Pasuria e gjyqtarëve vazhdon të rritet me qindra mijëra euro, kryesojnë Gjin Gjoni dhe Artan Broci

6 Maj 2015, 09:13Politika TEMA

Zbardhen pasuritë e shumta të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në listën e më të pasurve të KLD-së kryeson Gjin Gjoni, i cili vetë rendit të ardhurat vetëm nga puna si gjyqtar, anëtar i KLD-së, i Bordit të Shkollës së Magjistraturës, por edhe nga dhënia me qira e një lokali.

Ndërkohë që e shoqja figuron pronare në plot 6 kompani të ndryshme.

Vetëm një depozitë në bankën Credins, në emër të Elona Çaushit është në shumën 260.850 euro nga tërheqja e dividentit të “ADFD sh.pk”, raporton Shekulli

Nuk mungojnë as llogaritë jashtë vendit si ajo pranë bankës “Societe General”, Strasbourg, Francë, në shumën 50.008.35 euro.

Një tjetër anëtar i KLD-së, Artan Broci rendit 10 llogari bankare edhe pse me shuma jo shumë të mëdha, në secilën prej tyre.

Broci siguron të ardhurat, jo vetëm nga puna e tij dhe e bashkëshortes, por edhe qiraja e një lokali dhe një ambienti zyrash.

Gjin Gjoni

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Kontratë sipërmarrje, datë 04.07.2013, me bashkëpronar bashkëshorten Elona Çaushi. 79 000 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, nga dt. 01.01.2014 deri më dt. 31.12.2014, sipas vërtetimit dt. 20.02.2015, të lëshuar nga kryetari i gjykatës. 1 333.652 lekë Shpërblime si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 112 200 lekë Shpërblime si anëtar i Bordit të Shkollës së Magjistraturës. 36 000 lekë Dhënie e një lokali me qira prej 117 m2 të ndodhur në Rr. Bogdani, nga data dt. 01.01.2014 deri më dt. 31.12.2014, me pagesë mujoje 2000×12 muaj. 24 000 euro

Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi nga NBG Banka me bashkëkredimarrës Elona Çaushi. Data e fillimit 27.03.2008 me kohëzgjatje 15 vjet. Shuma e shlyer 8 455 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 57 186.85 euro Overdraft pranë bankës Credins (Kartë krediti VISA). Shuma e shlyer 350 000 lekë/ Gjendja e detyrimit të pashlyer 17 085 lekë Kartë krediti Amex-Black, kartë e dytë bashkangjitur kartës primare në emër të Elona Çaushit. Mbuluar nga Elona Çaushi Kartë krediti Amerikan Express Gold pranë bankës Credins. Shuma e shlyer 10 000 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 1 960.12 euro Kredi për blerje makine Benz Mercedez me bashkëshorten Elona Çaushi, pranë Landeslease sh.a, në vazhdim sipas vërtetimit dt. 31.12.2015, të lëshuar nga shoqëria Landeslease sh.a. Shuma e shlyer 12 128/Gjendja e detyrimit të pashlyer 3 028 euro.

Bashkëshortja, Elona Çaushi

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Pronare e shoqërisë “Albania Duty Free Distribution sh.p.k”, me adresë Aba Business Center.

Pronare e shoqërisë “Bio Gourmet sh.p.k”, me adresë Rr. “Ibrahim Rugova”.

Pronare e shoqërisë “Prestige Group sh.p.k”, me adresë TEG.

Pronare e shoqërisë “Best Buy Drug Store sh.p.k”, me adresë “Aba Business Center”.

Pronare e shoqërisë “Albcos sh.p.k”, me adresë “Nasi Pavllo”.

Pronare e shoqërisë “Vintage New and Second Hand sh.p.k”, me adresë Rr. “Nikolla Tupe”.

Depozitë pranë bankës Credins në shumën 260 850 euro, nga tërheqja e divitentit të “ADFD sh.pk.”. Shtesa 270 495 euro

Depozitë pranë bankës Credins në shumën 1 520 080 lekë.       Shtesë 8 998.52 lekë

Depozitë pranë bankës Societe General, Strasbourg, Francë, në shumë 50 008.35 euro. Pakësim me 10 828 euro

Kartë Amex Gold.               Overdraft, banka Credins

Kartë Amex Black.             Overdraft banka Credins

Llogari bankare pranë bankës NBG, gjendja 79.61 euro.           Rritje 147.31 euro

Llogari bankare pranë bankës NBG, gjendja 52.09 lekë.            Pakësim 64.88 lekë

Gjendje cash 10 000 euro.

Kredi për blerje makine Benz Mercedez me bashkëshortin Gjin Gjoni, pranë Lndeslease sh.a, në vazhdim sipas vërtetimit të lëshuar nga shoqëria Landeslease sh.a.

Kredi nga NBG Bank me bashkëkredimarrës Gjin Gjoni. Data e fillimit 27.03.2008, me kohëzgjatje 15 vjet.

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Tërheqje dividenti që i përket vitit 2013, për shoqërinë “ADFD sh.p.k”, tërhequr në vitin 2014. 13 000 000 lekë ose 94 890 euro

Tërheqje dividenti që i përket vitin 2013 për shoqërinë “ADFD sh.p.k”, tërhequr në vitin 2014. Total për ty tërheqjet 49 000 000 lekë ose 357 890 euro. 36 000 000 lekë ose 263 000 euro

Paga dhe shpërblime si konsulente ekonomike pranë shoqërisë “ADFD sh.p.k” 01.01.2014-31.12.2014. 8 751 000 euro

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kontratat e huasë më dt. 17.09.2007 dhe dt. 22.04.2008, vetëm kthimi principate pasi është rënë dakord mes palëve, para Prok. Elbasan më dt. 29.07.2014 të Werner Mehlber. Shuma e shlyer 19 600 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 160 400 euro

Rimbursim shëndeti. 767 euro

Dhënie borxhi shoqërisë “Prestige Group sh.p.k”, në vitin 2014. Shuma e shlyer 1500 euro/ Gjendja e detyrimit të pashlyer 1500 euro

12 komente në “Pasuria e gjyqtarëve vazhdon të rritet me qindra mijëra euro, kryesojnë Gjin Gjoni dhe Artan Broci”

  1. Zig Zag Man says:

    Te gjithe sunitet e ndyre, emigrante ne Gjermani! Ja lane atdheun e leshit, Gjin Gjonit me shoke..! Hahaaa

    1. aliu says:

      Zoterinje te nderuar vendin do e ndertojne e rregullojne te pasurit,mos kini frike nga te pasurit, te pasurit nuk vjedhin, nuk vrasin, sa me shume te pasur aq me mire per nje shoqeri,ata nuk te kerkojne asistence sociale,ata paguajne taksa, per te pasurin duhet te kemi respekt, ne se per shtetin perben problem pse kane kapitale keta do detyrohen ti nxjerrin jashte vendit kapitalet e tyre.

      1. Jaho Labi says:

        Eh mo Ali djali.
        Eshte e vertete qe shoqerine do ta bejne te pasurit, por jo
        ky soj. Keta jane hajdute dhe hajdutet nuk bejne dot shtet.

    2. toni says:

      Nuk ka nevoje per koment ja ku ka shkuar pasuria e shqiperise. Ne duart te matrapazeve ne nje kohe ku pjesa me e Shqipetareve po shikojne emigracionin te vetmen zgjidhje per gjendjen ekonomike.

  2. coli says:

    cfare flisni kujte i drejtoeni nje votuesi qe u dha voten per te bere dicka ndryshe te luftonte korrupsionin krimin e cdo formalitet te pafteve qe nuk dine te qeverisin .apo do te na ktheni te gjithe kriminele se shpejti kemi votime dhe kjo eshte arma e fundi qe ka ne dore nje popull para nje revulucioni qe munde tu zhduke me rrenje e me fare.

    1. Epirioti II says:

      Coli, jam kurioz me dite, cfare vjen pas revolucionit ?!

      Te gjithe librat boteror te historise tregojne se pas cdo revolucioni instalohet ose nje diktature, ose nje sistem kaotik dhe i korruptuar me keq se i pari.

      I vetmi sistem qe funksionion eshte nderrimi demoktarik me vote i pushtetit, dhe permiresimi i qeverisjes me hapa te vogla, hpa pas hapi, por ne menyre te qendrueshme.

  3. jo jo says:

    Le ti marrin me vete kur te shkojne ne varr .. ashtu sic i kan marr edhe te tjeret para ketyre kur kan ikur nga kjo bote … haaahhaha si e genjen mendja njeriun ..kujton se pasuria do ta bej te pa vdekshem …sa i humbur eshte njeriu nuk e kupton qe kjo jete eshte e perkoshme …kalimtare …

  4. beni says:

    Ne kemi hallin e vellait te heroit se mos vdese i varfer, pa per te tjerat skemi problem. Po prandaj ja vrau sala vellain qe ta kete vegel ne doren e tij.

  5. ili says:

    Gjini e ka mbushur kupen dhe po e derdh,nxjer perpara gruan e tij per te justifikuar pasurite e tija.Tani ka ardhur koha ti vjelli te gjitha .qeveria dhe drejtesia e ka ne dore per ta fundosur njehere e pergjithmone kete plehre te shoqerise shqipetare,se pari ti heqi licensen,se dyti ti mbylli bizneset e gruas se tij ,se treti tja konfiskoj te gjitha pasurite qe i vuri padrejtesisht ne kuriz te njerzve hallexhinj.Habitem se ku e gjen dhe krenarine ky hajdut i ligjeruar ky sherbetor i saliut.i ben dhe karshillek ligjit dhe te gjithe shqipetareve,nuk ka nevoje per hakmarje por te denohet duke u respektuar ligji se mbi ligjin nuk ka asnje,perndryshe do te perballet me vetegjygjesine e te gjithe viktimave qe ai ka shkaktuar me padrejtesite e tija ky injorant bashkohor,ky ajdut i mirfillte,ky maskara…..

  6. Z/K says:

    Artani e ka nji justifikim.I asht vra i vellai si qeni ne rrush.Si koke turkut.

  7. shkodrani(AUSTRI) says:

    A keni bydhe ti konfiskoni qe nga qeveria e djeshme dhe e sotmja e nga te gjithe keto qe nxjerren cdo dite………….joooooooo ateher lereni e mos llapni kot!

  8. besa says:

    O njerez…..po duket hap fare qe mero ka nje kunje…bie te them te drejten nganjehere mendoj qe po e ndihmon kete gjinin te eci perpara…

    Po une kam qene ne rinasi e vjeter kur e shoqja e tij e kishte biznesin qe ne 98.
    Gjini ska ekzistu atehere fare…..ti hiqet licenca per cfare?se deklaron e shoqja prej atij

    Late nam fare…eshte bere boze…na thoni ndonje emer tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje