Në vitin 2016 asnjë mjet nuk do të kalojë testin e kolaudimit nëse nuk plotëson normat e reja të gazrave të shkarkimit të motorit. Përmes një udhëzimi, ministria e Transportit ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët duke u nisur nga viti i prodhimit të mjetit, ndërkohë që në testin e kolaudimit do të skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi.
“Mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë (blozë) apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1”, përcakton udhëzimi si kusht për skualifikimin e mjetit. Ndryshimet në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2015.
Ndryshimet përcaktojnë tabelat me normat e reja të shkarkimit të gazrave, por dhe duke shtuar arsyet për dështim, të kontrollit të sistemit të shkarkimit të gazrave të mjeteve rrugore si të benzinës, ashtu dhe të naftës.
Kështu, mjetet diezel do të skualifikohen kur mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1. Kur sistemi i kontrollit të shkarkimit rrjedh, nuk është i plotë apo është instaluar në mënyrë jo të plotë ose jo të saktë.
“Kur shpejtësia e motorit në gjëndje të lirë nuk është korrekte (krahasuar me shpejtësinë që përcakton konstruktori, me një tolerancë +/- 200 rpm)” përcakton Udhëzimi i ri i Ministrisë së Transportit. Për mjetet me benzinë, arsyet për dështim nisin nga rrjedhjet në sistemin e shkarkimit, kur sistemi i kontrollit të emetimit ka rrjedhje, është i paplotë apo nuk është instaluar në mënyrë korrekte, kur shpejtësia në gjendje të lirë (minimo) është më e lartë nga ç’duhet, apo kur “tymrat në sistemin shkarkues të japin të kuptosh që motori harxhon shumë vaj”.
Skualifikohen mjetet që nxjerrin tym “blozë” Në testin e kolaudimit do të skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi.
Rregullorja e re përcakton si kusht skualifikimi rastet kur mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë (blozë) apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1”.
Ndryshimet e reja të ndërmarra nga Ministria e Financave parashikojnë që në vitin 2016 të gjitha automjetet që tejkalojnë normat e përcaktuara të elementëve të gazrave të shkarkimit sipas përcaktimeve ligjore, nuk mund të kalojnë kontrollin teknik /gj.k/
po marmidat e suniteve qe shfryjne gazra 5 here ne dite,duke ndotur ambientin si do behet,a do te koaludohen……!!!??
Gazi i marmidave te suniteve do te mblidhet ne rezervuare te medhenj nentokesore. Pas planit afatgjate te ndertimit te pipe-lines e cila do te kete emrin e hiresise e tij Janullapos, do te transportohet drejt e ne Athine.
Mire ja boni ktij mileti, nonen tja shkerdheni e pak e ka. Pse keshtu rinovohet parku i makinave?? Dmth nje qytetar qe sapo e ka blere nje makine te vjeter, per te cilen ka paguar edhe dogane, ka bere edhe kolaudim, vitin tjeter duhet ta hedhe ne plera. Ne vend qe te fillohet me kufizime, si te tipit te mos lejohen makina me moshe mbi 10 vjet, ku te pakten ai qytetari te prese per te blere nje makine e mos te bleje vjetersira, behen keto lloj marifetesh ne demin tone. Ose te pakten, nese ky palo shtet i ripjerdhur do te mare masa per ulejn e ndotjes, duhet te krijoje incentiva qe ai qytetari ta nderroje ate veturen e vjeter me motorr nafte, me nje me te re, ndoshta me te vogel dhe me motorr benzine. Dhe menjehere duhet vendosur kufizimi per sa i perket importit te makinave te perdorura, dhe tu hiqen fare taksat doganore makinave me kilometrazh zero, ne menyre qe qytetari ne vend te bleje nje mercedes apo audi te perdorur 15 ose 20 mije euro, te bleje te koncesionaret shqiptare nje veture me kilometrazh zero. Nje mase tjeter paraprake eshte edhe monitorimi i cilesise se karburanteve, te cilet jane nje faktoj kyc ne sasine e ndotjes se nje veture. Pradaj o qeveri e ripjerdhur duhen njehere keto masa parandaluese, perpara asaj mases shtrenguese qe doni te vini ne jete, jo oer gje po jeni edhe te me program social, por qe veproni ne menyre antisociale.
Fajin e ka cilesia e ulet e naftes qe me shume ka squfur se karburant.
Te rregullojne ne fillim kete problem duke vendosur standarte ne cilesine e karburanteve, pastaj t’i kerkojne llogari popullit qe e ha dyshtaz, nga tregtaret dhe nga shteti i korruptuar.
Bravo! Keshtu ne qarkullim do jene vetem makinat e qeveritareve, te gjykatesve, drejtoreve, trafikanteve e kriminelave se ne qytetaret e thjeshte do u kthehemi bicikletave.Vetem se do kene problemin e taksave se do t’i hane mootin 170 mije lekeve ne vit takse qarkullimi qe paguaj per benzin tim 15 vjecar.
Bllokimi i makinave per shkak te tymit te zi eshte i drejte ne parim por problemi duhet kapur me rradhe. Tymi i makines del i zi kryesisht per shkak te cilesise se ulet te naftes por ndodh edhe kur karburanti me ajrin nuk jane te ballancuar. A ka kontrolle rezultative per kontrollin e karburanteve? Ka me shume propagande se sa rezultate. Makina ime me nafte nuk nxirrte tym te zi por pasi e furnizova te karburanti perpara ish ekspozites ‘Shqiperia Sot’ makina filloi te nxirrte tym te dukshem. Nuk ka pse paguan perdoruesi i mjetit kur fajin e ka karburanti.
Duhet disiplinuar cilesia e karburanteve me pare dhe pasi kjo te jete vene ne vije le te kontrollohen rreptesisht makinat.
Shteti i rregullave duhet te rregulloje cilesine e karburantit,dhe jo ti kerkoje shoferit te baje tymin(kolaudimin)para se te beje cilesine e karburantit.Nuk asht absolute ceshtja e vjetersise se makines se sa cilesia e karburantit.
Konkretisht gezoi makin te vitit 2001 Nisan Sentra dhe kur baj testin dhe konkretisht para dy javeve ia bana isha kalushem.Mbas 2 vitesh duhet perseritur.
Testin e tymit ju ne shqiperi e bani me sy apo me aparature.Nese e bani me sy jeni te gjithe te humbur bashke me shtetin dhe specialistin qe shkrue artikullin e ma syperm.Ne keto kushte jeni te barzvlefshem me fallgjoret e filxhanit te kafes.
Te vjen cudi e madhe me kete shtet te pjerdhur,kjo eshte vetem nje taktike e LSI qe te gjeje pengesa qe te fitoje sa me shum para sepse ajo i ka ne kujdestari keto te mjeteve te qarkullimit rrugor, Edi rama te shese naften me uje kurse Ilir meta te kontrolloje se si digjit uji ne makinat tona ky eshte nje tyrp i madh qe behet me keta njerez te cilet me zi e shtyjne diten per ti derguar ne shtepi buken femijeve te tyre e keta kerkojne qiqra ne hedh qe si ka as franca ato rregulla, si mund te punoje makina me uje si nuk ka per te shkarkuar gaz te pa djegur.
I them direkt EDI RAMES dhe EDMOND HAXHINASTOS mos merrni insiativa te pjerdhura dhe te dalura boje me kohe, sepse me reformen e RILINDJES jeni te deshtuar qe ne fillim.
Kaq po ju them se ne superfuqine me te madhe dhe te vetme te botes SHBA, akoma qarkullojne mbi 200 vetura te viteve 1920, kurse ne shtetet e EVROPES PERENDIMORE qarkullojne vetura mbi 30-te vjecare dhe nuk ka ligje mbi vjetersine e veturave neqoftese ato jane ne rregull me parametrat teknik te prodhimit.
Nder keto dite KUVENDI i REPUBLIKES se KOSOVES mori ne shqyrtim qarkullimin e automakinave ne KOSOVE dhe deshen, duke marre per shembull vendin ame SHQIPERINE deshen me reforma dhe rregulla te sajuara te nxirrnin makinat jashte qarkullimit. Por cfare ndodhi mbas nje studimi te mirefillte doli qe ne BE-ja nuk ka ligje per vitin e prodhimit. Por ka ligje per kushtet teknike te prodhimit te automjetit. Tjetra, ne EVROPE nuk shitet KARBURANT jashte cilesise dhe standarteve, te cilen EDI RAMA dhe EDMOND HAXHINASTO nuk po na e thone. Prandaj po i themi mos kapni zvarre nga disa kocensionare makinash dhe beheni pre e interesave te tyre korruptive.
THIRRJE QEVERISE se EDI RAMES!
Deri tani vegla shate te ka punuar vetem per vehte. Gjithashtu reformat dhe rregullat kerkon ti zbatojne vetem shtetasit e ndershem.
Por nje gje nuk ke thene dhe nuk e thua, neqoftese autovetura ka diten ose me sakte daten e koluadimit (KONTROLLI TEKNIK VJETOR i AUTOMJETIT) ne qoftese nuk e merr ose nuk kalon automjeti nga ky kontroll si i BEHET HALLI ne LIDHJE me DOKUMENTIN e SIGURACIONIT te AUTOMJETIT a ti KTHEN PARAT AGJENSIA e SIGURACIONIT.
Prandaj mender EDI RAMA, duhet:
1) Te behet njehere kontrolli teknik i automjetit, neqoftese kalon dhe eshte ne rregull, atehere:
2) Te behet pagesa e SIGURACIONIT te AUTOMAKINES.
Prandaj me keto veprime qe beni si qeveri, kuptohet se nuk i keni studjuar mire ceshtjen dhe ja futni kodra mbas bregut. Per me teper jeni te kapur nga disa interesa te koncesionareve te automakinave te reja dhe i beni fresk atyre, kuptohet mbasi ju kane lyer “rroten” mire.
Pershendetje te gjitheve, e mirekuptoj shqetesimin e te tereve ne lidhje me kete ceshtje por do sugjeroja qe ne vend te kritikes me te drejte per ministrine perkatese apo interesave te paleve inderekt ne ose ju duhet te duskutojme si nje shoqeri e zgjuar dhe te gjejme menyren se si ta cojme kete udhezim ne gjykate dhe te fitojme 2 gjera: e para ” shteti ” nuk mund ti kerkoje shtetasve te vet qiqra ne hell kur nuk ka permbushur detyrimet e veta , e dyta ne shtetasit duhet te argumentojme me fakte dhe argumenta se public servant qe kemi nuk mund te bejne cfare eshte e mire per ” pakicen ” ne kurriz te popullit tone. Direct democracy eshte forma per ne duhet te argumentojme per te ecur perpara si shoqeri per ne dhe brezat qe vijne. Me respekt Miri.