Në redaksinë e rubrikës “Antena” ka mbërritur një faturë shpenzimesh në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas faturës, kandidati pretendon se ka paguar shpenzimet e fushatës elektorale të Ben Ristanit, sipas zërave të mëposhtëm:
Hoteli – 15 mijë euro
Mëngjeset – 3 mijë euro
Kafet – 10 mijë euro
Pijet – 12 mijë euro
Drekat – 20 mijë euro
Nafta -10 mijë euro
Pagesa për mitingjet – 30 mijë euro
Pagesa për vota – 100 mijë euro
Shpenzime të tjera -10 mijë euro
Gjithësej – 210 mijë euro
I zoti i faturës pretendon se i ka paguar këto para kundrejt premtimit të Ben Ristanit, që PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet dhe ai do të bëhej drejtor i rëndësishëm. Tani personi është i zhgënjyer dhe kërkon të dëmshpërblehet, ose të vendoset diku kryetar Bashkie.
Rubrika jonë pyeti zotin Ruli si eksepert për çështje parash brenda PD-së për këtë pretendim.
-Po ç’të të them unë djalo, tha Ruli. E para një herë, personi nuk qenka nga Gjirokastra dhe nuk mbaj përgjegjësi, se ne me kaq lekë e marrim vet pushtetin, s’kemi nevojë të paguajmë të tjerë.
E dyta, nuk më shqetësojnë këto 200 mijë eurot, por ky zëri “shpenzime të tjera – 10 mijë euro”. Po qe se ky nuk deklarohet se është për femra, atëhere me çmimet që janë në jug, i bie të ketë shkuar me 5 femra në ditë, gjë që duket e pabesueshme. Ndaj them mos ta merrni parasysh, se duhet të jetë mashtrues. E vetmja gjë e besueshme janë këto shpenzimet për pije, 12 mijë euro. Të tjerat nuk kontabilizohen.
Ajo që unë kuptoj nga kjo faturë, është se personi në fjalë ka nevojë për nja 200 mijë euro. Shihni kush kandidat paguan kaq për kryetar dhe ai duhet të jetë.
Te kete shpenzuar Ristan damixhani 10 mije Euro per gop???!!!
Ristani ka nevoje vetem per nje ze te Fushates, rakine….