Haxhinasto kërkon zgjidhje për ndërtimin e stacionit të trenit në Tiranë

3 Prill 2015, 18:27Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, vizitoi sot ambjentet e ofiçinave dhe repartin e riparimit të Hekurudhës Shqiptare, për të ndjekur nga afër punën që po bëhet për rinovimin e disa vagonave dhe lokomotivës, të cilat do t’i shërbejnë për transport të pasagjerëve në linjën Tiranë – Durrës.

Ai vlerësoi realizimin e një prej objektivave të hekurudhës për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve në transportin e pasagjerëve.

“Shumë e rëndësishme të theksohet, se ky veprim është ndërrmarrë nga drejtuesit e hekurudhës, e cila ka shpenzuar në mënyrë të zgjuar të ardhurat që ajo realizon, si dhe të ardhurat nga amortizimi i flotës së saj të vjetër, duke e shitur këtë të fundit. Investimi i këtyre të ardhurave po shkon drejt krijimit të një standardi të ri në përmirësimin e vagonave për transportin e udhëtarëve”- tha Haxhinasto.

Zgjidhja për ndërtimin e stacionit të trenit të Tiranës ishtë një nga shqetësimet kryesore të ministrit, që theksoi se kërkon ndërhyrje emergjente.

“Shumë e domosdoshme është t’i jepet zgjidhje sa më shpejt ndërtimit të stacionit të Tiranës. Heqja e stacionit të vjetër ka sjellë rënie drastike me  50% më pak numër pasagjerësh në këtë linjë kaq të rëndësishme, prandaj zgjidhje përfundimtare për këtë çështje është emergjentë.

Stacioni i Trenit në Tiranë duhet të ekzistojë në çdo rrethanë edhe pse kemi konfirmuar që të ndërtohet stacioni multimodal i Kasharit. Ky është koncept modern në çdo kryeqytet, ku stacionet e trenit janë shumë afër qendrës” – u shpreh ai.

Haxhinasto u ndal edhe tek rëndësia që ka realizimi i rinovimit të infrastrukturës fizike dhe traseve dhe realizimi i lidhjeve të reja hekurudhore.

“Siç e kemi komunikuar jemi duke u përpjekur maksimalisht që të miratojmë si pjesë të korridoreve evropiane lidhjen Durrës-Shkup, por sigurisht që nuk janë më pak të rëndësishme për ne edhe linjat e brendshme” – tha ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, Haxhinasto u ndal në prezantimin e logove të reja të hekurudhës shqiptare, të cilat i vlerësoi si një punë profesionale dhe identifikim përmes gjuhës vizuale për të gjitha shërbimet që ofron hekurudha në transport udhëtarësh, mallrash, mallra të rrezikshme. Rinovimi i flotës së hekurudhës u cilësuar si një mundësi e re punësimi për qytetarët e Durrësit dhe një veprimtari me efekte shumë pozitive.

11 komente në “Haxhinasto kërkon zgjidhje për ndërtimin e stacionit të trenit në Tiranë”

  1. A says:

    Nje here te japi llogari perpara popullit te Shqiperise, perpara popullit te Tiranes dhe perpara ligjit Kryetari de jure i opozites, Kryetari de jure i Partise Demokratike dhe Kryetar i Bashkise se Tiranes, LULEZIM BASHA se cpati me STACIONIN e TRENIT te UDHETAREVE te TIRANES qe e shkaterroj dhe rruga hekurudhore (shinat e trenit) u prishen dhe u shiten per skrap.
    PER KETE DUHET TE JAPI PATJETER LLOGARI QY LULI qe ZGERLLIHET. LLlogarine ta kerkojne EDI RAMA dhe qeveria e tij per keto miliona Evro qe i shkaktoj ky veprim i papergjegjeshem i LUL BASHES si i pa afte qe eshte, se nder keto 4-ter vjet nuk ka bere asnje pune. Ne qoftese EDI RAMA nuk kerkon llogari tregon veten se eshte njeri i dobet, i kapur dhe frikacak.
    STACIONI i TRENIT te UDHETAREVE sipas praktikave boterore dhe EVROPIANE behet sa me afer qendres kryesore te QYTETIT, me nje fjale sa me afer SHESHIT “SKENDERBEJ” ne Tirane. Tung.

  2. Zigur Qarri says:

    Hekurudha del me humbje.
    Si do te dilet nga kjo gjendje?
    Privatizim!-nuk besoj se ka lajthitur kush,qe te blej nje ndermarrje me humbje dhe me linja krejt te amortizuara.(Mos o Zot shembet ndonje ure).
    Hekurudhat e pesuan si sistemi vaditjes,qe menduan se bashke me komunizmin duhej te shkatrroheshin dhe veprat e tyre.Kur te vijn ment,si hajn as qent.
    Eshte ruajtur standarti i largesise se ndertimeve nga linja hekurudhore?-jo.Mijera Shtepia duhen prishur.Perseri nje problem social.
    Pa nje linje te dyte,nuk mund te flitet per hekurudhe moderne.
    Hahahahahahaa…”…realizimi i lidhjeve të reja hekurudhore…”!-me pune
    vullnetare apo me te burgosurit politik?
    Basha e realizoi tramvain,tani do te nisi metron.Te shohim Haxhinaston.

  3. fatmiri says:

    Eshte turp i madh qe te shkosh ne Tirane nga Parisi, Brukseli, Berlini apo Londra per dy apo tre ore dhe te ngelesh ne Rinas se nuk ka hekurudhe, ku gjithe Europa me tren leviz nga Lisbona ne Kopenhagen. Ne Rinas apo ne Vore merr nje fugon dhe nisesh per ne Vlore, Tepelene apo Sarande dhe te nesermen mbrin. Trenat elektrik, mbas 25 vjetesh duhet te ishin ne te gjithe vendin. Te pakten ndertoni dhe nje aeroport ne Akerni te Vlores dhe nje ne fushat e Sarandes apo Delvine se aeroporti qe ndertoi Saliu ne Kukes nuk e di perse perdoret.

  4. shvejk says:

    Harram te qofte o Lul Basha djersa e gjaku i mijra te rinjve qe i ndertuan hekurudhat me aksione duke ngrene nje pjate supe apo fasule e duke punuar per muaj te tera nga mengjezi ne darke. Dhe ke goje ti o i pa fytyre te quash komuniste ata qe ngriten me gjak Shqiperine qe ti dhe Saliu yt e shkaterruat ne kte menyre.

  5. br.a.ho says:

    Sa eshte perqindja e zgjidhjes ?

  6. perkthyesi says:

    ..po Luli mjaftonte ta linte aty ku ishte Stacionin e Tiranes dhe mjaftonte me ca Kollonata te bente zgjstimin e Bulevardit mbi Stacion..!!!..Pra Stacioni do ishte edhe si Metro Underground..Do kishte kursyer parate e Popullit..Rama ca bo.,fle apo ka frike?!

  7. nuknozfunxora says:

    qeveria duhet ta kishte mbajtur

  8. mergimtari says:

    Permendimin tim shume pune jane bere pa cilesi dhe vazhdon te punohet pa cilesi per kohen.Kur Berisha nderhyri kunder Rames dhe i prishi mbikalimin tek zogu zi, une jam gezuar sepse ishte punuar si ne kohen e komunizmit armatura me derrasa, pas asnje lloj cilesie.Keshtu eshte edhe me ndertimet, rruget.Hekurudha shqiptare duhet te ndertohet nga fillimi me dy drejtime paralel dhe me cilesi si ne europe e kudo gjetke te shpejtesive e sigurive te larta dhe kete pune nuk e bejne kompanite shqiptare por vetem kompani te huaja dhe keto te kontrollohen rreptesisht.Per rregullime te pjesshme te hekurudhave apo riparim vagonesh mendoj qe eshte e kote te shpenzosh sepse nuk i resistojne me kohes. Ministrat, boset e kompanive te ndertimit kane nevoje te shkojne ne qytetet eurpiane te shikojne si jane ndertuar dhe si punohet sot ne ndertim te hekurudhave, rrugeve, aeroporteve, standarteve qe krijojne ne sherbim te njerezve. Psh.ne Shqiperi ne asnje qytet apo hyrje ne zyrat shtetrore, spitale,shkolla,nese nje invalid me karroce nuk mund te udhetoje ne trotuar apo te hyje ne keto objekte. Nuk e di por me merr malli te vij ne Shqiperi por kur vij atje me duket sikur cdo gje eshte e behet gabim, qytete te shkaterruara nga ana urbanistike, rummuje kudo,njerez qe cdo gje e bejne per inat te njeri-tjetrit, me shume jane te interesuar per punet e tjetrit se sa per punet e veta, dhe ne fund them shyqyr qe kam mundesi te kthehem perseri ne vendin ku jetoj.

  9. Zeni says:

    Ky Haxhiu i nastove se pari duhet te na thoje se kush e shkaterroi e mori neper kembe djersen e ketij populli? Hekurudha ishte dhe u prish me premtimin se do na e bente me te mire ceku i dhier. Mbase u thote mendja se Berisha, Nano, Rames dhe keta lakejt haxhinastot, do i shpetojne ketij gjykimi?

  10. Ilir says:

    A do te pergjigjet Luli i vocer i PD -se per humbjet e shkaktuara hekurudhes ?
    Kur do te prishen ndertimet e paligjshme ne brezin hekurudhor ?
    Si do te ece perpara hekurudha , a ka ndonje strategji per kete qellim ?
    Kur do te reformohet realisht hekurudha nepermjet ndarjes se shfrytezimit nga infrastruktura ?
    Keto dhe shume pyetja ka per zhvillimin e hekurudhes shqiptare.

  11. hajduti says:

    Ne idhetaret e Lulit nuk duam trena e vagona , na mjaftojne makinat ci na ka dhane i mathi Sali Ram Berisha.Duam te shesim pordhe neper Tirane ani pse treni eshte 10 here ma i lire se transporti automobilistik.Kena pordhe na te P D pasi treni ka yll te kuq ne balle.Te fala Lul sali Bashes se fitoren e ka te sigurte me qershor te 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje