Pjerin Ndreu: Më bënë kriminel për një prekje, por do ju ngelet shija e hidhur në buzë. Kriminelët e vërtetë po hedhin valle

23 Mars 2015, 16:24Politika TEMA

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas akuzave të fundit ndaj tij.

Ai thotë se po e bëjnë kriminel për një prekje apo goditje, duke iu rreferuar ngjarjes me Gent Strazimirin.

Dhe, sipas Ndreut, këtë po e shesin si dekriminalizim.

Por, Ndreu thotë se kriminelët e vërtetë po hedhin valle të qetë nën zhurmën shurdhuse të zëdhënëseve të krimit që kanë marrë frenat e përbaltjes së kujdo që nuk i shkon per shtat

Fantazia e disa zemërzinjeve, xhelozëve dhe “parashikuesve” shkon shumë larg…!

Unë jam mësuar tërë jetën me të tillë maskarenj..!

Çudia do të ishte nëse do gjykonin ndryshe!

Por ju premtoj se do ju ngelet shija e hidhur në buze sepse në jetën e trupin tim nuk do ketë kurrë vend për të keqen që shumëkush me shumë zell ka vite që e kërkon te unë!

Nëse një prekje apo qoftë edhe goditje është shkak për kriminalizim këtu, atëherë paska mbaru ky vend!

Me vjen keq por kriminelët e vërtetë po hedhin valle të qetë nën zhurmën shurdhuse të zëdhënëseve të krimit që kanë marrë frenat e përbaltjes së kujdo që nuk i shkon per shtat!

Më mirë me baltën e këtyre batakçinjëve në fytyrë se sa pjese e klaneve te shëmtuara të së keqes dhe krimit qe e ka lene kete vend prej 23 vjetesh ne nje mjerim te skajshëm!

Jam në paqe me veten dhe ndjej neveri për llumin që spërkat dhe ndot shoqërinë!”, shprehet Ndreu./b.l

70 komente në “Pjerin Ndreu: Më bënë kriminel për një prekje, por do ju ngelet shija e hidhur në buzë. Kriminelët e vërtetë po hedhin valle”

  1. TONI says:

    Nuk e njoh Z.Ndreu,por nuk e di se pse kam pershtypjen qe eshte njeri i mire!Ndonjehere pamja e jashtme e tregon kete!

    1. MAJAKOVSKI says:

      Jam plotesisht dakord me ju Toni edhe une i besoj shume te jashtmes dhe fjales se tij.Ai eshte nje profesionist korrekt.Edhe pse nuk e njoh i urij gjithe te mirat ne jete.Ai nuk po perndiqet per shpullen e dhene me te drejte sfacato Starzimirit por pse i kaprekur dhe eshte munduar te prese tentakullat e krimit dhe kjo fale idealizmit te tij.

      1. Pilo Lala says:

        Me duket nje autokritike shume profesionale, dhe nje akuze per ata qe ishin 23 vjet ne Pushtet.
        Une shpresoj qe ai kaloi afro 2 vjet ne nje shoqeri te keqe, Tom Doshi dhe Frroku.
        Po e kuptoi shpejt, askush nuk do qe te largoje njerezit e mire.
        Me duket se Pjerini do bashkohet shume shpejt me njerezit qe duan Shqiperine.
        PS ka nevoje per Pjerinin.

    2. Pashk Lleshi says:

      Ke te drejte Toni, te ishte njeri i keq nuk e benin anetar te PPSH…

      1. Republika e Bananeve says:

        Ne fakt nuk e kane bere anetar te PPSH-se, por te PS-se.
        Anetar te PPSH kane bere Beishen me Lule sumen, Ristan idiotin, Jozefina zhulsen & Co… (se jane shume)!

      2. leshi says:

        O lesh lleshi,kur Pjerini arriti moshen e pjekurise s’kishte PPSH me kisht vetem Ps kshu qe mos tjerr lesh o lesh leshi.

    3. hasimja says:

      Pjerin!
      Kaq te trashe jeni qe nuk e kuptonin se ti, Doshi, Ndoka e me the e te thashe, grupi i katolikve te 21 janarit jeni te skualifikuar qe ne darken e ngjalave e ne vazhdim. Kjo sepse ju pervec te tjerave nuk do te pranonit “konfederaten PS-LSI” qe po pergatitet. Shkurt po spastroheni si Kadri Hazbiu, Beqir Balluku e Mehmet Shehu per hesap te Nexhmies e Ramiz Alisë…! ? ?

      1. aa says:

        Hasime !
        Duhet te te kene lene “zakonet”.

  2. tepelensi says:

    Fjale me vend Pjerin,jan versulur kunder Socialisteve si hijena,por fajin e keni me shum mes njeri tjetrit,po i nxirrni syte njeri tjetrit e po ferkon duart Saaaali.PS do e pesoj si ne kohen e KPD se famshme,e Rama do perfundoj si Nano.Me dhimsen Socialistet e thjeshte se nuk i pan nje her hairin PS

    1. Pilo Lala says:

      Pjerin,
      Po qe se je burre, shko dhe tregoji Edi Rames, gjithshka eshte thurur nga Tom Doshi dhe Frroku, sepse bisedat jane bere edhe ne prezencen tende.
      Ti ke qendruar aq gjate me ta, saqe e di gjithe trillimet kush i filloi, c’rol luajti Dritan Prifti dhe Sali Berisha.
      PS ka nevoje per ty, por duhet te jesh i sinqerte.

      1. Pjerin says:

        O zoteri, jam Pjerin Ndreu. Po te identifikohem se ti je anonim. Ne ato tavolina nuk kam qene kurre. Boll shpifet e fantazuat se lat nam

        1. Pilo Lala says:

          Edhe une nuk jam anonim.
          Shqiptaret nuk e kane humbur besimin tek ty. Aq me teper Shkodra.
          Vetem se u eshte lekundur besimi, prandaj ti duhet te besh nje levizje taktike, te rregullosh marrdhenjet me Edi Ramen, sepse atij i duhen njerez te mire.

        2. aa says:

          Une per vete te besoj.

        3. aa says:

          Zoti Pjerin.
          Une ju besoj.

  3. Ai says:

    Vetem sa e perkedheli me pellembe -qe thua ti

  4. Suferina says:

    Ti o Pjerin Ndreu, je vertet kriminel, sepse i ndyve qe i ndyve duart me te, por nuk ia more shpirtin qe te shkonte ne te semes e te pastrohej vendi nga nje qelbesire. Ahere gjithe Shqiperias do krenohej me ty. Tani mire te te behet sepse paguan fajin tend.

  5. Vlora in asylum says:

    e preke? ku ? ne vend te keq….bazhibozuke te parlaleshit

  6. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot says:

    JO PJERIN, TI NUK E “PËRKËDHELE” DEPUTETIN DEMOKRAT, TI E “LEDHATOVE” DHE I THE QË EDHE AI TË BËNTE SI TY: TË LEDHATONTE, PRA TI MODIFIKOVE DISI NJË THËNJE TË BIBLËS NË: “NËSE DIKUSH TË GODET NË NJË FAQE, TREGOI TJETRËN” TI PJERINO NDREATA E MODIFIKOVE NË: “NËSE DIKUSH TË LEDHATON, LEDHATOJE DHE TI”.

    SI PËFUNDIM: JA PRA QË KRISMA NUK KA PASUR!!!

  7. pjerini says:

    More hajduti e krimineli pjerin Ti e din mire se Ku e ke vendin, ae din Sa njerz i kan vra Ata 9 vllezrit ne tale Te lezhes me urdherin tan, Ata Ti i ke çunat e tezes, Kush i mbronte nga policia pse Ata vritnin e grabitnin njerzit ne mes Te rruges pse Sa i kapte policia ma pare i lironte se merrnin urdhera nga Ti me i lirua, ae din Sa njerzit Jane që e presin me kenaqesi denimin e pushkatimin tan

    1. Pilo Lala says:

      Kur e shajne Pjerinin per keto vrasje, une kam besim te plote qe Pjerini eshte i edukuar dhe i paster.
      Kriminelat hidhen si kaposha, une kam vrare pese, ti ke vrare 3.

    2. albert ndreu says:

      sa per dijeni ata nuk jane djemte e tezes se Pjerin Ndreut dhe ska shnac te kete urdheruar pjerin ndreu vrasje njerzish, keto jane shpifje nga njerez dashkeqe…pse nuk permend faktin se kush i nxorri nga Posta e tales ata 9 vellezrit e cfare u tha ne prezencen e policise se Lezhes atyre.po ti qe shkrun shpifje e ke guximin e perdor emrin pjerin je njeri anonim e anonim do mbetesh gjithe jeten

    3. Maryland says:

      @ “pjerini”
      Fillimisht dua te theksoj se nga menyra se si shprehet Pjerin Ndreu, une i besoj atij. Doja qe te lexoja me vemendje ndonje qe nuk i beson atij dhe te lexova me ve dje ty “pjerini”
      Sinqerisht u mundova shume qe te kuptoj se cfare don te thuash, por ishte e pamundur. Nuk kuptoja se kur te fillonte dhe kur te mbaronte mendimi. Nuk ka rendesi qe “tale e lezhes” i shkruan me shkronje te vogel sepse kuptohet perse e ke fjalen. Por sinqerisht nuk e kuptoj se perse e ke shkruajtur dy here ne mes te fjalise fjalen “Ata” me shkronje te madhe? Eshte ndonje fis me mbiemer “Ata”?
      Dhe e dyta, asnje pike ne te gjithe ate shkrim te rremujshem me disa fjale qe fillonin pa kuptim, sa per rremuje, me shkronje te madhe.

    4. Adrio says:

      Sa mllefin e paske zotrrote. vetem kete se ka bere kurre Pjerini. Por skuadra juaj e shpifesve nuk e le kete vend te beje hajer. Ai eshte nje djale i zoti dhe ju dhjeheni ne breke nga ai se jeni vemje

  8. Alv says:

    Ky eshte nje nder njerzit me te ndershem ne parmalent.. Ka treguar integritet dhe moral gjithmone dhe vjen nga nje familje shum e mire dhe e nderuar.. Askush nuk eshte perfekt dhe njeriu ndoshta dhe gabon.. Por gabimin me te madh po e ben pd duke sulur straziqenin qe leh shpifje

  9. tani says:

    keta qe dalin e betohen e perbeohen coc kane nga brenda or tij..po ti mo u merzit,problemi eshte se edhe per gangsterrat nuk ka vend ne parlament,po sa ta kuptosh ti dallimin nga prekja ledhatimi dhe perdhunimi do i cik kohe..pastaj su prish dynjaja se parlamenti do kete nje polic me pak

    1. Adrio says:

      Mbaje veten shoku. Ai nuk ishte polic po ishte drejtues. Ti duhet te jesh ndonje sahanlepires

  10. Politikani says:

    Shpifja me e madhe eshte te thuash se ca kriminel ne tale te Lezhes jane djemte e tezes Pjerin Ndreut. Ishte Pjerini qe dy nga ata I futi ne burg per grabitje ne zejmen, dhe policia e lezhes nuk perballej me ta dhe I shiste si djemte e tezes, dhe kjo eshte poshtersia e disa oficerve te policise qe donin te perzienin emrin e Pjerin Ndreut me keta kriminele, por nuk ja arriten kurre se e verteta eshte para syve dhe ne Lezhe e dine mire te gjithe se 9 vellezerit ishin forca e kriminalizuar e PD dhe punonte per ta.

  11. Lacja says:

    PJerini,pak I njohin vlerat dhe burrerine tende. Ke shkelqyer qe student,dhe tani ne polities.Po kjo m.. Polities ka marre me qafe shume veta. Ne kete for bull po te fut dhe Ty. Jam I bindur se nuk kane per tja dale dot keta lloj kriminelesh. Dalsh faqe bardhe.

  12. ALEX says:

    Ju qe akuzoni dhe nuk pushoni se akuzuari perse nuk shkoni ne prokurori dhe te beni kallzim penal? Ju jeni burracake ose shpifes te pa skrupullt!Sic duket e dini se denoheni per shpifje, ndaj shkruani ketu me pseudonime!Njerez pa moral pa din e pa iman!

  13. Beni says:

    Po t’u thane ato duar qe nuk ia vure ne fyt, sepse ai ta ben borxh. Ky Strazimiri eshte nje provokator i ndyre dhe meritonte me shume ,o Pjerin, po ka edhe PS faj ,qe nuk u mbron, te ngrihen ne protesta kunder hajvaneve si ky, Sala, Lulja Halimi, Ristani e te tjere nga banda pd.

  14. Elmer Fudd says:

    Lerni Pjerinin rehat se ska bere gje. Shikoni fusni ne biruce ata qente e saliut qe thurrin plane naten e bejne teror me çanta tritoli diten

  15. realisti says:

    po te vjen radha me duket..se je nga veriu…mbaruan me administraten dhe tani po godasin politikanet qe jane nga veriu…nqs ju duket se po ja fus kot ju lutem te merrni informacion ne administraten publike ,polici etj dhe shikoni listem e te larguarve nga puna dhe 99.7% do ju dalin nga veriu..turp..kjo fryme e ka kthyer edhe njehere vendin tek marrveshja e Mukjes..

  16. Fori says:

    Pjerin,

    Po je burre fol me fakte. O sot o Kurre.

  17. Edi Pali says:

    Eshte i tmerrshem ky realitet i hidhur per ne qytetaret e thjeshte …per ne qe kemi vite qe presim nje drite jeshile … Nuk ecen kungulli mbi uje gjate , madje kungulli jone mund te kete qene nje nder notaret me te forte ne boten politike . Ndjejme keqardhje kur shohim Zoterinj si Pjerin Ndreu te cilet sulmohen ne kohe te vranet e me diell pa asnje baze ligjore apo morale , e nderkohe qe disa te tjere ” me dashuri e qetesi ” pas veprave penale nje pas nje drejtojne timonin politik ne kahun qe atyre i leverdis .
    Z. Ndreu ! Jemi me ju ne cdo moment . Jemi mirenjohes per vitet tuaja te arta ne policine e shtetit Shqiptar , jeni shembull i figures shteterore pa asnje damke .
    Zoti ju bekofte , e Zoti befte mire per Shqiperine !
    Çfare po ndodh keshtu ?!!

  18. Leshi says:

    Shkoni pytni ne lezhe Kukes e kuka punu ky ju tregojne sa Burre I mire ashte djale ma te pabese nuk ka hedhe gurin meshef Doren interesagji i madh veq se preke stazimirn ME bajne kriminel Jo ike Duarte ME gjak ke shite droge I dine mire ambasada amerikane

    1. Pjerin says:

      Shoku ne Lezhe kam punu. Gjeje ti nje e do ik une nga politika. Po ti paske mllef. Vazhdo se keto qe thu jane idiotesi e tipa si ti me keto shpifje rrojne. Gjej prova e njerez e nxirri . Mos e struk koken paa anonimatit se s je burre

    2. Geni says:

      E ke shum gabim. Pjerin Ndreu esht burr i vertet veriu. Ai nuk esht as i pabes as intersaxhi po esht BURR e nje nga burrat me t mir te atij parlamenti. E nqs ti je aq burr dil me emer mbiemer edhe thuja ne sy. Edhe po deshe do shkojm t pydim bashk ne cdo vend qe ka punu Pjerini, po askush ska per ta then gjys llafi te keq e per kete te siguroj

  19. tomorri says:

    Jam shume dakorte me Pilo Lalen,eshte shume e vertete dhe shume e sinqerte

    Edi Rama di shume mire ti vleresoje njerzit dhe sidomos kur ata jane te sinqerte dhe transparent.Bravo Pjerin edhe une kam te njejtin mendim se je njeri dhe shqiptar me taban,kete e verteton me se miri si mimika dhe gjithe sjellja jote e ndergjegjeshme.
    Jepi gjak dhe shpirte PS se edhe ajo do ta shperbleje pa diskutim,i miri ngelet gjithmone i mire dhe i ligu mbetet gjithmone i lig kjo eshte filozofike.

