministri me profesionin “Vrases me pagesë” ç’duhet të bëjë ministri?!
Ndoshta denoncim?!
Samir Tahiri ne kite deklarat eshte kret fjal boshe po ja fute kote ,nese te ka informue Doshi per atentat qfare masash ke nderrmarre ,apo ke heshte sikur ne rastin e Santos qe as telefonin sja ke qel para se te vritet .
Nuk kuptojne pse nje minister duhet te shkoje me paret e taxpaguesit ne Durrës per te degjuar nje deputet kur duhet se te d’y punen zyrtare e Kane ne Tiranen!
Nuk e kuptojne pse per nje Pune zyrtaret nuk shkohet ne zyret zyrtare per keto Pune!
Nuk e kuptojne pse per nje hulumtim te krimit duhet te diskutohet me kryetarin e Parlamentit?
Ke te besojme ne bagetia popull, Tahirin qe na thoshte se kupola e “policies ishte kupole krimi” dhe sa erdhi ne pushtet e hoqi Kulicajn si bashkejetues me krimin apo Tahiri qe pasi ka degjuar Doshin dhe “te pendurin” Bami se Kulicaj kishte porositur nje vrasje “nuk I besohej” qe ai munde te ishte kriminel?
Tallni pallen me ne te shkretet qe nuk dime se ku te perplasim koken.
Doshi eshte nje bandit dhe jo deputet.Nese ka nje denoncim duhet bere ne rruge ligjore e jo me te thenme ke ministri.Nuk ka fuqi ligjore ministri me hetu.
La nam dhe star-i minister i Edit, muhbete krejt pa lidhje, ma lodhi trurin duke e degjuar (sigurisht pjeserisht)
Ministri kalamanjsh dhe polici kriminelesh.Kjo nuk eshte estrade por kjo eshte makaber i kushtetutes se Republikes se shqiperise,kjo qe tregon ky Minister foshnjore eshte nje ofendim i kushtetutes se republikes se shqiperise qe ka per mbrojtes nje shkerdhate qe shkon ne media dhe ben kesisoj teatrash me popullin shqiptar.PSSH eshte me gjith mend partia dhe qeveria e qelbesirave.Keto duhen arrestuar qe te gjith duke filluar me Doshin,Tahirin Meten dhe Ramen,keto jane injorante dhe kriminele qe kane kapur per fyti pushtetin shqiptar.Kush mund ta ezgjidhi kete lemsh? a duhet te ket ministria e mbrendshme nje minister te tille? krim ndaj kushtetutes tone,krim kunder popullit te tone qe nje idiot hodhi nje gur ne Pus dhe tani jane mbledhur dhjetra te mancur dhe nuk mund ta e nxjerrin ate gur nga Pusi.pika qe su bie ketyre kuadrove qe mbajn vendin peng me thashetheme ne vend qe ti shtrohen punes e te luftojne krimin dhe te ngrejne ekonomine e ketij vendi te varfer.
Tahiri,bashk me Dididin e shkaterruan policin, me keq se Igli Toska dikur.Bravo cuna.
Mafia e pashallareve te Tiranes.Bagabondet bejne qef,populli i ndershem vuan,qeveria ben sehir…hosana..baraba.