  20. A says:

    Nuk kam asnje njohje me PJERIN NDREUN, por duke u nisur me ate se cfare ndigjojme dhe shikojme me duket person pozitiv dhe nuk kam ndigjuar per veprime korruptive dhe shkelje ligji gjate gjithe kohes qe ka qene oficer policie me detyra funksionale te ndryeshme.
    Sa per punen e ngjarjes me deputetin e PD-se GENT STRAZIMIRI, kuptohet qe filmimin qe kane dhene mediat vizive me gjestin qe PJERIN NDREU ben ndaj GENT STRAZIMIRIT e kam shikuar disa here, por them kete qe GENT STRAZIMIRI eshte si thone nje fjale “FEMIJE TROZOVAC” dhe “I BEZDISUR” qe e meriton nje shpulle. Sepse eshte leve e nje shefi dhe perdoret keq si qen qe lef HENEN.
    Por nje gje tjeter me ben pershtypje si shume po i fryhet zjarri nga disa politikan dhe pushtetar qe kane pozicione te rendesishme per arrestime, burgosje, denime sipas ligjit. Ne nje kohe qe kemi vetem thashe theme dhe e lagu se lagu. Akoma nuk ka dale e verteta. Ku te gjithe qe po akuzohen jane me origjine fshataresh, malokesh nga Shqiperia e Veriut dhe te besimit FETAR te KRISHTERE KATOLIK. Kjo te ben pershtypje??!!
    Po ngjarjen apokaliptike te GERDECIT me dhjetra te vrare e beri GRUPI i SALI BERISHES dhe nuk pati asnje te arrestuar dhe te denuar politik. Ndodhi shperdorimi dhe vjedhja e 230 MILION EVRO e rruges se Kombit nga SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA, asnje gjemb ne kembe nuk i hyri askujt. U falen ujrat territorial te SHQIPERISE, GREQISE, nga SALI BERISHA dhe LULEZIM BASHA, asnje veprim dhe mase ligjore ndaj tyre. U vrane 4(KATER) PERSONA ne proteste ne Bulevardin perpara Kryeministrise perseri nuk i ndodhi asgje ligjore arrestim, denim, burgosje SALI BERISHES dhe LULEZIM BASHES.
    U vodh ARI=FLORIRI me Kryeminister ILIR METEN=ILIR FLORIN nuk ndodhi asgje. U vodh thesari i Bankes se Shtetit Shqiptar, Governatorit ARDIAN FULLANIT nuk i ndodhi asgje nga shperdorimi i detyres ne te gjitha drejtimet e mundeshme. Faktet, veprimet korruptive per nje shumice politikanesh dhe pushtetaresh te niveleve te ndryeshme jane pa fund por s’ndodhe asgje. Shume zhurme, shume zhurme dhe asgje.
    Deri tani EDI RAMA, pamvaresisht se beri mire ne lidhje me mbledhjen dhepagimin e energjise elektrike, por arreston disa peshq te vegjel cironka dhe peshqit e medhenj PESHKAQEN livadhisin.
    EDI RAMA, ose eshte i kapur, ose eshte frikacak, ose nuk din te beje shtet. Tung.

  21. mira sina says:

    Eshte e frikshme te jetosh ne kete vend ku asnje nuk mban pergjegjesi per ate qe thote. Nuk mund te shpifesh per tjetrin pa pasur asnje prove thjeshte se ai e ka luftuar krimin qofte ai i majte i djathte apo cfaredo qofte.Eshte turp te shkaterrosh edhe ato pak vlera qe kane ngelur ne kete vend.

  22. luani says:

    Leshi po shkruan lesh e li dhe me mllef, po ti kishte ndyer duart me gjak dhe droge nuk do sulmohej por do lavderohej nga salihrit e lulerit, po pikerisht se nuk ka bere asgje dhe nuk ka mbeshtetje i sulen per ta njollosur se mendojne se duke sulmuar Pjerin Ndreu do shpetojne krimet e tyre.
    I vetmi faj i Pjerin Ndreut eshte se eshte i paster dhe e gjithe policia ka respekt,nuk eshte bere pjese e asnje klani apo gripi kriminal dhe pas operacionit puna qe mbylli skafet e trafikut te njerzeve ai vetem u sulmua.
    Prandaj ec Pjerin Ndreu se ke njerzit e ndershem me vete, ec dhe mos tolero asnje batakci qe do te njollos. Ferrat te kapan mund edhe te grisin pantallonat, ndoshta edhe ndonje plage te vogel por nuk mund te ndalojne ne rrugen tende te drejte.

  23. Geni says:

    Kush e njeh Pjerin Ndreu e di se ca burri eshte. Kurr nuk i ka ra kujt n qaf edhe gjithmon esht mundu me i ndihmu njerzit. Kudo qe ka punuar eshte munduar ta kryej ate pune sa me mire dhe ne te mire te Shqiperise dhe Shqipetareve. Ju lutem te gjith njerezve qe mos te shpifin e te degjojn shpifjet e disa portaleve qe flasin ne ajer. Pjerin Ndreu esht nje person qe gjithmon e ka luftuar krimin e kurr nuk e ka perkrahur ate.

  24. Arba Saliu says:

    Une e njoh shume mire Pjerin Ndreun eshte nje nga njerezit me te drejte dhe punetor qe un kam njohur. Kto fjale qe jane ne drejtim te personit te tij jane shume te ulta dhe fyese per nje person kaq me vlera si ne kohen kur ka qene drejtues policie ashtu dhe ne parlamentin shqiptar . Mos i fyeni dhe denigroni njerzit qe vertet i bejne pune ketij vendi. Ju qe shani jeni te share

  25. nik77 says:

    Clidhje kishe ti kr i ps né tirane. Turp nje mirditor i inkriminuar. Kto pune jane ndare né 1941

  26. realisti says:

    o Pjerin nqs e mban veten te zgjuar ..ma merr mendja se e ke kuptuar mire frymen e kesaj qeveri..qe eshte antiveriore…ti i ke mundesite te besh nje studim bazuar ne fakte ne gjithe rastet e largimeve dhe goditjeve dhe perndjekjeve qe ju behen verioreve..shko merr listat e te larguarve nga administrata,policia etj..jane hequr njerez me 25-31 vjet pune me asnje mase disiplinore perkundrazi te falenderuar per pune te mire e rezulktate ne pune….vetem se jane nga veriu..nqs do ta vertetosh frymen antiveriore te kesaj qeverie shko qe neser e fillo e shqyrto letrat dhe faktet qe ju thashe me siper..merr informacion nga instuticionet dhe do e shohesh qarte..

  27. Artur says:

    Pjerin, neqoftese je aq shenjt nuk do ishe bashkuar me ate grup. Ti je ish-punonjes policie dhe i njeh shume mire, si Meten si Ramen, Doshin, Abazin, Rucin e te tjere. Kur fle me qenin, ngrihesh me pleshta thone andej nga ju. Prandaj mos u anko se ai grup po ta ben gropen, sigurisht shkakun ja dhe vete. Me mire te ikesh nga parlamenti dhe te marresh nje gjobe, se te rrish me to se me keq do behesh pis, pra meqe thua se je i paster si kristal, ik nga ato e merru me zanatin tend fisnik.

  28. zoografi Irthan says:

    Pjerini njeri i drejte prandaj po perpiqen ta baltosin.

    Oooo Pjerin, do kishe bere more tja kishe thyer hunden strazimir buces

  29. delfini says:

    Ky eshte shok i ngusht me Kosenin e Elbasanit vetem ai ja di mertitat ketij burgaxhiu

  30. SuloKapedani says:

    Z.Pjerin Ndreu e ka treguar qe èshtè njeri i drejtè dhe i sinqert por ndodh qè nè llumin e krijuar tè bèhet pis nga pisanjozèt si strazimiri me skuadrèn e salzullapit.Megjithatè Ndreu tè vazhdoje fortè me vijèn e drejtèsise sepse nuk e pèrbalt kurre prekja me dorè njè tè pèrbaltur,njè pordhenè brekèt e saliut qè e pjerdh sa herè ti dojè qejfi.Njè njeri me shkolle kur bèhet skllav i tjetrit ,ne kète rast strazimiri,ngelet tèrè jetèn njeri i ulèt pa identitet.Ju z.Pjerin qèndroni larte dhe ju respektoj pèr ketè.

  31. katnari says:

    meqe po shoh ca fenomena ktu qe duket qarte qe i kane komente me urdher:
    1) Pjerin Ndreu ne Lezhe ca rekordesh pati?
    2) ne Gjirokaster e sfidoj te gjithe qe te me thone nje cen ose nje te mete ne punen e tij e behet fjale per 97…
    ku ne gjith shqiperine se merrte vesh i pari te dytin e ne gjirokaster nuk kishte asnje krisem…
    3) ne Shkoder… kush jau uli koken te forteve.. arrestimi i Cim Cafit diten e 3 te marrjes se detyres.. e operacionin ne Bardhaj ku nuk hynte policia qe ne vitin 1989
    4) operacionin kunder skafeve kush e drejtoi….
    5) e e fundit qe i dha “kolpon” karrieres se Pjerin Ndreut ne Polici
    Ma gjeni nje funksionar ne keto 24vjet ka goditur interesat direkte te PUSHT’etarit te radhes…
    Asnji percec Pjerinit ne Operacionin antidroge ne autobuzet e JoyTravel…
    A DONI ME PER PJERININ???
    Per at laperin me siper qe permend Talen i kujtoj qe ata vellezerit me mbiemrin Biba skane te bejne fare me fisin e Pjerinit .. bile biles eshte vete Pjerini qe shkoi ne krye te Operacionit e arrestoi 2nga ata e u beri letrat per 6 e 9vjet burg!!!

  32. isa boletini says:

    Nuk e njoh Pjerinin!?Jetoj ne Itali prej20 vjetesh.
    Kam mendimin qe ai po sulmohet
    sepse eshte i ndershem.Ne shqiperi
    jane kriminelet qe si prek ligji kurse
    te ndershmit nuk i mbron njeri.
    Te gjithe ata qe akuzojn pa prova
    jane njerez pa taban dhe nuk vlejne
    as shoqeris dhe as vetes se tre.
    Pjerin te uroj gjithe te mirat
    ty dhe gjithe shqiptareve te ndershem

  33. shqiptar says:

    mire beni qe e mbroni Pjerinin.Po ne qe e pame ne televizor videon ke te besojme,me mire po pyesim Mero Bazen se ke te besojme ,ai na i thote te verteten me mire se komentuesit miq te Pjerinit

  34. petriti says:

    Pulli thotre: STAMBOLLI DIGJET E K….. KRIHET,cHALLE KA POPULLI E ME SE MERREN PARLAMENTARET TANE,mjere populli,ska rruge zgjidhje,keta politikan nuk ikin vet,nuk largohen,sepse voten keta politikan e vjedhin duke e blere sepse kane vjedhur per 25 vjet rrjesht pasurine e popullit,nuk ka rruge dalje,perseri do mashtrohet populli.

  35. Ridvan says:

    Kam punuar me Pjerinin,kam qene ne mardhenie epror e vartes ku ai shebente ne komisariatet e vendit.Isha ne pozitat e auditit dhe nje shkelje me te vogel nuk i gjenim.Ata qe duan ta baltosin me shpifje alla berishiane si nje” Leshi”, ketu siper gjykojne si ustaj i tyre,Ky fare Leshi na thote se kur ka punuar ne Kukes,kur Pjerini vetem kopshtin e klasen e pare ka bere ne Kukes,Kudo ku ka sherbyer ne Shkoder,Berat,Mirdite,Lezhe,Gjirokaster , Tirane e deri drejtor i Pergjithshem, eshte shquar per profesionalizem,ndershmeri e njerzillek.
    E Liruan fill mbasi bllokoj ne Vore 15 kg heroine ne autobuzin e Xhoj Trevel(te Xhoana Nanos),gruas se re (Armines)te Fatos Nanos.Bile atehere goje haleja Sali e mori ne mbrojtje .Plaku Mere I SHQUP-it per nje laper qe i dhane lopcarit te tij Strazimir mori 10 tone tritol e po i ve flaken Shqiperise.
    Pavarsisht qe Strazot e Ristanet ne shembullin e plakut kriminel ta bejne borxhe me bajgat qe nxjerin nga goja,duhen te jene me te duruar e tu tregojne vendin edhe ne ato palo gjykata.

  36. katnari says:

    o shqiptar…
    ska te bejne miq,shoke apo farefis..
    un se njoh personalisht por di backgraundin e tij profesional!
    si ish koleg i tij!

  37. edi says:

    Shikoni kush drejton parlamentin shqiptar.Ky deputet eshte bishti kavallit.

  38. ilir aliaj says:

    Sa te mbaroje pune me Tomen e Frrokun, eshte radha jote dhe e Ndokes, pastaj do e haje pataten dhe Armando me Paulinin!

  39. James says:

    Pjerin mos u deshpero. Lere lumin te rrjedhe. Kesaj lumi rradhe pruri llum dhe kercunj per ty por neser eshte nje dite tjeter dhe e paster dhe lumi i turbulluar do te kthjellohet. Bej durim se ti je njeri me kulture dhe ke njohje the thella juridike dhe politike dhe shoqerore. Mos e jep veten me deklarata te nxituara. Opinioni shqiptar te njeh per njeri pozitiv dhe te vlefshem si specialist dhe njeri me vlera. Mos u huto sepse respektin e popullit e ke fituar ti vete me pune. Po ka edhe njerez qe do te lehin por ata jane aty gjithmone dhe detyra e tyre eshte te lehin. Mos ju afro nivelit te tyre. Ti je lart mos e ul veten nga ndonje provokim deficentesh. Ti nuk me njeh fare dhe une te njoh nga cfare ke folur aty ku te kane zgjedhur. Te pershendes me respekt. Be always who you are. You are sorrounded by very good friends. Cheers.

  40. Tili says:

    O Pjerin sulmi ndaj teje ka të bëj me shërbimet intelegjente partnere ata kanë informacione për ty dhe për ato që ti i ke harruar. Ti ke qënë djal i mirë po nuk rezistove dot

  41. Adrio says:

    Po pse ore me nje vidio qe goditet dikush u kriminalizoka kuvendi ? Po keto kane ndodhur ne te gjitha parlamentet e botes e nuk ka prodhuar askush zhurmen e ketushme. Po saliu qe vrau ne Gerdec nuk eshte ne listen e te inkriminuarve ?! Atehere ketu nuk ka shtet por vetem baltosje te kote. Pjerini ka te drejte se nuk eshte i tille. Kushe e njeh e di mire

  42. Zgjohuni says:

    O shqiptare kur do zgjoheni , ku surrati i bukur nuk ka me person ordiner polic i korruptuar thelle ne rrenje , i prfshier ne vrasje e trafik nderkombetar me vite , per here te pare ambasada amerikane po deklaron dhe po nderhyn sic i ka hije asaj ambasade. Shpresojm te jet vetem fillimi i kesaj fushate qe ai popull mezi e pret . Dhe kjo ska lidhje me partit se te gjitha ne nje sahan hane. Zgjohu o shqiptar

  43. Albanian says:

    Ore shqiptar zgjohunoi , kjo fytyre fsheh mprapa nje ish polic super te korruptuar , vrases trafikant i niveleve me te larta dhe ska lidhje as me ps , pd apo pkd se sesht politikan po eshte shembulli i qarte i asaj qe duhet pastruar. Zoti e ruajt at vend ke ka ne parlamet

  44. shqiptari vjeter says:

    Pilo Muti boll llape je idiot klasik

  45. Tomi says:

    Pjerin jam katolik me bese me shpirt dhe me Zemer…… e dua vendin tim I dua njerezit I respektoj te gjitha fete perulem perballe tyre dhe kjo me ben krenar me vehten dhe familjen keshtu dshiroje dhe per juo njeri I mire ne baze te deklaratave kam nje bindje qe je njeri qe lufton me te keqen per te qene gjithmone AI qe pretendon te jesh…. Juuroj qe te dilni faqe bardhe nga kjo menxure kam besim ne Personin tuaj.

  46. sherifi says:

    Edhe une e kame njojtur z.Pjerin, per njeri te punes dhe marrdhenie teper korrekte ne zbatimin e ligjit,nuk besoi se i bashkangjitet ish kolegeve si Doshi apo Frroku,pamvaresisht marredhenieve shoqerore per efekte krahinore.

  47. Analisti says:

    Zoti Ndreu eshte njeri me integritet moral dhe profesional, kurajoz.

  48. Insistoj says:

    Nuk e di pse, por ndjej se ky njeri, (Ndreu) thotë të vërtetën…

  49. velo says:

    Ne ate menyr qe reagoi PJERINI kunder Strazimirit reagojn vetem njerzit qe nuk gjejn asnje te vertet nga akuzusi dhe qe e ndjejn qe provokohen me qellim dashakeq, strazimiri nje rrugaç ordiner qe vetem shpif dhe provokon njerzit me te mir te parlamentit rrugaçi nuk e duron dot njeriun e mir dhe shpif sa te mundet per te qe ta bej si veten e vet dhe strazimiri kte pun beri ndaj PJERINIT,ED RAMA ne qoftese i hedh nje sy ktyre komenteve po te themi bej kujdes mos hidh posht njerzit me te mir qe i kan mbetur kti parlamenti siç esht ne kte rast PJERIN NDREU dy deputet model ka PSja PJERIN NDREUN dhe ERJON BRAçEN.

  50. pa emer says:

    Kete gje e ka ndare Zoti.
    Veriun eka lene lart
    Jugun eka lene poshte.

  51. pa emer says:

    Katoliket ekane partin evet pdk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje